krimi ne familjen shqiptare Archives - Albeu.com

Detaje të reja nga vrasja e familjes shqiptare në Greqi, i masakroi pronari i shtëpisë për qiranë
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen tragjike të familjes shqiptare në Andraviadë, ditën e 1 marsit. Familja shqiptare dyshohet se është masakruar nga djali i pronares së shtëpisë, ku banonte familja shqiptare.

Mësohet se ai i ka kërkuar familjes shqiptare të largohet nga aty, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me qiranë. Disa fqinj thonë se kishte mbaruar kontrata e qiradhënies. Si rrjedhojë policia ka hedhur poshtë pistën e parë se autori i krimit të katërfishtë të ishte babai i vdekur dhe pistën e dytë se autor ishte ish bashkëshorti grek i shqiptares.

Sipas informacioneve autori, i biri i pronares, është shtetas grek 57 vjeç.

Protothema.gr shkruan se 57-vjeçari vuante nga problemet mendore dhe se në të kaluarën ka qendruar në një klinikë psikiatrike. Sipas të afërmve të çiftit shqiptar, Armando dhe Maria Kloci, 57-vjeçari ka pasur debate të forta me viktimat kohët e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve financiare në lidhje me qiranë e shtëpisë.

Fqinjët thonë se 57-vjeçari kishte arritur në pikën ku i kishte ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin banesës ku familja shqiptare jetonte. Autoritetet greke janë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së tragjedisë, shkruan protothema.gr.

Si i gjeti 12-vjeçari viktimat në shtëpi

Babai dhe nëna u gjetën në oborrin e banesës të larë në gjak, ku babai mbante një thikë në qafë. Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit dhe nënën e tij të gjakosur.

Konkretisht, fëmija kapi vëllanë e parë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë dhe në kishë për të kërkuar ndihmë!

Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Shtëpia e gjakosur e familjes fatkeqe ndodhet prapa kishës së Shën Konstantinos. Policia ndodhet në vendngjarje, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të sakta në të cilat humbën jetën katër personat, ndërsa në vendngjarje pritet edhe një mjek ligjor.

Policia ende nuk ka mundur të sigurojë dëshminë e të vetmit të mbijetuar nga masakra, djalit 12 vjeç, i cili b gjeti nënën, njerkun dhe 2 vëllezërit të vrarë, për shkak të tronditjes së madhe që ka pësuar nga krimi.

The post Detaje të reja nga vrasja e familjes shqiptare në Greqi, i masakroi pronari i shtëpisë për qiranë appeared first on Albeu.com.