krize financiare Archives - Albeu.com

Papunësi e krizë financiare, mijëra qytetarë ikën dhe hoqën dorë nga Kosova
Problemet financiare, mungesa e vendeve të punës e ekonomia e ulët e vendit shpesh herë kanë qenë arsyet kyçe që qytetarët e Kosovës të largohen nga vendi.  Largimi i tyre jo që nuk pati rënie ndër vite, por përkundrazi të njëjtit gjetën forma të ndryshme që të marrin rrugët e Europës.

Nga Prishtina, Fatos Shala

Ikja e qytetarëve nga Kosovë po vazhdon. Madje në vitin 2021, sipas Agjencisë së Statistikave, saktësisht 42 mijë persona kanë lënë Kosovën.

Në fakt, nga statistikat e publikuara, kuptohet që nga 117 qytetarë e kanë lënë Kosovën çdo ditë.

Ikje në numër të madh nga Kosova drejt vendeve të huaja pati nga të rinjtë, që në të shumtën e rasteve gjetën një punë të re, bënë një bashkim familjar apo thjesht u vendosën tek dikush që iu mundësoi qëndrimin jashtë Kosovës duke kërkuar kështu për një mundësi pune.

Por, ky trend ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022, që tashmë e kemi lanë pas.

Nga Ambasada zvicerane në Kosovë është bërë e ditur se numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për vizë deri në muajin tetor është 38 mijë e 341.

“38,341 deri më 31 tetor 2022”, ka treguar Ambasada e Zvicrës.

Nga rreth 39 mijë aplikimeve gjithsej sa ishin nga kosovarët në Ambasadën e Zvicrës, ambasada i ka mundësuar pajisjen me vizë afro 34 mijë.

Ndërsa në vitin 2021, ishin gjithsej 19 mijë e 737 qytetarë të Kosovës të cilët kanë aplikuar për vizë në kuadër të Ambasadës së Zvicrës.

Nga afro 20 mijë aplikimeve, Ambasada e Zvicrës lëshoi gjithsej 17 mijë e 90 viza për kosovarët në vitin 2021.

Pavarësisht numrit të madh të qytetarëve të cilët janë pajisur me viza, kërkesat e qytetarëve për të lëvizur nga Kosova janë ende të larta.

Në periudhën dhjetor 2021 – janar 2022, pa i llogaritur ambasadat  e tjera, vetëm në atë gjermane kanë aplikuar 105 mijë e 601 qytetarë të Kosovës të cilët duan ta sigurojnë një vizë pune, e po ashtu edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera.

Afro 5 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia

Mirëpo, edhe numri i qytetarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia e tyre është i madh.

Brenda 11 muajve të 2022-tës, nga shtetësia e Kosovës janë liruar gjithsej 4 mijë e 423 persona.

Kurse,  për 2 vitet e fundit nga shtetësia e Republikës së Kosovës kanë hequr dorë 9 mijë e 361 persona.

“Në vitin 2021, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 4,938 persona. Gjatë periudhës 01.01.2022-30.11.2022, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 4,423 persona.”, bënë të ditur ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas kësaj ministrie, arsyet më të shpeshta të heqjes dorë nga nënshtetësia e RKS-së është pikërisht marrja e asaj të shteteve të BE-së.

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dyshtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian”.

Nga departamenti për shtetësi, azil dhe migracion në MPB kanë treguar se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka pasur një trend të njëjtë të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia.

Sipas tyre gjeneratat e reja janë ato që kryesisht kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Nga Kosova ikën mbi 200 mjekë

Një ikje të madhe nga Kosova gjatë vitit 2022 e kanë bërë edhe mjekët.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka treguar se nga janari kanë ikur mbi 200 mjekë nga Kosova dhe se rreth 300 mjekë të tjerë janë të pa punë.

“Kjo lëvizje e mjekëve tregon me shumë mungesë perspektive. Sipas Statistikave 60% e qytetarëve shprehin dëshirën që të jetojnë jashtë vendit. Për vitet 2019-2020, janë lëshuar 352 leje të punës për punëtorët shëndetësor nga Kosova në Gjermani. Nga viti 2018 deri në shtator të vitit 2022, Oda e Mjekëve të Kosovës ka lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Krahasuar me vitin 2020 kur kjo odë ka lëshuar 105 certifikata të tilla, nga Janari deri në Shtator 2022, e njëjta ka lëshuar 183 certifikata”.

Naser Gjonbalaj, nga Oda e Mjekëve të Kosovës pati treguar se nga janari kanë ikur mbi 200 mjekë nga Kosova dhe se rreth 300 mjekë të tjerë janë të pa punë.

Nga vitit 2018 deri më sot në tërësi numri i mantelbardhëve që kanë lënë punën në sistemin e shëndetësi është 674. Sipas të dhënave, paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4000 euro. Ndryshe, sipas odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24 mijë e 92 punonjës shëndetësorë të licensuar dhe prej tyre 14 mijë e 966 janë gra dhe 9 mijë e 126 burra.

Kosova e izoluar, paga minimale 170 euro

Tashmë në Bruksel është arritur kompromisi për propozimin e Presidencës Çeke të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky vendim nga diplomatët konsiderohet, si vendim pozitiv për Kosovën, edhe pse data e hyrjes në fuqi, sipas kompromisit të ri, do të shtyhet për një muaj më shumë sesa ishe thënë më parë, dhe do të nisë më 1 janar të vitit 2024.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, të përbërë prej 26 shtetesh evropiane.

Vendet e tjera të rajonit ka më shumë se një dekadë që gëzojnë udhëtimin pa viza.

Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj) dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Schengen.

Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011, është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro.

Deri në qershor të vitit 2022, punën e kanë lënë mbi 65 mijë qytetarë. Një anketë e Institutit Republikan Ndërkombëtar, me seli në SHBA, e publikuar në nëntor të vitit të kaluar, tregon se 78% e kosovarëve të moshës 18 deri në 35 vjeç do të largoheshin “përfundimisht” ose “ndoshta” nga vendi i tyre, nëse do të kishin mundësi.

Sipas Agjencisë së Kosovës për Punësim, në të gjithë territorin e Kosovës janë mbi 60 mijë punëkërkues aktivë.

Në Kosovë, brenda 10 viteve, vendin e kanë braktisur 529.647 qytetarë ose 30% e popullsisë së përgjithshme. Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë./monitor

The post Papunësi e krizë financiare, mijëra qytetarë ikën dhe hoqën dorë nga Kosova appeared first on Albeu.com.

Bota vazhdon të lëvizë drejt recesionit dhe ndoshta, edhe krizës financiare
Nga: Les Nemethy, CEO, Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish bankier në Bankën Botërore

Nivelet e larta të borxhit globalisht (qeveria, individët, korporatat – që arrijnë në një total prej mbi 350 trilionë dollarësh), vetëm sa rrisin brishtësinë ekonomike globale dhe ulin aftësinë për të toleruar norma më të larta interesi.

Muajin e kaluar, kam udhëtuar në Amerikën e Veriut dhe Europën Perëndimore, ku kam takuar mjaft njerëz, duke përfshirë bankierë, dhe në përgjithësi, kam qenë i befasuar nga ndjenja “business as usual”.

Nuk ekziston ndjesia se po afrohet një ngadalësim apo recesion. Disa nga arsyet për këtë, janë:

-fuqia e tregut të punës në SHBA;

-nivele të larta të kursimeve agregate dhe depozitave bankare të konsumatorëve amerikanë.

-deficiti federal i SHBA-së është ulur në 1.1 trilionë dollarë në maj 2022, nga një maksimum prej 4.3 trilionë dollarësh në mars 2021 (i matur në një bazë 12- mujore).

Pse mendoj se ky besim është i gabuar?

-Indeksi i besimit të konsumatorëve në Michigan është në nivelin më të ulët që nga viti 1980.

-Shpërndarja e këtyre kursimeve është e pabarabartë. 60% e amerikanëve kanë pak ose aspak kursime.

-Raportimi i vendeve të punës kryhet me vonesë dhe numri i të papunëve tashmë ka filluar të rritet.

-Rritja nominale në tremujorin e parë në SHBA ishte -1.5%.

-S&P ka rënë me 18.2% në 111 ditët e para të tregtimit në vitin 2022, performanca e katërt më e keqe që nga viti 1932, duke ulur besimin e konsumatorëve dhe investitorëve.

-Inflacioni vazhdon të rritet në shumicën e vendeve të botës, duke bërë më të mundur rritjen e mëtejshme të normave të interesit, ngadalësimin ekonomik dhe rënien e indekseve të bursës.

-Yield-et e obligacioneve në përgjithësi po rriten me shpejtësi në mbarë botën (p.sh. në Gjermani, ato shkuan nga negative një vit më parë, në mbi 1.5% më 10 qershor), ndërsa yield-et në periferi të BE-së po rriten edhe më shpejt (p.sh. një vit më parë, yield-et e obligacioneve italiane 10-vjeçare ishin rreth 1% më të larta se ato gjermane, sot janë mbi 2% më të larta).

Yield-i i obligacioneve italiane 10-vjeçare është rritur nga 1% në fillim të vitit 2022, në 3,86% më 1 qershor, pavarësisht blerjeve masive të obligacioneve nga Banka Qendrore Europiane (BQE). Ndërsa shumica besojnë se BQE do të bëjë “çfarëdo që të jetë e nevojshme për të shpëtuar euron” (siç deklaroi Mario Draghi në vitin 2012, duke e kthyer valën e krizës së atëhershme të euros), madhësia dhe shpejtësia e lëvizjes së normave të obligacioneve italiane, është shkak për shqetësim.

Ndërsa Rezerva Federale e SHBA-së rrit normat e interesit, normat reale negative të interesit prej -7%, tregojnë se politika monetare është ende e lirshme.

Banka Qendrore Europiane nuk po jep sinjale as për shtrëngimin sasior; ajo ka hapësirë të kufizuar për të rritur normat e interesit, për shkak të efekteve që kjo do të shkaktonte në vendet periferike të BE-së, dhe për më tepër, politika monetare europiane është edhe më e lirshme:

Pasi deklaroi se inflacioni nuk ishte një kërcënim, dhe më pas e quajti atë “kalimtar”, sekretarja e Departamentit të Thesarit, Yellen, pranoi se kishte gabuar në vlerësimin e saj për inflacionin (një hap i mirëpritur), por shtoi: “Nuk pres që inflacioni të mbetet i lartë, megjithëse shpresoj se tani do të ulet”. Që kur është kthyer shpresa në strategji?

Pritshmëritë

Siç e shpjegova në një artikull të mëparshëm, parashikoj se Rezerva Federale do të vazhdojë të tregohet e shtrënguar, deri sa diçka të dëmtohet (p.sh. ndonjë rënie e madhe e tregut ose ngecja në vend e tregjeve të kredisë etj.) dhe më pas, do të fillojë programin e saj të pestë të Lehtësimit Sasior (Quantitative Easing).

Siç tha Peter Schiff: “Gabimi më i madh që po bëjnë investitorët (dhe unë do të shtoja, Bankat Qendrore), është se mendojnë që recesioni do të zgjidhë problemin e inflacionit. Në të vërtetë, ai veçse do ta përkeqësojë atë. Kur Rezerva Federale të ndryshojë drejtim dhe të nisë lehtësimin e pestë sasior për të stimuluar ekonominë, dollari do të bjerë, duke përshpejtuar rritjen e çmimeve të konsumit.

Siç deklaroi kohët e fundit makrostrategia Lyn Alden, ekzistojnë dy faktorë kryesorë të ofertës që ripërcaktojnë ekonominë botërore, sot:

1.Për të paktën dekadën e fundit, ka pasur një nëninvestim masiv në energji. Shpimi i hidrokarbureve ka rënë. Tubacioni Keystone u anulua. Programet e uraniumit janë mbyllur (p.sh. në Gjermani); asnjë kapacitet i ri i minierave të uraniumit nuk është zhvilluar që nga koha e Fukushimës. Ndërkohë, furnizimi i pamjaftueshëm me mineralet e nevojshme për zhvillimin e energjive alternative (nikel, litium, bakër etj.) kufizon kapacitetin.

2.Për dekada me radhë, zinxhiri global i vlerës u optimizua me synim efikasitetin. Që nga lufta në Ukrainë, prioritetet kanë ndryshuar dhe papritur, përparësi u bë siguria e furnizimit. Prodhimi më pranë vendit, mbajtja e më shumë inventarëve, etj., kërkon investime masive dhe kontribuon në rritjen e konsiderueshme të çmimeve.

Bankat qendrore nuk kanë kontroll mbi faktorët e mësipërm. Ato nuk kanë as kontroll mbi Covid-19 dhe luftën në Ukrainë, që kanë përkeqësuar edhe më tepër zinxhirët e furnizimit dhe presionin e çmimeve.

Megjithëse interesat më të larta mund të zbehin kërkesën, për sa kohë që normat e interesit janë negative në terma realë, zbutja e kërkesës nuk do të mjaftojë për të shuar inflacionin, veçanërisht nëse presionet e lartpërmendura mbi zinxhirët e furnizimit, do të vazhdojnë apo edhe do të theksohen.

Nivelet e larta të borxhit globalisht (qeveria, individët, korporatat – që arrijnë në një total prej mbi 350 trilionë dollarësh), vetëm sa rrisin brishtësinë ekonomike globale dhe ulin aftësinë për të toleruar norma më të larta interesi.

*Ky artikull është vetëm për qëllime edukative dhe nuk duhet të interpretohet si këshillë investimi. Investitorët duhet të marrin këshilla vetjake për investimet e tyre.

Çfarë po ndodh

Për dekada me radhë, zinxhiri global i vlerës u optimizua me synim efikasitetin. Që nga lufta në Ukrainë, prioritetet kanë ndryshuar dhe papritur, përparësi u bë siguria e furnizimit. Prodhimi më pranë vendit, mbajtja e më shumë inventarëve, etj., kërkon investime masive dhe kontribuon në rritjen e konsiderueshme të çmimeve. Bankat qendrore nuk kanë kontroll mbi faktorët e mësipërm./monitor

The post Bota vazhdon të lëvizë drejt recesionit dhe ndoshta, edhe krizës financiare appeared first on Albeu.com.