kripën në ushqime Archives - Albeu.com

Cili është momenti i duhur për të hedhur kripën në ushqime
Kripa është shija e çdo gatimi, dikush e do më shumë e dikush më pak, por asnjë ushqim nuk merr shijen e duhur pa të.

Por dilema e përhershme e kuzhinierëve është: kur është momenti i duhur për të hedhur kripën në gatime? Ushqimi ndryshon në shije, varësisht se kur ia hidhni kripën.

Po ashtu, u ndodh të gjithëve që shpesh të hedhim më shumë se që duhet kripë dhe për këtë ka një lloj zgjidhje: Patatja, qumështi i arrës së kokosit dhe lëngu i limonit jeshil konsiderohen si balancues dhe zbutës të shijes së kripur.

Kur duhet hedhur kripa kur gatuani mish?

Kur gatuani mish, kripa duhet hedhur që në fillim. Gjatë gatimit, qelizat e mishit mbyllen dhe fishken. Për pasojë, mishi nuk arrin të përthithë aromat dhe shijet.

Ju mund ta tretni kripën në pak ujë dhe ta hidhni që në fillim të skuqjes së mishit.

Kur duhet hedhur kripa në supë?

Në rastin e supës, kripën mund ta hidhni në cilin moment të dëshironi. Kripa tretet mirë dhe në mënyrë të njëtrajtshme në ujë.

E rëndësishme është që pasi të keni hedhur kripën në supë të prisni pak e të provoni shijen e saj për të përcaktuar nëse ka më shumë nevojë për kripë.

Kur duhet hedhur kripa te pilafi dhe makaronat?

Pilafi dhe makaronat kanë nevojë për kripë që të plotësojnë shijen e tyre.

Këshillohet që kripa të hidhet gjatë zierjes ose në fillim sepse këto produkte nuk e përthithin dot kripën pas gatimit.

Kur duhet hedhur kripa te fasulet?

Në rastin e fasuleve mund të hidhni kripë në fund të gatimit por jo gjatë tij sepse ato do të bëhen të forta.

Legumet në përgjithësi ku bëjnë pjesë edhe qiqrat duhen mbajtur në ujë me kripë përpara gatimit që të zbuten.

Kur duhet hedhur kripa te perimet e kaurdisura?

Në rastin e kaurdisjes së perimeve (ku përfshihen edhe kërpudhat dhe domatet), kripa duhet hedhur në fund që të përfitoni një gatim të karamelizuar dhe krokant. Kripa përthith lagështinë nga perimet, ndaj nëse e shtoni atë në fillim, perimet do të jenë të qullëta. /neps/

The post Cili është momenti i duhur për të hedhur kripën në ushqime appeared first on Albeu.com.