kriza ne lindje Archives - Albeu.com

Bota në ankth, Putin nxjerr të shtunën armët bërthamore
Rusia njoftoi se do të zhvillojë stërvitje masive bërthamore ndërsa udhëheqësit perëndimorë vijuan të premten përpjekjet për të gjetur mënyra për të shmangur një luftë të re në Evropë, mes tensioneve në rritje Lindje-Perëndim.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë paralajmërimeve të forta se Moska mund të urdhërojë shumë shpejt një sulm ndaj Ukrainës.

Shqetësimet u përqëndruan tek vijat e paqëndrueshme të frontit në Ukrainën lindore, ku si pasojë e rritjes së sulmeve me artileri, u godit një kopsht fëmijës.

‘Kambanat’ e alarmit për një konflikt të madh të mundshëm vazhduan të bien, duke reflektuar shqetësimin e ngritur një ditë më parë nga Presidenti amerikan Joe Biden i cili tha se Uashingtoni nuk ka parë shenja të tërheqjes që Rusia ka premtuar të bëjë, por përkundrazi dislokime trupash të reja në kufi me Ukrainën.

Edhe pse Rusia pretendon se po tërheq një pjesë të trupave nga stërvitjet e gjera ushtarake, Kremlini kujtoi botën se disponon një nga arsenalet më të mëdha bërthamore në botë, duke njoftuar stërvitjet e forcave të saj bërthamore këtë fundjavë.

Nga ana tjetër aleatët e NATO-s po përforcojnë praninë ushtarake rreth Evropës Lindore dhe thonë se masat janë thjesht për qëllime mbrojtjeje dhe për të treguar unitet përballë kërcënimeve ruse.

Moska ka mohuar se ka për qëllim të sulmojë Ukrainën. Në komentet e tij të premten ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ironizoi paralajmërimin perëndimor për një sulm të afërt, duke e quajtur një mashtrim që shkakton të qeshura.

Pavarësisht mohimeve ruse, Uashingtoni dhe aleatët e tij janë të shqetësuar se konflikti i gjatë separatist që zien në Ukrainën lindore mund të sigurojë një justifikim për një sulm, megjithëse ata nuk kanë dhënë detaje.

Në një kohë kur tensionet kanë ngritur në nivelin e tyre më të lartë që nga Lufta e Ftohtë, ushtria ruse njoftoi se presidenti Vladimir Putin do të monitorojë një stërvitje gjithëpërfshirëse të forcave bërthamore të vendit të shtunën që do të përfshijë lëshime të shumta raketash, një kujtesë e fortë e mundësisë bërthamore të vendit në mes të përballjes me Perëndimin.

Ndërsa Kremlini këmbëngul se nuk ka plane për të pushtuar, ai i ka kërkuar Perëndimit të mbajë Ukrainën jashtë NATO-s dhe të tërheqë forcat e aleancës nga Evropa Lindore, kërkesa të refuzuara nga aleatët perëndimorë.

Presidenti Biden ka në plan të bisedojë në telefon të premten me udhëheqësit transatlantikë rreth rritjes së pranisë ushtarake ruse dhe përpjekjeve të vazhdueshme për parandalim dhe diplomaci./VOA

The post Bota në ankth, Putin nxjerr të shtunën armët bërthamore appeared first on Albeu.com.

Kriza ukrainase në prag të katastrofës (FOTO LAJM)
Që kur Rusia aneksoi Krimenë dhe Sevastopolin nga Ukraina në vitin 2014, konflikti ushtarak midis republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, të mbështetur nga Rusia, dhe qeverisë ukrainase e kanë mbajtur lindjen e vendit në një gjendje krize.

Siç përmblodhi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në një raport të shkurtit 2021: “Konflikti i vazhdueshëm dhe mungesa mbizotëruese e një zgjidhjeje politike kanë shkaktuar një dëm të rëndë në jetët e miliona ukrainasve të zakonshëm që jetojnë në të dy anët. Ajo gjithashtu ka shkëputur rrjetet e ndërvarura më parë të shërbimeve dhe tregjeve dhe ka shkëputur njerëzit nga qytetet nga të cilat ata vareshin për përfitime sociale dhe shërbime thelbësore.”

Në vitin 2021, OCHA vlerësoi se 3.4 milionë njerëz në zonat e prekura nga konflikti kishin nevojë për ndihmë humanitare, që përfaqësonte 8 për qind të popullsisë totale të Ukrainës. Edhe pse ky është një reduktim i ndjeshëm nga shifra e 5 milionëve të vitit 2015, kriza nuk ka përfunduar ende. Me kërcënimin në rritje të një pushtimi rus, rreziku i shndërrimit të tij në një katastrofë ka qenë më i madh. Rusia besohet se ka rritur ndjeshëm praninë e saj ushtarake në kufirin ukrainas në javët e fundit, me nivelet e trupave që tani vlerësohet të kalojnë 100,000.

Nëse, dhe në çfarë mase, kjo situatë do të përshkallëzohet është ende e paqartë dhe, në atë që disa komentues e kanë krahasuar me nivelet e mohimit të përfaqësuara në dramën e Netflix ‘Don’t Look Up’, Presidenti i Ukrainës Zelenskiy ka qenë i etur për të minimizuar rrezikun e menjëhershëm që vjen: “Ne po shikojmë lart. E kuptojmë se çfarë po ndodh. Por ne kemi qenë në këtë situatë për tetë vjet. Ne nuk duhet të shikojmë vetëm lart, por edhe tokën… Kërcënimi është i vazhdueshëm.” Tha Zelenskiy një konferencë për mediat e huaja, duke shtuar: “Nuk mund të themi se lufta do të ndodhë nesër ose deri në fund të shkurtit. Po, mund të ndodhë, për fat të keq. Por ju duhet ta ndjeni pulsin çdo ditë.”

Rusia vazhdon të mohojë se po planifikon një pushtim, por ka qenë shumë e qartë në shprehjen e kundërshtimit të plotë të Kremlinit ndaj një zgjerimi të mëtejshëm të NATO-s drejt lindjes, diçka që organizata ka refuzuar ta përjashtojë, dhe nga ana tjetër Ukraina haptazi aspiron anëtarësimin në aleancë.

Përpjekjet diplomatike deri më tani kanë dështuar për të zgjidhur krizën. Ndërkohë, partnerët humanitar të OCHA-së “synojnë të ndihmojnë 1.8 milionë njerëz (në vitin 2022), me një kërkesë financimi prej 190 milionë dollarësh”, duke u fokusuar në “shpëtimin e jetëve, sigurimin e aksesit në shërbimet bazë dhe forcimin e mbrojtjes së atyre që preken nga konflikti dhe Covid-19.”/abcnews.al

The post Kriza ukrainase në prag të katastrofës (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.