kriminaliteti Archives - Albeu.com

“Kemi dalë nga listat e zeza të 2012-ës”/ Ministrja e Brendshme: Është ulur kriminaliteti dhe është rritur siguria
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, duke folur nga Kuvendi tha se kriminaliteti është në ulje dhe se lufta kundër goditjes së paligjshmërisë është më e lartë. Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi se qytetarët sot ndihen më të sigurte dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Sipas saj, siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur.

“Kriminaliteti është në rënie. Niveli i forcës goditëse dhe ndëshkimit është në rritje dhe mbi të gjitha vullneti për të luftuar krimin është më i fuqishëm. Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë. Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e  bisedimeve në BE.

Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet e 2012 dhe vitit të kaluar. Viti 2024 se bashku me vitin paraardhës shënuan numrin më të ulët të vrasjeve më dashje në vend. Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes.

Siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive, gjatë vitit 2024 rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara më vlerë mbi 48 milionë euro. Janë 89 të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë. Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurisë.

Këto para kthehen në buxhetin e shtetit dhe përdoren për qytetarët. Pavarësisht arritjeve, ka edhe shumë punë për të bërë, do të vijojmë të bashkëpunojmë me qytetarët. Siguria nuk i përket vetëm policisë apo institucioneve, por të gjithëve. Ky është zotimi ynë, përpjekja për një Shqipëri evropiane”, tha Koçiu.

The post “Kemi dalë nga listat e zeza të 2012-ës”/ Ministrja e Brendshme: Është ulur kriminaliteti dhe është rritur siguria appeared first on Albeu.com.

Ngjarjet kriminale në vend, Meta: Policia tani mbledh vetëm gëzhojat (VIDEO)
Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur se politika është e lidhur me krimin.

Teksa ka folur gjatë një takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në qytetin e Elbasanit, ai ka theksuar se Shqipëria ka probleme të mëdha lidhur me kriminalitetin.

Sipas tij Elbasani është qyteti më i prekur nga varfëria dhe nga krimi në Shqipëri.

Ai shtoi gjithashtu se kohët e fundit policia është e specializuar vetëm për mbledhje gëzhojash.

“Ky është një problem i madh që tregon shumë për lënien pas dore të këtij qyteti dhe të këtij qarku, që tregon shumë për mungesën e madhe të mundësive për të rinjtë dhe të rejat dhe qytetarët e Elbasanit. Tregon se Elbasani është i braktisur. Elbasani renditet ne 398 mijë lek, duke qenë 33% nën mesataren e vendit. Një nivel shumë i ulët. Vetëm nga rritja e çmimet të karburantit bujqësia ka marrë një goditje të madhe financiare. Rritja e shpenzimeve të fermerëve për naftën ka sjell dëm dhe shkatërrim për ekonominë bujqësore. Për fat të keq ka patur hapa mbrapa në mbështetjen e bujqësisë në gjithë këto vite. Por ky nuk është i vetmi problem i Elbasanit, një qyteti i njohur për kulturën është kthyer në një qytet demonstrimi të forcës, dhunës dhe viktimave pa fund, dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit, si një nxitës i grupeve të të fortëve dhe të nënshtrimit të shtetit, policisë para tyre. Qytetarët e Elbasanit kanë qenë shpesh dëshmitarë nga tronditjet e mëdha që i kanë ardhur qytetetit. Në 24 orë 3 atentate dhe katër viktima përfshirë këtu edhe qytetin tuaj, në 8 muaj dyzet e ca atentate. Specializimi i policisë kohët e fundit është mbledhja e gëzhojave, pasi policia është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën”, tha Meta./albeu.com/

The post Ngjarjet kriminale në vend, Meta: Policia tani mbledh vetëm gëzhojat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Skema mafioze e kryerjes së ekzekutimeve, Hoxha: Policia s’u afrohet dot grupeve kriminale
Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u ekzekutuan pasditen e djeshme pas një atentati të mirë-organizuar mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës. Autorët zbrazën breshërinë e plumbave mbi të rinjtë dhe u larguan duke humbur gjurmët. Makina e viktimave shpërtheu në flakë dhe Martinaj me Hoxhën u shkrumbuan brenda mjetit.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Ab Live” në Abc u shpreh se këto grupe përdorin kallashnikovin për ekzekutimet pasi nuk të lë mundësi veprimi. Ai e cilësoi vrasje me pagesë ekzekutimin e tre të rinjve ndërsa u shpreh se tani mënyra e vrasjeve po bëhet me “klering”. Kjo do të thotë se hetimet vështirësohen pasi policia mund të arrijë deri te personi që ka marrë porosinë, por jo te ai që e ka porositur.

Hoxha: Kallashnikovi nuk të lë mundësi veprimi, prandaj këto grupe përdorin kallashnikovin, kjo është një vrasje e kryer me pagesë. Organizatorët janë tjetër gjë, porositësit tjetër. po përdoret shpesh mënyra e vrasjeve me klering. Ne dhe struktura jonë të zgjidh një hall që ti ke në zonën e Fierit apo Vlorës, dhe kur kemi ne nevojë të kryejmë një vrasje në zonën e Lezhës apo të Laçit na vijnë këta qitësat nga jugu dhe kryejnë punën. Kjo bëhet që të priten fijet. Pra ti shkon te ai që ka marrë porosinë, jo te porositësi. I quaj klering në rastin kur bëhet atentat për atentat, ose atentat kundrejt pagesës.

Për sa i përket grupeve kriminale, gazetari theksoi se është shumë e vështirë t’i afrohesh pasi lëvizin gjithmonë të armatosur dhe lëvizjet e tyre janë mjaft të kufizuara.

Hoxha: Këto grupe lëvizin gjithmonë të armatosur, me makina të blinduara dhe ti nuk i afrohesh dot, ata kanë informacione brenda radhëve të policisë sepse kanë para dhe paguajnë. Në zonën ku rrinë ti e ke shumë të vështirë të afrohesh. Edhe kur futesh ose nuk i gjen, ose ata e kanë pastruar zonën dhe ti nuk gjen asgjë.

Gazetari theksoi se Laçi është kthyer sot në një funeral sot.

The post Skema mafioze e kryerjes së ekzekutimeve, Hoxha: Policia s’u afrohet dot grupeve kriminale appeared first on Albeu.com.

DASH-i publikon raportin për terrorizmin: Çfarë thuhet për Shqipërinë
Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në gjatë vitit 2020, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre shënuan përparime të mëdha e të rëndësishme kundër organizatave terroriste, por, kërcënimi nga terrorizmi është bërë më i shpërndarë gjeografikisht në rajone anembanë botës.

Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, thuhet në raport, Shtetet e Bashkuara u janë përgjigjur kërcënimeve në zhvillim, përfshirë zgjerimin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që tani numëron 83 anëtarë. Koalicioni punoi për të konsoliduar arritjet në Irak dhe Siri, ndërsa zgjeroi përpjekjet për të kundërshtuar kërcënimin në rritje të ISIS-it në Afrikën Perëndimore dhe rajonin Sahel.

Shtetet e Bashkuara vazhduan të trajtojnë kërcënimet nga terrorizmi i sponsorizuar nga shtetet, duke sanksionuar grupet e mbështetura nga Irani, si Asa’ib Ahl al-Haq në Irak dhe Saraya al-Mukhtar në Bahrein.

Nëntë vende në gjithë hemisferën perëndimore dhe në Evropë, thuhet mes tjerash ne raport, ndërmorën hapa të rëndësishëm në vitin 2020 për të caktuar, ndaluar ose kufizuar Hezbollahun, i cii është sanksionuar edhe në Kosovë.

Shqipëria

Në pjesën për Shqipërinë thuhet se vendi vazhdoi mbështetjen e fuqishme të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2020 dhe kontribuoi në Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in. Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri përfshinë luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria dhe përpjekjet e simpatizantëve të ISIS-it për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë, si dhe aktiviteti i sponsorizuar nga Irani drejtuar kryesisht kundër grupit opozitar iranian Mujahedeen-e-Khalq (MEK), pjesëtarët e të cilit janë të strehuar në Shqipëri.

Nuk ka pasur asnjë incident terrorist të raportuar në Shqipëri në vitin 2020, thuhet në raport.

Shqipëria, thuhet në raport, përndjek aktet terroriste, duke përfshirë financimin e terrorizmit, kryerjen e transaksioneve me persona në listat e të sanksionuarve nga Kombet e Bashkuara, rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve për të kryer akte terroriste, nxitjen e akteve terroriste dhe ngritjen, drejtimin dhe pjesëmarrjen në organizata terroriste ose konflikte të armatosura jashtë vendit.

Raporti vëren bashkëpunimin e ngushtë të Njësisë së Policisë së shtetit Kundër Terrorizmit dhe përfshirjen e tij në operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm.

Në raport përmendet se më 27 tetor, Shqipëria riatdhesoi një grua shqiptare dhe katër fëmijë nga Siria, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për riatdhesimin e më shumë qytetarëve nga kampet siriane. Më 14 dhjetor, një i dyshuar u akuzua nga prokuroria e Durrësit për “nxitje të terrorizmit kundër hebrenjve”. Në një rast të veçantë në qershor, Gjykata Themelore e Tiranës nxori dënoi me tre vite heqje lirie një të akuzuar për të njëjtat vepra penale. Më 23 korrik, një agjent i dyshuar i sponsorizuar nga autoritetet iraniane, u shpall “i padëshirueshëm” nga qeveria e Shqipërisë dhe më pas u dëbua nga vendi.

Ngjashëm me vitin e kaluar, raporti thekson se korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, bashkërendimi i pamjaftueshëm mes agjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët, vazhduan të pengojnë përpjekjet për zbatimin e ligjit dhe rendit në të gjitha nivelet. Zbatimi i reformave në sektorin e drejtësisë vazhdon, duke filluar me vetingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion, paaftësi dhe lidhje me krimin e organizuar, thuhet në raport.

Shqipëria është zotuar të rrisë sigurinë e saj kufitare dhe kontrollet për të ndaluar udhëtimin e terroristëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me mbështetjen e ekspertëve dhe programeve të Shteteve të Bashkuara, thekson raporti.

Në vitin 2020, Shqipëria filloi zbatimin e një regjimi më të rreptë të burgjeve për të dënuarit e rrezikshëm, përfshirë edhe për një të dënuar për rekrutim me qëllim terrorizmi, thuhet më tej në raport.

DASH-i vëren se Qendra Kombëtare e qeverisë shqiptare kundër terrorizmit të dhunshëm, mbetet aktive në mbështetet nga një gamë e gjerë programesh ndihme dhe angazhimi diplomatik nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke përfshirë grupet e komunitetit lokal që identifikojnë dhe zbusin faktorët që mbështesin ekstremizmin e dhunshëm. Ambasada në Tiranë mbikëqyrë zbatimin e një granti, të katërtin me radhë për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, i cili përfshinë angazhimin e klerit islam me të rinjtë dhe prindërit e tyre për t’i larguar ata nga rrugët drejt radikalizmit e dhunës dhe informimin e të rinjve për parimet demokratike, të drejtat e njeriut, detyrat qytetare dhe tolerancën. Viti 2020 ishte viti i fundit i programit në këtë fushë të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Shqipëri.

Zyrtarët shqiptarë të drejtësisë, morën pjesë rregullisht në shoqata të ndryshme rajonale, konferenca dhe shkëmbime të tjera informacioni kundër terrorizmit, thuhet në raport.

Kosova

Në kapitullin për Kosovën thuhet se vendi vazhdoi të luftojë kërcënimin e terrorizmit përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për luftë kundër ISIS-it. Qeveria e Kosovës është duke hartuar një strategji të re të kombinuar dhe plan veprimi kundër terrorizmin ekstremizmit të dhunshëm deri në vitin 2025. Raporti përmend edhe shkarkimin e më pas emërimin e bashkërenduesit të zyrës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Kosova, thuhet në raport, vazhdon të trajtojë zhvillimet që pasuan riatdhesimin në vitin 2019 të katër luftëtarëve dhe 106 grave e fëmijëve nga Siria, një nga riatdhesimet më të mëdha civile deri më tani nga zona e konfliktit. Të gjithë të rriturit janë ndjekur penalisht dhe dy nga luftëtarët janë në burg. Gratë dhe fëmijët vazhdojnë të marrin ndihmë për riintegrim nëpërmjet programeve të financuara nga fondet amerikane e evropiane dhe Divizionit të Parandalimit dhe Riintegrimit të Ministrisë së Brendshme. Ky program dhe ministria e Arsimit ndihmuan 37 nga 74 fëmijët e kthyer të regjistrohen në shkollë dhe me mbështetjen ndërkombëtarë, po ndihmon gratë e kthyera në riintegrim dhe punësim.

Nuk ka pasur asnjë incident terrorist të raportuar në Kosovë në vitin 2020, thuhet në raport.

Kuadri ligjor i Kosovës vlerësohet si ndër më të prirët në Ballkan për ndjekjen penale të individëve të dyshuar për kryerje ose mbështetje të veprimtarive terroriste, por, thuhet në raport, dënimet e shkurtra, lirimet e parakohshëm nga burgu dhe mungesa e mbikëqyrjes së organizuar pas lirimit, ngrenë pikëpyetje për sigurinë afatgjatë.

Raporti vëren se angazhimet e Uashingtonit të 4 shtatorit të vitit 2020 të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, kodifikuan përkushtimin e Prishtinës për të rritur sigurinë kufitare dhe kontrollin për të ndaluar udhëtimin e terroristëve. Kosova e ka cilësuar Hezbollahun si organizatë terroriste, thuhet më tej.

Raporti vë re se Kosova nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EUROPOL, e njohur deri vonë si Policia Evropiane, ndërsa mbetet jashtë INTERPOL-it, pjesërisht për shkak të kundërshtimit të Serbisë dhe marrëdhënieve që ende nuk janë normalizuar ndërmjet të dy vendeve. Aty theksohet edhe bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë amerikane për luftën kundër terrorizmit.

Raporti përmend se më 11 dhjetor, Gjykata Themelore e Prishtinës liroi një grup të pandehurish nga akuzat e lidhura me terrorizmin. Kjo ishte hera e dytë që të pandehurit u shpallen të pafajshëm nga akuza për terrorizëm, megjithëse u dënuan për posedim dhe tregti armesh. Rasti që ishte ngritur në vitin 2015 nga prokurorët ndërkombëtarë dhe më pas i kaloi sistemit gjyqësor vendas, duke qëndruar në gjykatat e Kosovës për pesë vjet.

Më 30 tetor, Agon Misini u lirua nga burgu pasi kreu 18 muaj nga dënimi i tij katërvjeçar për pjesëmarrje në grup terrorist. Agon Misini ishte luftëtari i parë i riatdhesuar. Gjykata e Apelit i njohu atij kohën e kaluar në paraburgim në Siri pas arrestimit në vitin 2017 nga Forcat Demokratike Siriane.

Më 20 tetor, policia e Kosovës arrestoi një person që kërcënoi ambasadorin e Kosovës në Francë, i cioi shpërndau një artikull të gazetës Le Figaro, që përshkruante një kronologji të sulmeve ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.

Më 30 shtator, prokurorët akuzuan Igballe Hudutin, për nxitje për të kryer akte terroriste. Zonja Huduti u arrestua më 7 janar për postimet e saj në rrjetet sociale ku kritikonte Uashingtonin për vrasjen e komandantit iranian, Qasim Soleimani dhe bëri thirrje për hakmarrje.

Më 24 shtator, Gjykata e Lartë e Kosovës vërtetoi dënimin me pesë vjet e gjysmë heqje lirie për Visar Qukovcin për pjesëmarrje në grup terrorist, , ndërsa urdhëroi një rigjykim për akuzat për abuzim të fëmijëve. Qukovci, një nga luftëtarët e riatdhesuar nga Siria në vitin 2019, kishte filmuar video propagandistike në të cilat i vendoste një jelek vetëvrasës djalit të tij 3-vjeçar.

Më 10 janar, Arian Kryeziu u dënua me 46 muaj burgim për pjesëmarrje në grup terrorist.

Nga 32 gra të riatdhesuara nga Siria në vitin 2019, 29 u deklaruan fajtore për pjesëmarrje në ISIS dhe morën dënime të shkurtra me kusht. Gratë do t’i shmangen kohës së burgut nëse nuk kryejnë krime të mëtejshme, kontrollohen rregullisht nga policia e Kosovës dhe ndjekin psikoterapi.

Raporti më tej thekson mes tjerash se Kosova ka hartuar një kuadër ligjor për sanksionet financiare kundër organizatave terroriste, që pas miratimit nga parlamenti, do të përmirësojë kufizimin e financimit të terrorizmit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, thuhet në raport, vazhdoi të zbatojë një program, të mbështetur nga ekspertët amerikanë, për punë me të dënuarit për terrorizëm që ndodhen në burg. Programi përfshinë mbledhjen, analizimin dhe ndarjen e informacionit brenda vendimmarrësve të shërbimit korrektues dhe organeve të tjera përkatëse të zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin e rehabilitimit dhe riintegrimit eventual të të dënuarve. Autoritetet vazhduan programet e riintegrimit të individëve që vuajtën dënimin në burg për akuzat e terrorizmit, të kthyerit dhe anëtarët e familjeve të tyre, ndonëse me mungesë personeli dhe financim të pamjaftueshëm, thuhet në raportin e DASH-it./VOA

The post DASH-i publikon raportin për terrorizmin: Çfarë thuhet për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Olsian Çela raporton në Kuvend për kriminalitetin: Ka një nevojë urgjente për prokurorë dhe gjykatës të rinj
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në seancën e sotme plenare në Kuvend ka raportuar për kriminalititetin në vend gjatë 2020.

Çela ka sjellë shifra për kallëzimet, procedimet, veprat penale më të shpeshta në Shqipëri, si dhe ndryshimin e tyre në krahasim me 2019. Ai ta se Prokuria ka trajtuar mbi 58 mijë materiale kallëzimi dhe shtoi se e pasurisë ka numrin më të lartë të veprave penale.

Më tej, kryeprokurori u shpreh se ka një nevojë urgjente për prokurorë dhe gjykatës të rinj.

“Ka nevojë për një rritje urgjente të numrit të prokurorëve dhe gjyqëtarvë pa diskutim. Ka një rënie të kërkesave të urdhërit penal që prokuroritë kanë pasur gjatë 2020. Është një nga objektivat tonë për 2021 për të analizuar këtë. Ngelet shumë për tu bërë një drejtim të luftës kundër pastrimit të parave, ka nevojë për rritje të numrit të personave të dënuar dhe të konfiskimeve”, tha Çela.

Raporti vjetoror i Prokurorit të Përgjithshëm:

“MBI GJENDJEN E KRIMINALITETIT PËR VITIN 2020”

Viti që kaluam ishte mjaft i vështirë për shkak të pandemisë, e cila krijoi probleme edhe në funksionimin e sistemit të prokurorisë, me ndikim në uljen e performancës efektive të prokurorive.

TREGUESIT KRYESORË

Gjatë vitit 2020, organi i prokurorisë në hetimet paraprake ka trajtuar 58466 materiale kallëzimi, që përbën një ulje prej 2,37 % në krahasim me vitin 2019, prej të cilëve 840 kallëzime janë nga nëpunës publik, që përbëjnë ulje prej 41,59 % krahasuar me vitin 2019. Janë ndjekur gjithsej 44834 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,23 % në krahasim me vitin 2019, nga të cilat 27890 janë procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 9,29 % në krahasim me vitin 2019 dhe 640 procedime penale të rifilluara, që tregon rritje prej 9,59 % në krahasim me vitin 2019. Janë mbartur në vitin 2020, 16304 procedime penale me një rritje prej 25,83 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2019. Është vendosur mosfillimi i procedimit për 13632 referime dhe kallëzime penale, me një rritje prej 12,61 % në krahasim me vitin 2019.

Edhe në vitin 2020 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 31,74 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi. Prokuroritë e tjera me shifrat më të larta janë: -Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka regjistruar 9 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi, -Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar 7,69 % të numrit total të procedimeve të regjistruara

Përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë edhe në vitin 2020 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë për vitin 2020 e ka qarku Gjirokastër me 14,03 %, ndërsa qarqet Kukës e Dibër kanë koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, por që rrezulton me rritje në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket raportit të ndarjes së veprave penale (krimeve dhe kundërvajtjeve), bazuar në statistikat e vitit 2020, rezulton se 78,24 % e procedimeve penale i përkasin krimeve dhe 21,76 % i përkasin kundërvajtjeve penale. Krahasuar me vitin 2019, 4,76 % e këtij raporti ka ulje në procedimet për krime dhe rritje në procedimet për kundravajtje penale.

Sa i përket raportit të grupveprave sipas strukturës së Kodit Penal me numrin total të procedimeve, ndër grup veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara nga ana e prokurorisë, evidentohet se vjedhja e pasurisë përbën numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara, me 31,24 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve penale të regjistruara në prokurori për vitin 2020, por me ulje 9,96 % krahasuar me vitin 2019. Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike që përbëjnë 26,46 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, kanë ulje 4,81 % krahasuar me vitin 2019; -veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës me 6,28 %, por kanë ulje 8,38 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2019; -veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes me 4,88 %, dhe kanë një rritje prej 9,12 % në krahasim me vitin 2019; -veprat penale shkatërrimi pronës me 4,10 %, dhe kanë një ulje prej 9,22 %; -veprat penale kundër sekretit dhe kufijve me 3,15 %, dhe kanë një ulje prej 39,88 %; – veprat penale kundër shëndetit me 3,09 %, -po me 2,70 % deri 2,25 % rezulton pesha edhe falsifikimi i dokumentave, krimet kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit, krimet kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik dhe mashtrimet, të procedimeve të regjistruara në prokurori gjatë vitit 2020.

-Gjatë vitit 2020 nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë është ngritur dhe përfaqësuar akuza në gjykatë në emër të shtetit për 10000 procedime penale (ulje prej 4,05 % në krahasim me vitin 2019) me 11530 të pandehur (ulje prej 5,41 % në krahasim me vitin 2019). Gjithashtu, janë paraqitur në gjykatë 11741 kërkesa për caktimin e masave të sigurimit personal (ulje 0,44 % në krahasim me vitin 2019).

-Prokuroritë pranë gjykatave të apelit kanë përfaqësuar akuza në emër të shtetit shqiptar për 1070 ankime për çështje themeli (ulje prej 58,58 % në krahasim me vitin 2019) dhe 2521 ankime për masat e sigurimit personal (rritje prej 13,51 % në krahasim me vitin 2019).

-Në vitin 2020 në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë është urdhëruar ekzekutimi i 5222 vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë ose me ulje 52,41 % krahasuar ne vitin 2019. Përgjatë vitit 2020 janë ekzekutuar 2990 vendime penale dhe kanë mbetur pa u ekzekutuar 1875 vendime, të cilët sipas llojit të dënimeve të pa ekzekutuar janë: 5 dënime me burgim të përjetshëm, 277 vendime me burgim, 736 vendime për dënimin me gjobë, 29 dënime plotësuese dhe 829 dënime alternative. Ndër vite gjithsej, janë 3820 vendime penale të mbetur pa u ekzekutuar, të cilët sipas llojit të dënimeve janë: 7 dënime me burgim të përjetshëm, 1039 vendime me burgim, 1543 vendime për dënimin me gjobë, 57 dënime plotësuese dhe 1198 dënime alternative.

EFIÇENCA

-Gjatë vitit 2020 janë përfunduar 26169 çështje që përbën ulje prej 7,14 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2019, prej të cilave: 38,11 % janë dërguar për gjykim, 22,62 % janë pushuar, 35,93 % janë pezulluar dhe 3,34 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.

-Janë dërguar në gjykatën e shkallës së parë 10000 çështje me akuzë ndaj 11530 të pandehurve. Krahasuar me vitin 2019 rezulton një ulje prej 4,05 % e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 5,41 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë. Sipas llojeve të gjykimeve të posaçme gjendja e kërkesave dhe zgjidhjeve në gjykatat paraqitet si më poshtë:

Janë dërguar 410 kërkesa për miratim urdhri penal, me 432 të pandehur ose krahasuar me vitin 2019 me ulje 44,59 % të kërkesave dhe ulje 43,23 % të pandehurve, ndërsa nga gjykata është vendosur refuzimi i miratimit të urdhrit penal në 12 raste ose krahasuar me vitin 2019 me ulje 40 % të rasteve që është vendosur nga gjykata refuzimi i miratimit të urdhrit penal. Kjo rënie do të jetë pjesë e një analize të thelluar gjatë vitit 2021.

Janë dërguar 740 kërkesa për miratim marrëveshje fajësie, me 749 të pandehur, pothuaj në nivelet e një viti më parë, ndërkohë nga gjykata është vendosur refuzimi i miratimit të marrëveshjes në 45 raste, shifër pothua e njëjtë me 2019.

Është kërkuar gjykimi i drejtpërdrejtë për 252 çështje me 252 të pandehur, krahasuar me vitin 2019, përbëjnë rritje prej 14,55 % të numrit të çështjeve dhe 8,62 të numrit të të pandehurve për të cilët është kërkuar ky lloj gjykimi.

-Gjatë vitit 2020, janë dërguar në gjykatë për pushim 4647 çështjeve ose me rritje 53,16 % e krahasuar me vitin 2019, prej të cilëve 2252 çështje janë pushuar për mungesë fakti, që përbëjnë 48,46 % të çështjeve të pushuara. Nga të dhënat rezulton se për 233 çështje gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve ose me rritje 8.88 % krahasuar me vitin 2019, ndërsa në 5 çështje ka vendosur kthimin e akteve dhe urdhërimin e formulimit të akuzës, tregues në ulje krahasuar me 12 vendime të tilla në vitin 2019.

-Gjatë vitit 2020, gjithashtu, është vendosur pezullimi i hetimeve për 9400 çështje për shkak se autori nuk njihet apo nuk është zbuluar autori i veprës penale ose me ulje prej 6,81% e çështjeve të pezulluara në krahasim me vitin 2019.

-Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore në vitin 2020 rezulton se janë dënuar 8022 të pandehur dhe për 152 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm ose krahasuar me vitin 2019 me ulje 8,96 % e numrit të pandehur të dënuar dhe ulje 19,15 % e numrit të pandehurve të deklaruar të pafajshëm.

i) Efektiviteti i ndjekjes penale sipas grupveprave penale me tendencë në rritje ose në ulje.

-Për veprat penale të trafiqeve të paligjshme, në vitin 2020, treguesi i efiktivitetit është relativisht i ulët, përkatësisht 31,25 % dërguar gjyqit dhe 68,75 % të pushuara,. Ndërkohë nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2020 ka një ulje prej 12,54 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të trafiqeve të paligjshme në krahasim me vitin 2019.

-Sa i përket veprave penale lidhur me narkotikët, edhe pse në vitin 2020 ka një rritje prej 17,80 % të numrit të procedimeve të regjistruara për këtë grupveprash penale në krahasim me vitin 2019, ndjekja penale ka rezultuar efektive, për faktin se 58,42 % e çështjeve janë dërguar gjyqit, ndërsa 41,58 % e çështjeve janë pushuar.

-Në vitin 2020 për “Krime kundër jetës të kryera me dashje” janë dërguar për gjykim 31,66 % e çështjeve dhe janë pushuar 68,34% e çështjeve. Në këtë grupveprash, duke veçuar veprën penale të kanosjes që zë 88% të çështjeve të pushuara. Për veprat penale të vrasjes me dashje efektiviteti është, përkatësisht 63,81 % dërguar gjyqit dhe 36,49 % pushuara.

-Efektiviteti i ndjekjes penale ka qenë i lartë edhe lidhur me dhunën në familje, për faktin se 83,02% e çështjeve janë dërguar në gjyq dhe 16,98% e çështjeve janë pushuar. Ndërkohë, në vitin 2020, çështjet e regjistruara paraqesin rritje prej 9,74 % krahasuar me vitin 2019. Pesha specifike që zë kjo vepër penale në këtë grup veprash penale për vitin 2020 është 92,53 %, pothuaj e njëjtë me vitin 2019. Ecuria e kësaj vepre penale në pesë vite, tregon se është arritur ulje në masën 7,68 % në numrin e procedimeve të regjistruara në vitin 2016 krahasuar me vitin 2020. Në analizë të të dhënave, rezulton se:

Profili i të pandehurve: 92,71 % janë meshkuj madhorë, 59,87 % janë me arsim deri 9-vjeçar, 72,49 %, janë të papunë, 2,13 % janë përsëritës për të njëjtën vepër dhe 9,33 % janë të dënuar për vepra të tjera.

Gjeografia sociale: numri më i lartë i procedimeve për vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, është regjistruar në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë 32 %, ndërkohë që koeficienti më i lartë për 100 000 mijë banorë rezulton në qarqet Gjirokastër me 62 procedime dhe qarku Vlorë me 60 procedime.

Politika Penale: për këtë grupveprash, 88,58 % e kërkesave të prokurorit për masa sigurimi lidhen me caktimin e masave të sigurimit me arrest dhe nga gjykata në 85,29 % të kërkesave është vendosur masë sigurimi me arrest

-Lidhur me veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, treguesi i efiktivitetit është relativisht i ulët, përkatësisht 41,82 % e çështjeve janë dërguar gjyqit dhe 58,18 % e çështjeve janë pushuar. Ndërkohë të dhënat statistikore në vitin 2020, evidentojnë tendencë në ulje prej 14,32 % të procedimeve të regjistruara për këtë vepër në krahasim me vitin 2019.

ii) Lufta kundër pastrimit të parave, krimeve financiare dhe hetimeve pasurore, për vitin 2020 ka qenë objektiv prioritar institucional, dhe në kuadrin e zbatimit të rekomandimeve të BE-së dhe planit të veprimit të ICRG/FATF, me Shqipërinë. Për arritjen e këtij objektivi të rëndësishëm synimi ynë ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional me autoritetet vendase e të huaja, dhe jo vetëm.

-Në këtë kuadër, me 15 korrik 2020 në bashkëpunim me Ministrin e Brendshme dhe Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë , u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit dhe u miratua udhëzimi i përgjithshëm nr. 10 datë 17.07.2020 “Për masat administrative dhe procedurale për rritjen e efikasitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimit financiar, financimit të terrorizmit, si dhe për hetimin e pasurisë dhe sekuestrimin/konfiskimin e produkteve kriminale, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”. Këto akte të politikave ndërinstitucionale evidentojnë progresin në krijimin e një bazë solide për rritjen e efiçencës në kryerjen e gjurmimit, hetimit dhe ndjekjes penale të këtyre veprave, pasi aktet krijuan korniza për ngritjen e seksioneve të veçanta në prokuroritë vendore, rritjen e kapaciteteve në seksionet e veçanta në drejtoritë e policisë vendore, forcimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe agjencive të tjera ligjzbatuese të cilëve u janë besuar trajtimi i rasteve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe u përmirësua efiçenca e bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel vendor dhe qendror.

-Udhëzimi i përgjithshëm plotësoi dispozitat e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe është një instrument për përdorimin nga prokurorët, policia gjyqësore dhe agjencitë ligjzbatuese të përfshira. Ky dokument hyri në fuqi më 1 shtator 2020, dhe janë krijuar shtatë seksione të veçanta në prokuroritë më të mëdha dhe caktuar prokurorë të dedikuar në prokuroritë më të vogla për t’u përqendruar në hetimet dhe ndjekjen penale të pastrimit të parave, sekuestrimin dhe konfiskimin e produkteve kriminale.

-Për forcimin e kapaciteteve profesionale, u zhvilluan një seri trajnimesh online të mbështetura nga Projekti PAMECA V për prokurorët, policinë gjyqësore dhe agjencitë ligjzbatuese të përfshira (290 pjesëmarrës) në dhjetor 2020 dhe në janar 2021, si dhe po bashkëpunohet me projektin spanjoll FIIAPP për asistencë teknike për përditësimin e manualit për pastrimin e parave dhe hetimeve financiare.

-Rezulti i këtyre masave është progresi i evidentuar me rritjen e efektivitetit në hetimet për veprat penale të pastrimit të parave të parashikuara nga nenet 287 e 287/b të Kodit Penal, pasi të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2020, për veprat penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale, numri i procedimeve të regjistruara është rritur me 20,19 %, numri i të pandehurve të regjistruar është rritur 103,1 % dhe numri i personave të dënuar është ritur 11 % krahasuar me vitin 2019. Megjithë arritjet, ngelet sërish me nivele jo të kënaqshme efektiviteti i ndjekjes penale për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në vitin 2020, pasi evidentohen tregues të ulët të raportit të çështjeve penale të dërguara në gjyq krahasuar me çështjet e pushuara.

-Ndërsa, në kuadrin e luftës kundër terrorizmit, janë regjistruar 12 procedime penale nga 10 procedime të regjistruar në vitin 2019 ose me rritje rreth 20 % të numrit të procedimeve të regjistruara për këto vepra penale. Ndërkohë, për “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” sipas nenit 232/a të Kodit Penal janë dërguar për gjykim 2 procedime penale me 2 të pandehur dhe 1 person është dënuar për këtë vepër penale.

Të dhëna sociale dhe demografike për të pandehurit

Nga të dhënat statistikore vërehet se në vitin 2020 rezultojnë 51,11 % e të pandehurve me arsim deri 9 vjeçar, me arsim të mesëm në vitin 2020 rezultojnë 40,08 % e të pandehurve, ne arsim të lartë, në vitin 2020 rezultojnë 9,55 % e të pandehurve.

Për sa i takon gjendjes shoqërore të të pandehurve, nga të dhënat statistikore vërehet se në vitin 2020 të punësuar në sektorin shtetëror rezultojnë 4,63 % e të pandehurve, të pandehurit e punësuar në sektorin privat në vitin 2020 përbëjnë 24,21 % të numrit të të pandehurve, ndërkohë që 71,38 % e të pandehurve rezultojnë si të papunë.

v) Sa i përket zbatimit të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë” në vitin 2020, në kuadrin e hetimeve pasurore, mbi kërkesën e prokurorëve të pranuara nga gjykata për 4 (katër) procedime është vendosur sekuestrimi i pasurive, shifra këto jo të kënaqshme, që evidentojnë nevojën për një angazhim më të madh të prokurorive në këtë drejtim. Lidhur me treguesit në ulje të sekuestrimeve pasurore në kuadrin e hetimeve pasurore në zbatim të ligjit nr.10192/2009 (i ndryshuar) të krahasuar me vitin 2019, vlerësojmë se, ndikon dhe mungesa e treguesve të Prokurorisë së Posaçme, kjo për faktin se në vitin 2019 treguesit e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda kanë qenë pjesë e treguesve të raportuar nga Prokuroria e Përgjithshme.

iv) Dekriminalizimi

Në ushtrim të funksionit të rëndësishëm ligjor lidhur me verifikimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, gjatë vitit 2020, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar 109 praktika/kërkesa për verifikim, për 2 persona, kërkesat janë kthyer pasi nuk plotësonin kushtet e përcaktuara në ligj, për 94 persona procesi ka përfunduar gjatë vitit 2020, duke miratuar rezultatet e verifikimit, dhe për 13 persona procesi i verifikimit ka vijuar për vitin 2021.

-Gjatë vitit 2020, në vendimmarrjen e kërkesave për verifikim të subjekteve, rezulton se:

– 68 subjekte, “Zyrtar i Lartë” ;

– 19 subjekte, “Nivel Ekzekutiv”;

– 11 subjekte, “Nivel Drejtues”;

– 11 subjekte, “Nivel i Mesëm”;

Gjatë verifikimit për 5 nga subjektet, për të cilët janë konstatuar elementë të veprave penale, materiali është dërguar për kompetencë në prokuroritë kompetente.

-Gjatë vitit 2020, janë kryer edhe 55 procese të verifikimit të thelluar të të dhënave në formularët e vetëdeklaruara nga persona, subjekt të ligjit, regjistruar në vitet 2016-2019, për 43 prej tyre procesi ka përfunduar dhe janë miratuar rezultatet e verifikimit, ndërkohë për 12 subjekte, procesi verifikimit ka vijuar për vitin 2021.

Për këto subjekte, të cilëve ju ka përfunduar procesi i verifikimit në vitin 2020, nga Departamenti Administratës Publike, rezultojnë të jenë në kushtet e ndalimit:

– 1 subjekt ndjekur në bazë të kërkesës së vitit 2018;

– 6 subjekte, ndjekur në bazë të kërkesave të vitit 2019, me vendimarrje të vitit 2020;

– për 2 subjekte, DAP do të shprehet pasi vendimet penale me të cilët janë dënuar të marrin formën e prerë.

– nga informacioni i KQZ, 1 subjekt ka dhënë dorëheqjen, pas vendimarrjes për miratimin e rezultateve të verifikimit;

Për 8 nga personat, gjatë verifikimit të të cilëve janë konstatuar elementë të veprave penale, materiali është dërguar për kompetencë në prokuroritë përkatëse.

III. ZBATIMI I REKOMANDIMEVE PRIORITARE

Prokurori i Përgjithshëm në zbatim të kërkesave të Rezolutës së Kuvendit e rekomandimeve prioritare të KM, rekomandimeve të BE-së dhe planit të veprimit ICRG/FATF për Shqipërinë, si dhe për problematika të evidentuara përgjatë vitit 2020, ka nxjerrë 18 udhëzime të përgjithshme, dhe 14 urdhra për miratimin e rregulloreve standard e rregulloreve apo akteve të tjera normative (trajtuar në raportin vjetor), ka mbikëqyrur zbatimin e tyre dhe është kujdesur për ushtrimin e kompetencave kushtetuese e ligjore në prokurori, nëpërmjet raportimeve periodike dhe informacioneve të kërkuara nga drejtuesit e prokurorive lidhur me masat e marra në zbatim të kompetencave ligjore të tyre, si për nxjerrjen e udhëzimeve të përgjithshme për të lehtësuar zbatimin e udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, ashtu dhe për nxjerrjen e udhëzimeve jo të detyrueshme apo kërkuar informacion prokurorëve për çështje konkrete, me synim, për të garantuar pavarësinë e prokurorit në ushtrimin e funksioneve dhe të sigurojë efiçencën, ligjshmërinë e transparencën në veprimtarinë e prokurorive që drejtojnë.

Në këtë vështrim, në marrëdhëniet me drejtuesit e prokurorive lidhur me veprimtarinë organizative dhe administrative të tyre, janë evidentuar: -shkelje të afateve dhe nivel jo i kënaqshëm i raportimeve e informimeve të përcaktuara me aktet ligjore dhe nënligjore, lidhur me ecurinë e veprimtarisë së prokurorive që drejtojnë, të dhënat statistikore periodike, kërkesat për informacion, raportimet periodike tre mujore, etj; është vërejtur gjithashtu mospërmbushje e kërkesave për raportim dhe informim sipas ligjit dhe zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme , çështje këto që janë trajtuar më gjatë në raportin vjetor që i është nisur kuvendit.

Vlerësojmë se rregullimi ligjor aktual vështirëson lidhjen organike efektive mes drejtuesve të prokurorive në prokuroritë e shkallës së parë dhe të apeleve me Prokurorinë e Përgjithshme, në kuptim të ushtrimit të detyrave ligjore dhe kushtetuese, ndërkohë që angazhimet institucionale që dalin nga rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë, rekomandimet e Këshillit të Ministrave apo në raportet me organizma të tjerë ndërkombëtarë kërkojnë një nivel më të lartë kohezioni institucional. Gjithashtu, rregullimi ligjor aktual, në procesin e promovimit, caktimit, pezullimit apo shkarkimit të drejuesve të prokurorisë nuk parashikon vlerësimin e indikatorëve ligjorë që lidhen me performancën e prokurorive të rretheve gjyqësore apo apeleve, drejtuesve të prokurorive dhe marrëdhëniet e drejtuesit të prokurorisë me Prokurorin e Përgjithshëm, si elemente shumë të rëndësishme në mbarëvajtjen e punës dhe në ushtrimin e kompetencave kushtetuese e ligjore në sistemin e prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm. Për këto arsye, të trajtuara më hollësisht në raport, kemi propozuar ndërhyrjet e nevojshme ligjore, për realizimin e të cilave kërkojmë mbështetjen tuaj.

-Përveç sa më sipër, prokuroria është angazhuar në bashkëpunimin veçanërisht me Kuvendin dhe Ministrinë e Drejtësisë, ka nënshkruar 6 (gjashtë) marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme, Ministrinë Brendshme dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë dhe Konflikit të Interesit, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm, në dhënien e kontributit të saj në iniciativat ligjore për përmirësimin e drejtësisë penale, hartimin e dokumenteve strategjikë kombëtarë dhe raportimeve periodike për përmbushjen e prioriteteve e rekomandimeve të Bashkimit Evropian për Shqipërinë në kuadër të procesit integrues të vendit dhe zbatimin e planit të veprimit të ICRG/FATF-së.

Referuar numrit, llojeve, shtrirjes teritoriale, intensitetit dhe formave të kriminalitetit e masave të tjera të analizuara mësipër dhe në mënyrë më të hollësishme në raport, organi i prokurorisë ka përmbushur detyrat kushtetuese e ligjore dhe ka zbatuar rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë, rekomandimet e Këshillit të Ministrave, rekomandimet e BE-së dhe planin e veprimit të ICRG/FATF, prioritetet kyçe të shtetit shqiptar në kuadër të procesit të integrimit, rritjen e efektivitetit kundër krimit ekonomik dhe krimeve të tjera, duke ndihmuar e kontribuar në forcimin e rendit dhe të sigurisë publike, duke siguruar një procedim të drejtë dhe duke garantuar liritë personale, të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetasve dhe subjekteve të procedimit penal.

OBJEKTIVAT PËR VITIN 2021

Përmirësimi i kuadrit ligjor, si për përqasjen e ligjit për prokurorinë me dispozitat kushtetuese lidhur me kompetencat e mbarëvajtjes së punës administrative të prokurorisë, ashtu dhe për rritjen e efiçencës të veprimtarisë së prokurorisë në ushtrimin e kompetencave kushtetuese e ligjore në hetimin, ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e çështjeve/akuzave në gjykatë, si dhe rritjen e efektivitetit në luftën kundër kriminalitetit.

Intensifikimi i koordinimit dhe monitorimit në ecurinë e zbatimit të memorandumit të bashkëpunimit dhe udhëzimit të përgjithshëm nr.10/2020, për rritjen më tej, të efiçensës së veprimtarisë ndërinstitucionale, dhe të efektivitetit në hetimet dhe ndjekjen penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale, në vijim të zbatimit të planit të veprimit të ICRG/FATF.

Forcimi i kapaciteteve institucionale për rritjen e efiçencës në veprimtarinë administrative të prokurorisë dhe i kapaciteteve profesionale për rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së prokurorëve dhe policisë gjyqësore në ushtrimin e funksioneve kushtetuese e ligjore.

Përmirësimi dhe intensifikimi i veprimtarisë bashkërenduese, koordinuese dhe monitoruese të Prokurorisë së Përgjithshme në funksion të rritjes së kujdesit për ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore të prokurorisë, për të siguruar mirëfunksionimin e sistemit të prokurorisë në përputhje me parashikimet ligjore.

Intensifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërinstitucional me të gjithë aktorët e përfshirë në ndërveprim me sistemin e prokurorisë në të gjitha fazat e procedimit penal, për rritjen e efektivitetit në hetimin, ndjekjen penale, përfaqësimin e akuzës në gjykatë dhe ekzekutimin e vendimeve penale ndaj autorëve të veprave penale me tendencë në rritje, veprave penale sensitive, dhe jo vetëm.

Garantimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe viktimave të dhunës në familje, me bazë gjinore dhe të miturve, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve profesionale dhe mbikëqyrjes së respektimit të të drejtave të ligjshme të tyre.

Të vijojë puna e nisur në grupin e punës me mbështetjen e Projektit EURALIUS V për identifikimin e problemeve në “sistemin e menaxhimit të çështjeve” (CAMS), dhe i masave konkrete të propozuara për përshtatjen e këtij sistemit sipas nevojave të organit të prokurorisë.

Krijimi i sistemeve të vlerësimit të përformancës dhe efiçencës për administratën e prokurorisë dhe aplikimi i tyre në funksion të optimizmit të organizimit të punës administrative në prokurori për mbështetjen dhe lehtësimin e veprimtarisë së prokurorëve në ushtrimin e funksioneve kushtetuese e ligjore të tyre.

Të vijojë bashkërendimi dhe koordinimi me Komisionin e Policisë Gjyqësore, për hartimin e programeve të veçanta të trajnimit të policisë gjyqësore dhe prokurorëve, bazuar në prioritetet dhe/ose shqetësimet lidhur me efektivitetin e hetimeve në zbatim të Kodit të Procedurës Penale dhe hetimeve pasurore në zbatim të ligjit nr.10192/2009 i ndryshuar.

Rritja e kapaciteteve akomoduese me ambiente pune për prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve, administratën dhe shërbimet mbështetëse në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, dhe përdorimi me efektivitet i fondeve buxhetore për përmirësimin e infrastrukturës në prokurori, forcimin e kapaciteteve institucionale e profesionale dhe për sigurimin e aksesit të shtetasve në prokurori.

The post Olsian Çela raporton në Kuvend për kriminalitetin: Ka një nevojë urgjente për prokurorë dhe gjykatës të rinj appeared first on Albeu.com.