kriteret Archives - Albeu.com

Meri Shehu zbulon kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj: Dua një mashkull të fuqishëm që të më…
Astrologia e njohur Meri Shehu, gjatë një bisede me banorët e tjerë, ka treguar kriteret e partnerit që dëshiron të ketë në krah, teksa u shpreh se kërkon një mashkull të fuqishëm.

Ajo shprehet se dëshiron të ketë në krah një shok në jetë dhe nuk ka rëndësi që të jetë i bukur, por “të jetë një njeri që të më balancojë”.

E pyetur nëse dashurohet vetëm me njerëz që kanë lekë, astrologia u përgjigj se “duhet të ketë një pozitë, dua një mashkull të fuqishëm tani, pse çfarë do të bëj unë, ta mësoj se si të bëjë lekë”.

Ndërsa shtoi se një mashkull të bukur, por që s’ka para , do ta merrte vetëm për një natë.

“Po mir moj për një natë e marr unë. Vetëm nëpër filma ndodhin”, u shpreh ajo.

Fationi: “Meri po të kishte shumë lekë do të ishte nga ato “sugar mami”, do ti kishte blerë ndonjë lambo ndonjërit”.

Meri: “Unë të jap lekë! Qyqja, i kam mbaruar ato fantazi unë, kështu që pres gjëra….”.

Rike: “Po nëse o Mer dashurohesh me një person që s’ka lekë fare dhe kërkon ndihmën tënde”.

Meri: “Se besoj që në këtë moshë të dashurohem që nuk ka lekë fare, sepse s’ka hajër ai muhabet. Mbaroi dëgjo Merin ti”.

(Banorët shpërthejnë në të qeshura)

Rike: “Po ja bjen brenda me një që s’ka fare”.

Meri: “E heq fare, po pse çfarë do bëj unë do bëj bamirësin e njerëzve që s’kanë lekë. Jo moj motër nuk është i zoti, kur të bëhet i zoti le të vijë”.

Rike: “Dashurohesh vetëm me njerëz që kanë lekë”?

Meri: “Jo vetëm që kanë lekë, duhet të ketë një pozitë. Unë dua një mashkull të fuqishëm tani, pse çfarë do të bëj unë, ta mësoj se si të bëjë lekë”?

Rike: “Po ja të vjen njëri super king, po yll dhe të jetë sytë e bukur por është fukara”.

Meri: “Po mir moj për një natë e marr unë. Vetëm nëpër filma ndodhin kjo”.

Rike: “Unë mendoj që ti po mund të dashurohesh edhe me një të varfër”.

Meri: “Se besoj, i kam kaluar këto gjëra. Unë dua një shok në jetë, të ketë arritur diçka në jetë. Të kem çfarë të bëj, çfarë të komunikoj. S’ka rëndësi që të jetë i bukur, por të jetë një njeri që të më balancojë”.

The post Meri Shehu zbulon kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj: Dua një mashkull të fuqishëm që të më… appeared first on Albeu.com.

Fillon ristrukturimi i Gardës së Republikës, Balla fton të rinjtë të bëhen pjesë e konkurrimit për 70 vendet e lira, kriteret
Garda e Republikës, do të rikonstruktohet me element të rinj dhe tashmë janë 70 vende të lira që të rinjtë nga mosha 19 deri 30-vjeç, mund të bëhen pjesë e konkurrimit për gradën “Inspektor”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Taulant Balla, fton aplikantët të bëhen pjesë e garës duke plotësuar kriteret për testimin që do të bëhet në datën 29 janar, për të vijuar me 3 fazat e tjera, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike.

Postimi:

“Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Ndoshta shumë nuk e dinë faktin se heroi ynë Isa Boletini ka meritën e veçantë si krijuesi i parë i Gardës Kombëtare në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës. Sot, Garda e Republikës po hyn në një fazë të re transformimi dhe ju fton të bëheni pjesë e saj, duke shpallur konkurimin për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor. Çdo i ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç, që kanë dëshirë të shërbejnë në Gardë mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024. Aplikantët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike”,– shkruan Balla.

Ky ristrukturim i Gardës së Republikës, vjen pas miratimit të organikës së re në fund të vitit të shkuar që e çon numrin në total në 1.505, për shkak të ndryshimeve edhe të ruajtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm, pas kërcënimeve të fundit për vrasje nga grupet kriminale.

Procesi i testimit do të zhvillohet në datë 29 janar 2024, pranë Qendrës së Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës, në Mullet të Tiranës, ndërsa Ministria e Brendshme, gjithashtu, ka publikuar edhe kriteret e nevojshme që duhet të zotërojnë aplikantët që synojnë të garojnë për pozicionet e lira.

The post Fillon ristrukturimi i Gardës së Republikës, Balla fton të rinjtë të bëhen pjesë e konkurrimit për 70 vendet e lira, kriteret appeared first on Albeu.com.

Akademia e sigurisë shtyn afatet për regjistrimin e kandidatëve të rinj, kriteret që duhet të plotësoni
Policia e Shtetit ka njoftuar së është shtyrë deri më datë 31.10.2023, afati i aplikimeve për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, për shtetasit që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike, kompjuterike ose në ato elektronike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në këto degë.

Qëllimi i shtyrjes së afatit të aplikimeve, dhënia e mundësisë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, duke qenë së kërkesat e adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme, kanë qenë të shumta.

Gjithashtu, ju informojmë se aplikimet e kryera deri tani, janë të vlefshme.

Për më shumë informacione mbi procedurën dhe mbi kriteret që duhet të plotësohen, të interesuarit duhet të paraqiten në drejtorinë vendore të Policisë, ku kanë vendbanimin.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit, të Policisë Kriminale, të parandalimit të pastrimit të parave dhe të krimit kibernetik, ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve dhe që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

The post Akademia e sigurisë shtyn afatet për regjistrimin e kandidatëve të rinj, kriteret që duhet të plotësoni appeared first on Albeu.com.

PL miraton udhëzimin: Këto janë kriteret për kandidatët që duan të garojnë në Këshillat Bashkiakë
Partia e Lirisë ka miratuar udhëzimin i cili përcakton kriteret që duhet të plotësojnë kanidtatë e saj që duan të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit për anëtarë të Këshillave Bashkiakë.

një nga kriteret kryesore, ëhstë që kandidati duhet të ketë denoncuar në media ose rrjete sociale, të gjitha padrejtësitë, vjedhjet apo abuzimet që janë bërë në zonën ku jeton.

Njoftimi i plotë:

Kriteret e përzgjedhjes së listës të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023

UDHËZIM

Nr. 1, datë 18.02.2023

“PËR KRITERET E PËRZGJEDHJES SË LISTËS TË KANDIDATËVE PËR ANËTARË TË  KËSHILLIT BASHKIAK PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DATËS 14 MAJ 2023”.

Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë të Lirisë, në mbështetje të Statutit së Partisë të Lirisë, neni 11.12, gërma o), në mbledhjen e datës 18.02.2023,

VENDOSI:

Të miratojë kriteret mbi mënyrën e përzgjedhjes të kandidatëve së Partisë të Lirisë për anëtarë të Këshillit Bashkiak për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023.

Për këtë:

Kandidatët të cilët duan të garojnë për anëtarë të Këshillit Bashkiak, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023, duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

Angazhim publik, kontribut në komunitet, në media qendrore dhe lokale, rrjete sociale.

Angazhim publik në denoncimin e korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Performanca zgjedhore ku kandidati angazhohet, në qendrën e votimit, njësinë administrative dhe Bashki.

Të jetë aktiv në organizimin e takimeve me komunitetin deri në shpalljen e listës përfundimtare.

Listë personale të votave të verifikuara.

Qendrueshmëri politike.

Të interesuarit për të qënë pjesë e listës për kandidat/e për anëtarë të Këshillit Bashkiak duhet t’i drejtohen me një kërkesë pranë Sekretarit Organizativ, selia qendrore e Partisë të Lirisë ose në adresën zyrtare të email info@partiaelirise.al deri më datë 25.02.2023.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

The post PL miraton udhëzimin: Këto janë kriteret për kandidatët që duan të garojnë në Këshillat Bashkiakë appeared first on Albeu.com.

Doni të futeni në Polici? Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja kriteret
Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë për ata studentë që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në degët e përcaktuara, me një mesatare të notave mbi 8.

Në njoftimin e shpërndarë nga policia thuhet se aplikimet do të fillojnë nga dita e nesërme, 1 Tetor dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit.

Në kriteret që kërkohen për aplikantët janë: shtetësia shqiptare, të mos jenë të dënuar, të jenë nën moshën 30-vjeç dhe me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kibernetik, ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve dhe që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, për studentët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në disa degë të caktuara, me mesatare të notave mbi 8.

Me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mosdiskriminimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Aplikimet fillojnë më datë 01.10.2022 dhe përfundojnë më datë 31.10.2022. Kuotat e pranimit janë 50.

Dosja me dokumentet për aplikim duhet të dorëzohet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit janë për të rinj që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike dhe kompjuterike.

Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyre kandidatëve në Akademinë e Sigurisë janë:

– të jenë shtetas shqiptarë;

– të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;

– të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

– të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale me dashje;

– të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;

– të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;

– të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin.

Ndërsa standardet dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për t’u pranuar në këtë cikël janë:

– të kenë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, shkencat ekonomike dhe shkencat kompjuterike;

– të kenë mesataren mbi “8” të notave në ciklin e dytë të studimeve në arsimin e lartë;

– të jenë nën moshën 30 vjeç;

– të jenë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

– të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT.

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

– Formularin e aplikimit, i cili tërhiqet paraprakisht pranë zyrave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë;

– Diplomën dhe listën e notave, të ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të noterizuara (të dyja nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara);

Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, të bëjnë njëvlefshmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit dhe në Qendrën e Shërbimeve Arsimore pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të bëjnë përllogaritjen e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve;

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;

– Vërtetim nga gjykata;

– Vërtetim nga prokuroria;

– 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm:

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit, të cilat janë:

– vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi;

– vlerësimi me testim i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;

– intervistimi i aplikantëve;

– kontrolli shëndetësor;

– marrja e shenjave të gishtave;

– verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kibernetik, ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve dhe që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

The post Doni të futeni në Polici? Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja kriteret appeared first on Albeu.com.

Përcaktohen kriteret, si do të bëhet transferimi i policëve në administratë
Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave janë përcaktuar kriteret dhe procedurat që duhen ndjekur për transferimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në institucione të administratës, në pozicione që ata mund t’i zotërojnë profesionalisht.

Punonjësit e policisë do të transferohen në administratë për sa kohë të jetë vakanca e vendit ku ata do të emërohen por në një afat kohor jo më shumë se 3 vite. Grada e policëve do të përkthehet në funksione ku ata mund të transferohen.

Pas një periudhe të përcaktuar këta punonjës të transferuar në institucione të administratës, mund të emërohen në detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit pasi paraqesin një kërkesë me shkrim.

Vendimi

Kryeministri Edi Rama

Vendim për

RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR TRASFERIMIN E PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT NË STRUKTURA TË TJERA SHTETËRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 45/1, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

KREU I

TRANSFERIMI I PUNONJËSVE TË POLICISË NË STRUKTURA TË TJERA SHTETËRORE

Transferimin e punonjësve të Policisë së Shtetit (këtu e në vijim punonjësit) në institucione të administratës shtetërore, në pozicione që mund të kryhen profesionalisht nga ana e tyre, të cilat:

a) për pozicionet e shërbimit civil rezultojnë të lira në mënyrë të përkohshme për arsye të parashikuara nga ligji;

b) për pozicionet jashtë fushës së veprimit të legjislacionit për nëpunësin civil rezultojnë vakante apo përkohësisht të lira.

Periudha kohore e transferimit të punonjësve në struktura të institucioneve të administratës shtetërore zgjat:

a) për sa kohë zgjat përkohshmëria e vakancës për pozicionet e shërbimit civil, por jo më shumë se 3 (tre) vjet;

b) për një periudhë deri në 3 (tre) vjet, për pozicionet e tjera jashtë shërbimit civil.

Punonjësit, të cilët transferohen në institucione të administratës shtetërore, emërohen përkohësisht në funksione në nivel ekuivalent me gradën e tyre policore, pas ekuivalentimit të gradës.

Titullarët e institucioneve kërkuese, të cilët paraqesin interes për emërimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në strukturat e tyre, për pozicione pune të cilat nuk janë pjesë e shërbimit civil, paraqesin kërkesën me shkrim pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke specifikuar kriteret dhe kërkesat që duhet të ketë punonjësi për të kryer detyrat funksionale.

Për rastet e përcaktuara në pikën 4, të këtij kreu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga marrja e kërkesës, për çdo funksion të kërkuar nga institucionet kërkuese, përzgjedh kandidaturën që plotëson kriteret e kërkuara dhe e përcjell atë tek institucioni kërkues së bashku me dokumentacionin shoqërues.

Institucioni kërkues, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga marrja e kandidaturës së propozuar sipas pikës 5, të këtij kreu, shpreh dakordësinë për pranimin ose jo të tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas marrjes së dakordësisë, nxjerr urdhrin e pezullimit të punonjësit. Urdhri i pezullimit i përcillet institucionit kërkues, i cili vijon me procedurën e emërimit.

Për pozicionet e punës, pjesë të shërbimit civil, përkohësisht të lira, njësitë e burimeve njerëzore të institucioneve kërkuese, të cilat kanë interes për emërimin e përkohshëm të punonjësve të Policisë së Shtetit në strukturat e tyre, paraqesin kërkesën me shkrim pranë Departamentit të Administratës Publike, duke specifikuar kriteret që duhet të ketë punonjësi për të kryer detyrat funksionale.

Departamenti i Administratës Publike, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga marrja e kërkesës, e përcjell atë pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me qëllim dërgimin e kandidaturës që plotëson kriteret e kërkuara.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga marrja e kërkesës, sipas përcaktimit të pikës 9, të këtij kreu, përcjell kandidaturën e përzgjedhur pranë Departamentit të Administratës Publike.

Departamenti i Administratës Publike, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike verifikon plotësimin e kritereve për emërim të përkohshëm dhe:

a) nëse kriteret plotësohen nxjerr aktin e emërimit të përkohshëm në pozicionin përkatës, një kopje të të cilit ia dërgon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;

b) nëse kriteret nuk plotësohen, njofton Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për mosplotësimin e tyre.

Vlerësimi i performancës së punonjësit bëhet sipas procedurës së përcaktuar në legjislacionin që rregullon marrëdhënien e punës së pozicionit ku punonjësi i policisë është transferuar.

KREU II

RIKTHIMI NË POLICINË E SHTETIT TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT TË TRANSFERUAR NË STRUKTURA TË TJERA TË ADMINISTARTËS SHTETËRORE

Punonjësit e Policisë së Shtetit të emëruar/transferuar në struktura të institucioneve të administratës shtetërore, sipas këtij vendimi, pas mbarimit të afatit, emërohen në detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit, në përputhje me kualifikimin profesional dhe gradën policore që mbajnë.

Për rikthimin në strukturat e Policisë së Shtetit, institucioni në të cilin është emëruar punonjësi, i cili nuk është pjesë e shërbimit civil, paraqet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kërkesën me shkrim për rikthimin e tij. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka të drejtë që, për nevoja pune, të kërkojë rikthimin e punonjësit në Policinë e Shtetit, para plotësimit të afatit të transferimit, por jo më parë se 6 (gjashtë) muaj nga transferimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas marrjes së këkesës për rikthimin e punonjësit, procedon me emërimin e tij brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

Për pozicionet e punës, të cilat përfshihen në shërbimin civil, njësia e burimeve njerëzore të institucionit kërkues, njofton Departamentin e Administratës Publike për përfundimin e afatit përkohshmërisë së pozicionit ku është emëruar punonjësi. Departamenti i Administratës Publike njofton Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për rikthimin e punonjësit.

Kur rikthimi në Policinë e Shtetit bëhet pas një periudhe mbi 1 (një) vit kërkohet vërtetimi i besueshmërisë.

Ngarkohen Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Departamenti i Administratës Publike dhe strukturat e tjera shtetërore të cilat kanë në organikë funksione që mund të kryhen profesionalisht nga punonjës të Policisë së Shtetit, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Përcaktohen kriteret, si do të bëhet transferimi i policëve në administratë appeared first on Albeu.com.