krimet e luftes Archives - Albeu.com

BE propozon gjykatën e mbështetur nga OKB-ja për të hetuar krimet ruse të luftës
Bashkimi Evropian propozoi të mërkurën ngritjen e një gjykate të posaçme të mbështetur nga OKB-ja, për të hetuar krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë dhe për të përdorur pasuritë e ngrira të Rusisë për të rindërtuar Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se BE-ja do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të marrë “mbështetjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare” për gjykatën, duke vazhduar të mbështesë punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

“Rusia duhet të paguajë për krimet e saj të tmerrshme, duke përfshirë krimin e saj të agresionit kundër një shteti sovran. Ndërkohë që vazhdojmë të mbështesim Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ne po propozojmë krijimin e një gjykate të posaçme të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për të hetuar dhe për të ndjekur penalisht krimet e agresionit rus”, tha Presidentja von der Leyen.

Që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat e tij ushtarake janë akuzuar për abuzime që variojnë nga vrasjet në qytetin Buça, në periferi të Kievit, e deri te sulmet vdekjeprurëse ndaj objekteve civile, duke përfshirë bombardimin e 16 marsit të një teatri në Mariupol. Një hetim i agjencisë Associated Press zbuloi se ka të ngjarë që aty të jenë vrarë rreth 600 njerëz. Hetime për krime të kryera gjatë luftës në Ukrainë janë duke u zhvilluar në mbarë Evropën dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë ka nisur tashmë hetimet e saj.

Zonja von der Leyen shtoi se blloku 27-vendesh dëshiron ta detyrojë Rusinë të paguajë për shkatërrimet që ka shkaktuar, duke përdorur pasuritë e ngrira të Rusisë. Ajo vlerësoi se dëmet në Ukrainë kapin shifrën e 600 miliardë eurove.

“Rusia dhe oligarkët e saj duhet të kompensojnë Ukrainën për dëmin dhe të mbulojnë kostot për rindërtimin e vendit. Dhe ne kemi mjetet për ta bërë Rusinë të paguajë. Ne kemi bllokuar 300 miliardë euro nga rezervat e bankës qendrore ruse dhe kemi ngrirë 19 miliardë euro të oligarkëve rusë. Në afat të shkurtër, ne mund të krijojmë me partnerët tanë një strukturë për të menaxhuar këto fonde dhe për t’i investuar ato. Më pas do t’i përdorim të ardhurat për Ukrainën dhe pasi të hiqen sanksionet, këto fonde duhet të përdoren në mënyrë që Rusia të paguajë kompensimin e plotë për dëmet”.

Bashkimi Evropian tha se heqja e kufizimeve mbi pasuritë ruse mund të lidhet me përfundimin e një marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë, që do të zgjidhte çështjen e kompensimit të dëmeve./VOA

The post BE propozon gjykatën e mbështetur nga OKB-ja për të hetuar krimet ruse të luftës appeared first on Albeu.com.

“Sulmet ruse në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte”, OKB: I bëjmë thirrje Moskës të mos përshkallëzojë luftën
Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut sulmet e Rusisë në Ukrainë gjatë dy ditëve të fundit që kanë goditur kryesisht objeke civile, mund të përbëjnë krime lufte. Zëdhënësja e kësaj zyre, Ravina Shamdasani tha se sulmet ndaj zonave civile janë tronditëse. Presidenti ukrainas Zelensky pritet t’iu kërkojë udhëheqësve të 7 vendeve më të industrializuara armë të mbrojtjes ajrore.

Rusia mund të ketë kryer krime lufte gjatë sulmeve me një mori raketash në qytetet e Ukrainës duke vrarë civilë dhe duke shkaktuar ndëprerje të energjisë dhe ngrohjes, tha zëdhënësja e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Raketat ranë në kryqëzime rrugësh, parqe dhe zona turistike në kryeqytetin Kiev. Shpërthime u raportuan edhe në Lviv, Ternopil dhe Zhytomyr në Ukrainën perëndimore, Dnipro dhe Kremenchuk në qendër, Zaporizhzhia në jug dhe Kharkiv në lindje.

“Sulmet kundër civilëve dhe objekteve jetike për mbijetesën e civilëve, janë të ndaluara në bazë të ligjeve humanitare ndërkombëtare. Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse të mos i përshkallëzojë ato më tej dhe të marrë masa të shmangë viktimat në radhët e popullsisë civile dhe të mos godasë infrastrukturën civile”, tha zëdhënësja e Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ajo tha se së paku 12 civilë janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u kërkoi të martën udhëheqësve të grupit të 7 vendeve më të industrializuara të botës G7 që ta furnizojnë urgjentisht Ukrainën me armë të mbrojtjes ajrore.

Presidenti Biden gjatë bisedës telefonike që pati mbrëmë me presidentin Zelensky u zotua të vazhdojë t’i japë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Moska ishte e hapur për bisedime me Perëndimin mbi konfliktin e Ukrainës, por ende nuk kishte marrë ndonjë propozim serioz për të negociuar.

“E kemi thënë shumë herë, që nuk i refuzojmë kurrë takimet. Dhe nëse ka një ofertë, atëherë ne do ta shqyrtojmë atë. Rusia është e gatshme të angazhohej me Shtetet e Bashkuara ose me Turqinë për mënyrat për t’i dhënë fund operacionit special ushtarak”, tha zoti Lavrov gjatë intervistës me televizionin shtetëror rus. Reuters Video

Deklarata e ministrit Lavrov për gatishmërinë e Rusisë për bisedime po bëhet pas një sërë humbjesh të forcave ruse në front nga fillimi i shtatorit, kur kundërofensiva e forcave ukrainase arriti çlirimin e disa territoreve të pushtuara./VOA

The post “Sulmet ruse në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte”, OKB: I bëjmë thirrje Moskës të mos përshkallëzojë luftën appeared first on Albeu.com.

Krimet e luftës, Ukraina: Perëndimi heziton të nxjerrë Putinin në gjyq
Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, Ukraina ka kërkuar vazhdimisht që Putin të gjykohet nga gjykatat ndërkombëtare.

Por aleatët kryesorë perëndimorë të Ukrainës nuk kanë vendosur ende për krijimin e një gjykatë për krimet e luftës së Vladimir Putinit dhe rrethit të tij të ngushtë, duke dashur të lënë hapësirë për marrëdhëniet e ardhshme me Rusinë, sipas zyrtarëve të lartë të Ukrainës, shkruan The Guardian.

“Është një politikë e madhe. Nga njëra anë, vendet e dënojnë publikisht agresionin, por nga ana tjetër, ata po vendosin këmbën në derën e mbylljes së marrëdhënieve me Rusinë në mënyrë që të ato dyer të mos  mbyllen plotësisht, “tha Andriy Smyrnov, nënkryetari i administratës presidenciale të Ukrainës, i cili po udhëheq përpjekjet e vendit për të krijuar gjykatën ndërkombëtare.

“Ata po përpiqen të lënë një hapësirë për manovra diplomatike”, tha ai.

Pretendimet e tij vijnë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tha të hënën se Rusia nuk duhet të cilësohet si një shtet terrorist diçka që zyrtarët ukrainas dhe disa politikanë amerikanë kishin kërkuar.

Zyrtarët ukrainas thonë se që nga prilli, ata janë përpjekur të bindin aleatët e tyre perëndimorë që të krijojnë një gjykatë për krimet e luftës në Ukrainë.

The post Krimet e luftës, Ukraina: Perëndimi heziton të nxjerrë Putinin në gjyq appeared first on Albeu.com.

Krimet e luftës, Rusia po “rindërton” teatrin e Mariupolit për t’i fshehur
Forcat ruse po “rindërtojnë” teatrin e Mariupolit për të mbuluar krimet e luftës, sipas një këshilltari të kryebashkiakut të qytetit.

“Pushtuesit po fshehin krimet e luftës. Ata po nxitojnë të eliminojnë të gjitha gjurmët dhe dëshmitë përmes ‘rindërtimit’. Nën maskën e ‘vlerës historike’.

E vetmja vlerë historike lindi kur u lëshuan dy bomba. Dhe është kjo vlerë historike që pushtuesit tani po përpiqen ta fshehin”, tha Petr Andriushchenko.

Forcat ruse goditën teatrin në mars, duke vrarë rreth 300 njerëz që po përdornin ndërtesën për strehim.

The post Krimet e luftës, Rusia po “rindërton” teatrin e Mariupolit për t’i fshehur appeared first on Albeu.com.

Rusët përfundojnë në Hagë, nis konferenca për krimet e luftës
Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej muajit shkurt, duket se rusët do të përfundojnë në Hagë për krime lufte.

Lajmi bëhet i ditur nga CNN, sipas të cilit, prokurorja e lartë e Ukrainës dhe zyrtarë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe Bashkimi Europian do të takohen sot në Hagë për të diskutuar mbi hetimin e krimeve të luftës të kryera gjatë konfliktit Rusi-Ukrainë.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova udhëtoi në qytetin holandez për të koordinuar ndarjen e provave, strategjinë e ndjekjes penale dhe kuadrin ligjor për sjelljen e kriminelëve të luftës para drejtësisë.

“Bota është pranë Ukrainës për të gjetur prova në mënyrë që Rusia të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë për mizoritë që forcat e saj kanë kryer në tokën tonë”, shkroi Venediktova në Tëitter nga Haga.

Në një deklaratë përpara nisjes së konferencës, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha: “Sistemi kombëtar i drejtësisë i Ukrainës ka ndërmarrë tashmë hapa të rëndësishëm hetimi dhe gjykimi, të cilët ne po i monitorojmë.

Duke pasur parasysh gjerësinë e sfidave me të cilat po përballet, është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të mbështesë rritjen e kapaciteteve për hetimet e Ukrainës për krimet e supozuara të luftës të kryera në territorin e saj, pavarësisht nga rrethanat.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba pritet të japin deklaratat gjatë ditës së sotme. Venediktova tha se Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte dhe ka filluar ndjekjen penale rreth 80 prej tyre.

Kujtojmë se dy ushtarë rusë tashmë janë dënuar sipas ligjit penal të Ukrainës për krime lufte.

The post Rusët përfundojnë në Hagë, nis konferenca për krimet e luftës appeared first on Albeu.com.

Talat Xhaferri: Ukrainasit, ndryshe nga ne, po dokumentojnë krimet e luftës
Drejtuesja e emisionit “Ballkan” në Abc, Linda Karadaku, ka zhvilluar këtë të premte një intervistë ekskluzive me kreun e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, i cili është i pari politikan nga Ballkani që vizitoi Ukrainën gjatë luftës.

Lidhur me vizitën e tij në Kiev, Xhaferri tha se kishte një ftesë për të gjitha parlamentet e botës nga ana e parlamentit të Ukrainës, ftesë të cilës ju përgjigj pozitivisht me gjithë rreziqet q           që kishte.

I pyetur nga gazetarja Karadaku, se çfarë i bëri më shumë përshtypje gjatë vizitës së tij në Kiev, Xhaferri tha vendosmëria e ukrainasve për të luftuar deri në fund, dhe sigurisht shkatërrimi që ka lënë lufta.

Ndërkohë Xhaferri tha se një tjetër gjë që i bëri përshtypje ishte dhe nisja e punës nga institucionet ukrainase për të mbledhur prova të gjenocidit rus, që është ndryshe nga situata në Ballkan, ku edhe sot po manipulohen provat e krimeve serbe.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Zoti kryetar jeni i vetmi nga lidershipi i Ballkanit që keni shkuar në Kiev në këtë kohë të vështirë dhe të rrezikshme, se pamë atë që ndodhi me zotin Gutierrez atje, si ish-ushtarak, si një njeri që e di se çfarë është lufta keni qenë pjesë e UÇK-së, çfarë ju bëri më shumë përshtypje?

Xhaferri: Ikja ime rezulton me ftesën e përgjithshme që ju është bërë parlamenteve në botë nga parlamenti i Ukrainës. Unë i jam përgjigjur me po ftesës. Kam bërë të gjitha vlerësimet për të gjitha rrisqet, por megjithatë vendimi u mor që të shkoja. Nuk do mend që rrisku në një rrugëtim prej 18 orësh ka potencialin e vet si rrisk.

Karadaku: Çfarë ju mbeti në mend që nuk do e harroni kurrë?

Xhaferri: Ajo që më mbeti ndërmend është morali i lartë i qytetarëve ukrainas, disiplina e përpiktë e qytetarëve me atë që është përditshmëria e tyre, atë që mund atë shoh gjatë rrugës. Flet për një vendimmarrje qytetarë për të luftuar deri në fund për shtetin e vet. Tjetra është qetësua e skajshme e presidentin Zelensky, maturia e tij, edhe në atë situatë të ndërlikuar të menaxhosh luftën e pabarabartë. S’do mend që edhe ato fotografi të shkatërrimeve nuk do më hiqen nga mendja kurrë sepse janë pasojë e luftës. Në norma ndërkombëtare do të duhet të definohen ashtu siç definohen ato veprime, duke patur parasysh edhe viktimat në civilë që ato do të duhet të definohen që në fillim, mos bëhet i njëjti gabim si me Ballkanin që lanë pa definicion veprimet e bëra edhe në Kosovë edhe në Bosnje që sot mund të manuipulojnë pushtete.

Karadaku: Besoj se ukrainasit nuk do ta lejojnë këtë, ata janë shumë të kujdesshëm për të t’i dokumentuar krimet e luftës?

Xhaferri: Ajo punë nuk ju takon veç ukrainasve, ajo punë na takon të gjithë neve për të dhënë nocionin e duhur, dhe për këtë arsye ka qenë vendimi për të qenë në vendngjarje.

Karadaku: Çfarë është ajo që po bën Rusia në Ukrainë, me një fjalë?

Xhaferri: Shkatërron gjithçka që i del përpara.

Karadaku: Presidenti amerikan Biden ka përdorur fjalën gjenocid, ndërkohë që Macron thotë se duhet të jemi të kujdesshme me fjalën gjenocid, juve si mendoni?

Xhaferri: Unë kam ardhur që andej, pamja e parë nuk është larg nga situata jonë para dy dekadash në Kosovë dhe Bosnje, dhe ato pamje duhet të marrin mocionin e merituar që është gjenocid, por kjo duhet të marrë pamje në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Institucionet përkatëse në Ukrainë kanë filluar të bëjnë punën e vet, kanë filluar të bëjnë edhe identifikimet e para të mbartësve të përgjegjësisë. Në si shtete që pretendojmë të jemi pjesë e botës perëndimore këto mocione duhet t’i përdorim drejt siç janë./abcnews.al

The post Talat Xhaferri: Ukrainasit, ndryshe nga ne, po dokumentojnë krimet e luftës appeared first on Albeu.com.

Ish-prokurori i lartë i OKB-së kërkon arrestimin e Putinit
Ish-kryeprokurorja e gjykatave të OKB-së për krimet e luftës ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të arrestohet për pushtimin e Ukrainës.

Karla Del Ponte tha se urdhër-arrestet ndërkombëtare duhet të lëshohen kundër Putinit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë rusë.

Në një intervistë për gazetën zvicerane Le Temps, Karla Del Ponte kryeprokurorja tha: “Putini është kriminel lufte”.

Ajo tha se ishte e tronditur nga përdorimi i varreve masive në Ukrainë në zona të tilla si Mariupol, shkruan Skyneës.

“Shpresoja të mos shihja më kurrë varreza masive”, tha ajo për gazetën Blick.

The post Ish-prokurori i lartë i OKB-së kërkon arrestimin e Putinit appeared first on Albeu.com.

Pentagoni: “Prova të qarta” të krimeve të luftës në Ukrainë
Pentagoni akuzoi të hënën forcat ruse për kryerje të krimeve të luftës në Ukrainë.

“Ne sigurisht po shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës.

Zoti Kirby akuzoi gjithashtu forcat ruse për kryerjen e “sulmeve pa dallim ndaj civilëve” që ishin “të qëllimshme” në shumë raste.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të presin për proceset e vazhdueshme hetimore dhe do të kontribuojnë në hetimet mbi krimet e luftës të kryera në forcat ruse.

Javën e kaluar, pasi Presidenti Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin “kriminel lufte”, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti karakterizimin e tij “retorikë të papranueshme dhe të pafalshme”.

Pentagoni akuzoi të hënën forcat ruse për kryerje të krimeve të luftës në Ukrainë.

“Ne sigurisht po shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës.

Zoti Kirby akuzoi gjithashtu forcat ruse për kryerjen e “sulmeve pa dallim ndaj civilëve” që ishin “të qëllimshme” në shumë raste.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të presin për proceset e vazhdueshme hetimore dhe do të kontribuojnë në hetimet mbi krimet e luftës të kryera në forcat ruse.

Javën e kaluar, pasi Presidenti Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin “kriminel lufte”, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti karakterizimin e tij “retorikë të papranueshme dhe të pafalshme”./VOA

The post Pentagoni: “Prova të qarta” të krimeve të luftës në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Parlamenti i Kosovës merr vendimin e rëndësishëm për krimet e luftës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot unanimisht Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale që do t’i hapë rrugë hetimit dhe gjykimit të krimeve të luftës në Kosovë.

Pro këtyre ndryshimeve u shprehën 68 deputetë pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Që nga mbarimi i luftës, më 1999, krimet e luftës janë hetuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, ndërsa nga viti 2015, këtë rol e kanë marrë institucionet e Kosovës.

Prej vitit 2000-2008, UNIMK-u ka qenë autoriteti, i cili ka trajtuar çështjet e krimeve të luftës. Ky mision ka ngritur aktakuza ndaj 3 serbëve, 19 shqiptarëve dhe një malazezi, por për të gjitha këto raste ka dënuar vetëm një person për krime lufte.

Pas përfundimit të misionit të UNMIK-ut, përgjegjësitë në këtë fushë janë kaluar te misioni i Bashkimit Evropian EULEX, i cili ka funksionuar prej vitit 2009-2018. Por ky mision ka pasur kompetenca ekzekutive deri në vitin 2014.

EULEX-i gjatë kësaj periudhe ka ngritur aktakuza për krime lufte kundër 11 serbëve, 39 shqiptarëve, një malazezi dhe një personi nga komuniteti RAE. Ndërsa pas kalimit të kompetencave tek autoritetet e Kosovës, në vitin 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur deri në qershor 2020 aktakuza për krime lufte kundër 39 personave.

Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13.500 persona, ndërsa 1.600 ende konsiderohen të pagjetur.

The post Parlamenti i Kosovës merr vendimin e rëndësishëm për krimet e luftës appeared first on Albeu.com.