Kriza demografike Archives - Albeu.com

Presidenti Begaj kërkon koordinimin Shqipëri-Kosovë përballë krizës demografike: Nëse gabojmë sot, nuk do të kemi një mudësi të dytë nesër
Këtë të premte, Presideni i Republikës së Shqipërisë Barjam Begaj, i pranishëm në Konferencën Rajonale për Ndryshimet Demografike dhe Tregun e Punës, foli për trajtimin e sfidave të demografisë që sipas tij, duhet të bëhen me seriozitet dhe përgjegjshmëri.

“Valës së ndryshimit demografik duhet t’i paraprijmë me strategji afatgjata dhe politika të mirëmenduara e të koordinuara”, deklaroi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, kushtuar temës “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës”.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit paralajmëroi se zhvillimet aktuale dhe ato të ardhshme demografike po prekin themelet e shoqërisë shqiptare, sigurinë, familjen, punësimin dhe mirëqenien, duke theksuar se çdo vonesë në reagim do të ketë pasoja të pakthyeshme.

“Parashikimet pesimiste dhe aktualiteti shqetësues demografik tregojnë se nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër”, u shpreh Begaj.

Mes të tjerash, Presidenti analizoi kontradiktat që po përjeton tregu i punës në vend dhe në rajon, ku mungesa e fuqisë punëtore bashkëjeton me papunësinë e lartë të të rinjve.

“Kjo kontradiktë është një paradoks që kërkon politika të reja, vizionare dhe afatgjata. Tregu i punës kërkon punonjës me aftësi të reja në teknologji, informacion, shërbime të specializuara dhe inovacion. Ky është një ndryshim strukturor që kërkon menaxhim të përgjegjshëm, që zhvillimi të ruajë karakterin social dhe kohezionin kombëtar”, theksoi ai.

Presidenti Begaj, e cilësoi situatën demografike si çështje që prek edhe sigurinë kombëtare, duke nënvizuar se pasojat nuk kufizohen vetëm në ekonomi.

“Zhvillimet negative demografike sjellin uljen e bazës tatimore, dobësimin e aftësisë prodhuese dhe mbingarkimin e sistemeve të pensioneve dhe të shëndetësisë. Shpopullimi i zonave rurale dhe kufitare dëmton kohezionin social dhe kontrollin territorial, ndërsa emigracioni i të rinjve zvogëlon kapitalin njerëzor dhe kapacitetin mbrojtës të vendit”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Ai përshëndeti nismat që po zbatohen në Shqipëri dhe Kosovë për rritjen e lindshmërisë, përmirësimin e cilësisë së jetës, kujdesin ndaj të moshuarve dhe integrimin e faktorëve demografikë në planifikimin ekonomik kombëtar, por kërkoi që strategjitë dhe politikat të zbatohen me përpikëri e pa vonesa.

“Politikat dhe strategjitë duhen jo vetëm të zbatohen me kujdes, por efektshmëria e tyre duhet matur dhe ndjekur me vëmendje. Nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një shans të dytë nesër”, tha Begaj.

Presidenti e konsideroi jetike forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të tregut të punës, duke vlerësuar se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët mund të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë.

“Ne kemi nevojë për një treg më të bashkuar dhe më të koordinuar, që i gjithë rajoni të bëhet më tërheqës për investime dhe projekte të përbashkëta zhvillimi. Vetëm kështu mund të krijojmë më shumë qëndrueshmëri dhe më shumë shpresë për brezat e rinj. Në këtë kontekst, procesi i integrimit evropian mbetet rruga më e qëndrueshme për zhvillim afatgjatë dhe zbut disa nga shkaqet e emigracionit”, u shpreh Presidenti i Republikës.

Në përfundim të fjalës së tij, Begaj ndau një shembull personal nga një vizitë në një shkollë jashtë Tiranës, ku kishte vënë re rënien drastike të numrit të nxënësve dhe boshatisjen e zonës nga të rinjtë.

“Demografia është fakt dhe trajtimi i kësaj sfide me përgjegjësi dhe seriozitet sot është detyrim. Nëse veprojmë vonë, nesër mund të mos kemi më mundësi ta korrigjojmë”, theksoi ai.

Gjithashtu, Presidenti Begaj, bëri thirrje për një përfshirje të gjerë të institucioneve, politikëbërësve, ekspertëve dhe sektorit privat në ndërtimin e politikave të bazuara në dije dhe kërkim shkencor, për t’i dhënë përgjigje sfidës demografike që, sipas tij, përcakton vetë të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kosovës.

The post Presidenti Begaj kërkon koordinimin Shqipëri-Kosovë përballë krizës demografike: Nëse gabojmë sot, nuk do të kemi një mudësi të dytë nesër appeared first on Albeu.com.

Kriza demografike/ 42.5% e vajzave shqiptare në moshë riprodhimi s’kanë lindur fëmijë
Kriza demografike në Shqipëri, po vjen me efekte shumëdimensionale negative sidomos në treguesit e fertilitetit dhe të lindshmërisë.

Të dhënat e Cens 2023, tregojnë se në vend banojnë rreth 510 mijë femra në moshë riprodhimi (15-49 vjeç), por 42.6 për qind e tyre nuk kishin fëmijë.

Të ndara sipas grup-moshave, shihet se femrat që nuk po lindin deri në moshën 30-vjeç, janë më të shuma në numër se ato që lindin.

Të dhëna të detajuara nga cens 2023, tregojnë se 10.5 mijë femra të grup-moshës 20-24-vjeç kanë lindur, përkundrejt 63.3 mijë që nuk kanë lindur. Në këtë grup -moshe 85 % e femrave nuk kanë lindur ende foshnjat e tyre.

Më tej, në grup-moshën 25-29-vjeç sërish dominojnë femrat pa fëmijë, pasi 53 % e tyre nuk kanë lindur ende sipas cens.

Në këtë grup-moshë numërohen 73,826 femra gjithsej, ku 37,679 nuk kanë lindur dhe 22,459 kanë lindur bebet e tyre.

Pas moshës 34-vjeç nisin e dominojnë femrat që kanë kryer lindje. Por ende në grup-moshë 30-34-vjeç 25 % e femrave nuk lindur ndërsa 75 për qind kanë lindur.

Në grup-moshën 35-39-vjeç, ende 15 % e femrave nuk lindur asnjëherë dhe 73 % kanë lindur. Në grup-moshën 40-44-vjeç 12,4 për qind e femrave, nuk ka lindur dhe në grup-moshën 45-49-vjeç 11 për qind e femrave nuk kanë lindur.

Emigracioni i lartë i meshkujve dhe zhvillimi i personal i femrave po ndikon në normat e fertilitetit. Në dekadat e fundit, meshkujt synojnë të rrisin kapitalin e tyre duke emigruar dhe gratë synojnë të arsimohen.

Kjo qasje ka thelluar hendekun në arritjet arsimore mes femrave dhe meshkujve duke bërë që shumë gra të zgjedhin karrierën.

Shtesa natyrore e vendit tonë, është tërësisht e varur nga numri i grave në moshë riprodhimi, por ato po pësojnë rënie të shpejtë dhe për tepër një pjese e konsiderueshme e tyre nuk preferojnë të lindin.

Të dhënat e Cens 2023, tregojnë se vitin 2023 në të gjithë vendin ishin vetë 508 mijë gra në moshën e riprodhimit (15-49-vjeç) nga mbi 710 mijë që u ishin ne censin 2011.

Numri i tyre ndërmjet dy censeve ka rënë me mbi 28%, ose me shumë se dyfishi i popullsisë e përgjithshme (14%).

Në grup-moshat e reja, me potencialin më të madh për të lindur fëmijë, rënia ishte mbi 40 për qind.

Tkurrjen më të madhe e kanë femrat në 15-19-vjeç, të cilat janë pakësuar më shumë në numër se në vitin 2011.

Në vitin 2023, kishte vetëm 72 mijë femra nga 15-19-vjeç me rënie 45% nga censi 2011, ku ishin mbi 132 mijë femra të kësaj grup-moshe.

Rënia e grave në moshën riprodhuese, do të ndikojë në normën e ulët të lindshmërisë në vitet në vijim dhe në reduktimin pa kthim të popullsisë.

Femrat në grup-moshën 25-29-vjeç janë ulur me 21%. Rënien më të ulët vetëm -6% e kishin femrat në grup-moshën 30-34-vjeç, teksa reduktimi mbi 30 % është i pranishëm edhe në grup-moshat 40-44 dhe 44-49-vjeç.

Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore, por ndërkohë numri i grave në moshë riprodhimi është mbi 500 mijë./Monitor

The post Kriza demografike/ 42.5% e vajzave shqiptare në moshë riprodhimi s’kanë lindur fëmijë appeared first on Albeu.com.

Kriza demografike, 36% e të papunëve të regjistruar mbi 50 vjeç
Struktura sipas moshës e të papunëve tregon se shumë shpejt, papunësia në vendin tonë do të shkojë drejt zeros.

Ikja e të rinjve në emigracion dhe lindjet më të pakta kanë ulur se tepërmi forcën e punës në moshat e reja.

Psh në vitin 2021 rreth 36% e atyre që u regjistruan të papunë ishin mbi 50 vjeç. Më shumë se një e treta e personave që u regjistruan në zyrat e punës si të papunë për pak vite dalin në pension. Moshat e më të reja përbejnë një përqindje shumë të ulët në totalin e të papunëve të regjistruar.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, nga rreth 70 mijë të papunë që ishin të regjistruar në zyrat e punës në dhjetor të vitit 2021, grup-mosha 30-40 vjeç përbënte vetëm 20 për qind të totalit të punëkërkuesve të papunë.

Stoku i personave të papunë sa po vjen e po plaket nga tranzicioni demografik. Për më tepër të papunët në dispozicion, gati 50 për qind e tyre janë me arsim fillor, të dekurajuar dhe prej kohësh nuk kanë ushtruar ndonjë profesion.

Struktura e të papunëve sipas grup-moshës është më e përkeqësuar në disa qarqe. Psh në Berat gati 49 për qind e të regjistruar janë mbi 50 vjeç. Gjithashtu në Lezhë gati 40% e të papunëve të regjistruar janë mbi 50 vjeç. Në qarqet e Tiranës, Fierit kanë një strukturë të papunësh që anon nga mosha afër pensionit. Në anën tjetër kërkesa për të punësim vjen nga sektor që kërkojnë krah të ri pune.

Psh njësitë e prodhimit në sektorin e industrisë automative, fasonit dhe industrisë ushqimore preferojnë të punësojnë punëtore me të rinj se 40 -vjeç. Puna në fabrika është e lodhshme, ka ritëm dhe kërkon forcë fizike, që nuk përballohet nga moshat mbi 50 vjeç.

Si rrjedhojë e zhvillimeve demografike dhe modelit ekonomik që ofron vendi ynë zhvillimet në tregun e punës janë kontradiktore. Pasi pjesa e personave të papunë nuk mund të integrohet në tregun e punës për çështje të moshës.

Të dhënat tregojnë se, numri i të rinjve të grup -moshës 15- 29 vjeç përbën vetëm 23% të regjistrit të punëkërkuesit. Rajonet Berat, Elbasan, Fier, Lezhë dhe Tiranë rezultojnë me nivelin më të lartë të pu.pa-ve të regjistruar nga grup-mosha mbi 40 vjeç, ndaj qarqet Dibër, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Shkodër dhe Vlorë rezultojnë me nivelin më të lartë të papunëve të regjistruar nga grup-mosha mbi 15-29 vjet.

Personat e papunë me arsim deri në 9-vjeçar përbëjnë 55.8% të totalit të atyre të regjistruar. Ato me të mesëm ose të lartë përbën 44.2%. Krahasuar me nivelin kombëtar qarqet Dibër, Elbasan, Lezhë dhe Tiranë rezultojnë me nivelin më të lartë të papunëve me arsim deri 9-vjeçar./monitor

The post Kriza demografike, 36% e të papunëve të regjistruar mbi 50 vjeç appeared first on Albeu.com.