kriza per punetore Archives - Albeu.com

Bizneset në krizë për punonjës, por papunësia tek të rinjtë, rritje vjetore me 8% në 3-mujorin e dytë
Treguesit e punësimit përgjithësisht u përmirësuan në tremujorin e dytë të vitit, si në drejtim të rritjes së punësimit, edhe të uljes së papunësisë, por për moshat e reja, zhvillimet ishin negative.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit, numri i të rinjve të punësuar në moshën 15-29 vjeç ishte rreth 12,400 më i ulët se periudha përkatëse e një viti më parë, me rënie 4.6%.

Rritje shënoi edhe treguesi i papunësisë, kur për prill-qershor 2023 ishin 5,733 të rinj të papunë më shumë se në tremujorin e dytë 2022, me një rritje vjetore 8%.

Shifrat zyrtare mbi punësimin e të rinjve, veç dobësive në tregun e punës, tregojnë për tranzicionin demografik që po kalojnë, me ritmet e larta të emigracionit dhe rënien e lindjeve.

Statistikat zyrtare tregojnë se në tremujorin e dytë 2023,numri i të punësuarve 15 vjeç e lart ishte 53,454 persona më shumë se para pandemisë (tremujori II- 2019), por për të njëjtën periudhë rezultojnë të punësuar 26,509 të rinj më pak.

Dekadën e fundit, vendi është përfshirë nga një valë emigracioni, sidomos e moshave të reja.

Të dhënat e Eurostat dhe nga Britania e Madhe tregojnë se mbi 16,500 shqiptarë kanë kërkuar azil në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ku rreth 80% e tyre janë mosha të reja.

Megjithëse tregu i punës vitet e fundit po ofron fleksibilitet, duke rritur ofertën për punë, ata që po përfitojë më shumë janë persona në moshë pensioni ose persona në prag të pensioni.

Vendet e reja të punës kërkojnë pak aftësi dhe për rrjedhojë paga afër minimales dhe nuk janë tërheqëse për të rinjtë.

Për shembull gati 70% e vendeve të reja të punës të ofruara vitet e fundit nga bizneset i përkasin sektorit të industrisë përpunuese kryesisht sektorit fason, sektorë që nuk parapëlqehen më nga moshat e reja.

INSTAT raportoi si të punësuar mbi 67 mijë pensionistë në tremujorin e parë të cilët përbënin 15 për qind të totalit të popullsisë mbi 65 vjeç.

Rritja e papunësisë tek të rinjtë po vjen në një kohë që tregu i punës ka shpallur emergjencën për punonjës në të gjithë sektorët. Kompanitë në të gjithë vendin janë në kërkim të punonjësve nga vendet të largëta me kontrata të përkohshme pune që janë me kosto shumë më të larta se punonjësit vendas.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,3% në 3-mujorin e dytë, në një kohë shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 10.7%. Sakaq, shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7,7%.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 2,1 pikë përqindje./monitor

The post Bizneset në krizë për punonjës, por papunësia tek të rinjtë, rritje vjetore me 8% në 3-mujorin e dytë appeared first on Albeu.com.

Bizneset në krizë për punëtorë, udhëzimi: Leje unike për të huajt, miratimi brenda dy javësh
Kërkesa e bizneseve për të pasur mundësi të punësojnë të huaj në kushtet e krizës së shkaktuar nga emigrimi i lartë duket se ka bërë që autoritetet të reflektojnë për koordinim më të mirë institucional me efekt përshpejtimin e procesit.

Një udhëzim i përbashkët i ministrit të Brendshëm dhe asaj të Ekonomisë dhe Financave tregon hapat që do të hidhen në këtë proces dhe miratimin e një leje unike.

Kështu kërkesa për pajisje me leje unike ose për ripërtëritjen e saj, bëhet përmes sistemit elektronik të sigurt online, drejtuar drejtorisë së kufirit dhe migracionit në rajonin ku kryhet aktiviteti.

Udhëzimi në pikën tret ë tij thekson se për kategoritë e të huajve, punëmarrës, punonjës stinorë, të transferuar brenda ndërmarrjes, punonjës me kualifikim të lartë, vullnetarë, sportistë dhe shërbime kontraktuale, kërkesa shqyrtohet fillimisht nga autoriteti përgjegjës rajonal/vendor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, sipas këtyre kategorive: a) të huaj që kërkojnë miratimin për plotësimin e kushtit të dhënë në shkronjën “ç”, të pikës 7, të nenit 74, të ligjit 79/2021, “Për të huajt”, shpallje të vendit të lirë të punës: i. punëmarrës; ii. punëtor stinor; ë huajt që nuk kërkojnë shpallje të vendit të lirë të punës: i. të transferuar brenda ndërmarrjes; ii. me kualifikim të lartë; iii. sportistë; iv. shërbime kontraktuese; v. vullnetarë.

Udhëzimi përcakton një afat brenda të cilit duhet të jetë kthyer përgjigje për aprovim apo refuzim ndaj aplikimeve të paraqitura në sistem.

“Autoriteti përgjegjës rajonal/vendor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, shprehet në sistemin elektronik online, me aprovim apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre” thuhet në pikën 5.

“Autoriteti përgjegjës rajonal/vendor i AKPA-së, miraton kërkesën për punësim nëse janë plotësuar kriteret e pikës 7, të nenit 74, të ligjit “Për të huajt”, kriteret dhe dokumentacionin sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 858, datë 29.12.2021, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe duke u bazuar në dokumentacionin e siguruar nëpërmjet konsultimit me sisteme të tjera informatike” thuhet në udhëzim.

I njëjti saktëson se për ripërtëritjen e lejes respektohet e njëjta procedurë si aplikimi apo punësimi për herë të parë me përjashtim të kushtit të shpalljes së vendit të lirë të punës.

Ndërkohë në rast se miratimi për punësimin e një të huaji revokohet, autoriteti përgjegjës rajonal/ vendor i AKPA-së, shprehet në sistemin elektronik online për revokimin e miratimit për punësim. Autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin dhe autoriteti përgjegjës rajonal/vendor i AKPA-së, shkëmbejnë informacione në sistem për rastet kur ka ndryshim të kushteve të punësimit apo kur Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive refuzon të japë miratimin për punësimin e një të huaji.

Sipas udhëzimit autoritetet shtetërore përgjegjëse që mbulojnë çështjet e kufirit dhe migracionit, autoritetet shtetërore përgjegjëse që mbulojnë çështjet e punësimit të të huajve, apo dhe autoritetet që mbulojnë çështjet e sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit publik, shkëmbejnë informacion për rastet e refuzimit dhe anulimit të lejes unike.

Shqipëria tashmë ka disa praktika të punësimit të të huajve në sektorë të ndryshëm si fasoneria apo turizmi me shtetas nga Bangladeshi, Filipinet për shkak të mungesës së krahut të punës vendas por këto të fundit nuk po rezultojnë shumë të suksesshme.

Jo në pak raste punonjësit e huaj janë larguar duke përdorur Shqipërinë si trampolinë për të emigruar në Europë ndërkohë që ka pikëpyetje mbi produktivitetin e punonjësve të huaj dhe kostot e tyre në raport me punonjësit shqiptarë. Duke parë tendencën e emigrimit që u bë masiv pas pandemisë qeveria nisi një sërë rregullimesh të kuadrit ligjor që synonin lehtësimin e procedurave për lejet e punësimit për të huajt./monitor.

The post Bizneset në krizë për punëtorë, udhëzimi: Leje unike për të huajt, miratimi brenda dy javësh appeared first on Albeu.com.