kristian asllani Archives - Albeu.com

Muçi dhe Asllani si lidera, ndizet merkatoja/ Beshiktashi do të blejë mesfushorin, e ndihmon sulmuesi
Ernest Muçi dhe Kristjan Asllani janë dy futbollistët shqiptarë të cilët janë kthyer në protagonistë në kampionatin turk. Mesfushori me tipare sulmuese i dalë nga akademia e Tiranës, Ernest Muçi është në momentin më të mirë të karrierës së tij, duke qenë hero i skuadrës së Trabzonsporit pasi është lojtari më në formë në skuadër.

Nga ana tjetër, Asllani duket se i ka bindur shumë shpejt drejtuesit e Beshiktashit për të blerë kartonin e tij nga Interi, por kjo dëshirë përkthehet në miliona euro. Dhe, për të bërë të mundur që Asllani të transferohet përfundimisht në Stamboll, mund të bëhet shkak Ernest Muçi, i cili pritet të mbushë arkat e klubit bardhezi.

MARRËVESHJA- Muçi luan si i huazuar te Trabzonspori megjithatë klubi ka të drejtë që të blejë kartonin e tij për 10 milionë euro. Paraqitjet që Muçi ka bërë me skuadrën e Trabzonit, janë mbresëlënëse, duke shënuar e duke asistuar rregullisht si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Turqisë.

Këto paraqitje e kanë bindur stafin teknik por edhe atë drejtues të Trabzonit për të blerë përfundimisht kartonin e futbollistit. Mediat turke raportojnë se klubi është gati të bëjë pagesën e këstit të parë me përfundimin e sezonit dhe pak muaj më vonë do të bëjnë edhe pagesën e këstit të dytë për të vulosur përfundimisht fatin e Muçit.

Por, ky rrugëtim nuk përfundon këtu, pasi me transferimin e Muçit, përfiton edhe Kristjan Asllani. Klubi nga Stambolli duhet që të paguajë edhe 11 milionë euro të tjera për kartonin e lojtarit të Kombëtares dhe nëse Trabzonspori vendos të blejë kartonin e Muçit, atëherë edhe për Beshiktashin do të ishte shumë e lehtë për të blerë kartonin e Asllanit nga zikaltërit e Interit.

Javët në vazhdim pritet të jenë vendimtare teksa mediat turke raportojnë se të dyja klubet respektive, janë të gatshme të investojnë për të përfituar nga shërbimet e dy lojtarëve shqiptarë duke qenë se forma dhe paraqitjet e tyre kanë bindur.

MERKATOJA- Zyrtarizimi i Muçit dhe Asllanit në klubet “e reja” pritet që të bëhet javët në vazhdim, por këtu ekziston edhe mundësia që të mos qëndrojnë gjatë. Për Muçin ka shumë interesime nga Europa dhe shpesh herë është raportuar se mund të ketë edhe një transferim të mundshëm në Premier Ligë, për shifra të konsiderueshme të cilat mendohet se arrijnë deri në 25 apo 30 milionë euro.

Për Trabzonsporin do të ishte padyshim një goditje e madhe në merkato që do të forconte ndjeshëm arkat e klubit megjithëse bëhet fjalë për të humbur një lojtar që këtë sezon është kthyer në liderin e skuadrës, sidomos që nga nëntori e në vazhdim ku golat e shënuar kanë qenë të shumtë. Mediat turke bëjnë me dije se Beshiktashi po shqyrton mundësinë për t’u ulur në tryezën e negociatave me Interin, me synimin për të rishikuar vlerën e klauzolës së Kristjan Asllanit.

Drejtuesit e klubit turk shpresojnë të arrijnë një marrëveshje më të favorshme ekonomike, në mënyrë që gjatë merkatos së verës të sigurojnë përfundimisht shërbimet e mesfushorit shqiptar. Një skenar i ngjashëm është parë edhe në rastin e Ernest Muçit.

Futbollisti shqiptar u transferua në formë huazimi nga Beshiktashi te Trabzonspori, ndërsa tani klubi i fundit ka shprehur interes për ta mbajtur përfundimisht në skuadër. Megjithatë, drejtuesit e Trabzonsporit synojnë të negociojnë për uljen e klauzolës prej 8.5 milionë eurosh të përcaktuar në marrëveshje, duke kërkuar bisedime me Beshiktashin për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

STATISTIKAT E MUÇIT- Ernest Muçi po kalon një fazë fantastike te Trabzonspor, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit këtë sezon. Mesfushori shqiptar ka shënuar deri tani 13 gola dhe ka dhënë 7 asiste, duke kontribuar në mënyrë vendimtare për performancën e ekipit pasi është përfshirë në mënyrë direkte në 20 gola të shënuar.

Forma e tij e fundit është edhe më impresionuese ku në 10 ndeshjet e fundit, Muçi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asiste, duke treguar efikasitet të jashtëzakonshëm. Kjo e bën atë jo vetëm një element kyç në sulmin e Trabzonspor, por edhe një alternativë të fortë për Kombëtaren dhe ndeshjet e marsit. Përveç kësaj, ky sezon shënon një pikë kthese në karrierën e tij:, pasi Muçi ka thyer çdo rekord personal, pasi kurrë më parë nuk kishte shënuar kaq shumë gola në një sezon të vetëm.

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL

The post Muçi dhe Asllani si lidera, ndizet merkatoja/ Beshiktashi do të blejë mesfushorin, e ndihmon sulmuesi appeared first on Albeu.com.

Interi i gëzohet Asllanit, paraqitja me Udinezen mund të jetë pika e kthesës në karrierë
Karriera e Kristjan Asllanit mund të ketë marrë rrugën e duhur. Paraqitja përballë Udinezes, e cila u kurorëzua me një gol olimpik, mund të jetë pika e kthesës për shqiptarin, i cili ka fituar besimin jo vetëm të shokëve të ekipit, por edhe të Simone Inzagit.

Ky fakt dallohet qartë në fjalët që janë thënë për Asllanin në ditët e fundit. “Goli si Rekoba”, apo “për herë të fundit një gol të tillë e kishte shënuar Çalhanoglu” janë më shumë se komplimente për të riun, i cili është gati për hapin e madh.

Sot “Gazzetta dello Sport” i kishte dedikuar edhe një shkrim Asllanit ku kishte analizuar në detaj ndeshjen e Kupës së Italisë.

“Kristjani mori për dore Interin dhe e dërgoi në çerekfinale të Kupës së Italisë. Diçka te tillë e bëri falë një paraqitje të madhe ku gjithsej preku 57 herë topin, ndërsa dhuroi 45 pasime pozitive ndërsa 9 ishin pasimet e gjata (i dytë vetëm pas portierit) dhe një gol direkt nga goditja e këndit”, nënvizonte “Gazzetta dello Sport”.

The post Interi i gëzohet Asllanit, paraqitja me Udinezen mund të jetë pika e kthesës në karrierë appeared first on Albeu.com.

Edhe sot stërvitje të personalizuar, Asllani rrezikon ndeshjen e parë të sezonit
Vetëm nesër Simone Inzaghi do të vendosë nëse do të grumbullojë Kristjan Asllanin për debutimin sezonal të Interit kundër Genoas.

Mesfushori shqiptar, që ka shfaqur shenja lodhjeje, ka bërë stërvitje të personalizuar edhe sot dhe për këtë arsye kushtet e tij duhen vlerësuar.

Vetëm nesër stafi mjekësor i Interit do të vendosë nëse Asllani do të grumbullohet për transfertën kundër Genoas, që do të luhet të shtunën në orën 18:30.

Konfirmohet mungesa e Zielinskit që do të rikthehet në dispozicion në ndeshjen e dytë kundër Leçes. De Vrij është gjithashtu jashtë: koha për holandezin megjithatë mund të jetë më e gjatë.

The post Edhe sot stërvitje të personalizuar, Asllani rrezikon ndeshjen e parë të sezonit appeared first on Albeu.com.

Asllani drejt Premier League-s, e kërkon gjiganti anglez
Manchester United raportohet se ka shfaqur interesim për mesfushorin shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

Sipas medieve britanike, reprezentuesi i Shqipërisë, është në ‘radarin’ ‘Djajve të Kuq’ këtë verë.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ synon transferimin e Asllanit duke futur përfshirë në shkëmbim Aaron Wan-Bissaka.

Kontrata e Asllanit me Interin është deri në verën e vitit 2027.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që mesfushori shqiptar të transferohet në ishull.

Krerët e Man Unitedit, siç raportohet, shumë shpejtë do të kontaktojnë agjentin e lojtarit për të nisur negociatat për transferimin e Asllanit në ‘Old Trafford’.

The post Asllani drejt Premier League-s, e kërkon gjiganti anglez appeared first on Albeu.com.

Zbulohet basti i veçantë i Asllanit te Interi, Arnautoviç dhe Fratezi duhet t’i bëjnë dhuratë mesfushorit shqiptar
Kristjan Asllani po bëhet gati të marrë dhurata nga shokët e skuadrës dhe do të vazhdojë të marrë të tilla sa herë që disa prej tyre do të tundin rrjetën. Kjo është rrjedhojë e një basti që disa futbollistë të Interit, mes të cilëve edhe shqiptari, kanë vendosur mes tyre.

Më saktësisht bëhet fjalë për lojtarë që në klubin zikaltër për momentin cilësohen si zgjedhje të dyta, specifikisht Asllani,Arnautoviç, Karlos Augusto dhe Fratezi, shkruan Panorama Sport.

Pikërisht ky i fundit ka zbuluar gjatë një interviste për mediat italiane bastin e veçantë që kanë vendosur me njëri-tjetrin këta lojtarë.

“Para ndeshjes me Atletikon, unë, Arnautoviç, Asllani dhe Karlos Augusto kemi vendosur që për çdo gol, kush shënon, i bën një dhuratë tre të tjerëve. Po presim dhuratën e Arnautovic, por me golin që i shënova Leçes, do ta kem radhën edhe unë”, shpjegoi mesfushori i Interit.

The post Zbulohet basti i veçantë i Asllanit te Interi, Arnautoviç dhe Fratezi duhet t’i bëjnë dhuratë mesfushorit shqiptar appeared first on Albeu.com.

Ish-tekniku “elozhe” për Asllanin: Do të jetë mesfushori titullar i Inter për një apo dy vjet
Antonio Busce kishte shumë lojtarë të talentuar te moshat e Empoli dhe ai që luan në ekipin më të fortë aktualisht është sigurisht Kristjan Asllani i “Zikaltërve” të Inter. Duke komentuar mesfushorin kombëtares shqiptare të futbollit, ish-trajneri i moshave tek Empoli u shpreh se Asllani qëndroi te skuadra e tyre vetëm falë tij.

“Isha me fat dhe më duhet të falënderoj të gjithë këta djem. Kam dëgjuar nga Asllani ditët e fundit. Asllani është një nga ata talente që po të mos kisha qenë unë duke trajnuar ekipin Primavera, ai do të ishte larguar sepse agjenti i tij, një ish-shoku im i skuadrës, më tha: ‘Nëse bëni kujdes, unë mendoj se babai i tij do ta largojë nga Empoli’. Unë nuk e marr meritën sepse nuk më pëlqen, por nëse e mendoj për këtë kam shumë. Kur ata lojtarë ishin me mua ata u rritën në një nivel teknik, karakteristik dhe mendor”,- tha fillimisht Busce.

Më tej, ish-tekniku i “arkitektit” shqiptar të mesfushës foli edhe për mënyrën se si Asllani po e pozicionon veten te Inter, duke shtuar se sipas tij për dy vite maksimumi shqiptari do të sigurojë rolin e titullarit te “Zikaltërit”.

“Po, e kam pasur gati 4 vjet në skuadër dhe fituam titullin në Primavera. Kur të thërret Inter, duhet të shkosh dhe më pas të nisësh udhëtimin. Prisja të luante pak më shumë, por kur aktivizohet jep kontributin e tij, në Firence ishte ndër më të mirët në fushë. Po e menaxhojnë mjaft mirë, për të mos thënë mirë se nuk luan shumë, por po flasim për Inter dhe përballë kanë Calhanoglu që po bën një kampionat monstruoz.

Duhet të presë radhën, ka lindur në vitin 2002, e ka gjithë karrierën përpara, shpresoj dhe besoj se do të jetë mesfushori titullar i Inter për një apo dy vjet. Ata duan të fitojnë gjithçka, skuadra është e uritur për rezultate, ka shumë presion dhe ndonjëherë kjo të bën të mendosh pak më ndryshe. Ndoshta ata po përpiqen ta mbrojnë atë”,- deklaroi Antonio Busce. /abcnews.al

The post Ish-tekniku “elozhe” për Asllanin: Do të jetë mesfushori titullar i Inter për një apo dy vjet appeared first on Albeu.com.

“Mendojmë vetëm për sfidën ndaj Juventus”, Asllani: Do të jetë një ndeshje vendimtare
Pas fitores ndaj “Violëve” të Fiorentina-s, tashmë “Zikaltërit” e Inter janë gati për sfidën më të rëndësishme të këtij sezoni, “Derbin e Italisë”, ndaj “Bardhezinjve” të Juventus, sfidë kjo e vlefshme për vendin e parë të tabelës, së kampionatit italian të futbollit, Serie A e që pritet të dhurojë goxha spektakël.

I të njëjtit mendim është edhe “fantazisti” i mesfushës së “Zikaltërve” të Inter dhe Kombëtares sonë, Kristjan Asllani, me talentin 21-vjeçar, i cili gjatë një prononcim të dhënë për mediat italiane ka treguar më shumë se si përjetohet brenda skuadrë, situata para supersfidës, të së dielës ndaj “Zonjës së Vjetër”

“Fitorja është e rëndësishme, por duhet të shohim gjërat nga ndeshja në ndeshje. Kemi siguruar tre pikë në këtë sfidë ndaj Fiorentina-s dhe jemi të lumtur. Por tani të mendojmë për duelin direkt ndaj Juventus.

A flitet për Juventus në skuadër? Jo, ne mendojmë për ndeshjet tona. E dimë që kemi një skuadër që është krah nesh atje lart. Do të mundohemi të çojmë në fund kampionatin tonë dhe ata që janë objektivat tonë. Do të jetë një ndeshje vendimtare”, – u shpreh “arkitekti” i mesfushës “Zikaltër” dhe Kombëtares sonë. /abcnews.al

The post “Mendojmë vetëm për sfidën ndaj Juventus”, Asllani: Do të jetë një ndeshje vendimtare appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Pasimi “i artë” i Asllanit, Lautaro ndëshkon Fiorentinën
Pavarësisht se kanë shumë mungesa në mesfushë, “Zikaltërit” e Inter kanë arritur të zhbllokojnë pas vetëm 14′ minutash sfidën e mbrëmjes së kësaj të diele, të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ndaj “Violëve” të Fiorentina-s.

Një krosim fantastik nga goditje e këndit, nga “Legjionari” i Kombëtares sonë, Kristjan Asllani gjen të pamarkuar në zonë, “bomberin” argjentinas, Lautaro Martinez, i cili me një goditje fanastike dërgon topin në rrjetën e Terracciano. Rezultati shkon në 0 me 1. /abcnews.al

Iframe Generator

The post VIDEO / Pasimi “i artë” i Asllanit, Lautaro ndëshkon Fiorentinën appeared first on Albeu.com.

“Asllani ka personalitet”, Edi Reja këshillon Interin: Rrini të qetë, por jepini më shumë minuta
Në Itali janë të bindur. Kristjan Asllani do të jetë titullarë në duelin që Interi do të luajë ditën e dielë ndaj Fiorentinës në Serie A. Mesfushori i kombëtares do të zëvendësojë në mesfushë Hakan Calhanoglu, me këtë të fundit që do të mungojë.

Shpesh kohët e fundit flitet shumë për Asllanin dhe minutat që merr tek Interi, me Simone Inzaghin që ende nuk po i beson një fanelë titullari. Në lidhje me situatën e 21-vjeçarit ka folur ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja.

Italiani nuk ka pikë dyshimi për aftësitë e Asllanit, ndërsa tregon avantazhet dhe një mangësi që ka mesfushori. Ndër të tjera Reja ka dhe një këshillë për Interin për aktivizimin e elbasanasit.

“Reja, si e shihni tani që do të jetë titullar në Firence? Edhe pse ka luajtur pak, nuk ka humbur disa dhunti të jashtëzakonshme, ka vizion, mendon në mënyrë vertikale, sheh dritën për të dhënë pasimin e duhur. Nuk është e lehtë të marrësh vendin e Çalhanollu, por Interi mund të rrijë i qetë me Kristjan, te ai shoh ende hapësira përmirësimi të pabesueshëm.

Çfarë hapësirash? Menaxhimi mbajtjes së topit dhe i ndeshjes, ashtu siç duhet të jetë. Më shumë se sa të flasim për hapësirat e përmirësimit, duhet pyetur se si ta bëjmë të rritet: do të mjaftonte vetëm që të luante më shumë. Kur i thosha që te Interi ishte pak i mbyllur, ai më përgjigjej: “Mister, këtu mësoj çdo ditë…”. Ndoshta ka të drejtë ai, të stërvitesh me shumë kampionë të jep diçka më shumë. Dhe në fund, me shumë vendosmëri e cilësi, do të gjejë hapësirën e tij.

A mos është Asllani shumë ‘djalë i mbarë” për atë rol? Jo, ka shumë personalitet brenda fushës, aty ku duhet. Nuk ka frikë, përkundrazi, me raste duhet edhe ta ndalësh paksa. Nëse më duhet të gjej një defekt, është ai që për t’u treguar të gjithëve që mund të jetë titullar, shpesh e tepron duke tentuar goditjen e rëndësishme. Këshilla ime është gjithmonë e njëjta, të luajë thjesht dhe e di që do të më dëgjojë” , ka theksuar italiani për “Gazzeta dello Sport”. /newsport.al/

The post “Asllani ka personalitet”, Edi Reja këshillon Interin: Rrini të qetë, por jepini më shumë minuta appeared first on Albeu.com.

Rivalë në Europian, Acerbi: Asllani është i shkëlqyer dhe me potencial
I intervistuar nga “Che fatica fa la vita del bomber” Françesko Açerbi ka analizuar jo vetëm Kristjan Asllanin si shokun e tij të skuadrës (rival me Shqipërinë në Europian), por edhe rivalët e ardhshëm të tij, Alvaro Moratën që do ta ndeshë si me Atletikon e Madridit në Ligën e Kampioneve dhe me Spanjën në Europian. Po ashtu, edhe yllin e Realit të Madridit dhe Kroacisë, Luka Modriç, me të cilin do të përballet në Gjermani.

ASLLANI – “Asllani? Aslla është i bezdisshëm në mes. Është bukur të takosh atë në Europian, ashtu si do të jetë bukur të takoj edhe Brozoviçin me Kroacinë. Kristjan është një lojtar i shkëlqyer, ai duhet të përmirësojë sensin e tij, i ka të gjitha cilësitë për t’u rritur dhe ai e di shumë mirë. Duhet të bëjë karrierën e tij sepse ka potencial të rëndësishëm, por varet nga ai. Jam i lumtur që në Europian do të takoj njerëz me të cilët luaj gjatë gjithë vitit në sfida shumë të rëndësishme. Pastaj, ndoshta as nuk i përshëndes (qesh), bëj shaka”.

MORATA – “Ai është një lojtar i fortë, po bën mirë, ka qenë në ekipe të forta, ndoshta në më të fortat në Europë. Është shumë bujar, shënon edhe gola, punon për ekipin dhe është shumë i fortë. Është dikush që na ka shënuar, prandaj duhet ta markojmë mirë”

MODRIÇ – “Modriç skarco? Në çfarë? Në “play station” ndoshta. Ai është një lojtar i madh, është një fenomen. Në moshën 38-vjeçare është akoma më i mirë se shumë të tjerë dhe ende bën diferencën kur luan”. /panoramasport/

The post Rivalë në Europian, Acerbi: Asllani është i shkëlqyer dhe me potencial appeared first on Albeu.com.