Krize Ushqimore Archives - Albeu.com

Putin flet për krizën e paralajmëruar ushqimore: Rusia mund të rrisë eksportet e grurit
Gjatë fjalës së tij në Shën Petersburg, Presidenti Vladimir Putin iu referuar frikës për një krizë globale ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrain.

Ai pretendon se Rusia është në gjendje të rrisë ndjeshëm eksportet e saj të drithit dhe plehrave.

Vetëm eksportet e grurit mund të rriten në rreth 50 milionë tonë, thotë ai.

Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë së bashku me Rusinë, por nuk ka qenë në gjendje të dërgojë furnizime jashtë vendit për shkak të një bllokadë të porteve të saj. /albeu.com

The post Putin flet për krizën e paralajmëruar ushqimore: Rusia mund të rrisë eksportet e grurit appeared first on Albeu.com.

Si lufta në Ukrainë po çon botën drejt katastrofës ushqimore
The Economist

Duke pushtuar Ukrainën, Vladimir Putin do të shkatërrojë jetët e njerëzve larg fushës së betejës dhe në një shkallë që edhe ai mund të pendohet. Lufta po godet një sistem global ushqimor të dobësuar nga Covid-19, ndryshimet klimatike dhe kriza energjetike.

Eksportet e drithit dhe farave vajore të Ukrainës janë pezulluar. Së bashku, të dy vendet furnizojnë 12% të mallrave të tregtuara. Çmimet e grurit, deri në 53% që nga fillimi i vitit, u rritën me 6% më 16 maj, pasi India tha se do të pezullonte eksportet për shkak të një vale alarmante të të nxehti.

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, paralajmëroi më 18 maj se muajt e ardhshëm kërcënojnë “spektrin e mungesës globale të ushqimit” që mund të zgjasë me vite. Kostoja e lartë e ushqimeve bazë ka rritur tashmë numrin e njerëzve që mund të vuajnë nga uria, nga 440 milion, në 1.6 miliardë. Gati 250 milion janë në prag të urisë.

Nëse lufta zgjatet dhe furnizimet nga Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të jenë të kufizuara, qindra miliona njerëz të tjerë mund të vuajnë nga uria. Trazirat politike do të përhapen gjerësisht, dhe njerëzit do të vdesin nga uria.

Putin nuk duhet të përdorë ushqimin si armë.

Mungesat nuk janë rezultati i pashmangshëm i luftës. Udhëheqësit botërorë duhet ta trajtojnë urinë si një problem global që kërkon urgjentisht një zgjidhje globale. Rusia dhe Ukraina furnizojnë 28% të grurit të tregtuar globalisht, 29% të elbit, 15% të misrit dhe 75% të vajit të lulediellit.

Rusia dhe Ukraina kontribuojnë me rreth gjysmën e drithërave të importuara nga Libani dhe Tunizia; për Libinë dhe Egjiptin shifra është dy të tretat. Eksportet e  Ukrainës ushqejnë 400 milionë njerëz. Lufta po i ndërpret këto furnizime sepse Ukraina ka bllokuar daljet detare për të penguar sulmet dhe Rusia po bllokon portin e Odessa.

Edhe para pushtimit, Programi Botëror i Ushqimit kishte paralajmëruar se viti 2022 do të ishte një vit i tmerrshëm. Kina, prodhuesi më i madh i grurit, ka thënë se, pas shirave që vonuan mbjelljen vitin e kaluar, situata tani  mund të jetë më e keqja. Tani, përveç temperaturave ekstreme në Indi, prodhuesi i dytë më i madh në botë, mungesa e shiut kërcënon të zvogëlojë rendimentet në vende të tjera të botës, nga Amerika deri në rajonin Beauce të Francës.

Briri i Afrikës po shkatërrohet nga thatësira e tij më e keqe në katër dekada.

Mirë se vini në epokën e ndryshimeve klimatike.

E gjithë kjo do të ketë një efekt të rëndë për të varfërit. Familjet në ekonomitë në zhvillim shpenzojnë 25% të buxheteve të tyre për ushqim dhe në Afrikën Sub-Sahariane deri në 40%.

Në Egjipt, buka siguron 30% të të gjitha kalorive. Në shumë vende importuese, qeveritë nuk mund të përballojnë subvencione për të rritur ndihmën për të varfërit, veçanërisht nëse ato importojnë gjithashtu energji – një tjetër treg që është prekur.

Kriza rrezikon të përkeqësohet. Ukraina kishte eskportuar tashmë shumë nga prodhimet e verës së kaluar përpara luftës. Rusia ende po arrin të shesë grurin e saj, pavarësisht kostove të shtuara dhe rreziqeve për transportuesit.

Megjithatë, ato kapanone ukrainase që janë të padëmtuara nga luftimet janë plot me misër dhe elb. Fermerët nuk kanë ku të ruajnë të korrat e tyre të ardhshme, që do të nisin në fund të qershorit.

Rusisë, nga ana tjetër, mund t’i mungojnë furnizimet me fara dhe pesticide që zakonisht blen nga Bashkimi Europian. Pavarësisht rritjes së çmimeve të grurit, fermerët në vende të tjera në botë mund të mos e plotësojnë mungesën. Një arsye është se çmimet janë të paqëndrueshme.

Më keq, marzhet e fitimit po tkurren, për shkak të rritjes së çmimeve të plehrave dhe energjisë. Këto janë kostot kryesore të fermerëve dhe të dy tregjet janë ndërprerë nga sanksionet dhe konfliktet për gazin natyror.

Përgjigja e politikanëve të shqetësuar mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën. Që nga fillimi i luftës, 23 vende nga Kazakistani në Kuvajt kanë deklaruar se janë hasur me kufizime të ashpra në eksportet e ushqimit që mbulojnë 10% të kalorive të tregtuara globalisht.

Më shumë se një e pesta e të gjitha eksporteve të plehrave janë të kufizuara. Nëse tregtia ndalet, do të ketë zi buke. Perëndimi nga ana tjetër ka dënuar Putinin për pushtimin e tij dhe Rusia ka dënuar sanksionet perëndimore. Në të vërtetë, ndërprerjet janë kryesisht si rezultat i pushtimit të Putinit dhe disa sanksione i kanë përkeqësuar  edhe më shumë ato.

Ndërkohë shumë njerëz do të mbeten të uritur dhe disa do të vdesin.

Në vend të kësaj, shtetet duhet të veprojnë së bashku, duke filluar nga mbajtja e tregjeve të hapura. Këtë javë Indonezia, burim i 60% të vajit të palmës në botë, hoqi ndalimin e përkohshëm të eksporteve. Europa duhet të ndihmojë Ukrainën të eksportojë drithin  nëpërmjet hekurudhave dhe rrugëve në portet në Rumani ose në Balltik, megjithëse edhe parashikimet më optimiste thonë se vetëm 20% e të korrave mund të transportohet në këtë mënyrë.

Vendet importuese gjithashtu kanë nevojë për mbështetje, në mënyrë që të mos “fundosen” nga faturat e larta. Furnizimet emergjente të grurit duhet të dërgohen vetëm për më të varfërit. Lehtësimi i borxhit mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e eksportit të burimeve jetike.

Rreth 10% e të gjitha drithërave përdoren për prodhimin e biokarburanteve; dhe 18% e vajrave bimore shkojnë për bionaftë.

Një sasi e madhe drithi përdoret për të ushqyer kafshët. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, drithi përbën 13% të ushqimit të thatë të bagëtive. Në vitin 2021 Kina importoi 28 milion ton misër për të ushqyer derrat e saj, më shumë se eksportet e Ukrainës në një vit.

Lehtësimi i menjëhershëm do të vinte nga thyerja e bllokadës së Detit të Zi. Rreth 25 milion ton misër dhe grurë, ekuivalente me konsumin vjetor të të gjitha ekonomive më pak të zhvilluara të botës, janë bllokuar në Ukrainë.

Rusia duhet të lejojë eksportin ukrainas; Ukraina duhet të vazhdojë eksportet nga Odesa; dhe Turqia duhet të lejojë anijet të kalojnë nga Bosfori. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Rusia, duke luftuar në fushën e betejës, po përpiqet të shkatërrojë ekonominë e Ukrainës. Ukraina heziton të pastrojë minat që ka lënë pas tërheqjes së trupave.

Bindja e tyre për t’u dorëzuar do të jetë një detyrë për vendet, duke përfshirë Indinë dhe Kinën. Autokolonat mund të kërkojnë forca të armatosura të miratuara nga një koalicion i gjerë.

Të sigurojmë ushqim për një botë të brishtë është bërë tashmë detyrë e të gjithëve./abcnews.al

The post Si lufta në Ukrainë po çon botën drejt katastrofës ushqimore appeared first on Albeu.com.

Gjermania në alarm, BUKA kap vlerën e 10 eurove
Lufta e Vladimir Putinit së shpejti mund të bëjë që çmimet e ushqimeve në Gjermani të shpërthejnë.

Klaus-Peter Lucht, zëvendëspresident i shoqatës së fermerëve në Shlezvig-Holshtajn paralajmëron në BILD: “Buka së shpejti mund të kushtojë dhjetë euro”.

Arsyeja: çmimet e grurit janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Efektet e çmimeve të shtrenjta po ndjehen që tani në supermarkete: javën e kaluar u bë e ditur se rrjeti Aldi ka rritur çmimet për 150 produkte. Një kg miell tani kushton 45 cent nga 39, një rritje prej 15.6 përqind. Tosti me miell integral kushton 89 në vend të 79. Dhe 500 gramë makarona ‘penne rigate’ kushtojnë 69 cent nga 49- një rritje prej 40.8 përqind.

Sipas revistës tregtare, çmimi i kafesë organike do të rritet edhe me një euro të tërë. Një tronditje e shtrenjtë që nuk kishte ndodhur prej vitesh!

Sipas Lucht nga Shoqata e Fermerëve- disa produkte madje mund të zhduken plotësisht nga raftet- si vaji i lulediellit apo reçeli i kajsisë.

Vaji i lulediellit aktualisht nuk ekziston në shumë vende. Aty ku mund të blihet ende, çmimet janë rritur ndjeshëm- së fundmi kushton 1.79 euro nga 1.39- një rritje prej 28.8 përqind. /BILD

The post Gjermania në alarm, BUKA kap vlerën e 10 eurove appeared first on Albeu.com.

Paralajmëron Macron: Kriza ushqimore po afrohet
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vazhduar të paralajmërojë për një krizë ushqimore të afërt, pasi Ukraina dhe Rusia janë të dyja eksportuesit kryesorë të ushqimeve bazë, por prodhimi është ndërprerë rëndë nga lufta.

Ai thotë se disa vende, duke përfshirë disa nga ato në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, janë veçanërisht të varura nga eksportet ukrainase dhe ruse.

Situata do të jetë edhe më e keqe pas një viti deri në 18 muaj, thotë ai, pasi fermerët ukrainas nuk janë në gjendje të mbjellin kultura të reja.

Ai u bën thirrje vendeve perëndimore dhe organizatave ndërkombëtare që të mobilizohen kundër krizës së ardhshme./albeu.com

The post Paralajmëron Macron: Kriza ushqimore po afrohet appeared first on Albeu.com.

“Një vit i tmerrshëm”/ Lufta në Ukrainë, pse bota rrezikohet nga një krizë ushqimore
Me sulmin rus në Ukrainës, sanksionet perëndimore që sollën edhe kundërpërgjigjen e Rusisë, tregu i plehrave kimikë po shkon drejt një krize me përmasa të paprecedenta:një kolaps i eksporteve dhe një rritje pasuese e çmimeve, që do të godasë rëndë prodhuesit në një moment kritik për Hemisferën Veriore, pikërisht në fillim të sezonit të mbjelljes së kulturave pranverore (misri, sojës, lulediellit etj), dhe fazës së plehërimit për drithërat e vjeshtës siç është gruri.

Më 4 mars, Ministria ruse e Tregtisë, rekomandoi ndalimin e eksporteve të plehrave kimikë, duke u ankuar për pamundësinë e garantimit të transportit, për shkak të sanksioneve perëndimore dhe efektin që kanë ato në dërgesat e mallrave drejt dhe nga Rusia.

Kjo situatë është e destinuar të shkaktojë pasoja të rënda në bujqësinë botërore. Rusia është eksportuesja kryesore në botë e plehrave kimikë, me 50 milionë tonë të prodhuar çdo vit (13për qind e prodhimit botëror), dhe me një xhiro që në vitin 2020 arriti në rreth 7 miliardë dollarë.

Sa i përket Evropës, edhe Bjellorusia nuk do ta furnizojë dot me plehra kimikë në të ardhmen e afërt, pasi sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, synojnë gjithashtu importin e potasit (një përbërës kyç i plehrave kimikë), ku Minsku është ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë.

Po ashtu Ukraina nuk do të lejojë më shitjen e plehrave dhe përbërësve për prodhimin e tyre (azot, fosfor dhe kalium) jashtë kufijve të saj kombëtarë, në përpjekje për të garantuar prodhimin bujqësor të vendit gjatë konfliktit. Rezultati është një rënie e madhe e furnizimeve globale.

Por lufta po ndikon edhe mbi prodhimin dhe kostot e plehrave kimike në një mënyrë më indirekte. Proceset industriale me të cilat prodhohen plehrat kërkojnë sasi të mëdha energjie. Për shembull llogaritet që vetëm sinteza industriale e amoniakut, përmes një procesi kimik të njohur si procesi Haber-Bosch, harxhon 1-2 për qind të gjithë energjisë së prodhuar në planet.

Prandaj, kostot e prodhimit të plehrave kimikë, ndikohen drejtpërdrejt nga ato të lëndëve djegëse të përdorura në prodhimin e energjisë, dhe rrjedhimisht të naftës dhe gazit, çmimet e të cilave janë rritur shumë qëkur ka nisur lufta në Ukrainë.

Situata ndërlikohet më shumë nga fakti se lufta vjen pas 2 vitesh pandemi, që e kishin goditur tashmë rëndë tregun e energjisë dhe transportin, duke shkaktuar rritje të çmimit të plehravekimikë dhe zvogëluar shumë normën e fitimit për fermerët.

Vitin e kaluar, Kina njoftoi një ndalim të eksporteve të plehrave kimikë deri në qershor të këtij viti, pas mbylljes së disa fabrikave, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë. Prodhuesi kryesor në botë, norvegjezja Yara International, e uli prodhimin me 40 për qind në vitin 2021, për shkak të rritjes së çmimit të gazit në Evropë.

Po kështu kanë vepruar edhe disa kompani amerikane. Rezultati ishte një rritje e çmimeve të plehrave dhe përbërësve të tyre. Për shembull nitrati i amonit, u rrit me 260 për qind vetëm gjatë vitit 2021. Dhe në një situatë tashmë komplekse, sulmi rus ndaj Ukrainës përfaqëson goditjen përfundimtare.

Gazi dhe nafta kanë arritur rekorde të reja çmimesh, dhe kostoja e plehrave po kap majat.

Në këto kushte, ekspertët thonë se kostot në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë do të bëhen gjithnjë e më të paqëndrueshme, ndaj përveç rritjes së çmimeve në supermarkete, konsumatorët mund të përballen me mungesën e disa produkteve ushqimore.

Efektet që do të ketë lufta ndaj prodhimit global të ushqimit, do të shihen konkretisht vetëm pas disa muajsh. Mjerisht, ato ka të ngjarë të rezultojnë dramatike në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Vetëm vitin e parë të pandemisë, në vitin 2020, u rrit nga 8.4 në 10.4 për qind përqindja e popullsisë globale pa qasje në sasi ushqimi të mjaftueshëm, një rritje që korrespondon me rreth 100 milionë njerëz të cilët nuk kanë më qasje tek vaktet e rregullta ushqimore.

Që atëherë, situata është përkeqësuar më tej. Në fakt, Ukraina dhe Rusia janë edhe ndër eksportuesit kryesorë të grurit, misrit dhe lulediellit. Dhe sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), konflikti mund të rrisë me 8–22 për qindçmimet e këtyre ushqimeve. Në skenarin më të mirë, numri i njerëzve të keq–ushqyer në botë mund të rritet me 7.6 milionë deri në vitin 2023. Në skenarin më të keq, kjo rritje do të jetë13.1 milionë njerëz./Bota.al

The post “Një vit i tmerrshëm”/ Lufta në Ukrainë, pse bota rrezikohet nga një krizë ushqimore appeared first on Albeu.com.