kriza e karburanteve Archives - Albeu.com

Lufta në Lindjen e Mesme dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill
Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rënie në muajin prill, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Gjatë muajit prill u regjistruan në vend 8,707 automjete, me një tkurrje të lehtë prej 2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për periudhën janar-prill në rrugët e vendit janë shtuar gjithsej edhe 30.8 mijë mjete, ose 5.2% më shumë se e njëjta periudhë, të ndikuara nga ecuria e mirë në tre muajt e parë të vitit, me zgjerim prej 8.4%.

Aktorët e tregut pohojnë se frenimi i prillit lidhet me disa faktorë, ku më kryesori ka të bëjë me situatën e krijuar në Ngushticën e Hormuzit, që ka ngadalësuar dhe rritur koston e transportit të mjeteve. Vitet e fundit, pjesa më e madhe e makinave në Shqipëri po importohen nga Koreja e Jugut dhe së fundmi nga Kina. Për 4 mujorin, nga këto shtete erdhën 13 mijë mjete, ose 42% e totalit. (7,414 nga Koreja e Jugut dhe 5,632 nga Kina).

Mjetet e importuara nga Koreja e Jugut dhe Kina kalonin nga ngushtica e Hormuzit, por tani, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ndjekin rrugë të tjera, që ka rritur me deri në 30% kostot e transportit si rrjedhojë edhe çmimet, duke frenuar si kërkesën ashtu dhe kohën që i duhet një mjeti të arrijë në Shqipëri.

Ndryshimi i rrugëve të transportit ka ndikuar dhe në frenimin e makinave elektrike. Ndërsa në mars u regjistruan për herë të parë 1252 makina elektrike, një nivel rekord historik, në prill regjistrimet ranë në 1191, ndonëse interesi për blerjen e tyre është shtuar, pas rritjes së fortë të çmimeve të karburantit, me naftën që i ka kaluar 200 lekë për litër dhe mbi të gjitha është ndër më të shtrenjtat në Europë (për shkak të barrës së lartë të taksave, që zënë gati gjysmën e çmimit).

Megjithatë, makinat me naftë vijojnë të jenë të preferuarat për përdoruesit shqiptarë të mjeteve, me 53% të regjistrimeve për herë të parë për janar-mars, që përdornin këtë lloj karburanti, ose 16.3 mijë mjete.

Në katër muajt e parë janë regjistruar rreth 4.1 mijë mjete vetëm elektrike, ose 13.5% të totalit. Nga këto, 2830 janë të markës kineze BYD, të ndjekura nga VOLKSWAGEN, me 221 të tilla. Në vend kanë filluar të hyjnë dhe marka të tjera kineze elektrike, si FANG CHENG BAO, me 100 regjistrime për herë të parë dhe WULING, me 96.

Totali i mjeteve që qarkullojnë në vend po rritet vazhdimisht, duke arritur në fund të muajit prill në gati 1.08 milionë, nga të cilat 80.7% ishin autovetura. Kryesimin vijon ta mbajë MERCEDES BENZ, me 17.9% të totalit, e ndjekur nga VOLKSWAGEN, me 16.7%, FORD (7.3%), DAIMLER CHRYSLER (7.2%), AUDI (6.3%), TOYOTA (4.2%), OPEL (3.5%), FIAT (3.3%). Pesha e markave të tjera është më e ulët se 3%.

Marka kineze BYD po rritet me shpejtësi, me 5,524 të tilla në qarkullim deri në fund të prillit, ose 0.5% të totalit. Më shumë se gjysma e tyre (51%) u regjistruan vetëm në katër muajt e parë të këtij viti./Monitor.al

The post Lufta në Lindjen e Mesme dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill appeared first on Albeu.com.

Kriza e karburanteve/ Ministri i Infrastrukturës: Nuk do e heqim taksën e qarkullimit! Bordi mund ta rriste sërish çmimin
Ditën e sotme, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, foli pas mbledhjes së Qeverisë  dhe teksa shpjegoi për vendimet e marra që lidhen me dikasterin që drejton, foli edhe për krizën e karburanteve dhe çmimin e tyre.

Ai u shpreh se taksa e qarkullimit nuk do të ndryshonte dhe as implikimet fiskale nuk do prekeshin në kohë krize, por la të kuptohej se çmimi i naftës mund të ndryshonte nëpërmjet Bordit të Transparencës.

Në lidhje me taksën e qarkullimit të mjeteve, Karakaçi i qëndroi linjës së mëparshme ekzekutive se; “kush harxhon më shumë naftë paguan më shumë taksë”.

“Dua të theksoj një element, shpesh ka një keqkuptim për taksën e qarkullimit, çdo shtet e ka atë, por mënyra si vilet është në varësi të praktikave të shteteve përkatëse. Ka shtete që e mbajnë si taksë vjetore të mjeteve të transportit dhe ka si Shqipëria që e ka taksën e qarkullimit me çdo litër karburant të konsumuar. Vlerësimi i qeverisë shqiptare, siç unë e kam thënë edhe më përpara, është që vjelja e taksës së qarkullimit nga konsumi i litrave të naftës është më proporcional, sepse paguan më shumë ai konsumator apo klient që harxhon më shumë për mjetin apo përdor më shumë litra. Vlerësimi i qeverisë është se mbajtja e taksës nga sasia e litrave të naftës është më proporcional me qytetarin dhe në aplikimi i saj”, u përgjigj ministri para gazetarëve të interesuar ditën e sotme (1 prill).

Kurse për çmimin aktual të naftës dhe mundësinë e rritjes së tij të mëtejshme, ai tha se Bordi nuk është mbledhur edhe pse kishte mundësi për rritjen e saj me 1 lek.

“Përsa i përket mekanizmave që lidhen me reduktimin e barrës fiskale të karburanteve, e kemi shprehur dy janë masat e marra dhe që po vlerësohet. E para është Bordi i Transparencës që vendos çmimin tavan apo ndërhyn nëse ka kalim të tij sipas nivelit të vendosur 220 lekë. Deri tani ky limit nuk është kaluar e prekur, pra nuk kemi kalim në 221 lekë. Pra sot edhe pse çmimi është 218 lekë, mund të kishte hapësirë për rritje më të lartë me 1 lek dhe nuk është mbledhur Bordi, metodologjia përkatëse është transparente”, shtoi Karakaçi në shpjegimin e tij.

Kurse për tabelën fiskale dhe akcizën, i qëndroi mendimit se; “implikimet fiskale në kohë krize nuk duhen prekur”. Por ai shpjegoi se aktualisht po bëhet një shqyrtim për uljen e mundshme të saj, gjithmonë në varësi të çmimit të karburanteve.

“Përsa i përket implikimeve fiskale, Qeveria ka mbajtur qëndrim që ato nuk duhen prekur dhe sidomos në kohën e krizës. Megjithatë i referohem edhe ministres së Ekonomisë që para disa javësh ka dalë në dalje publike dhe ka referuar planin e qeverisë për të shikuar uljen e taksës së akcizës mbi rritjen e caktuar të çmimit të karburanteve, i cili në dijeninë time është në faza të avancuara dhe pritet vlerësimi dhe shqyrtimi i tij”, përfundoi ministri fjalën e tij.

The post Kriza e karburanteve/ Ministri i Infrastrukturës: Nuk do e heqim taksën e qarkullimit! Bordi mund ta rriste sërish çmimin appeared first on Albeu.com.

Çmimet e naftës në bursa bien me mbi 3%
Cmimet e naftës ranë me mbi 3% të mërkurën, duke vazhduar vargun e tregtisë së paqëndrueshme.

Kontratat me zbatim në të ardhmen për naftën Brent ranë me 2.95 Dollarë, ose 3.3%, duke bërë që një fuçi natë të shitet për 85.41 Dollarë. Nafta e papërpunuar amerikane ra me 3.01 Dollarë, ose 3.7%, apo 77.94 Dollarë për fuçi.

Çmimet ranë nga vendimi i G7-s për caktimin e një çmimi tavan për naftën ruse. Për naftën që eksportohet nëpërmjet rrugëve detare çmimi tavan mendohet të jetë në intervalin 65-70 Dollarë/fuçi.

Ndërkohë, nafta e papërpunuar e Uraleve që eksportohet në Europën Veriperëndimore do të tregtohet me rreth 62-63 Dollarë/fuçi.

Për shkak se kostot e prodhimit vlerësohen në rreth 20 Dollarë për fuçi, çmimi tavan do ta bëjë edhe më fitimprurëse për Rusinë shitjen e naftës dhe në këtë mënyrë do të parandalojë mungesën e furnizimit në tregun global.

Lajmi për uljen e çmimit në bursa pason shqetësimet rreth kërkesës në rënie nga Kina që është importuesi kryesor i naftës së papërpunuar. Kina po ndeshet tani me një rritje të rasteve me Covid-19 dhe izolime të reja të popullsisë.

Presioni i mëtejshëm erdhi edhe nga një perspektivë negative ekonomike e OECD-së që parashikon një ngadalësim të zgjerimit ekonomik global vitin e ardhshëm.

The post Çmimet e naftës në bursa bien me mbi 3% appeared first on Albeu.com.

Kriza e karburanteve, sa po fitojnë rafineritë?
Rafineritë e naftës aktualisht fitojnë pothuajse pesë herë më shumë nga prodhimi i benzinës dhe tetë herë më shumë nga prodhimi i naftës se një vit më parë për shkak të mungesës së kapacitetit pas pezullimit të rafinimit në fabrikat ruse, tregojnë të dhënat.

Para luftës në Ukrainë, pjesa më e madhe e benzinës dhe naftës së konsumuar nga Evropa prodhohej në rafineritë ruse dhe importohej nga cisterna.

Edhe pse furnizimet nuk janë ndërprerë plotësisht, shumë më pak sasi karburanti po mbërrijnë nga Rusia sot, sepse klientët i shmangën ato edhe para se të vendoseshin sanksionet ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Rezervat e karburantit, nga ana tjetër, ishin të ulëta përpara pushtimit dhe kapaciteti i rafinimit ishte tashmë i pamjaftueshëm. Sektori nuk ka qenë tepër fitimprurës vitet e fundit dhe ka tërhequr pak investime.

Furnizimi i reduktuar nga Rusia

Kjo është arsyeja pse nuk kishte kapacitete të mjaftueshme rezervë për të kompensuar derivatet e humbura ruse, shpjegon BBC.

Furnizimet e reduktuara nga Rusia sollën vende të reja pune në sektorin, i cili tashmë funksiononte me kapacitet të plotë dhe mungesa e kapaciteteve, së bashku me çmimet e larta të naftës bruto, rezultuan në çmime të larta rekord të karburantit.

Për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të rafinimit, marzhet e rafinerisë, diferenca midis kostos së blerjes së naftës dhe të ardhurave nga shitja e derivateve, u rritën ndjeshëm.

“Kjo është një krizë e vërtetë në kapacitetin e industrisë për të prodhuar këto lëndë djegëse, e cila reflektohet kryesisht në çmimin me shumicë të naftës dhe benzinës,” thotë Crosby.

Kjo nga ana tjetër nënkupton rritje të fortë të fitimeve të rafinerisë.

Biznesi i përpunimit të naftës është shumë më fitimprurës.

“Rafineritë aktualisht po ‘grushtojnë’ para,” i tha BBC-së Neil Crosby, një analist i lartë në OilX.

Shifrat nga kompania e të dhënave Refinitiv konfirmojnë se biznesi i rafinimit të naftës është shumë më fitimprurës sot se sa ishte 12 muaj më parë.

Më 8 qershor të vitit të kaluar, rafineritë fituan 9,26 dollarë për fuçi nga prodhimi i benzinës dhe 6,84 dollarë për fuçi nga prodhimi i naftës.

Të mërkurën, ata fituan 43,11 dollarë në benzinë, pothuajse pesë herë më shumë se vitin e kaluar, dhe 51,13 dollarë me naftë, pothuajse tetë herë më shumë.

The post Kriza e karburanteve, sa po fitojnë rafineritë? appeared first on Albeu.com.