krize urie Archives - Albeu.com

Gruri i bllokuar, OKB: Rihapni portet e Ukrainës ose njerëzit do të vdesin nga uria
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së thotë se njerëzit në mbarë botën do të vdesin nga uria nëse portet e Ukrainës në Detin e Zi nuk rihapen së shpejti.

“Ne duhet të hapim këto porte në mënyrë që ushqimi të mund të lëvizë brenda dhe jashtë Ukrainës. Bota e kërkon këtë sepse qindra miliona njerëz në mbarë botën varen nga këto furnizime”, tha drejtori ekzekutiv i ËFP, David Beasley.

“Për momentin kapanonet e grurit të Ukrainës janë plot.”

ËFP është e shqetësuar se nëse kapanonet nuk zbrazen së shpejti, nuk do të ketë ku të ruhet të korrat e kësaj vere, duke shkaktuar mbetje masive dhe duke rritur më tej çmimet globale të ushqimit.

Kujtojmë se Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë vlerëson se 25 milionë tonë drithë janë aktualisht të ngecur në Ukrainë ndërsa portet e saj të Detit të Zi janë të mbyllura.

Që nga shkurti, vendi, një nga prodhuesit kryesorë të misrit dhe grurit në botë, është kufizuar në eksportimin e grurit me tren./albeu.com

The post Gruri i bllokuar, OKB: Rihapni portet e Ukrainës ose njerëzit do të vdesin nga uria appeared first on Albeu.com.

OKB: Rritje e mprehtë e numrit të njerëzve që përballen me urinë
Programi Botëror i Ushqimit tha të hënën se numri i njerëzve që ndodhen në prag të urisë në 43 vende, është rritur në 45 milionë, ndërsa uria është në rritje në mbarë botën.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se rritja nga 42 milionë njerëz sa ishin në fillim të vitit, u pa pas një vlerësimi të sigurisë ushqimore që gjeti se 3 milionë të tjerë përballen me zinë e bukës në Afganistan.

“Dhjetëra miliona njerëz janë në buzë të humnerës. Kemi konflikte, ndryshime klimatike dhe COVID-19 që po e shtojnë numrin e të uriturve”, citohet të ketë thënë drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley.

“Të dhënat e fundit tregojnë se tani ka më shumë se 45 milionë njerëz drejt pragut të urisë”, tha ai pas një udhëtimi në Afganistan, ku WFP-ja po shton mbështetjen për pothuajse 23 milionë njerëz.

“Çmimet e karburantit janë rritur, çmimet e ushqimeve po rriten, plehrat artificiale janë më të shtrenjta dhe e gjithë kjo ushqen kriza të reja si ajo që po shpaloset tani në Afganistan, si dhe emergjenca si Jemeni dhe Siria”, shtoi ai.

Programi tha se kostoja e parandalimit të urisë në nivel botëror tani është 7 miliardë dollarë, nga 6.6 miliardë dollarë sa ishte në fillim të vitit, por paralajmëroi se burimet tradicionale të financimit janë të mbingarkuara.

Familjet që përballen me pasiguri ushqimore po “detyrohen të bëjnë zgjedhje shkatërruese”, duke i martuar herët fëmijët, duke i hequr nga shkolla ose duke i ushqyer me karkaleca, gjethe ose kaktus.

Programi tha se ndërkohë, “raportet e mediave nga Afganistani tregojnë se familjet janë të detyruara të shesin fëmijët e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar”.

Thatësirat e shumta në Afganistan po kombinohen me një rrënim ekonomik ndërsa rreth 12.4 milionë njerëz në Siri nuk e dinë se nga do të vijë vakti i tyre i ardhshëm, situata më e keqe gjatë konfliktit dhjetëvjeçar.

Rritje e shkallës së urisë, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara me seli në Romë, po shihet gjithashtu në Etiopi, Haiti, Somali, Angolë, Keni dhe Burundi./VOA

The post OKB: Rritje e mprehtë e numrit të njerëzve që përballen me urinë appeared first on Albeu.com.

Kombet e Bashkuara: Afganistani po përballet me krizë të dëshpëruar ushqimore
Miliona afganë do të përballen me urinë këtë dimër nëse nuk ndërmerren veprime urgjente, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (ËFP).

Më shumë se gjysma e popullsisë, rreth 22.8 milionë njerëz, përballet me pasiguri akute ushqimore, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga kequshqyerja akute, tha ËFP.

“Afganistani tani është ndër krizat më të këqija humanitare në botë, nëse jo më e keqja”, tha David Beasley, drejtor ekzekutiv i ËFP.

E gjithë kjo situatë e mjerueshme erdhi pasi SHBA tërhoqi trupat ushtarake në Afganistan, pas 20 vitesh, dhe vendi ra në duar e talebanëve.

Pushtimi taleban dobësoi një ekonomi tashmë të brishtë që varej shumë nga ndihma e huaj. Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmën dhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu ndaluan pagesat.

Një komb konsiderohet i varur nga ndihma kur 10% ose më shumë e prodhimit të tij bruto vendas vjen nga ndihma e huaj; në rastin e Afganistanit, rreth 40% e PBB-së ishte ndihma ndërkombëtare, sipas Bankës Botërore.

Shumë afganë tani po shesin pasuritë e tyre për të blerë ushqime. Administrata e re talebane është bllokuar nga qasja në asetet jashtë shtetit, pasi kombet vlerësojnë se si të sillen me grupin e linjës së ashpër, që do të thotë se pagat për nëpunësit civilë dhe punëtorët e tjerë janë mbajtur./albeu.com

The post Kombet e Bashkuara: Afganistani po përballet me krizë të dëshpëruar ushqimore appeared first on Albeu.com.

Samiti i G20-s: BE 1 miliardë euro ndihma për Afganistanin
Për shkak të katastrofës së urisë që kërcënon Afganistanin, Komisioni Europian do të ndihmojë njerëzit në vend me rreth 1 miliardë euro. Këtë e bëri të ditur, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke iu referuar takimit të posaçëm të G20-s për Afganistanin. 300 milionë euro nga kjo shumë ishin bërë të ditura më parë si ndihmë humanitare. Vendet e G20-s u konsultuan me ftesë të kryeministrit të Italisë, Mario Draghi. Italia mban aktualisht presidencën e radhës së Be.

Shumës së 300 milionë eurove i shtohen të paktën 250 milionë euro për shëndetësinë. Fondet do të jenë si ndihmë për Afganistanin dhe vendet fqinje. Me mbështetjen e vendeve fqinje synohet të merren masa për “menaxhimin e migracionit”, luftën kundër kontrabandës së njerëzve dhe krimit të organizuar si edhe ndalimin e terrorizmit.

OKB duhet të koordinojë

Në samitin e G20-s vendet ngarkuan Kombet e Bashkuara me koordinimin e ndihmës për Afganistanin. Këtë e bëri të ditur, kryeministri italian, Mario Draghi si mikpritës i video-konferencës  të 20 vendeve më të rëndësishme të industrializuara. Në të njëjtën kohë krerët e shteteve dhe qeverive janë të një mendimi, se ky vend pas marrjes së pushtetit nga talibanët duhet të njohë të drejtat e grave dhe të mos kthehet në një strehë për terroristët. “Ne nuk duhet të vijmë në të njëjtën pikë si para 20 vjetësh”, theksoi Mario Draghi. Ai u shpreh i kënaqur, që për herë të parë në lidhje me Afganistanin ka një linjë të përbashkët të të gjithë vendimmarrësve në G20. “Multilateralizmi po kthehet, me vështirësi, por ai po kthehet.”

Merkel thekson rolin e OKB

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e përshëndeti vendimin e BE dhe theksoi në të njëjtën kohë, se Gjermania vë në dispozicion 600 milionë euro këtë vit. Nuk duhet të ndodhë kolaps ekonomik i Afganistanit, theksoi Merkel. Të gjithë njerëzit në Afganistan kanë të drejtën të jetojnë në paqe, dinjitet dhe siguri”, tha Merkel. Nuk mund të shohësh se si një vend me 40 milionë banore dhe banorë zhytet në kaos. Një pjesë e ndihmës gjermane shkon tek vendet fqinjë. Së bashku do të bëjmë gjithçka që njerëzit do të jetojnë në afërsi të vendlindjes së tyre, tha Merkel.

Në tejkalimin e krizës së Afganistanit kanë një rol të rëndësishëm Kombet e Bashkuara. “Ne kërkojmë që të gjitha organizatat e Kombeve të Bashkuara të kenë qasje tek ndihma humanitare që duan të ofrojnë.” Fondi Monetar Ndërkombëtarr dhe Banka Botërore kanë detyrën “të pengojnë kolapsin e sistemit”, Vetëm kështu ndihma humanitare mund të shkojë tek njerëzit.

Sipas të dhënave të presidentit amerikan, Joe Biden, vendet e G20-s u konsultuan edhe për nevojën e luftimit të terrorizmit. Për këtë pati konsultime edhe për mënyrën e veprimit ndaj degës së IS në Afganistan që ka kryer sulmet e fundit terroriste në Afganistan.

Sipas të dhënave të OKB-së 18 milionë afganë, gati gjysma e popullsisë janë të varur nga ndihmat humanitare. 93% e familjeve nuk mund të ushqehen në mënyrë të mjaftueshme. Sipas OKB furnizimi bazë i popullsisë ndodhet para kolapsit./DW

The post Samiti i G20-s: BE 1 miliardë euro ndihma për Afganistanin appeared first on Albeu.com.

Raporti i Kombeve të Bashkuara: Në Etiopi njerëzit në krizë e rëndë urie
Shefi humanitar i Kombeve të Bashkuara Mark Loëcock ka thënë se në Etiopinë veriore njerëzit janë në krizë urie, pas lëshimit të një analize për situatën.

“Tani janë në krizë për bukë”, tha ai, duke shtuar se situata do të përkeqësohet, informon albeu.com.

Klasifikimi i Fazës së Integruar (IPC) zbuloi se 350,000 njerëz po jetonin në “krizë të rëndë” në rajonet e shkatërruar nga lufta.

IPC thotë se situata e ushqimit në rajon ka arritur nivelin e një “katastrofe”, të cilën e përcakton si uria dhe vdekja që prek grupe të vogla njerëzish të shpërndara në zona të mëdha, informon albeu.com.

“Një azhurnim i analizës IPC i kryer në Tigray dhe zonat fqinje të Amhara dhe Afar arrin në përfundimin se mbi 350,000 njerëz janë krizë të rëndë urie”, thotë raporti./albeu.com

The post Raporti i Kombeve të Bashkuara: Në Etiopi njerëzit në krizë e rëndë urie appeared first on Albeu.com.