krime Archives - Albeu.com

Dënohet me 13 vite burg babai që tentoi t’i merrte jetën të birit në Stanoc të Vushtrrisë
<html><head></head><body>

Me 13 vjet heqje lirie u dënua i pandehuri D.B., pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, e shpalli fajtor për veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

Vendimi u bë publik më 23 korrik 2026 nga gjyqtari kryesues i trupit gjykues, Xhemajl Jusufi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë e kishte akuzuar D.B. se kishte ndërmarrë një përpjekje për të eliminuar të birin, në fshatin Stanoc të Komunës së Vushtrrisë.

Të dhënat e Policisë tregojnë se ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2025. I dyshuari qëndroi i pakapshëm për disa muaj, derisa u arrestua më 14 nëntor të po atij viti, pas një operacioni të shërbimeve ligjzbatuese.

Përmes një komunikate për publikun, Prokuroria kishte bërë të ditur se “pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”.

</body></html>

The post Dënohet me 13 vite burg babai që tentoi t’i merrte jetën të birit në Stanoc të Vushtrrisë appeared first on Albeu.com.

Pezullohet seanca për Masakrën e Reçakut, 21 të pandehurit gjykohen në mungesë
<html><head></head><body>

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar përkohësisht seancën e shqyrtimit fillestar për 21 personat e akuzuar në lidhje me Masakrën e Reçakut, si pasojë e disa vështirësive teknike. Këtë e bëri të ditur Departamenti Special i kësaj gjykate përmes një komunikate zyrtare.

Procesi gjyqësor po zhvillohet pa praninë e të akuzuarve, të cilët po përballen me akuza për krime lufte ndaj civilëve gjatë konfliktit në Kosovë. Lista përfshin emrat: Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq.

Këta individë akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetin social Facebook, pengesat teknike çuan në ndërprerjen e seancës, ndërsa autoritetet gjyqësore ende nuk kanë dhënë detaje se kur do të rimerret procesi.

Gjykata kishte vendosur që gjykimi të zhvillohej në mungesë, pas një propozimi të ardhur nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ky vendim u mor meqenëse të pandehurit nuk ishin të arritshëm për organet e drejtësisë në momentin e ngritjes së aktakuzës, dhe përpjekjet për t’i lokalizuar kishin dështuar.

Gjithashtu, gjykata u kishte bërë më parë një thirrje publike të gjithë të pandehurve, duke i ftuar që të paraqiteshin vullnetarisht dhe të dorëzoheshin para institucioneve të ndjekjes penale të Kosovës. Kjo seancë e sotme shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishëm gjyqësorë për krimet e luftës të ndërmarra nga sistemi i drejtësisë vendase.

</body></html>

The post Pezullohet seanca për Masakrën e Reçakut, 21 të pandehurit gjykohen në mungesë appeared first on Albeu.com.

Hapet sot procesi gjyqësor për 21 persona të akuzuar për krime lufte në Kosovë
<html><head></head><body>

Sot në ambientet e Gjykatës Themelore të Prishtinës do të zhvillohet seanca e parë ndaj 21 individëve që përballen me akuza për krime lufte ndaj popullatës civile.

Me sugjerimin e Prokurorisë Speciale, procesi do të mbahet pa praninë e të pandehurve, për shkak se autoritetet gjyqësore nuk kanë mundur t’u gjenden gjurmët.

Lista e të akuzuarve përfshin këta emra: Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Nga ana e Gjykatës bëhet me dije se, duke iu përgjigjur kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, gjykimi do të vijojë në mungesë, pasi të pandehurit nuk ishin të disponueshëm për organet e ndjekjes deri në momentin e dorëzimit të aktakuzës.

Gjykata u ka drejtuar një thirrje publike të gjithë personave të përfshirë që të dorëzohen vullnetarisht pranë institucioneve të ndjekjes penale në Republikën e Kosovës. Seanca e sotme shënon nisjen e një prej proceseve gjyqësore më të rëndësishme dhe më të gjera për krime lufte që ka ndërmarrë deri më tani sistemi i drejtësisë në Kosovë.

</body></html>

The post Hapet sot procesi gjyqësor për 21 persona të akuzuar për krime lufte në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Dy aktakuza në mungesë për krime lufte ndaj gjashtë ish-gardianëve për torturimin e të burgosurve shqiptarë
<html><head></head><body>

Prokuroria Speciale njoftoi se ka paraqitur dy aktakuza në mungesë për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile.

Aktakuza e parë është ngritur ndaj J.J. dhe A.S.

Sipas njoftimit, të akuzuarit, si ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 i kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i nënshtruar torturave çnjerëzore me mjete të ndryshme, përfshirë shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje. Në të njëjtën kohë, ata i kanë kërcënuar seriozisht edhe me vrasje.

Ndërkaq, aktakuza e dytë është ngritur ndaj katër të pandehurave: L.S., D.L., S.A., B.S..

Prokuroria Speciale bëri të ditur se ato akuzohen se, në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës – paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore si edhe dhunë psikike.

</body></html>

The post Dy aktakuza në mungesë për krime lufte ndaj gjashtë ish-gardianëve për torturimin e të burgosurve shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Ekrem Bajroviq shpallet sërish fajtor në rigjykim për krime lufte dhe dënohet me 12 vjet burg
<html><head></head><body>

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur sërish fajtor në rigjykim Ekrem Bajroviqin dhe i ka caktuar dënim me 12 vite burgim për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Istogut.

Vendimi u bë publik të premten, më 03.07.2026, nga gjyqtari Avni Syla.

Sipas këtij aktgjykimi, Ekrem Bajroviq obligohet të paguajë 300 euro në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, si dhe 100 euro për fondin e viktimave të krimit.

Me aktvendim të veçantë, të akuzuarit iu është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Të dëmtuarit janë udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojnë përmes kontestit të rregullt jurdiko-civil.

Palët që nuk pajtohen me këtë vendim kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh.

Ekrem Bajroviq akuzohet nga Prokuroria Speciale për “krime lufte ndaj popullatës civile” në Istog dhe në fshatrat përreth gjatë viteve 1998-1999.

Sipas Aktakuzës, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 në Istog dhe zonat përreth, Bajroviq ka kontribuar në zbatimin e masave represive që përfshinin vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestim, torturë dhe trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, këto veprime ai i ka kryer si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, si individualisht ashtu edhe në bashkëkryerje me persona të tjerë.

Në aktakuzë thuhet se më 08.05.1999, në fshatin Staradran, kolona e civilëve që po lëvizte në drejtim të Shqipërisë ishte ndaluar nga forcat policore dhe ushtarake serbe, ku pjesë ishte edhe Bajroviq, dhe aty djemtë e burrat ishin veçuar nga pjesa tjetër e grupit.

Sipas aktakuzës, atyre fillimisht u ishin marrë paratë dhe sendet e vlefshme, ndërsa më pas ishin dërguar në oborrin e shtëpisë së një personi, ku ishin rreshtuar një nga një me duart lart dhe fytyrën nga muri i oborrit, ndërsa forcat serbe i kishin sulmuar fizikisht dhe i kishin rrahur me mjete të ndryshme.

Po sipas aktakuzës, gjatë kësaj kohe forcat policore dhe ushtarake serbe u ishin drejtuar me fjalët: “Ku e keni NATO-n?” dhe “Ku e keni UÇK-në?”.

Më tej, aktakuza thekson se ata ishin dërguar në një shtëpi, ku ishin pushkatuar të paktën 16 civilë shqiptarë. Vetëm njëri prej tyre kishte arritur të mbijetonte, edhe pse i plagosur.

Po ashtu, sipas Aktakuzës, më 07.05.1999 i akuzuari kishte marrë pjesë në arrestimin, kidnapimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve shqiptarë, të cilët fillimisht ishin ndarë nga kolona dhe u ishin marrë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë.

Pas kësaj, ata ishin dërguar në Gurakovc, në një lokal, ku sipas aktakuzës ishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore, për t’u transferuar më vonë në Stacionin Policor në Gurakovc.

Aktakuza thotë se kolonës i ka prirë i akuzuari Ekrem Bajroviq me nacionalitet boshnjak, i cili kishte goditur një person me pjesën e pasme të automatikut në anën e djathtë nën brinjë.

Më pas, sipas Aktakuzës, pas vendosjes së civilëve në Stacion Policor, ata ishin torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe ishin ekspozuar edhe ndaj dhunës psikike përmes kanosjeve për jetë. Në aktakuzë thuhet më tej se, përveç lëndimeve të rënda trupore, atyre u ishin shkaktuar trauma dhe pasoja shëndetësore.

Sipas Aktakuzës, këto veprime sanksionohen në bazë të ligjeve vendore, si dhe të Konventës Ndërkombëtare të Gjenevës.

</body></html>

The post Ekrem Bajroviq shpallet sërish fajtor në rigjykim për krime lufte dhe dënohet me 12 vjet burg appeared first on Albeu.com.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë zhvillohet sot seanca ndaj Ekrem Bajroviqit për krime lufte
<html><head></head><body>

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet ta mbajë sot, nga ora 10:00, seancën e radhës gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit.

Ai përballet me akuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Në seancën e paraparë për sot, palët pritet t’i paraqesin qëndrimet e tyre, ndërsa gjykata do të vijojë me administrimin e provave dhe shqyrtimin e lëndës.

Prokuroria Speciale e akuzon Ekrem Bajroviqin për përfshirje në krime lufte në luftën e fundit në Kosovë kundër popullatës civile.

</body></html>

The post Në Gjykatën Themelore në Prishtinë zhvillohet sot seanca ndaj Ekrem Bajroviqit për krime lufte appeared first on Albeu.com.

Të premten në Prishtinë mbahet seanca ndaj Ekrem Bajroviqit për akuza për krime lufte
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nesër, të premten, nga ora 10:00, do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Kjo seancë do të zhvillohet në kuadër të procesit gjyqësor që është në vijim ndaj të pandehurit, ku palët pritet të paraqesin qëndrimet e tyre.

Në vazhdim të shqyrtimit, gjykata do të procedojë me administrimin e provave dhe trajtimin e çështjes, në përputhje me fazën procedurale ku ndodhet rasti.

Prokuroria Speciale e ngarkon Ekrem Bajroviqin me përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile.

The post Të premten në Prishtinë mbahet seanca ndaj Ekrem Bajroviqit për akuza për krime lufte appeared first on Albeu.com.

Vazhdon seanca për krime lufte ndaj Ekrem Bajroviçit, dëshminë e jep Naim Elshani
Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviçit, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Në seancën e sotme, para trupit gjykues po dëshmon Naim Elshani.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq ngarkohet me akuza se gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Istogut dhe në fshatrat përreth.

Në aktakuzë thuhet se Bajroviq, në cilësinë e pjesëtarit të forcave policore dhe ushtarake serbe, si individualisht ashtu edhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në zbatimin e masave represive, përfshirë vrasjen, bastisjen, rrahjen, maltretimin, arrestimin, torturën, trajtimin mizor dhe çnjerëzor, mbajtjen në kushte skllavërie, dëbimin dhe deportimin e popullsisë civile, si dhe plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive të civilëve të nacionalitetit shqiptar.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 korrik 2024, e kishte dënuar të akuzuarin Ekrem Bajroviq me 12 vjet burgim për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998-1999 në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Megjithatë, çështja është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme, e cila me vendimin e përpiluar më 4 dhjetor 2025, ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e Bajroviqit, përkatësisht avokatët Ljubomir Pantoviq dhe Milosh Deleviq.

The post Vazhdon seanca për krime lufte ndaj Ekrem Bajroviçit, dëshminë e jep Naim Elshani appeared first on Albeu.com.

Korniza e vjetruar ligjore dhe mungesa e një databaze vështirësojnë hetimet për krimet e luftës në Kosovë
Mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, korniza ligjore e papërshtatshme, vështirësitë në sigurimin e provave dhe nevoja për rritjen e kapaciteteve profesionale për gjykimet në mungesë, vazhdojnë të jenë ndër pengesat kryesore në ndjekjen dhe trajtimin gjyqësor të krimeve të luftës në Kosovë.

Këto çështje u ngritën në panelin e diskutimit me temë “Forcimi i kapaciteteve profesionale në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë”, të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Sipas Amer Alijës nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, proceset që lidhen me krimet e luftës vazhdojnë të përbëjnë një nga sprovat më të ndërlikuara për sistemin e drejtësisë.

Alija: Gjykimi për krime lufte një nga sfidat më komplekse të sistemit të drejtësisë

“Në Kosovë mbetet një nga sfidat më të rëndësishme dhe komplekse të sistemit të drejtësisë. Përtej rëndësisë juridike këto procese kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurimin e drejtësisë të viktimave të luftës, luftimin e mosndëshkimit dhe forcimin e besimit të qytetarëve ne institucione e drejtësisë. Gjatë viteve të fundit kemi parë zhvillime të rëndësishme në këtë fushë, përfshirë rritjen e numrit të aktakuzave për krimet e luftës dhe zbatimin e gjykimeve në mungesë”, tha Alija.

Udhëheqësi i Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale, Ilir Morina, deklaroi se ekziston gatishmëri institucionale për trajtimin e këtyre rasteve, por se vështirësitë tejkalojnë vetë vullnetin e institucioneve.

Ai nënvizoi se një nga problemet për prokurorinë mbetet përdorimi i ligjeve të vjetra të ish-Jugosllavisë, si dhe mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, veçanërisht me Serbinë.

Morina tha gjithashtu se mungesa e një databaze për mbledhjen e provave po ia vështirëson Prokurorisë Speciale procesin e grumbullimit të tyre.

Morina: Ka mungesë të një databaze të veçantë të rasteve të krimeve të luftës

“Mungesa e vullnetit nuk është, ka një gatishmëri për punë në aderimin e krimeve të luftës, sfidat janë përtej vullnetit. Ne kemi bërë maksimumin brenda kapaciteteve dhe mundësive, çoftë buxhetore, institucionale… Korniza ligjore aktuale nuk është e mjaftueshme, një kornizë ligjore e cila është e përshtatshme për krim të organizuar. Ne këtë sfidë e kemi ende sepse po punojmë me ligje të vjetra, çoftë ai i ish Jugosllavisë, kodi i procedurës i cili nuk është mjaftueshëm i përshtatshëm në rastet e krimeve të luftës. Struktura institucionale, kur e kemi pranuar këtë çështje nga EULEX-i, është dashur t’i ndërtojmë mekanizmat e brendshëm, në mënyrë që të jemi të gatshëm të përballemi me sfidat.. sfidë shumë e madhe mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtare, në theks të veçantë me Serbinë por edhe me vende të tjera, ish gjykatën penale e Jugosllavisë. Te gjitha provat gjenden ne serbi apo jashtë territorit të Kosovës, por edhe të pandehurit. Mungesa e këtij bashkëpunimi është një sfidë e madhe. Tani kemi një mundësi të paraqesim aktakuza në mungesë, gjykimi në mungesë nuk është për herë të parë. Është zgjidhja më e mire dhe po mundohemi me apliku. Në kuadër të kësaj, është mungesa e një data baze të veçantë të rasteve të krimeve të luftës, identifikimi i provave është një sfidë e madhe, shume informacione ekzistojnë por janë të shpërndara. Frika që nuk ka informacion nuk ekziston, por ato duhet mbledhur dhe vendosur ne një vend në shërbim të prokurorisë speciale”, tha Morina.

Nga ana tjetër, zëvendëskryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Naim Rudari, tha se një prej sfidave për këtë institucion mbetet gjykimi në mungesë, të cilin shumica e avokatëve nuk po e pranojnë edhe pse bëhet fjalë për detyrë zyrtare.

Rudari: Ka sfida për gjykimin në mungesë

“Po e shohim se është përforcuar, janë shumëfishuar edhe aktakuzat, ndonëse është e vështirë për prokurorinë për të mbledhur provat, pasi kanë kaluar shume vite pas luftës. Nevojitet për ta argumentuar secilindo krim. Kemi persona që kërkojnë drejtësi, ndonëse prokuroria na ka kundërshtarë në aspektin profesional, por në këtë rast oda e avokatëve dhe prokuroria kemi sfida me angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare në gjykimin në mungesë. Gjykimi në mungesë është institut i ri tek ne, akoma ka nevojë për përgatitje, trajnime, aplikimin e këtij institucioni me profesionalizëm të lartë.. ne jemi munduar që t’i bindim përveç detyrimit është ndihmesë në drejtësi. Na mungojnë trajnimet sidomos nga ekspertë ndërkombëtarë të kësaj fushe, ka vështirësi të aplikimit të gjykimit në mungesë”, tha Rudari.

The post Korniza e vjetruar ligjore dhe mungesa e një databaze vështirësojnë hetimet për krimet e luftës në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime
Autoritetet e instaluara nga Rusia në Krimenë e pushtuar pezulluan shitjen e karburanteve për individë dhe biznese, për shkak të një mungese të theksuar të tyre dhe një sezoni të dobët turistik.

Sergei Aksyonov, kreu prorus i gadishullit, të cilin Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme nga Ukraina në vitin 2014, tha se, nga 21 qershori, pikat e karburanteve në Krime nuk do t’i shesin askujt, përveç agjencive shtetërore.

“Karburanti do të furnizohet ekskluzivisht për agjencitë shtetërore përgjegjëse për mirëmbajtjen e shërbimeve thelbësore dhe garantimin e sigurisë”, tha Aksyonov në një video të shkurtër, të shpërndarë në Telegram.

Ai nuk dha ndonjë afat të qartë se kur do të rifillojë shitja e karburanteve.

Autoritetet ruse në Krime kanë pasur prej kohësh vështirësi për të siguruar furnizime të mjaftueshme për rreth 2 milionë banorët, përfshirë ujë dhe ushqim.

Tani, në sfondin e zhvillimeve të fundit në luftën në Ukrainë, në fokus ka dalë edhe mungesa e karburanteve.

Gjatë muajve të fundit, ushtria ukrainase ka shtuar sulmet me dronë, duke goditur kamionët që transportojnë karburante drejt Krimesë.

Ky rajon lidhet me Rusinë vetëm përmes Urës së Kërçit dhe një korridori rreth 100 kilometra të territorit të pushtuar ukrainas.

Po ashtu, Ukraina ka goditur edhe rafineritë e naftës, tubacionet dhe infrastrukturën tjetër energjetike në Rusi.

Këto sulme kanë ndikuar në mungesën e karburanteve jo vetëm në Krime – ku ekonomia varet shumë nga turistët rusë – por edhe në pjesë të tjera të Rusisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka përshkruar këto sulme si “sanksione me rreze të gjatë” kundër Rusisë, e cila financion në masë të madhe luftën e saj në Ukrainë përmes të ardhurave nga nafta.

Gjatë raportimit të tij më 21 qershor, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë goditur “logjistikën detare që përdoret për transportimin e naftës në rajonin rus të Krasnodarit dhe një depo nafte në Kërçin e pushtuar përkohësisht”.

“Përveç kësaj, janë goditur me sukses objekte të logjistikës ushtarake, si dhe katër stacione radarësh që u përkasin sistemeve të mbrojtjes ajrore… Rusia kupton vetëm forcën, dhe forca jonë me rreze të gjatë po funksionon padyshim për paqen”, shtoi ai.

Aksyonov konfirmoi se sulmet kishin në shënjestër Kërçin në Krime dhe tha se katër persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën nga sulmi ukrainas.

Ai nuk specifikoi nëse ndonjë objekt nafte në zonë është goditur. Kanalet ruse dhe ukrainase në Telegram publikuan pamje që tregonin tym të zi që ngrihej nga zona. Radio Evropa e Lirë nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto raportime. /REL

The post Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime appeared first on Albeu.com.