kriza e cmimeve Archives - Albeu.com

“Shteti mund ta zbusë krizën e çmimeve”, deputeti demokrat: Milionat fshihen në aspiratorë kuzhine
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me sugjerimin e FMN-së duke thënë se kriza e çmimeve mund të zbutet duke ulur taksat.

Në një postim në Facebook, Sula thotë se shteti ka 100% mundësi për të zbutur krizën pasi sipas tij vetëm vitin e fundit shteti ka përfituar 500 milionë euro nga rritja e taksave.

Me ironi, Sula thotë se nëse paratë e mbledhura nga rritja e çmimeve nuk do të fshiheshin në aspiratorë kuzhinash, qeveria mund të kishte ndërmarrë veprime ndaj krizës.

Postimi i plotë:

FMN foli, kriza e çmimeve mund të zbutet duke ulur taksat.

Politikat e taksave të larta e kombinuar dhe me krizën e çmimeve ka filluar ta japë efektin negativ në vendin tonë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar kërkesa e brendshme në shqipëri është ulur.

Çfarë domethënë kjo?

E përkthyer thjeshtë do të thote që familjet shqiptare nuk po blejnë ushqime, veshëmbathje, nuk po kërkojnë të blejnë më tepër shtëpi etj. Kjo për shkak se çmimet janë rritur ndjeshëm ndërsa pagat jo. Në këtë mënyrë çdo familje ka ristrukturuar shpenzimet duke i orjentuar ato vetëm te ato më jetiket. Për shkak te këtyre fenomeneve edhe ekonomia e vendit sipas FNM do ulet ndjeshëm për këtë vit.

Por nga ana tjetër ka një opsion për të zubutur konsiderueshëm këtë krizë dhe rritja ekonomike të jetë më e lartë. Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, deklaron se si një parakusht për zhvillimin afatgjatë të vendit, duhet një sistemi tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe më transparent. Kjo gjë mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke përfshirë stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit.

A ka mundësi shteti ta bëj këtë?

100% po. Nese marrim shifrat e vitit 2022, atehere e kuptojme se ka plotesisht mundesi. 500 milione euro shtese u mblodhen nga taksat per shkak te rritjes se çmimeve. Nese keto para nuk do shkonin per koncesionet dhe projektet me 23 milione euro per nje km dhe nese administrata nuk do fshihte milionat neper aspiratore kuzhinash.

Besoj qe qeveritaret tane ta kenë lexuar intervistën e shefes së FMN në Shqipëri dhe të përballojmë krizën më lehtë.

The post “Shteti mund ta zbusë krizën e çmimeve”, deputeti demokrat: Milionat fshihen në aspiratorë kuzhine appeared first on Albeu.com.

Kriza e çmimeve, EUROSTAT: Kafeja mund të kthehet në luks
Kriza e madhe e çmimeve të ushqimeve duket se do të prekë edhe çmimin e kafesë.

Në raportin e fundit të Eurostat theksohet se kafeja mund të kthehet në një artikull luksi pasi çmimi i sa pritet të vijojë të rritet sëbashku me çmimin e sheqerit dhe qumështit.

Në artikullin e “Newsbeast.gr”, referuar raportit të Eurostat theksohet se një filxhan kafe është bërë më i shtrenjtë se zakonisht.

“Rritjet e fundit e çmimeve, e bëjnë kafenë pothuajse një artikull luksi, ” tha zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, duke njoftuar se çmimet mesatare të kafesë u rritën me 16.9 përqind në gusht krahasuar me një vit më parë.

Qumështi i freskët tani kushton mesatarisht 24.3% më shumë, ndërsa konsumatorët paguanin 22.2% më shumë për qumështin e freskët me pak yndyrë, tha Eurostat.

Rritjen më të madhe e ka shënuar sheqeri, me një rritje të çmimit mesatar prej 33.4%.

Të dhënat treguan se çmimet për këto katër produkte janë rritur në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Maltës, ku çmimi i qumështit të freskët me pak yndyrë ka mbetur i pandryshuar.

Finlanda dhe Lituania panë ndryshimet më të larta në çmimet e kafesë, me rritje përkatësisht 43.6% dhe 39.9%, të ndjekura nga Suedia dhe Estonia.

Polonia regjistroi rritjen më të madhe të çmimit të sheqerit, duke u rritur me 109.2% që nga gushti 2021.

The post Kriza e çmimeve, EUROSTAT: Kafeja mund të kthehet në luks appeared first on Albeu.com.

Deklarata e kancelarit në Austri sjell skandal: Nëse nuk përballojmë inflacionin, do të kemi nevojë për alkool dhe ilaçe depresioni (VIDEO)
Kancelari i Austrisë, Karl Neuhammer në një dalje publike është shprehur se nëse vendi nuk do t’ia dalë të përballoj inflacionin dhe krizën e çmimeve, atëhere opsioni i vetëm që ngelet për qytetarët do të jetë alkooli ose ilaçet kundër depresionit.

Reagime të shumta vijnë nga qytetarët në rrjetet sociale nga kjo deklaratë, duke thënë se një deklaratë e tillë nga një politikan është e papranueshme dhe jo etike.

Karl Nehammer, Chancellor of Austria, on the skyrocketing gas price:

If this trend continues, we will only have two choices: alcohol or psychotropic ?.

OK then. pic.twitter.com/BsscXwp49P

— Nemo – Russian Amerikan (@Nemo70488915) July 12, 2022

Gjatë konferencës së zhvilluar për rritjen e çmimeve nga lufta në Ukrainë, kancelari tha:

“Nëse vazhdojmë kështu, ka vetëm dy mundësi pas kësaj: alkooli ose ilaçet kundër depresionit. Dhe t mendoj se alkooli në thelb është në rregull”, tha kancelari duke shtuar se “kur dolli, të paktën ndihesh mirë”.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, kancelari quajti “armiq” inflacionin dhe rritjen e çmimeve, si dhe “kosto absurde të larta të energjisë”.

Kjo është arsyeja pse ai bëri thirrje që të merren kundërmasa për ta trajtuar atë në të gjithë Bashkimin Evropian, gjë që sipas tij nuk është e lehtë.

The post Deklarata e kancelarit në Austri sjell skandal: Nëse nuk përballojmë inflacionin, do të kemi nevojë për alkool dhe ilaçe depresioni (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kriza e çmimeve, “Forbes” ngre alarmin: Pas Sri Lankës, rrezikohet edhe Shqipëria!
Protesta e 7 korrikut, e zhvilluar nga opozita shqiptare, ku në shesh dolën mijëra qytetarë për të kundërshtuar krizën e çmimeve në vend, ka bërë mjaft bujë gjithandej.

Revista prestigjioze amerikane “Forbes” ngre sot alarmin, teksa bën një paralele mes protestës në vendin tonë dhe asaj në Sri Lanka, ku qytetarët rrëzuan qeverinë, duke detyruar dorëheqjen e kryeministrit dhe presidentit të vendit. Shkak i protestës në të dyja vendet ishte pikërisht inflacioni i lartë, që ka rritur tej mase koston e jetesës së qytetarëve.

Referuar protestës së 7 korrikut, “Forbes” shkruan se mijëra shqiptarë marshuan në Tiranë javën e kaluar, duke kërkuar që qeveria të jepte dorëheqjen për shkak të korrupsionit dhe rritjes masive së çmimeve të konsumit. Media amerikane i referohet edhe rritjes së normës së interesit nga Banka e Shqipërisë në 1.25%, ndërsa inflacioni zyrtar për muaj qershor ishte 6.7%. E njëjta gjë si në Sri Lanka, ku inflacioni arriti në 54.6% për muajin qershor ndërsa Banka qendrore rriti normat e interesit në 15.5%.

Kjo do të thotë se njerëzit në Sri Lanka po humbasin kursimet, ndërkohë që shlyerjet e borxhit janë rritur, duke ngarkuar buxhetet e familjeve.

Media amerikane shkruan se qeveria ka dështuar të mbajë nën fre borxhin e jashtëm dhe FMN-ja ka kërkuar që ajo të rrisë taksat dhe të luftojë korrupsionin si kusht për marrjen e një kredie për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

Revista ‘Forbes’ i referohet edhe protestave në Argjentinë, Kenia, Panama, Ganë, Holandë, Belgjikë, Itali dhe Kinë, ku njerëzit nuk janë në gjendje të përballojnë çmimet e larta, koston e jetesës. Ndërsa shtron pyetjen, se a do të preket edhe SHBA si Sri Lanka edhe pse mbetet e fortë me të dhënat e punësimit që tregojnë një ekonomi të fortë? Media amerikane shkruan më tej se inflacioni i lartë mund të ushtrojë presion mbi buxhetet e familjeve dhe të çojë në protesta.

The post Kriza e çmimeve, “Forbes” ngre alarmin: Pas Sri Lankës, rrezikohet edhe Shqipëria! appeared first on Albeu.com.

Kriza e çmimeve, Kurti: Në Kosovë jetojnë më mirë se në shumë vende të botës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën e sotme në Kuvend është shprehur se qytetarët e Kosovës kanë një jetesë të mirë.

Duke diskutuar për  vendimin e qeverisë se përse nuk duhet tërheqja e mjeteve nga trusti pensional, Kurti nga foltorja e Kuvendit ju drejtua deputetëve duke thënë se “në Kosovë, qytetarët jetojnë më mirë se në shumë vende të tjera të botës”.

Në seancën e kuvendit të kësaj të enjte, një nga pikat e diskutimit ishte dhe ajo për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti, projektligj i cili nuk kaloi.

“Se çka ne po bëjmë po e ftoj Ministrin e Financave, Punës e Tranfereve, Hekuran Muratin që ta përsëris edhe njëherë se çka po bëjmë ne për qytetarët që na qenkan duke vuajtur. Unë nuk po them që qytetarët e kanë jetesën e mirë, por shifrat tregojnë që mesatarja është shumë më e mirë se që ishte më herët dhe sidomos është shumë më e mirë krahasuar me gjendjen aktuale në botë. Nuk është gjendja e mirë unë nuk po them , por është shumë më e mirë se që e kanë të tjerët. Të gjithë janë në krizë, e gjithë Evropa është në krizë. Të gjithë janë duke e parë se çka po ndodhë me krizën e dimrit të ardhshëm në çmimet e energjisë e ushqimit, të gjithë janë të shqetësuar jemi edhe ne. Ma gjeni një shtet që u pasurua në këtë vit ose në vitin e kaluar. Për besë të tjerët janë në kriza shumë më të mëdha. Kanë kaluar me borxhe edhe mbi 100% edhe nuk e kanë as për së afërmi gjendjen relativisht qysh e kemi ne”- tha Kurti.

The post Kriza e çmimeve, Kurti: Në Kosovë jetojnë më mirë se në shumë vende të botës appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve do të thellojë varfërinë
Mungesa e dhënies së subvencioneve nga qeveria për të mbrojtur konsumatorin nga rritja e çmimeve, por edhe mbështetja e ulët që u dha në pandemi, sipas ekspertit të ekonomisë, Sherefedin Shehu, do të thellojë varfërinë dhe pabarazinë.

“Pabarazia është e dukshme që tani, sepse të varfrit me të ardhurat e tyre mund të blejnë më pak produkte ushqimore. Mbrojtja e qeverisë për shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve është simbolike. Subvencionet e dhëna nuk arrijnë të mbulojnë as rritjen e çmimit të bukës.

Ndërkohë sipas raportit të Bankës Botërore, 40% e popullsisë jetojnë me të ardhura 5 dollarë për frymë. Në raportin e FMN-së të publikuar në dhjetor 2021 niveli i varfërisë 31% ishte më i larti në rajon. Në vendet si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, të varfrit përbënin 16 deri në 21%. Efekti i rritjes së çmimeve do të krijojë varfëri ekstreme”.

Sherefedin Shehu thekson se varfëria nga rritja e çmimeve do të jetë vazhdë e varfërisë që krijoi pandemia, për shkak të mbështetjes së ulët që u dha nga qeveria. “Në raportin e FMN-së theksohet se mbështetja e qeverisë me subvencione në periudhën e pandemisë 2020-2021 ishte më e ulëta në rajon, duke zënë 1,2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë për shtete si Mali i Zi, mbështetja e qeverisë zinte 8,3% të PBB-së.

Prandaj theksoj se thellimi i varfërisë në efektin e rritjes së çmimeve është në vazhdën e varfërisë që krijoi pandemia. Edhe për atë mbështetje që u dha rriti borxhin deri 10%. Borxhi publik për vitin 2021 arriti në nivelin e 83% referuar raportit të FMN-së.

Në 2020, sipas FMN-së, niveli i borxhit publik ishte 77% të PBB-së. Më tej shënoi rritje në nivelet 78 dhe 79% për të arritur në 83%. Në këtë nivel nuk përfshihet borxhi i fshehur, që nga detyrimet e qeverisjes vendore, borxhi i bizneseve ndaj tatimeve edhe borxhi galopant i OSHEE dhe ujësjellësve një flluskë e madhe që pritet të pëlcasë.

Me taksat e tyre qytetarët po paguajnë rritjen e borxhit dhe nuk ka asnjë hapësirë për rishikime fiskale ndaj tyre”, thekson Shehu.

Sipas tij, i vetmi instrument që qeveria ka në dorë për të ndaluar rritjen e çmimeve janë programet buxhetore. “Kërkesat për uljen e taksave janë politike dhe nuk garantojnë uljen e çmimeve për produktet. Edhe kontrolli i çmimeve nëpërmjet bordit tregoi që nuk funksionon, madje nuk po ul çmimet, por po i rrit ato.

Qeveria për rritjen e çmimeve duhet të ndërhyjë vetëm me programet buxhetore ku investimet të shkurtohen apo shtyhen në kohë. Ndërsa të ardhurat e shtuara nga rritja e çmimeve të përdoren për dhënia subvencionimesh për konsumatorin. Vetëm këto janë mekanizmat që nuk do të lejonin thellimin e varfërisë”.

The post Rritja e çmimeve do të thellojë varfërinë appeared first on Albeu.com.

Kriza e naftës: Si ndërhynë në treg Kurti, Micotakis dhe Vuçiç për çmimin e naftës
Deri tani, në rajon nuk ka rrezik për kërcënime ushtarake nga lufta në Ukrainë, por rritja e çmimeve ka goditur rëndë ekonomitë e të gjitha vendeve. Diferenca është në reagimet e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Greqisë dhe Serbisë. Ndërsa në anën këtej të kufirit, Rama i la çmimet në mëshirë të tregut, drejtuesit e shteteve të tjera morën masa kundër spekulimit.

“Çmimet nuk varen nga qeveria”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije qytetarët shqiptarë se duhet të përgatiten për çdo skenar, përfshirë këtu edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, si skenarët më dramatikë të pasojave të luftës në Ukrainë. Rama ngriti duart lart kur foli për rritjen e çmimeve, duke thënë se ky ishte sistemi që zgjodhëm në vitet 90, duke i lënë rrugë të lirë lojës së tregtarëve me çmimet në një moment krize.

“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa. Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik”, tha Rama.

Ndërhyrja e Albin Kurtit në treg

Qeveria e Kosovës vendosi një kufi në çmimet për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të saj. Në këtë vendim thuhej qëllimi është mbrojtja e konsumatorëve dhe aty përcaktohen çmimet shitëse maksimale për tregtarët e naftës me shumicë dhe pakicë.

Pavarësisht se çmimet u rritën si pasojë e krizës së provokuar nga lufta në Ukrainë, masat e vendosura janë si në vijim:

1.1. Te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes;

1.2. Te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.

Përmes këtij vendimi, Qeveria e Kosovës detyroi të gjitha depozitat dhe pikat shitëse të naftës dhe derivateve të naftës, të mbajnë në çdo kohë në stoqe së paku 5 % të kapaciteteve të tyre, për qëllime të rezervave emergjente. Gjithashtu vendimi e obligon Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Inspektorati i Tregut Qendror dhe Lokal, Administrata Tatimore e Kosovës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe organet e tjera të administratës shtetërore, për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi.

Micotakis: Armiku ynë, spekulantët e naftës

Qeveria greke ka ndërmarrë një program për të mbështetur qytetarët, prodhuesit dhe fermerët pas shtrenjtimit të papritur të çmimit të energjisë elektrike dhe karburanteve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, kryeministri grek Mitsotakis i bëri thirrje tregtarëve të karburanteve që të mos spekulojnë në këtë periudhë të vështirë për vendin duke rritur çmimet në mënyrë të paarsyeshme.

“Armiku ynë nuk është vetëm lufta, por spekulimet në tregun e gazit dhe naftës”, tha kryeministri para kabinetit qeveritar mesditën e sotme sipas Protothema.

“Është koha që politikanët europianë, në rrethana ekstreme – theksoj në rrethana ekstreme, siç po përjetojmë tani – duhet të marrin masa të guximshme, radikale dhe të natyrës direkte, të cilat do ta shkëputin gjeopolitikën nga kriza energjitike“, tha Mitsotakis.

Kryeministri grek ritheksoi angazhimin e qeverisë se “mbështetja për bizneset, familjet dhe fermerët do të vazhdojë” për sa kohë të vazhdojë kriza.

“Në fakt, në dhjetë ditët e ardhshme, besoj se do të arrijmë, me ministrat përgjegjës për të shpallur një program shtesë, i cili do të ofrojë mbështetje të plotë për qytetarët, prodhuesit dhe fermerët“, tha ai.

Vuçiç: Nafta do mbetet 1.5 euro

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se shteti i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit nga e enjtja e 10 marsit.

“Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiq të martën.

Duke folur për televizionin serb B92, Vuçiç tha se shteti do t’i subvencionojë derivatet për fermerët.

“Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë [rreth 1.5 euro] për të paktën një muaj e gjysmë. Për të gjithë të tjerët do të ketë rritje minimale”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se Serbia është në pritje të vendimit të Bashkimit Evropian për importin e energjisë nga Rusia. Shtetet e Bashkuara e ndaluan atë të martën, si ndëshkim për Rusinë, e cila ka pushtuar Ukrainën. “Nëse vendimi është që të ndalohet importi i të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia, atëherë edhe ne jemi në telashe. Nuk kemi ku t’i marrim, nafta dhe gazi nuk mund të bien nga qielli”, tha Vuçiç./ GSH

The post Kriza e naftës: Si ndërhynë në treg Kurti, Micotakis dhe Vuçiç për çmimin e naftës appeared first on Albeu.com.