kristaq kume Archives - Albeu.com

“Janë çakorduar balancat e pushteteve”, Kume: Platforma ime për ndryshimet Kushtetuese
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume në emisionin “Log.” në ABC ka deklaruar se shembull i mirë për ndryshimet Kushtetuese është viti ’90. Sipas Kumes duhen bërë ndryshime që mund të na qeverisin edhe për 40 vitet e ardhshme dhe këtu ai ka listuar propozimet e tij.

“Shembulli i mirë është procesi i ndryshimeve kushtetuese të 90. E para duhet rënë dakord për këtë gjë. E 2 -ta duhet të mendohemi të bëjmë ndryshime që mund të na qeverisin, të vetëqeverisemi për 40 vitet e ardhshme. Gjërat që duhet të jenë për mua si objekt diskutimi i ndryshimeve në Kushtetutë duke filluar që nga Kuvendi, do jetë siç është apo me 2 dhoma, presidenti, do zgjidhet kështu apo nga populli. Dispozitat kushtetuese që bëjnë balancat e pushteteve, se janë çakorduar balancat e pushteteve. Sistemi zgjedhor duhet të jetë pjesë e ndryshimeve Kushtetuese. Ne sot kemi një sistem që është ai që është. E rëndësishme të rregullohet dispozita që rregullon problemet e referendumit, dhe për të hapur dritën jeshille për refendum nga qytetarët. Çështje themelore e referendumeve lokale. Nëse hyjmë në një proces të tillë që do të prisja dëshiroja dhe kërkoja PD sot që është opozita e cila mendon se është koha të ndërhyhet në kushtetutë të kërkojë të bëhen ato ndryshime siç ka deklaruar se do ti bënte…”, tha Kume.

I të njëjtit mendim është edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Sipas tij kontributi i ’98 në bërjen e Kushtetutës së re ka qenë i rëndësishëm, kur u bë dhe një diskutim i gjerë publik për nene të caktuara. Kurse një gjë e tillë sot s’është bërë më kurrë tha Klosi, pasi sipas tij ndryshimet janë bërë brenda natës. Një shembull i mirë për të është edhe Amerika, si vendi me ndërhyrjet më të vogla në Kushtetutë.

“Historikisht, pas 92, filloi demokracia. Unë konstatoj se ata që kanë qenë në pushtet më shumë e kanë konsideruar se është e rëndësishme se kush është në pushtet sesa të sajojnë një shtet ligjor të konsoliduar, dhe që kushtetuta të mos ndryshohet se herë 3 ose 4 duan të bëjnë ndryshime. Ky është problem i madh. Drejtuesit kanë hallin ç’gjurmë do lënë si do trajtohen. Nuk është punë dëshirash, nëse duam të bëjmë një shtet ligjor ne duhet të bëjmë ligjet. Shikoni amerikanët, sot e mbajnë shtetin, si shteti që ka ndërhyrjet më të vogla në kushtetutë. Unë e kam ndjekur, kontributi i 98 në bërjen e Kushtetutës së re ka qenë i rëndësishëm, ndoshta më i rëndësishmi, u bë një diskutim i gjerë publik për nene të caktuara. Një gjë e tillë s’është bërë më kurrë, u ndryshuan gjërat brenda natës. Për reformën në drejtësi i mblodhi ambasadorja”, tha Klosi./abcnews.al

The post “Janë çakorduar balancat e pushteteve”, Kume: Platforma ime për ndryshimet Kushtetuese appeared first on Albeu.com.