kriminelë Archives - Albeu.com

Isufaj: Goditja e grupeve kriminale forcon sigurinë e qytetarëve dhe ekonominë e vendit
<html><head></head><body>

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, deklaroi sot se çdo veprim kundër grupeve kriminale në Kosovë përbën investim për sigurinë e qytetarëve dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Këto deklarata ai i bëri në një konferencë për media, ku foli për aksionet e fundit të ndërmarra nga kjo Prokurori. Sipas informacioneve të bëra publike, në kuadër të një rrjeti të pastrimit të parave të siguruara nga trafikimi i drogës, janë sekuestruar pasuri në vlerë prej 1 milion euro.

Isufaj: Prokuroria Speciale do të veprojë me vendosmëri kur shkelet ligji

“Ne kemi zhvilluar edhe një takim të rëndësishëm, pikërisht me 30 qershor, me përfaqësuesit e autoriteteve të Spanjës, Francës, Italisë, Gjermanisë, Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Europolit. Ata janë ndarë të kënaqur me punën e prokurorisë dhe jemi pajtuar që të vazhdojmë punën e përbashkët në luftën ndaj krimit të organizuar.. Operacioni i realizuar me 30 qershor të këtij viti tregon një mesazh të qartë se Prokuroria Speciale do të veprojë me vendosmëri, në një mënyrë të koordinuar dhe të qëndrueshme me autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit. Çdo goditje ndaj grupeve kriminale është një investim në sigurinë e qytetarëve, zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe ngritjen e besimit ndaj institucioneve të drejtësisë”, tha Isufaj.

Isufaj njoftoi se ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe franceze, nën koordinimin e Europolit dhe Eurojust-it. Ai sqaroi se, në kuadër të këtij rasti, në shtator të vitit 2025 janë arrestuar dy persona, të dyshuar për pjesëmarrje apo organizim të grupit kriminal të organizuar dhe për shpëlarje parash.

Isufaj: Paratë e fituara nga droga po pastroheshin në mënyrë transnacionale

“Më 30 qershor, Policia e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kryer disa bastisje në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar. Ky operacion është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të parave, të nxjerra nga trafikimi i drogës, nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuar nga Europoli dhe Eurojust-i, e në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Speciale të Kosovës. Në kuadër të këtij rasti, janë arrestuar dy persona në shtator të vitit 2025, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shpëlarja e parave”, tha Isufaj.

Kryeprokurori foli edhe për disa operacione të tjera me rëndësi, për të cilat tha se janë realizuar nga ky institucion.

Isufaj: Prokuroria Speciale ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar “Switch off”

“Operacioni Mega në qershor, u arrestuan tre persona për dyshimin e veprës penale të financimit të terrorizimit, furnizimin me armë dhe shpërndarjen e narkotikëve. Operacion tjetër me 1 korrik, janë arrestuar nëntë persona të cilët dyshohej për vepra penale: shpërlaje parave, kontrabandim i mallrave në bashkëkryerja pjesëmarrje në grup kriminal, dokumente të rrejshme të shpalljes së tatimit.. 7:21 Përveç të tjerash, Prokuroria Speciale ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar “Switch off”, në janar të këtij viti duke treguar kështu përkushtim në luftën kundër krimit financiar. Operacioni njëkohësisht është zhvilluar edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Rumani, i cili mundësoi eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar përmes një sistemi të sofistikuar informativ, IPTV”, tha Isufaj.

I pyetur lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj përgjegjësve për masakrën kundër familjes Jashari në Prekaz, Isufaj tha se hetimet janë drejt përfundimit dhe se, pasi të sigurohen provat, do të pasohet me aktakuzë ndaj të dyshuarve.

Isufaj: Hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari janë në përfundim, pritet aktakuza

“Hetimet do të përfundojnë shumë shpejt. Nëse ne kemi siguruar provat mjaftueshëm atëherë do të ketë aktakuzë. Është shumë sensitiv dhe kërkon maturi, nuk mund të themi asgjë më tepër, veçse hetimet janë në përfundim”, shtoi ai.

</body></html>

The post Isufaj: Goditja e grupeve kriminale forcon sigurinë e qytetarëve dhe ekonominë e vendit appeared first on Albeu.com.