krime kibernetike Archives - Albeu.com

VIDEO / Ky është 22-vjecari që hapte profile false në rrjetet sociale dhe publikonte video e foto të të tjerëve! Kërkonte para për t’i fshirë
Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se merrte fotografi dhe video të qytetarëve të ndryshëm të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese, dhe për fshirjen e tyre kërkonte para. Denoncimi eshte bere nga emisioni investigativ “Piranjat”.

Krimi Kibernerik i Policisë së Tiranës ka zbuluar se 22-vjeçari Endri Xhaferri, në këmbim të fshirjes së profileve në rrjetet sociale që përmbanin foto dhe video të cilat u përkisnin personave të ndryshëm, kërkonte shuma parash, që shkonin deri në 1000 €.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R-13”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjete sociale, të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese. Për fshirjen e këtyre postimeve, 22-vjeçari, kërkonte në këmbim shuma parash, që shkonin deri në 1000 €”,-njofton policia.

Blutë njoftojnë se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu, është autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, me të dëmtuar që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një ngjarje e vjetër nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

The post VIDEO / Ky është 22-vjecari që hapte profile false në rrjetet sociale dhe publikonte video e foto të të tjerëve! Kërkonte para për t’i fshirë appeared first on Albeu.com.

Kush është “Lockbiti”, grupi zhvatës digjital që po kryen krime kibernetike?
Një grup kriminal kibernetik i quajtur Lockbit, i cili të premten tha se e ka thyer Bankën Komerciale dhe Industriale të Kinës (ICBC), i ka hakuar disa prej organizatave më të mëdha botërore në muajt e fundit, duke i vjedhur dhe duke publikuar të dhënat e tyre të ndjeshme, nëse ato nuk paguanin haraç.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga hollësitë rreth këtij grupi:

Nga vjen Lockbit?

Lockbit u zbulua në vitin 2020 kur softueri i tij keqdashës u gjet në forumet e krimeve kibernetike në gjuhën ruse, duke i nxitur disa analistë të sigurisë të besonin se grupi kriminal e ka bazën në Rusi. Ky grup nuk ka shfaqur përkrahje për asnjë qeveri, megjithatë, e as ndonjë qeveri nuk ka thënë se ai mund t’i përkasë ndonjë shteti apo kombi.

“Ne ndodhemi në Holandë, jemi plotësisht jopolitik dhe na interesojnë vetëm paratë”, tha grupi në uebin e vet të errët.

Brenda vetëm tri vjetëve, ky grup është bërë kërcënimi më i madh ransomeware në botë, sipas zyrtarët amerikanë. Askund në botë nuk ka shkaktuar më shumë telashe se sa në Shtetet e Bashkuara, duke i goditur më shumë se 1.700 organizata amerikane në pothuajse çdo industri, nga shërbimet financiare dhe ushqimore te shkollat dhe departamentet e transportit dhe ato qeveritare.

Në mesin e viktimave më të fundit është gjiganti i mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, Boeing. Të premten, Lockbit e publikoi një grumbull të dhënash të brendshme që i kishte nxjerrë duke i thyer sistemet e Boeingut.

Në fillim të këtij viti, ai i hakoi shërbimet financiare-tregtare të grupit ION, duke shkaktuar pengesa të mëdha për konsumatorët, përfshirë në disa prej bankave më të mëdha botërore.

Si i sulmon Lockbiti organizatat?

Grupi kriminal kibernetik e infekton sistemin e organizatës viktimë me një ransomware – pra një softuer dashakeq i cili i kodon të dhënat – dhe pastaj e detyron organizatën në fjalë të paguajë haraç për t’ua hequr kodet atyre apo për t’i zhbllokuar ato. Ata e kërkojnë haraçin zakonisht në formë të kriptomonedhave, për shkak se është më e vështirë ta gjurmosh dhe sepse pranuesi mbetet anonim.

SHBA-ja dhe zyrtarë të tjerë në një aleancë prej 40 vendesh janë duke u përpjekur ta ndalin vrullin e ransomware-ve të tilla duke këmbyer të dhënat të inteligjencës mes vete për adresat ku kriminelët e tillë i ruajnë kriptomonedhat e tyre.

Në uebin e errët, Lockbiti e shfaq një galeri në rritje të organizatave viktimë, të cilën po e përditëson pothuajse çdo ditë. Pranë emrave të tyre janë orët digjitale të cilat tregojnë ditët e mbetura të afatit të fundit që ua ka dhënë secilës organizatë për të paguar haraçin. Në rast dështimi, grupi kriminal ua publikon të dhënat e ndjeshme që i ka grumbulluar.

Organizatat viktimë shpesh e kërkojnë ndihmën e kompanive të sigurisë kibernetike për të mësuar se çfarë të dhënash janë vjedhur dhe pastaj negociojnë për shumën e haraçit me hakerët. Bisedime të tilla prapa skenave mbesin të fshehta zakonisht dhe zhvillohen për disa ditë apo javë nganjëherë, sipas analistëve të sigurisë.

Është e zakonshme që emrat e disa organizatave viktimë të mos shfaqen në uebin e Lockbitit, nëse kërcënimi është bërë privatisht. Dega amerikane e ICBC-së, e cila tha se po punon për ta marrë veten nga sulmi kibernetik, nuk ishte në listën e Lockbitit të premten.

Si vepron Lockbiti?

Suksesi i Lockbitit varet pjesërisht nga të ashtuquajturat “filialet” e tij – grupe të ngjashme kriminale, të cilat rekrutohen për të kryer sulme duke i përdorur mjetet digjitale të Lockbitit për zhvatje.

Në uebsajtin e vet, grupi kriminal mburret për sukseset e tij në hakimin e organizatave të ndryshme dhe e shpalos një sërë rregullash të hollësishme për kriminelët kibernetikë, të cilët mund ta dorëzojnë një “formular” për të punuar me ta.

“Pyesni miqtë tuaj apo ata që i njihni të cilët punojnë me neve për të garantuar për ju”, thotë njëra nga rregullat.

Rrjeti i aleancave mes grupeve të krimeve kibernetike e bën të vështirë gjurmimin e aktiviteteve të tyre të hakimit dhe tentimet për të kërkuar haraç nga viktimat, duke qenë se taktikat dhe teknikat e tyre mund të dallojnë në secilin sulm./rel

The post Kush është “Lockbiti”, grupi zhvatës digjital që po kryen krime kibernetike? appeared first on Albeu.com.