kriza energjitike Archives - Albeu.com

Zbulimi që mund të zhdukë njëherë e mirë krizat energjetike
Super–përçuesit janë materiale që nuk ofrojnë rezistencë ndaj kalimit të energjisë elektrike. Ato lejojnë që rryma të transportohet pa asnjë shpërndarje në formën e nxehtësisë apo dritës. Por ka një problem që e kufizon ndjeshëm mundësitë e tyre të përdorimit:që të shfaqincilësitë e tyre duhet t’i nënshtrohen temperaturave shumë të ulëta ose presioneve shumë të larta. Prandaj, funksionimi i tyre në temperaturën e mjedisit, është një nga ëndrrat e vjetra të fizikës moderne. Por është pikërisht ajo që besojnë se kanë zbuluar studiuesit në laboratorët e Universitetit të Roçesterit.

Lutetium hidrit, një material i ri tregon karakteristikat e super–përcjellshmërisë në një temperaturë prej vetëm 21 gradë Celcius, dhe në kushte presioni jo shumë të larta. Zbulimi, i prezantuar pak ditë më parë gjatë kongresit vjetor të Shoqatës Amerikane të Fizikës, u prit me një entuziazëm nga komuniteti shkencor.

Dhe arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar:një super–përçues që punon në temperaturë normale,do të ishte një zbulim vërtet revolucionar, me pasoja në një mori fushash të teknologjisë. Për shembull, do t’i bënte më pak të kushtueshme pajisjet ku përdoren tashmë super–përçuesit për të krijuar mbështjellje magnetike, si në skanerët MRI.

Dhe kjo do t’i hapte derën zbatimeve krejtësisht të reja, si trenave të lirë që lëvizin përmes fushës magnetike, dhe që do të jenë të aftë të udhëtojnë në distanca të krahasueshme me ato të avionëve, apo bateritë me kohë rimbushjeje shumë të shpejta, që do jenë të afta të ruajnëpërgjithmonë ngarkesën e tyre.

Por mbi të gjitha, do ta revolucionarizonte mënyrën se si e prodhojmë dhe transportojmë energjinë. Mund të duket e parëndësishme, por fakti që kabllot e bakrit e humbasin energjinë elektrike në formën e nxehtësisë, i kufizon shumë vendet ku mund të prodhohet ajo.

Sepse me distancën që duhet të përshkojë energjia elektrike, humbet jo pak sasi gjatë rrugës. Me kabllot elektrike me materiale super–përçuese, do të kursehej jo vetëm energjia elektrike që aktualisht humbet gjatë transportit, por mund të mos jetë më nevoja e zhvendosjes sëimpianteve të prodhimit.

Po ashtu do të kishte një zhvillim akoma më të madh të energjive të rinovueshme. Për shembull, imagjinoni se si do të ishte bota nëse do të mund të mbulonim qendrën e shkretëtirës së Saharasë me panele diellore, dhe më pas ta transportonim në të katër anët e globit energjinë e prodhuar atje.

Apo ndërtimin e termocentrale bërthamore në zona krejtësisht të pabanuara për të kufizuar rreziqet. Apo shfrytëzimin e termocentraleve gjeotermale apo me erë në zona të largëta, dukee kufizuar ndikimin e tyre në peizazh. Dhe për ta bërë këtë, duhet një super–përçues i aftë të punojë temperatura dhe presion jo ekstrem.

Ato që disponohen aktualisht punojnë në temperaturat -160 dhe -140 gradë Celsius.

Prandaj, kanë nevojë për sisteme të mëdha ftohje. Materiali i përshkruar nga studiuesit në Universitetin e Roçesterit, tregonte se super–përcjellësi mund të punojë në temperaturën 21 gradë dhe me një presion 10 kilobar, ose rreth 10 herë më i lartë se ai i përjetuar në thellësitëmë të mëdha të oqeanit, por gjithsesi shumë më i ulët sesa miliona ATM (atmosfer, njësi e matjes së presionit) që janë të nevojshme për të prodhuar materiale të tjera me tipare të ngjashme super–përçuese.

Materiali në fjalë u përftua nga një përzierje e hidrogjenit, azotit dhe lutetiumit (një mineral irrallë), dhe në eksperimentet e kryera ai tregoi të gjitha karakteristikat tipike të një super–përçuesi:jo vetëm rezistencë elektrike zero, por edhe fushë magnetike të fortë si dhe një ndryshim drastik në kapacitetin e nxehtësisë.

Për autorët e studimit, kjo është një provë e pagabueshme:materiali i ri është super–përçuesi i parë i zbuluar ndonjëherë, i aftë të veprojë në temperatura që janë normale për ne. Me kujdesin e duhur, mund të zgjidhen pa shumë probleme edhe kriteret e presionit. Nëse ndodh kjo, materiali i ri mund të përdoret relativisht së shpejti./bota.al/

The post Zbulimi që mund të zhdukë njëherë e mirë krizat energjetike appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski: Krizën energjetike e shndërruam në mundësi, e rritëm prodhimin vendas të energjisë elektrike
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në “REK Bitola”, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, me drejtorin e përgjithshëm të EMV-së Vasko Stefanov, udhëheqësinë e REK-ut, menaxherët, të punësuarit në kapacitetet energjetike, në prani të mediave shënuan përfundimin e sezonit të ngrohjes për këtë vit.

Në këtë aktivitet u ndanë mirënjohjeje për të punësuarit që punuan në kushtet e krizës më të madhe globale energjetike, të cilën bota e kujton që pas Luftës së Dytë Botërore.

“Sezoni i ngrohjes ka filluar më 15 tetor të vitit 2022, ju e mbani mend që në fillim të tij kishim një këshill sigurie në shtet, ku paraqitëm planin që na orientoi gjatë gjithë këtij sezoni ngrohjeje. Më pas më kujtohet ajo që thashë, se kemi shumë qartë përpara aktivitetet dhe burimet e personelit dhe kontaktet me vendet fqinje, për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Pastaj thashë se ka rreziqe që nëse materializohen atëherë si shumë vende të tjera do të kemi probleme. Por pikërisht për shkak të ekspertizës, përpjekjes së të gjithë punonjësve të EMV Maqedoni, kemi pasur furnizim të pandërprerë me ngrohje dhe rrymë gjatë gjithë sezonit dimëror. Në kushtet e krizës më të madhe energjetike në botë, kur disa vende zgjatën fillimin e sezonit të ngrohjes, qytetarët tanë patën një furnizim të qëndrueshëm dhe të qëndrueshëm me energji elektrike dhe ngrohje qendrore që nisi pikërisht në kohë dhe gjatë gjithë sezonit të ngrohjes”.

“Këtë dimër, i cili ishte jashtëzakonisht kompleks dhe me shpresën se zhvillimet gjeopolitike do të arrijnë kulmet përmes kushteve energjetike – kishim vetëm një synim – dhe ai ishte mbrojtja e qytetarëve dhe ruajtja e likuiditetit të kompanive si në sektorin e energjisë elektrike ashtu edhe në të gjitha fushat e tjera. industrisë dhe shërbimeve. Ne ishim në gjendje të mbronim qytetarët, falë përpjekjeve të bëra nga ju punonjësit e EMV-së dhe të gjitha filialeve”.

“Rritëm prodhimin vendas dhe EMV-së, në vend të 60% të prodhimit të parashikuar me ligj, siguroi energji elektrike në tërësi, pra 100% për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Paralelisht morëm ngrohjen me energji termike në kryeqytetin e Shkupit dhe siguruam furnizim të pandërprerë me energji elektrike atje. Këto ishin hapat e para operacionale strategjike që u ndërmorën që nga Plani për përballimin me krizën energjetike”, deklaroi mes tjerash Kovaçevski.

Ai gjithashtu tha se është krenar që “krizën e kanë shndërruar në mundësi”./shenja

The post Kovaçevski: Krizën energjetike e shndërruam në mundësi, e rritëm prodhimin vendas të energjisë elektrike appeared first on Albeu.com.

Qeveria e Kosovës ndan edhe 6 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike
Qeveria ka ndarë 6 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo është e nevojshme për të vazhduar subvencionimin e tarifave dhe qytetarëve që e kursejnë energjinë elektrike.

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e gjashtë milionë euro për subvencionim të faturave të energjisë elektrike për amvisëritë të cilat kanë ulur konsumin krahasuar me muajt përkatës të vitit paraprak.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“Në kuadër të subvencionimit të energjisë elektrike, bëjmë ndarjen e radhës në shumë 6 milionë euro në mënyrë që të vazhdohet subvencionimi i atyre që kanë kursyer energjinë elektrike”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Masa 3.7 e Pakos për Ringjallje Ekonomike parasheh mbështetjen e qeverisë në tejkalimin e krizës energjetike.

“Amvisëritë të cilat ulin konsumin e energjisë elektrike krahasuar me muajt përkatës të vitit paraprak e që kualifikohen për përfitim, mbështeten me subvencionim të faturës së energjisë elektrike në raport me kursimin, duke filluar nga fatura e muajit Shtator 2022”, thuhet në Pakon për Ringjallje Ekonomike.

Qeveria e Kosovës nga muaji shtator ka filluar të subvencioni qytetarët të cilët kursejnë energjinë elektrike. Ky subvencionim i energjisë elektrike, është në kuadër të pakos që është përgatitur nga ekzekutivi për të përballuar inflacionin.

Qytetarët do të subvencionohen për dyfishin e kursimit të energjisë elektrike. Konsumatorët nuk kanë nevojë të aplikojnë pasi do të përdoren të dhënat nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati kishte njoftuar që nëse një familje ka shpenzuar 1,000 kilovat në shtatorin e vitit të kaluar ndërsa në shtatorin e këtij viti ka harxhuar 900 kilovatë, ajo do të subvencionohet për dyfishin e kursimit, do të thotë 20% (pasi që 10% është kursimi në mes dy muajve, ndërsa dyfishi i kursimit është 20%)./monitor

The post Qeveria e Kosovës ndan edhe 6 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike appeared first on Albeu.com.

Tre faktorët që e shpëtuan Kosovën nga kriza energjitekike dimërore
Periudhën e sivjetshme dimërore (muajt e fundit të vjeshtës së 2022-tës dhe janarin dhe ditët e para të shkurtit të sivjetshëm) Kosova e tejkaloi pa ndonjë krizë të ndjeshme elektroenergjetike. Kjo nënkupton se nuk pati reduktime në shumicën e qendrave të Kosovës, ose pati fare pak ndërprerje të furnizimit me rrymë dhe nuk u shpenzuan shumë para për import të energjisë elektrike pasi që nuk u ndie mungesë e theksueshme e saj.

Dhe duhet konstatuar që në fillim se ky stabilitet elektroenergjetik është arritur në sajë të punës evidente kontinuele dhe pa ndërprerje thuaja fare të termocentraleve të Kosovës (dy blloqeve të Kosovës B dhe dy të Kosovës A), në saje të motit të mirë dhe goxha të ngrohtë për këtë periudhë kohore si dhe falë një sasie të vlefshme të energjisë elektrike nga Shqipëria, të cilën KEK-u që nga fundi i nëntorit të vjetshëm e deri tani e ka marrë nga KESH, si kthim borxhi, energji kjo të cilën KEK-u ia kishte huazuar KESH-it gjatë muajve të verës, kur kishte goxha teprica nga prodhimi i kapaciteteve tona.

Me fjalë të tjera, freskimi goxha i detajuar teknik i blloqeve B1 dhe B2 të Kosovës B dhe A3 dhe A4 të Kosovës A gjatë vitit të kaluar, ka ndikuar shumë në punën e mirë dhe në prodhimin kontinuel dhe tashmë të standardizuar të këtyre kapaciteteve të stërvjetëruara realisht, duke arritur kuotat e planifikuara të prodhimit, madje edhe përtej tyre edhe gjatë këtyre ditëve të dimrit. Kështu, gjatë gjithë ditëve të këtij dimri, nga termocentralet e Kosovës që gjenden në prodhim, respektivisht nga blloku B1 dhe B2 të Kosovës B, që kanë bashkarisht kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet fuqia e secilit bllok është 260 megavat-orë dhe A3-shi dhe A4-shi të Kosovës A, me gjithsej 260 megavatë-orë, prodhohen diku afër 800 megavatëshit energji.

Kësaj sasie të energjisë elektrike të prodhuar nga TC-të, duhet shtuar këtyre ditëve me të reshura dhe me erë goxha intensive plus më së paku rreth 100 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës).

Por, sasisë së energjisë elektrike të prodhuar në termocentralet e KEK-ut në vazhdimësi me javë dhe muaj, thuaja në sasi standarde (rreth 800 megavatë-orë), duhet shtuar edhe një sasi e konsiderueshme e energjisë elektrike që po vie nga Shqipëria në bazë të marrëveshjeve të këmbimit të rrymës mës dy vendeve, gjegjësisht që KESH po ia kthen borxhin KEK-ut, që ky i fundit gjatë muajve të verës dhe në orët e natës ka deponuar në sistemin elektroenergjetik shqiptar.

Tani, Shqipëria ka goxha teprica të energjisë elektrike, që ia kanë mundësuar reshjet e shumta të javëve të fundit. Reshjet e shumta dhe të zgjatura në fund të nëntorit në rajon (vë vendin tonë, në shtetet fqinje dhe sidomos në Shqipëri), ishin tejet dobiprurëse dhe përmirësuan ndjeshëm bilancet energjetike të vendeve që kanë më shumë hidrokapacitete elektroenergjetike.

Këto reshje kanë ndikuar më së shumti në përmirësimin e gjendjes energjetike në Shqipëri, ku vrullshëm dhe brenda disa ditësh, praktikisht u mbushën akumulimet e ujit në kaskadën e Drinit, duke ua bërë të mundshme hidrocentraleve të Shqipërisë prodhimin maksimal të rrymës.

Në saje të ujërave të bollshme, sistemi elektroenergjetik shqiptar, qëkur u mbushën me ujë bazenet në kaskadën e Drinit, nisi edhe të eksportojë një sasi të mirë të rrymës, t’i kthejë borxhet në rrymë dhe zuri ta përmirësojë gjendjen financiare, të rënduar nga importet në sasi të mëdha të rrymës për nevojat e veta gjatë kohëve kur nuk kishte ujë të mjaftueshëm. Vetëm gjatë janarit të këtij viti, sipas njoftimeve që vijnë nga Shqipëria, KESH-i ka realizuar rreth 15 milionë euro nga eksporti i rrymës.

KEK-u, siç ka raportuar disa herë Buletini Ekonomik, gjatë ditëve të verës dhe sidomos gjatë orëve të natës, kur nevojat e Kosovës ishin më të vogla se konsumi, i ka dhënë hua, ose ka deponuar në KESH diku afro 150 mijë megavatë-orë. Skënder Bucolli, zëdhënës në KEK, ka thënë sot për Buletinin Ekonomik, se nga KESH-i sot është planifikuar të merreen diku mbi 800 megavatë-orë, ndërsa gjatë ditës së djeshme (2 shkurt) nga sistemi elektroenergjetik shqiptar KEK-u ka marrë gjatë tërë ditës nga 1024 megavatë-orë.

Nga të dhënat shihet se nga stabilizimi i gjendjes elektroenergjetike në Shqipëri këto ditë ka përfituar edhe Kosova. Duke pasur shumë energji dhe përtej nevojave të konsumit të vet, Korporata Energjetike Shqiptare (KESH), ka javë e ditë që po vazhdon t’ia kthejë borxhin Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK-ut), dhe në këtë mënyrë Kosova edhe po ka thuajse energji të mjaftueshme për konsumin e vet të shtuar ndjeshëm, edhe nuk ka shumë nevojë për import. Dhe e tërë sasia, edhe prodhimi nga kapacitetet vendore edhe energjia e rikthyer si borxh nga Shqipëria po i ofrohet KEDS-it, ndërsa një sasi e vogël i dedikohet Termokosit si energji termike për ngrohjen qendrore të Prishtinës.

Sipas zyrtarëve të KEDS-it, gjatë këtyre ditëve, e sidomos në ditët kur pati temperaturë goxha të ftohta, në kohën e orëve të pikut, konsumi i Kosovës ka shkuar edhe deri në 1.100 megavatë-orë dhe përtej. Ndërsa, gjatë orëve të ditës, konsumi sillet nga 900 deri në 950 megavatë-orë.

Sasia e energjisë elektrike, e konsumuar nga konsumi i vendit, sidomos gjatë orëve të pikut, është më shumë se energjia elektrike që prodhohet në kapacitetet tona (2 blloqe të termocentraleve Kosova A dhe 2 tjera të Kosovës B dhe nga burimet e rinovueshme). Me raste, kur si pasojë e lëvizjeve të motit, në orët e pikut konsumi i Kosovës shkon përtej sasisë së rrymës që prodhohet në vend dhe sasisë që sigurohet nga Shqipëria.

Dhe, kjo diferencë, që sivjet në të shumtën ishte sasi fare e vogël, importohet nga KEDS-i. Duhet thënë se deri tash edhe çmimet e energjisë së importuar kanë qenë ndjeshëm më të ulëta se sa ato në vitin e kaluar, dhe nuk ka qenë ndonjë problem i theksueshëm për ta siguruar atë.

Sot (3 shkurt), çmimi i një megavati të energjisë eklektrike në bursën ndërkombëtare të Hungarisë- HUPX, prej nga e importon më shumë rrymën KEDS-i, gjatë orëve të ditës ishte 149,65 euro, ndërsa në orët e pikut çmimi i një megavati sot ishte 172,35 euro. Këto çmime kanë qenë përafërsisht edhe dje në këtë bursë ndërkombëtare të energjisë, kur gjatë ditës një megavat ka kushtuar 152,26 euro, ndërsa në orët e pikut 170,23 euro. /Buletini Ekonomik

The post Tre faktorët që e shpëtuan Kosovën nga kriza energjitekike dimërore appeared first on Albeu.com.

Kriza e energjisë, ende s’ka dritë në fund të tunelit
Kriza e energjisë, që nisi në fund të verës 2021, edhe pse e lajmëruar nga tregjet, si një efekt anësor i post-pandemisë, nuk arriti të perceptohej plotësisht në shkallëzimin që do të merrte.

Kjo është hera e parë në dekada, që vendet po ndihen të “lodhur” përballë një krize energjie që gllabëron para pa limit dhe askush nuk di të thotë se kur do të jetë fundi dhe kthimi në normalitetin e dikurshëm.

Përfshirja në ekuacionin mjaftueshëm të ndërlikuar të ekonomisë globale, e luftës Rusi-Ukrainë, çoroditi edhe një herë të gjitha tregjet, duke keqësuar më tej krizën e energjisë kur çmimet do të arrinin nivele rekord, të cilat do t’i kalonte në kurriz edhe Shqipëria.

Në vitin 2022, importet ishin rreth 450 milionë euro, kurse vetëm në javën e fundit të nëntorit dhe në dhjetor, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) arriti të çlirohej nga blerjet në tregun e lirë.

Përmirësimi i situatës hidrike në kaskadën e Drinit solli si pasojë që, jo vetëm të prodhohej maksimalisht për të furnizuar vendin, por edhe të shitej në tregun e parregulluar.

Në harkun e një muaji, 22 nëntor deri më 25 dhjetor, KESH arriti të zhvillojë disa procedura për shitjen e energjisë, të cilat i sollën më pas pak lehtësim financiar, i cili, në raport me shpenzimet e vitit për import është sërish një pikë uji në oqean. Por cila është panorama e energjisë dhe çfarë pritet në vitin 2023.

KESH shet rreth 30 milionë euro në treg të lirë, pse parashikohen importe

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvilloi në harkun e një muaji të paktën 10 procedura të shitjes së energjisë. Sasia për shitje lëvrohej në fasha të ndryshme orare, që përfshinin jo vetëm pikun, por edhe ato me çmime më të lira, duke bërë që, sipas kësaj logjike, të ardhurat të jenë të luhatshme.

Në total, KESH arkëtoi nga këto procedura 28.8 milionë euro. Nga ana tjetër, prodhimi maksimal në kaskadën e Drinit nuk do të thotë që Shqipëria nuk mund të importojë në këtë periudhë.

Nëse i referohemi dokumentit që u paraqit në Entin Rregullator të Energjisë për fashën 800 KWh dhe argumentimit të pezullimit të saj, në një tabelë të veçantë parashikoheshin disa skenarë për import, edhe në dhjetor. Skenari bazë parashikonte import 19 milionë euro, një vlerë dukshëm më e ulët se muajt e tjerë që mesatarisht janë luhatur mes 35-57 milionë eurove.

Burime nga KESH sqaruan se importet në tregun e lirë nuk janë një dëshirë e kompanisë në kushtet kur situata hidrike është e mirë, por detyrim. Kjo do të thotë se, në momente të caktuara të ditës, konsumi në vend kalon mundësitë prodhuese në atë fashë, pra, nevoja është më e lartë se prodhimi, ndaj plotësimi bëhet me energjinë e blerë nga tregu i lirë.

Rritja e konsumit përtej kapaciteteve prodhuese ndodh kryesisht në festat e fundvitit, por edhe në rastet e uljes së ndjeshme të temperaturave në janar. Si pasojë, në këta muaj, kur kushtet hidrike janë shumë të mira, importet edhe pse minimale, sërish zënë vend.

“Rezerva hidrike garanton furnizim për të gjithë dimrin”

Pas një periudhe të vështirë me importe, KESH mundi që të marrë disi frymë lirisht në fund të vitit 2022. Falë reshjeve, kaskada e Drinit ka arritur nivele optimale për të prodhuar.

Rritja e ndjeshme e Fierzës, e cila në pjesën më të madhe të vitit ishte nën mesataren historike shumëvjeçare, ka dhënë garanci për një dimër më të qetë në furnizim me energji. Vetë Korporata Elektoenergjetike Shqiptare konfirmon se alternimi me opsione të tjera nuk do të mungojë, dhe në kushtet aktuale, do të ketë energji pa ndërprerje në dimër.

“Rezerva hidrike që kemi sot garanton që për të gjithë dimrin, furnizimi të jetë pa ndërprerje” – konfirmoi KESH. Në çdo rast, mënyra sesi menaxhohet prodhimi, shitjet dhe blerjet në treg të lirë do të varen nga kushtet hidrike të vendit në këtë periudhë.

Kaskada e Drinit menaxhohet në bazë të një rregulloreje të hartuar në vitin 1988. Rregullorja parashikon edhe nivelet në të cilat duhet të mbahen liqenet e kaskadës gjatë dy kohëve.

Për Fierzën, për shembull, niveli i liqenit në periudhën 1 prill – 1 tetor, në rregullore, është në kuotën 295 absolute, 296 relative. Në periudhën 1 tetor – 1 mars, niveli është në kuotën 289 metra absolute dhe 290 metra relative.

Pse po dështojnë procedurat e depozitimit të energjisë

Prodhimi me kapacitet të plotë i energjisë në kaskadën e Drinit në disa momente shtron para për KESH, përveç mundësisë së shitjes edhe atë të depozitimit. Procedura ka në thelb dhënien e një sasie të caktuar energjie dhe kthimin e saj në një moment tjetër, që kryesisht nga KESH është kërkuar të jetë vera.

Të paktën tre procedura depozitimi të hapura në fund të vitit 2022 dështuan, duke mos pasur pjesëmarrës nga palë të interesuara. Korporata shpjegon se rritja e rreziqeve në treg është një nga faktorët kryesorë pse këto procedura nuk janë të suksesshme.

Furnizuesit parapëlqejnë transaksione me para, ku edhe fitimin e kanë të sigurt, ndërkohë që depozitimet janë bërë thuajse të paparashikueshme mbi leverdishmërinë që mund të ketë pala e përfshirë.

“Në zbatim të VKM 620, përcaktohet se depozitimi bëhet me koeficient 1:1 pra nëse marr një MWh, atëherë duhet të kthej po 1 MWh. Në këtë kontekst, kjo është e leverdishme për depozituesin, por jo tregtarin.

Tregu i energjisë nga tetori 2021 dhe në vazhdim ka treguar se është i paqëndrueshëm dhe ende nuk dihet se kur do të krijohet një lloj qëndrueshmërie. Depozitimi është praktikë që nuk përfshin shkëmbimin monetar, por tregtari apo shoqëria që do të depozitojë dhe do ta kthejë këtë energji në momentin e rënë dakord, e sheh gjithmonë nga efekti financiar.

Nëse ai e blen sot sasinë e nxjerrë nga KESH dhe e shet me një çmim (X), ai duhet që, energjinë të cilën do ta kthejë në verë, ta sigurojë më lirë për të pasur interes në këtë procedurë. Por sot, në tregje ka shumë pasiguri dhe nuk ka më garanci që transaksioni që po kryen do të jetë i leverdishëm.

Përveç kësaj, janë rritur kostot e kapaciteteve, të cilat edhe ato janë bërë të paqëndrueshme. Kjo do të thotë se, pavarësisht sa merret energjia në bursë, ka kosto shtesë për transmetimin që ndryshon. E gjitha kjo e bën depozitimin një transaksion me rrezik të lartë.

Ne jemi të interesuar që energjinë që depozitojmë sot ta marrim në verë dhe, edhe pse ka periudha qetësie në bursë, askush s’di të thotë se çfarë do të ndodhë në verë.

Tregu është bërë shumë i paparashikueshëm, pasi janë grupuar një sërë aspektesh që nga mbyllja e TEC-eve në Europë te lufta Rusi-Ukrainë apo luhatshmëria e prodhimit nga burimet e tjera”, – sqaron KESH.

Por çfarë ndodh me energjinë e destinuar për depozitim, e cila nuk arrin të kalojë me sukses si procedurë.

Kjo sasi energjie mbetet në rezervë dhe Korporatës i duhet të tregohet e kujdesshme me mënyrën si e menaxhon nivelin në kaskadë, pasi duhet të ruhen parametrat.

Nëse në janar, për shembull, Fierza arrin në nivelin 293 metra dhe ndodh ndonjë situatë e papritur (reshje të shumta shiu) atëherë merr përparësi siguria në digë, duke kaluar deri në shkarkime.

Ndërkohë, shitja e kësaj sasie energjie të prodhuar në shumë raste rezulton jo me përfitime të mëdha për shkak të mënyrës se si veprojnë aktorët e tregut veprojnë.

Kjo nënkupton sipas KESH, që çmimin e vendos tregu, por nëse tregtarët e dinë që ti po prodhon dhe nuk ke ku ta çosh, atëherë oferta e tyre mbetet tejet e lirë. Mbi çmimin e energjisë që të ofrojnë tregtarët shtojnë kostot e transmetimit dhe fitimin e tyre dhe totali duhet të jetë poshtë bursës, që të ketë leverdishmëri, në të kundërt nuk shihet me interes.

Bursa e Energjisë, fillimi i punës shtyhet pas 3-mujorit të parë 2023

Bursa e Energjisë, që më herët u deklarua se do të niste funksionimin më 23 nëntor 2022, do të shtyhet edhe për pak muaj. Kjo lidhet më shumë me kalimin e të gjitha hallkave të nevojshme për krijimin e kushteve të funksionimit, ku së pari mbeten për t’u miratuar rregullat e tregut nga Enti Rregullator i Energjisë.

Në mbledhjen e datës 27 dhjetor, Bordi ka parashikuar në diskutim vendimin “Për miratimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike (Rregullat, përkufizimet,

procedura e tregtimit, si dhe procedura e klerimit dhe shlyerjes) të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX sh.a”.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thanë se shtyrja e datës së funksionimit të bursës lidhet me krijimin e kushteve të përshtatshme për të nisur aktivitetin.

Kjo do të thotë që, fillimisht, duhet të bëhen gati të gjitha kushtet në mënyrë që pjesëmarrësit në të, të dinë mënyrën e funksionimit, leverdishmërinë që kanë nga kjo mundësi e re, por edhe të jenë të interesuar për të qenë pjesë e saj. “Hapja e një burse, pa pasur palë të interesuara për të tregtuar në të, nuk ka vlerë”, – pohuan të njëjtat burime.

Aktualisht Bursa Shqiptare e Energjisë ka deklaruar se po kalon një fazë trajnimesh me palët e tregut dhe me miratimin e rregullave që pritet që të bëhen nga Enti Rregullator i Energjisë hapet rruga edhe për fillimin e regjistrimeve.

“Miratimi i rregullave duhet të bëhet nga dy Borde, ai rregullator i yni, dhe ai i Kosovës. Në bazë të kësaj bëhet më pas legjitim fillimi i regjistrimeve. Ka shumë rëndësi që nga trajnimi që po zhvillohet, anëtarët të jenë të kënaqur me funksionimin e bursës. Kur ka një numër të caktuar anëtarësh që kanë interes për bursën, atëherë edhe data e funksionimit të saj merr rëndësi.

Ne besojmë që, deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2023 do të arrijmë në konkluzionin për të dalë me një datë zyrtare. Gjithçka do të jetë konsoliduar edhe me trajnimet dhe do jenë bërë dhe regjistrimet për t’i hapur rrugë procesit”, – thanë burimet nga MIE.

Bursa e energjisë është një nga projektet më të zvarritur të sektorit dhe arsyet u janë faturuar situatave të ndryshme. Në jo pak raste, vonesa e bursës është bërë objekt kritikash i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë apo edhe aktorëve të tregut, të cilët e cilësojnë funksionimin e saj jetik në rritjen e transparencës dhe konkurrencës.

Bursa e Energjisë konsiderohet një hallkë e rëndësishme edhe për momentin ku ndodhet aktualisht tregu i energjisë, ku pas liberalizimit të bizneseve të lidhur në tension 35 kv në vitin 2018, në janar 2022, në treg të lirë ligjërisht kanë dalë edhe 7600 biznese të lidhur në tension 20,10,6 kv, por që për shkak të krizës, liberalizimi i tyre është i pjesshëm, duke u furnizuar me një çmim preferencial prej 18.2 lekësh.

Kriza, merren “në mbrojtje” bizneset në 35 kwh, blihet energji për 12 muaj

Në vitin 2018, kur bizneset në tension 35 kv dolën në treg të lirë, pati rezistencë të hapur ndaj kësaj nisme, duke këmbëngulur që të qëndronin në tregun e rregulluar.

Bizneset ndiheshin të pasigurt për procedurat që duhet të zhvillonin, por edhe për faktin se sigurimi i sasisë së nevojshme të energjisë me çmim të mirë shihej i pamundur. Në disa raste, për shkak të konsumit jo domethënës, bizneset në tension 35 kilovolt nuk shiheshin as si grup atraktiv për furnizuesit, për t’u bërë oferta të leverdishme.

Duke ju dhënë dy vite kohë për të gjetur furnizues, më 31 dhjetor 2019, këto biznese u nxorën “me dhunë” në treg të lirë dhe  çuditërisht, pavarësisht vështirësive, një pjesë e mirë u përshtatën shpejt me tregun dhe sigurimin e energjisë. Madje, nga viti në vit, ato nisën të siguronin kontrata me çmime më të favorshme energjie sesa ato në tregun e rregulluar.

Në vitin 2020, bizneset kishin kontrata me çmime 8 lekë/kwh. Pikën e kthesës e  bëri fillimi i krizës në vitin 2021, kur çmimet u rritën shpejt dhe bizneset në treg të lirë u gjendën përballë tarifave stratosferike. Fillimisht, këto çmime ishin ende të përballueshme, ndërsa thellimi i krizës edhe nga lufta Rusi-Ukrainë, e vështirësoi situatën.

Çmimet mesatare arritën në 45-60 lekë/kwh në periudhat më të vështira, teksa në Bursën e Hungarisë, çmimi më i lartë u arrit në gusht me 130 lekë/kwh. Bizneset e grupit 35 kilovolt në disa raste nuk arritën të siguronin as sasi për të mbajtur në aktivitet fabrikat, gjë e cila u nënvizua edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në takimin me bizneset, në fund të vitit të shkuar, ajo konfirmoi se tashmë bizneset në 35 kilovolt do të merren në “mbrojtje” me çmime më të mira se ato të tregut, falë një lëvizje të bërë brenda kompanive publike, duke mos cenuar procesin e liberalizimit. Balluku shpjegoi se KESH ka hyrë në garë për të ofruar energji për 12 muaj, në një procedurë të çelur nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group.

FTL njoftoi se në datën 23.12.2022 u realizua ankandi i blerjes së energjisë elektrike për nevojat e furnizimit të klientëve të lidhura në rrjetin 35 kV, në periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023.

“Procedura u zhvillua nëpërmjet platformës online, tërësisht transparente nga ku ju dërgua ftesa të gjithë operatorëve të regjistruar në sistem.

Me mbylljen e ankandit u sigurua sasia 61,320 MWh, me çmim mesatar 240.00 euro/MWh dhe vlerë totale 14,716,800 euro (pa TVSH). Në procedurë morën pjesë 7 pjesëmarrës dhe fituese ishte shoqëria KESH Sh.a”, njoftoi FTL

Ky çmim është afërsisht 34 lekë/kwh me TVSH për të gjithë klientët që sot furnizohen nga FTL dhe janë në tension 35 kv. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në janar nga FTL po furnizohen 36 biznese, një pjesë tjetër po furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, si dhe furnizues privatë. Gjithsej në rrjet janë 65 biznese të lidhura në këtë nivel tensioni.

Mbetet e paqartë çfarë ndodh me bizneset që aktualisht kanë  furnizues privat, të cilat mund të konsiderojnë më me leverdi furnizuesin publik, pasi për këtë duhet të kishin bërë kërkesën para procedurës së Furnizuesit të Tregut të Lirë. Në çdo rast, kur kërkohet furnizimi nga kompanitë publike, burime të kompanisë thanë se merren në analizë faktorët e tjerë dhe më pas, një vendim.

Bizneset në tension 20, 10, 6 kv do të mbështeten deri në fund të emergjencës

Qeveria po mban nga fillimi i vitit 2022 e deri më tani, në çmime preferenciale, bizneset e lidhura në tension të mesëm. Këto çmime janë 70% më të larta sesa çmimet që kishte më parë biznesi në tension 20, 10 apo 6 kv, por më të ulëta sesa çmimet në tregun e lirë.

Në një takim me bizneset, MIE konfirmoi se do të vijojë që bizneset në tension të mesëm të mbahen me çmime preferenciale 18.2 lekë apo 19.6 lekë për kilovat/orë, sipas nivelit të tensionit deri në fund të gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji. Kjo gjendje e vendosur në tetor të vitit 2021 është parashikuar që të zgjasë deri në mes të këtij viti.

Mbrojtja u vendos për të parandaluar pasojat sociale që do të kishte ndërprerja e punës së bizneseve. Parashikimet në tregjet e huaja janë se do të ketë një ulje të lehtë të çmimeve. Sipas qeverisë, funksionimi i Bursës së Energjisë, që kërkohet me ngulm nga bizneset, do ta bëjë të pashmangshëm nxjerrjen e plotë në tregun e parregulluar të të gjithë bizneseve në tension të mesëm.

Fotovoltaikët pritet të vazhdojnë me vrullin, por efektet do të ndihen pas vitit 2023

Operatorët e fotovoltaikëve në vend shprehen për rritje të vazhdueshme të interesit nga biznesi për instalimin e impianteve fotovoltaikë për vetëkonsum.

Të parët në këtë listë interesi janë bizneset e lidhur në tension 20,10,6 kv, të cilët duhet të dilnin në treg të lirë nga janari 2022, por aktualisht po furnizohen me çmim preferencial 18.2 lekë, për shkak të krizës. Këta të fundit po mbahen me një çmim më të lartë se më parë, por më të ulët sesa çmimi i tregut duke u furnizuar nga një kontratë që KESH ka me OSHEE Group.

Interes për investimet në energji ka pasur edhe nga kompani private, të cilat po e shohin të leverdishëm sektorin e fotovoltaikëve. Kompanitë e fotovoltaikëve raportojnë se interesi në rritje deri më tani është përballuar me sukses nga operatorët, por edhe në këtë fushë, si kudo, po ndihet presioni i forcës punëtore. Instalatorët pohojnë se është bërë gjithmonë e më e vështirë për të zgjeruar stafin, teksa edhe logjistika dhe transporti i paneleve ka pasur sfidat e veta, ku porositë në avancë janë mënyra me të cilën po operohet.

Lidhur me ndikimin e fotovoltaikëve në totalin e sektorit të energjisë dhe asaj që quhet diverisfikim, operatorët pohojnë se ende kapaciteti i instaluar është modest, por zbatimi i disa projekteve të rëndësishëm pritet të japë efekt real, sidomos pas vitit 2023, kur të ketë projekte të përfunduar.

Viti 2023 parashikohet të jetë po kaq dinamik në investimet e fotovoltaikëve, i nxitur nga premtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë se në ligjin “Për burimet e rinovueshme” të rishikuar, do të aplikohet bilanci vjetor. Derisa të hyjë në fuqi ky “premtim”, si fillim duhet të miratohet draft-ligji, që ende nuk ka kaluar në hallkat e nevojshme./Monitor/

The post Kriza e energjisë, ende s’ka dritë në fund të tunelit appeared first on Albeu.com.

SHBA pritet të njoftojë një arritje të madhe në fushën e energjisë
Departamenti i Energjisë i Shteteve të Bashkuara pritet të njoftojë të martën se shkencëtarët amerikanë kanë arritur të krijojnë një reaksion të fuzionit bërthamor që prodhon më shumë energji sesa konsumon, një arritje historike kjo në kërkimet prej dekadash për një mënyrë për të gjeneruar energji bërthamore të pastër dhe pa mbetje.

Njoftimi i pritshëm, i raportuar fillimisht nga gazeta Financial Times dhe i konfirmuar më pas nga organizata të tjera mediatike, do të identifikojë Laboratorin Kombëtar “Lawrence Livermore” në Kaliforni si vendin ku është bërë eksperimenti.

Të hënën, departamenti njoftoi se Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm do të shpallte “një zbulim të madh shkencor” në një konferencë shtypi të martën.

Njoftimi vjen në një kohë kur administrata e Presidentit Biden ka shtuar përpjekjet dhe financimin për zhvillimin e prodhimit të energjisë së pastër, me një theks të veçantë në energjinë nga fuzioni. Ligji i miratuar së fundmi për Reduktimin e Inflacionit përmbante fonde të konsiderueshme për kërkime në këtë fushë.

Vetëm për shkak se shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një proces fuzioni që prodhon energji, kjo nuk do të thotë se janë të afërta ndryshimet domethënëse në mënyrën se si njerëzit gjenerojnë energji. Ekspertët thanë se ndërkohë që puna kërkimore është e rëndësishme, vazhdojnë të ekzistojnë pengesa të mëdha teknologjike për krijimin e sistemeve që mund ta vënë në shfrytëzim në masë energjinë nga fuzioni.

Një rrugëtim i gjatë

Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se kur dy atome shkrihen së bashku për të formuar një element të ri, çlirohen sasi të mëdha energjie. Dielli, për shembull, është në thelb një reaktor i madh fuzioni në të cilin grimcat e mbinxehura bashkohen me forcë të jashtëzakonshme, duke formuar grimca të reja dhe duke çliruar energjinë e tepërt në formën e nxehtësisë.

Që në vitet 1940, shkencëtarët filluan të eksperimentojnë me reaktorët e fuzionit. Megjithëse kanë arritur prej kohësh të krijojnë reaksione të fuzionit, deri më tani ato reaksione kanë kërkuar gjithmonë furnizim me energji që tejkalon sasinë që ata prodhonin.

Arsyeja pse arritja e një reaksioni të fuzionit që prodhon energji ka qenë kaq e paarritshme është kryesisht sepse shkencëtarët duhet të krijojnë kushte ekstreme në laborator në mënyrë që të ndodhin reaksionet. Zakonisht, lazera të mëdhenj përdoren për të nxehur izotopet e hidrogjenit në temperatura në miliona gradë Celsius. Plazma që përftohet më pas kufizohet nën presion jashtëzakonisht të lartë, duke bërë që izotopet të bashkohen me forcë të mjaftueshme që të shkrihen në një element tjetër, duke çliruar energji kur kjo ndodh, në formën e nxehtësisë.

Një element i rëndësishëm i njoftimit të së martës do të jetë mënyra se si qeveria e përkufizon një rezultat me bilanc pozitiv energjitik. Zakonisht, kjo do të thotë se reagimi që matet prodhon më shumë energji sesa rrezet lazer të drejtuara tek hidrogjeni. Megjithatë, lazerët e përdorur në eksperiment nuk kanë efikasitetet të plotë, çka do të thotë se duhet më shumë energji për t’i furnizuar ato, sesa energjia që ata transmetojnë tek objektivat e tyre.

Që një reaksion fuzioni të jetë me bilanc pozitiv, në kuptimin e gjenerimit të më shumë energji se energjia totale e shpenzuar për eksperimentin – përfshirë mbetjet – reaksioni do të duhet të prodhojë në thelb më shumë energji sesa ajo e konsumuar nga rrezet lazer të drejtuara ndaj hidrogjenit. /VOA

The post SHBA pritet të njoftojë një arritje të madhe në fushën e energjisë appeared first on Albeu.com.

Europa po përballet me sfida sa i përket energjisë, nafta ruse bie në 52 dollarë për fuçi
Nafta ruse e njohur si përzierja e Uraleve, ra sërish të premten, në krahun tjetër Bashkimi Evropian po përballet me sfida të mëdha, ndërsa po debatojnë për nivelin e tavani që duhet të vendoset për eksportet e Moskës.

SIpas Bloomberg, Urals ra në 51.96 dollarë për fuçi në portin e Ditet Baltik të Primorsk, sipas të dhënave të siguruara nga Argus Media LTD, shkruan media greke Capital.

Në fund të javës së kaluar, diplomatët e BE-së po diskutonin për çmimin tavan në shitjet e naftës ruse në intervalin 65-70 dollarë për fuçi, ndërsa bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët në vazhdim./albeu.com

The post Europa po përballet me sfida sa i përket energjisë, nafta ruse bie në 52 dollarë për fuçi appeared first on Albeu.com.

Nafta, shumë xhiro për asgjë
Nafta është sektori që xhiron më shumë para në vend dhe mbizotëron te më të mëdhenjtë për sa u përket të ardhurave.

Në listën e mëparshme të “Monitor”, sipas xhiros, sipërmarrjet e tregtimit të karburanteve, me shumicë e pakicë, zënë rreth 14% të totalit të më të mëdhave.

Në vitin 2021, qarkullimi vjetor i 18 shoqërive më të mëdha të tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve ishte 190 miliardë lekë, me rritje prej 41% me bazë vjetore.

Në një pjesë të madhe, xhiro e kompanive rritet fiktivisht, duke kaluar nga një subjekt në tjetrin, për pasojë të tregtimit me dy nivele (me shumicë e me pakicë) në mënyrën se si është i strukturuar tregu në Shqipëri sot.

Në kontrast, në renditjen tjetër “Monitor 200”, sipas fitimeve, sipërmarrësit e naftës pozicionohen shumë më poshtë. Vetëm dy sipërmarrje (“Kastrati Group” dhe “Gega Oil Group”) renditen mes 200 më të mëdhave për fitimet. Tregtuesit e karburanteve raportojnë norma shumë të ulëta kthimi, 0.5-3%, duke qenë sektori më pak fitimprurës në ekonomi.

Në tregun e pakicës, norma është pak më e lartë, arrin në 4–6%. Ndonëse të ardhurat si për shumicën dhe pakicën u rritën ndjeshëm në vitin 2021, duke reflektuar shtrenjtimin e çmimeve të karburanteve në bursa dhe shtimin e konsumit pas krizës së pandemisë, fitimet kanë rënë si në vlerë, ashtu edhe normat e kthimit (fitim bruto/të ardhura).

P.sh., “Kastrati Group” (tregtim me shumicë) kishte të ardhura prej gati 62 miliardë lekësh (520 milionë euro) në vitin 2021, e dyta më e madhe në vend nga xhiro, por realizoi një fitim vetëm nga tregtimi me shumicë i karburanteve prej 1 miliard lekësh (rreth 8 milionë euro).

Fitimet ranë me 8.2% në vlerë, ndonëse të ardhurat për të njëjtën periudhë u zgjeruan me 35%, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve të karburanteve gjatë vitit 2021, pas rënies së fortë në 2020-n, gjatë pandemisë. Rënia e fitimeve, ndërkohë që xhiro u rrit ndjeshëm, çoi në një rënie të kthimit nga 2.5% në 1.7%.

“Gega Oil Group” (me shumicë), është operatori i dytë më i madh i tregtimit të karburanteve në vend. Të ardhurat e tij u rritën me 68%, në 36 miliardë lekë (rreth 300 milionë euro). Por, nga 300 milionë euro të ardhura, fitimet ishin vetëm 180 milionë lekë (rreth 1.5 milionë euro). Kompania raportoi një normë minimale prej 0.5%, nga 0.75% në 2020-n.

“Europetrol Durrës Albania”, që është e 12-a më e madhe në vend sipas qarkullimit vjetor dhe e treta nga shoqëritë e hidrokarbureve, nuk është fare në renditjen e më të mëdhave sipas fitimeve, pas një rezultati minimal prej 91 milionë lekësh, me një rënie prej 5% me bazë vjetore dhe normë fitimi prej vetëm 0.5% (nga 0.8% vitin e mëparshëm).

Operatori tjetër i shumicës, “Bolv Oil”, ka raportuar një fitim minimal prej 46 milionë lekësh, normë fitimi para taksave prej 0.7% në vitin 2021, nga 3.1% vitin e mëparshëm.

Rënie është shënuar dhe për operatorët e tregtimit me pakicë, që kanë një marzh më të lartë sesa shumica. “Kastrati sh.p.k.” raportoi rënie të fitimeve me 85%, në 107 milionë lekë, teksa të ardhurat u zgjeruan me 24% në të njëjtën periudhë. Norma e fitimit ra ndjeshëm në 0.7% në vitin 2021, nga 5.9% vitin e mëparshëm.

“Olsi sh.p.k.”, një tjetër operator i madh i tregtimit të naftës (tregtuesi me pakicë i Bolv Oil), sërish nuk është në listën e fitimeve, teksa rezultoi me një fitim prej 53 milionë lekësh, me normë kthimi 0.9%.

“Gega Center GKG” raportoi humbje prej 32 milionë lekësh, pas fitimeve prej 125 milionë lekësh në 2020.

Luigj Aliaj, nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, thotë se ka disa arsye se pse normat e fitimit për këtë sektor janë të ulëta.

“Kjo është një tendencë globale. Janë miliona tonelata, që qarkullojnë në botë dhe fitimi lëviz me cent. Në naftë fitojnë prodhuesit dhe fondet që luajnë dhe spekulojnë në bursë. Çmimet sot i lëvizin aksionet e bursave”.

Kësaj i shtohen edhe faktorët e brendshëm. “Përkundrejt akuzave që na bëhen për monopol, në tregun e vogël vendas ka shumë konkurrencë, ndërkohë që janë bërë shumë investime si për pika karburanti, ashtu dhe për depozita”.

Për nivelin e konsumit vendas, sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve duheshin 300-400 pika karburanti, nëse vlerësohet me vendet e tjera të BE-së që e matin në bazë të popullsisë, numrit të makinave dhe konsumit. Aktualisht ka 1400-1500 të tilla.

“E gjithë kjo është kosto dhe ineficiente e investimeve. 90% e stacioneve të karburantit nuk i kalojnë 700 litra të shitura në ditë”.

Të larta janë edhe investimet në depozitat. “Janë ngritur depozita bregdetare tre herë më shumë sesa duhet, nuk janë të nevojshme më shumë sesa 60 milionë litra, ndërsa aktualisht kapaciteti i tyre është 300-400 milionë litra nga Vlora në Shëngjin. Këto janë të gjitha shpenzime, pasi ndërtimi i tyre është financuar me kredi.

Rënia e mëtejshme e normave të fitimit në vitin 2021 lidhet me tendencën rritëse të çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

“Sa më i lartë çmimi në bursë, aq më pak fitojnë të gjithë përveç prodhuesit, pasi shtohet kosto e parasë”. Kur çmimi është i ulët, kompanitë kanë më shumë mundësi të manovrojnë me çmimet, pasi dhe reflektimi i rënies së tyre në bursa është pak më i ngadaltë.

Në vitin 2022, operatorët janë me humbje, rritet kontrabanda dhe informaliteti

Në vitin 2022, çmimet e karburanteve kanë arritur nivel rekord, pas problemeve me furnizimin që erdhën pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Në tregun vendas, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në mars, nga 185-190 në shkurt, dhe mesatarisht është luhatur midis 220-240 lekëve.

Në fillim të marsit, qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i cili cakton periodikisht çmimet e tregtimit me shumicë e pakicë të karburanteve dhe gazit. Bordi thotë se në vendimet e tij bazohet në lëvizjet e bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve thotë se krahas faktorëve të tjerë, që ndikojnë në normat e ulëta të fitimeve, ndërhyrjet e Bordit kanë bërë që pjesa më e madhe e operatorëve këtë vit të rezultojnë me humbje.

“Këtë vit, të gjithë janë me humbje, nga imponimet që ka bërë bordi në çmime, që nuk merr parasysh kosto paraje, amortizime dhe firot ligjore, që janë të mëdha”.

Dy faktorë të tjerë që kanë goditur fitimet e tregtuesve, sipas Shoqatës, janë diferenca e çmimeve me rrethet kufitare, çka bën që konsumatorët të blejnë naftë jo në Shqipëri dhe kontrabanda që bëhet me peshkarexhat, e cila rrit konkurrencën dhe detyron importuesit të ulin çmimet “Ka pika që shesin më lirë se ata që importojnë vetë”, thotë Aliaj.

Shoqata pranon që e gjithë kjo situatë e ka shtuar informalitetin në treg. “Qeveria, në vend që të ndihmojë përmes lehtësimit të taksave, po synon që të zgjasë edhe me 10 vjet të tjera koncesionin e markimit të karburanteve, që jo vetëm ka qenë një kosto shtesë për operatorët, por dhe ka rezultuar tërësisht i padobishëm”./Monitor

Burimi: Bilancet në QKB

The post Nafta, shumë xhiro për asgjë appeared first on Albeu.com.

Çmimi i naftës kthehet në nivelin e ulët të Shtatorit
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat botërore arriti këtë të enjte, në kuotat më të ulëta që pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë. Një fuçi naftë arriti në rreth 77.8 Dollarë për fuçi në bursën e Teksasit dhe në 84.9 në atë të Londrës, çmim shitjeje me të cilin ofrohet për kontratat e blerjes për muajin Dhjetor.

Rënia e çmimit erdhi pasi administrata amerikane njoftoi se nga 18 Nëntori, e deri më sot ka ulur sasinë e naftës javore që magazinon për rezervat kombëtare në 3.8 milionë fuçi. Javën pararendëse, administrata shtoi në rezerva 5.4 milionë fuçi nafte të papërpunuar.

Megjithatë, tregjet vijojnë të jenë të shqetësuara pasi Moska paralajmëroi po këtë të enjte se do të ndërpresë plotësisht furnizimin me naftë dhe për vendet që vendosin çmim tavan për furnizimin nga Rusia. Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord parimisht në Tetor, që naftën ruse ta blejnë me jo më shumë se 70 Dollarë për fuçi, por nuk gjetën një marrëveshje për gazin pas kundërshtimit të Gjermanisë. Në të njëjtën linjë po ecin edhe vendet e G7-ës.

The post Çmimi i naftës kthehet në nivelin e ulët të Shtatorit appeared first on Albeu.com.

Projekti evropian është tani në mëshirën e motit
Nga Adam Tooze “Foreign Policy”

Përktheu: Alket Goce-Albeu.com

Tani për tani, e vërteta është se e ardhmja e Evropës varet nga moti. Në pamje të parë ky konstatim duket absurd. Por nëse dimri që po vjen është i ftohtë apo i ngrohtë, do të përcaktojë nëse Evropa do t’i kalojë 6 muajt e ardhshëm pa një presion të madh ekonomik, politik dhe social.

Ne gjendemi në këtë situatë sepse falë luftës së Rusinë në Ukrainë, Evropa ka humbur afro 1/3 e furnizimit të rregullt me ​​gaz. Pjesa më e madhe e Evropës, sidomos ajo në ish-bllokun sovjetik, mbështetej tek gazi rus për prodhimin e energjisë elektrike, ngrohjen e shtëpive, gatimin dhe për qëllime industriale.

Gjermania dhe Italia, përkatësisht ekonomia e parë dhe e tretë në Eurozonë, ishin gjithashtu shumë të varura nga gazi rus. Që nga pranvera e këtij vitit, ndërsa shkalla e konfliktit në Ukrainë bë shumë e qartë, Evropa po përgatitet për më të keqen.

Teksa po ble sa më shumë gaz rus që mundet, Evropa është përpjekur të nënshkruajë marrëveshje të reja për furnizimin me gaz, dhe të kompensojë mungesën e afërt duke blerë sasi të gazit natyror të lëngshëm, LNG. Gjatë verës, kur situata në Rusi u rëndua, dërgesat e gazit rus u ngadalësuan ndjeshëm.

Blerja e gazit nga Evropa vazhdoi me të njëjtin intensitet, duke i çuar çmimet e gazit në nivele të jashtëzakonshme, ekuivalente me rreth 400 dollarë për fuçi naftë ose më shumë. Për pasojë, tani depozitat e gazit janë aktualisht plot. Çmimet e gazit, të paktën për muajt e ardhshëm, kanë rënë.

Pasi nuk ka më hapësirë për sasi të tjera. Tani për tani është rritur shumë çmimi i gazit LNG-së, ndërsa transportuesit presin në det të hapur rritjen e kërkesës evropiane për të. Dhe kjo është vetëm çështje kohe. Pasi depozitat aktuale mjaftojnë për të mbuluar jo më shumë sesa disa muaj konsum.

Çmimet e gazit për vitin e ardhshëm, por edhe për të një të ardhme të parashikueshme mbeten shumë të larta, rreth 200 dollarë për fuçi, ose rreth 8 herë më shumë sesa nivelet e tyre para krizës. Pa asnjë perspektivë për rifillimin e dërgesave të gazit rus, perspektiva është e zymtë, përveç rastit kur moti do të jetë kryesisht i butë.

Moti ka pasur edhe më parë rëndësi në historinë moderne të Evropës. Një dimër tejet i ftohtë në vitet 1946-1947 gati e gjunjëzoi Evropën, dhe ndikoi në nxitjen e Uashingtonit për të nisur zbatimin e Planit Marshall. Por ajo ndodhi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur kontinenti ishte në gërmadha.

Për Evropën në dekadën e tretë të shekullit XXI-të, është tronditëse ta shohë sërish veten në mëshirën e motit. Sigurisht, siç thotë edhe shprehja e vjetër “Evropa është farkëtuar përmes krizave, dhe përbëhet kryesisht nga shuma e zgjidhjeve të gjetura për këto kriza”.

Por kur Jean Monnet, një nga arkitektët e integrimit evropian, e bëri këtë deklaratë të famshme në vitin 1976, vështirë se mund të priste që një i ftohtë i madh në dimër apo një dimër i ngrohtë në një mënyrë të pazakontë, mund ta ndryshojë historinë e kontinentit.

Në skenarin më të keq, nëse termometri bie ndjeshëm gjatë muajve të ardhshëm, disa vende evropiane mund të detyrohen të racionojnë konsumin e gazit. Por dhe me një mot të butë, perspektiva për vitin e ardhshëm është alarmante. Në kushtet kur çmimet e energjisë janë aktualisht rreth 5-fishi i niveleve të para-krizës, industritë që kërkojnë sasi të madhe energjie si ajo e plehrave kimikë dhe aluminit, po mbyllen në masë.

Nën presionin e krizës, po prishet edhe zinxhiri i furnizimit me energji në Evropë. Kompanitë e furnizimit me energji, gjenden në një situatë të vështirë midis kontratave me çmime fikse me klientët e tyre, dhe kostove të larta të gazit dhe energjisë elektrike. Dhe në këto kushte ose këto kompani i shkelin kontratat e tyre, ose kanë humbje të mëdha që i çojnë ato në prag të falimentimit, ose marrin nga qeveria një paketë shpëtimi.

Shtetëzimi i gjiganti energjetik gjerman UNIPER, u ka kushtuar miliarda euro taksapaguesve. Për të zvogëluar dëmin ndaj familjeve dhe bizneseve, qeveritë evropiane kanë miratuar një sërë programesh mbështetëse për të stabilizuar çmimet. Detajet e tyre janë shumë komplekse dhe të diskutueshme.

Gjermania ra dakord, me shumë ngurrim, me idenë e një çmimi maksimal për blerjen e gazit në Evropë. Siç e thekson qeveria e saj, kjo masë do të funksionojë vetëm nëse kërkesa nuk rritet diku tjetër. Për më tepër, është e qartë është se programet e ndihmës do të jenë shumë të kushtueshme.

Kështu paketa gjermane vlerësohet se kushton mbi 200 miliardë euro. Nëse llogariten edhe programet e mëparshme të mbështetjes financiare, atëherë fatura totale mund të shkojë në 5- 6 për qind të PBB-së së saj, një normë shumë e lartë edhe për një vend me kapacitete fiskale të mëdha si Gjermania.

Në vitin 2020, në muajt e parë të pandemisë së Covid -19, u duk sikur Evropa po dështonte  të arrinte një plan të përbashkët ndihme. Presidenti francez Emmanuel Macron foli për një “moment të së vërtetës ” për BE-në. Në fund u miratua një marrëveshje mbi huamarrjen e përbashkët për të financuar shpenzimet e qeverisë kombëtare.

Po ashtu, Evropa pati një qasje të koordinuar mbresëlënëse për blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave. Por tani, më shumë se 8 muaj nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, perspektivat për një marrëveshje të ngjashme për të përballuar krizën energjetike janë tejet  të pasigurta.

Aktualisht, marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë, janë në nivelin më të ulët në dekadat  fundit. Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Macron, kanë një marrëdhënie pune të ftohtë. Ata janë të ndarë mbi idenë e një tavani të çmimit të gazit, por edhe rreth propozimit për një gazsjellës që do të lidhë terminalet spanjolle dhe portugeze të gazit të lëngshëm, LNG, me pjesën tjetër të Evropës.

Madje Franca ka vendosur veton kundër këtij plani. Në shkurt, kur Gjermania shpalli paketën e saj të shumëpërfolur për shpenzimet e mbrojtjes, Parisi u trondit nga fakti që blerja e parë e madhe ishin avionët luftarakë F-35 të SHBA-së, në vend të një alternative evropiane.

Më e rëndësishmja, për të adresuar kostot e përshkallëzuara të krizës energjetike dhe trashëgimitë financiare të Covid, Parisi do të donte të ri-negocionte arkitekturën fiskale të Evropës, duke përfshirë çështjen e huamarrjes së përbashkët. Në fillim Scholz tha se ishte i hapur për ta diskutuar, por më pas Ministri i Financave, Christian Lindner, i partisë Demokratët e Lirë, dha një “Jo” të prerë.

Evropa është përfshirë në një luftë të vazhdueshme dhe të paparashikueshme, në të cilën Rusia e Putinit nuk duhet të lejohet ta fitojë. Furnizimi i saj energjitik është në dyshim. Në Gjermani, Itali dhe Poloni, kjo çështje është sa politike aq edhe diplomatike, teknike ose ekonomike.

Dhe kjo gjë e bën shumë më të vështirë zgjidhjen e krizës aktuale. Kur Monnet deklaroi se Evropa do të farkëtohej përmes krizave, ai supozoi jo vetëm që krizat kishin zgjidhje, por edhe se ata që do të përgatisnin përgjigjet, do të ishin nëpunësit e saj civilë dhe vendimmarrësit më elitarë.

Duke vepruar në mënyrë të pavarur nga politika kombëtare, ata do të përmbushnin siç duhet nevojat funksionale të momentit. Ky model i ndërtimit të institucioneve evropiane, ka qenë në dyshim që kur referendumet në Francë dhe Holandë të vitit 2005, e rrëzuan propozimin për një kushtetutë evropiane.

Kjo nuk do të thotë se është e pamundur ecja drejt një “bashkimi gjithnjë e më të ngushtë”. Viti 2020 vërtetoi të kundërtën. Por kjo kërkon konsensuse ndërqeveritare komplekse. Me afrimin e dimrit, shenjat për një marrëveshje të tillë në kushtet e krizës aktuale, nuk janë të mira.

Jo më kot qeveritë evropiane kanë kthyer sytë nga moti. Lajmi i vetëm i mirë, është se parashikimet afatgjata duken të favorshme. Ndoshta një mot i ngrohtë dhe i pazakontë këtë dimër, do të blejë kohën që u nevojitet politikanëve të Evropës. Megjithatë, nëse termometri bie, presioni mbi kryeqytetet e Evropës do të bëhet shumë i madh./albeu.com

The post Projekti evropian është tani në mëshirën e motit appeared first on Albeu.com.