krim kibernetik Archives - Albeu.com

Ç’lidhje ka lufta e Ukrainës me krimin kibernetik?
Në kohë normale hapësira digjitale është e mbushur me rreziqe. Po ashtu luftërat zhvillohen edhe në hapësirën digjitale. Enti gjerman i kriminalistikës, BKA, jep një pasqyrë alarmuese të krimit kibernetik.

Edhe vetë Enti Federal i Kriminalistikës, BKA, ka qenë në shënjestër të sulmeve kibernetike. Në fillim të muajit maj, hakerat i lëshuan një mori pyetjesh serverit të disa prej autoriteteve dhe ministrive gjermane. Sulmi DDos (Distributed Denial of Service) kishte si synim të mbingarkonte institucionet gjermane në mënyrë që ato të mos ishin më të arritshme. Sulmin e mori përsipër duke u prononcuar në Telegram, një grup hakerash rusë, që e quan veten “Killnet”.

Ata nuk patën shumë sukses me BKA. Ajo që arritën ishte vetëm zgjatja e kohës së hapjes së faqes së internetit, tha për Deutsche Wellen zëvendëspresidentja e BKA, Martina Link. Në kuadër të pasqyrimit nga BKA të „Gjendjes së krimit kibernetik”, Link tha se sulmi është më shumë një sulm i “nivelit të ulët”.

Por ky sulm DDos jo shumë i dëmshëm, ishte sinjali i fundit që tregon ekzistencën e një zhvillimi të ri dhe të rrezikshëm: Link tregon për solidarizimin e grupeve kibernetike dhe kolektivave të hakerave me Rusinë ose me Ukrainën. Kështu ata bëjnë sulme përkatëse, siç bëri “Killnet”. Gjatë këtyre sulmeve „ekziston rreziku që ato të prekin edhe palët e paanshme, edhe nëse nuk e dëshirojnë një gjë të tillë”, shpjegon zëvendëspresidentja e BKA.

E sigurt është se: Lufta në Ukrainë zhvillohet edhe në hapësirën digjitale – dhe prej andej mbërrin në Gjermaninë digjitale. Prandaj Arne Schönbohm, president i Zyrës Federale gjermane për Sigurinë në Teknikën e Informacionit, (BSI) thotë për Deutsche Wellen se: “Duke pasur parasysh sulmet ruse kundër Ukrainës, BSI vazhdon të shohë rritjen e rrezikut për Gjermaninë”. Schönbohm i bën thirrje sipërmarrjeve, organizatave dhe institucioneve që të kontrollojnë masat e sigurisë në teknologjinë e informacionit, dhe t’i përshtaten gjendjes konkrete të rrezikut. “Që me fillimin e sulmit rus kundër Ukrainës, në Gjermani ka pasur shtim të incidenteve të veçanta në sigurinë e teknologjisë së informacionit, por ato kanë qenë me ndikim të pjesshëm,” thotë shefi i BSI.

Katastrofa e parë kibernetike

Por shumë sulme kibernetike kanë konsekuenca më të mëdha, që ndihen nga çdo qytetar. Një shembull i sjellë nga Martina Link ka të bëjë me rrethin e Anhalt-Bitterfeldit. Në fillim të korrikut të kaluar, hakerat patën sulmuar administratën lokale me të ashtuquajturin Ransomware. Ky software i dëmshëm, kodon të dhëna dhe programe të caktuara. Serveri dhe hardwari duhet të fikeshin. Kështu ndihmat sociale nuk mund të jepeshin më, po ashtu si lejet e qarkullimit për automjetet. Autoritetet lokale thanë, se ishin bërë përpjekje për të bërë presion digjital me anë të një katastrofe kibernetike. Kjo gjë nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Gjermani.

Gjatë një sulmi tjetër të ndodhur nëntorin e kaluar, u prek një firmë softweresh, programet e së cilës përdoren nga një e katërta e zyrave të mjekëve në Gjermani. Struktura e serverit dhe e rrjetit u koduan dhe nuk ishin më në gjendje të punonin.

Krimi kibernetik është në lulëzim: BKA sheh rritje të sulmeve me 12 përqind duke regjistruar 150 mijë raste. Ekspertët mendojnë se numri faktik i rasteve është shumë më i madh se sa i rasteve të regjistruara: Kur shoqata digjitale, Bitkom, pyeti vitin e kaluar më shumë se 1000 firma nga të gjitha sektorët, nëntë nga dhjetë firmat pranuan se kanë qenë viktima të sulmeve kibernetike. Dëmet nga vjedhja, spiunimi dhe sabotazhet për ekonominë gjermane vlerësohen të jenë gjithsej 223 miliardë euro. Një shifër, që zonja Link e BKA-së, e përsëriti kur foli për „Gjendjen e krimit kibernetik”. Duke mos harruar të përmendë, se shuma e dëmeve do të dyfishohet brenda dy vitesh.

Corona nxiti edhe krimin kibernetik

Për, siç thotë raporti, „rritjen sinjifikante të numrit të rasteve”, Martina Link jep disa arsye: Me hovin e digjitalizimit, të nxitur nga pandemia e Coronës është arritur të krijohen shumë mundësi të reja veprimi, të cilat edhe vihen në përdorim. Përveç kësaj është zhvilluar edhe më tej ekonomia e ilegalitetit digjital: Raporti mbi gjendjen flet për keqbërës profesionistë dhe të tillë që i ndajnë punët. Flet dhe për ekonomi shërbimi të aftë për të bërë krime, shërbime që ofrohen në pazaret e ilegale dhe që u hyjnë në punë kriminelëve. Ato ofrojnë çdo gjë që të mund të blihet për Bitcoin, që nga rrjetet e të dhënave të kartave të kreditit deri tek programet dëmtuese. Dhe meqenëse keqbërësit e shpërndajnë punën dhe punojnë në vende të ndryshme, policia e ka të vështirë që t’i ndjekë. Kuota e zbulimit është 30 përqind, duke qenë nën mesataren e statistikave policore të kiminalistikës (PKS).

Duke pasur parasysh ndërthurjet ndërkombëtare të keqbërësve, Martina Link kërkon bashkëpunim ndërkufitar. „Kjo gjë është zhvilluar pozitivisht vitet e fundit,” tha ajo për Deutsche Wellen. Dhe tregon për shembullin “Emotet” të vitit të kaluar. Autoritetet policore të disa vendeve, patën shkatërruar në një aksion të përbashkët infrastrukturën e këtij sistemi softweresh dëmtues.

Shkrirje kufijsh

Shqetësimi që ka kriminalistja është se ajo sheh përzierje gjithnjë e më të madhe të kufijve midis hakerave kriminelë dhe hakerave të drejtuar nga shteti. Gjë me të cilën do i ktheheshim sërish pasojave të luftës në Ukrainë. Në fund të muajit shkurt, në Gjermani 3000 impiante që prodhojnë energji nga era, nuk mund të lidheshin për të bërë mbarëvajtjen. Ajo bëhet me internet dhe impiantet lidhen me rrjetin nëpërmjet një operatori satelitor. Ky ishte sulmuar nga hakerat, pikërisht mëngjesin e 24 shkurtit, pra ditën e fillimit të luftës. Mbase sepse të njëjtin operator përdorin edhe autoritetet ukrainase dhe ushtria ukrainase.

Në raportin e fundit vjetor të verës 2021, Zyra për mbrojtjen e kushtetutës, në Gjermani shkruan: „Shërbimet ruse të inteligjencës përdorin në sasi të madhe sulmet kibernetike, që bëhen për interesat gjeopolitike të Rusisë.” Dhe jep një listë grupesh hakerash që mendohet të jenë të shërbimeve sekrete. Mes tyre bën pjesë përshembull “Fancy Bear”, që është aktiv të paktën që nga viti 2004. Por edhe “Snake”, një “sulmues me sjellje shumë klandestine, me përvojë të madhe teknike dhe me objektiva ndërkombëtarë.”

Haya Shulman është profesore për Informatikën në Universitetin Gëte të Frankfurtit dhe shefe sektori në Institutin Fraunhofer. Ajo si eksperte e kibernetikës është e sigurt, se në Gjermani nuk janë regjistruar sulme kibernetike që të kenë lidhje me luftën e Ukrainës, gjë që nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë. Sepse „sulmet e suksesshme kibernetike nuk zbulohen”, thotë Shulman për Deutsche Wellen. Ajo përmend sulmin mbi parlamentin gjerman, Bundestag në vitin 2015. Ose sulmin mbi rrjetin e të dhënave të Federatës, në vitin 2016. Rrjeti i sulmuar, shërbente për komunikimin midis zyrës së kancelarit, ministrive dhe autoriteteve të sigurisë. Pjesa më e madhe e tij është shkëputur tani nga interneti, dhe vlerësohet si i sigurt./dw

The post Ç’lidhje ka lufta e Ukrainës me krimin kibernetik? appeared first on Albeu.com.

Siguria kibernetike, pas situatës në Ukrainë kompanitë shqiptare udhëzohen si të mbrohen
Lufta në Ukrainë përpos asaj që po ndodh çdo ditë në terren me operacione ushtarake ruse duket se po zhvillohet edhe në një sërë dimensionesh të tjera që përfshijnë edhe atë të sulmeve kibernetike.

Qeveria e Ukrainës njoftoi për një sulm kibernetik në shkallë të gjerë edhe më herët gjatë janarit diçka që vazhdon akoma edhe sot duke bërë që shtetet anekënd globit të ndërgjegjësohen për rëndësinë e rritjes së sigurisë.

Shqipëria duket se i është bashkuar kësaj përpjekje dhe së fundmi Sektori i Menaxhimit të Incidenteve Kibernetike pranë Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike(AKCESK), se bashku me mbështetjen e Agjencisë Amerikanë të Sigurisë Kibernetike (CISA), ka përpiluar një listë të mjeteve dhe shërbimeve falas të sigurisë kibernetike për organizatat dhe kompanitë, përmes të cilave mund te asistohet në rritjen në mënyrën efikase të sigurisë së tyre dhe mbrojtjen ndaj sulmeve të mundshme kibernetike.

AKCESK bëri të ditur se lista e përpiluar përmban mjete dhe shërbime me kod të hapur (Open-Source) vetëm nga organizata publike dhe private.

Autoriteti argumenton se ky publikim erdhi në kushtet kur “gjatë janarit dhe shkurtit 2022, në Ukrainë janë identifikuar një sërë incidentesh të sigurisë kibernetike. Disa prej këtyre malware janë identifikuar si wipers (fshirës). Incidenti i fundit i ndodhur më 23.02.2022 përfshinte një seri sulmesh DDoS të cilat synonin operatorët TIK në Ukrainë.

Sulmet malware u mundësuan përmes një GPO, duke nënkuptuar se kontrollorët e domenit ishin komprometuar. Ndërsa hetimi i incidentit është në vazhdim, nuk jemi në dijeni për hapat e mëparshëm të kompromisit dhe për këtë arsye, aktorët për menaxhimin e incidenteve kibernetikë ndodhen në pamundësi për të ofruar asnjë lloj treguesi për këtë”.

Në total, lista e ofruar nga CISA përmban 97 mjete dhe shërbime falas që ofrohen nga disa organizata duke i renditur ato.

“Për më tepër, Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) i ka kategorizuar të gjitha mjetet dhe shërbimet në katër kategori: 1) Ulja e probabilitetit të një incidenti të dëmshëm kibernetik;2) Zbulimi i shpejtë i aktivitetit me qëllim të keq;3) Përgjigja ndaj çdo incidenti të konfirmuar në mënyrë efektiv; 4) Maksimizimi i forcës dhe stabilitetit” thuhet në publikim./Monitor

The post Siguria kibernetike, pas situatës në Ukrainë kompanitë shqiptare udhëzohen si të mbrohen appeared first on Albeu.com.

Institucionet e qeverisë ukrainase goditen nga sulme masive kibernetike
Faqet e internetit që i përkasin një sërë organesh qeveritare të Ukrainës janë shënjestruar nga një sulm masiv kibernetik, tha ministri i Transformimit Dixhital, Mykhaylo Fedorov, raporton BBC.

Faqet e internetit për parlamentin ukrainas (Rada), ministrinë e jashtme dhe shërbimet e sigurisë janë ndër disa shërbime që janë prekur nga sulmi.

Sulmet DDOS, ose Refuzimi i Shpërndarjes së Shërbimit, synojnë të mposhtin faqet e internetit duke përmbytur një rrjet me trafik të rremë dhe duke e penguar atë të komunikojë siç do të bënte zakonisht.

Autoritetet ukrainase thanë këtë javë se kishin parë paralajmërime në internet se hakerët po përgatiteshin të kryenin sulme të mëdha ndaj agjencive qeveritare, bankave dhe sektorit të mbrojtjes./albeu.com

The post Institucionet e qeverisë ukrainase goditen nga sulme masive kibernetike appeared first on Albeu.com.

Peleshi: Do të ngremë njësi kundër kimit kibernetik, janë sulmuar disa kompani private
Në komisionin e Sigurisë Kombëtare, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shprehur se do të ngrihet një njësi kundër krimit kibernetik.

Peleshi tha se na mungon një institucion që bën politikat e mbrojtjes kibernetike kombëtare dhe mbrojtja është nevojë.

“Nuk e përmenda mbrojtjen kibernetike në fjalën time, ne mbase na duket sikur kjo është shumë futuriste, por e vërteta është se nuk e dija për masën e ballafaqimeve me sulmet kibernetike qe vendi ynë ka. Jemi të ekspozuar nga sulmet kibernetike, edhe këtu nuk ka kamera. Ne jemi ende modest në mbrojtjen kibernetike, duke nisur nga privatët dhe institucionet shtetërore. Sulmet kibernetike drejt institucioneve tona shtetërore dhe atyre private janë të përditshme me disa dhjetëra dhe disa qindra. Në kemi një partner strategjik, me SHBA që kap shifrën e 18 milionë euro, nuk është nga buxheti ynë, ku do të ngremë njësinë ushtarake të sulmeve kibernetike. Kemi reduktuar punonjësit, por duhet t’i shtojmë. Jemi në sfidën se si t’i rrisim kapacitetet tona njerëzore. Tregu i kërkon në nivele të larta, në krahasim me nivelin tonë të pagave.

Do parashikojmë bonus për ata që mund të jenë në treg të kërkuar. Mbrojtja kibernetike nuk është një gjë që e bën apo jo, por është si mbrojtja e vendit. Na mungon një institucion që bën politikat e mbrojtjes kibernetike kombëtare. Kam marrë informacione nga Inteligjenca, për disa kompani private, se jo të gjitha e deklarojnë se janë sulmuar, kanë paguar gjoba, kanë paguar dhjetëra mijëra euro me kriptomonedha, se teknologjia e mundëson. Mbrojtja kibernetike është nevojë e të sotmes. Ne do të mundohemi të bëjmë rolin tonë. Janë 18 mln dollarë që do të jetë kontribut i partnerëve amerikanë.”, tha Peleshi./albeu.com

The post Peleshi: Do të ngremë njësi kundër kimit kibernetik, janë sulmuar disa kompani private appeared first on Albeu.com.

SHBA akuzon Rusinë se po pengon kapjen e hakerëve
Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për Presidentin rus Vladimir Putin për mbrojtjen e kriminelëve kibernetikë të fshehur në Rusi duket se kanë patur pak ndikim, thonë zyrtarë të lartë të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara, si dhe zyrtarë të kibernetikës.

“Nuk ka asnjë tregues që qeveria ruse të ketë ndërmarrë veprime për të goditur aktorët (e piraterisë) ransomware që veprojnë në mjedisin tolerues që kanë krijuar atje”, tha Paul Abbate, zëvendës drejtor i Byrosë Federale të Hetimit, të martën në një samit pranë Uashingtonit për çështjet e zbulimit.

“Ne kemi kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim për ata që ne e dimë se janë në Rusi, kundër të cilëve kemi aktakuzë dhe nuk kemi parë asnjë veprim”, tha zoti Abbate. “Pra, unë do të thoja që asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim”.

Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje dy herë udhëheqësit rus që të ndërmarrë veprime kundër kriminelëve kibernetikë që veprojnë jashtë Rusisë, së pari në një samit në qershor në Gjenevë  dhe përsëri gjatë një telefonate një muaj më vonë.

“Ia bëra shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara presin që kur një operacion ransomware vjen nga toka e tij, edhe pse nuk është i sponsorizuar nga shteti, ne presim që ata të veprojnë nëse u japim atyre informacion të mjaftueshëm për të vepruar se kush është”, u tha gazetarëve Presidenti Biden pas telefonatës së korrikut.

Që nga bisedimet fillestare, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë vënë re një rënie të sulmeve pirate ransomware, megjithëse ata kanë qenë në mëdyshje për t’ia atribuar ndryshimin ndonjë veprimi të Moskës.

“Mungesa e tanishme e veprimtarisë kriminale nuk duhet të ngatërrohet me masat e forta policore”, tha Drejtori Kombëtar amerikan për Kibernetikën Chris Inglis përpara një audience më vonë të martën.

“Ende ka një nxitje monetare dhe ndoshta një nxitje gjeopolitike për të lejuar që të rikthehen”, tha ai, duke kundërshtuar thirrjet që Shtetet e Bashkuara të hidhen në ofensivë.

“Ekziston një ndjesi se ndoshta ne mund të shkrepim disa plumba kibernetikë dhe të dalim kështu nga kjo situatë. Kjo do të jetë e dobishme në rrethana të caktuara nëse japim një goditje të qartë ndaj një agresori kibernetik dhe kjo mund t’i nxjerrë ata jashtë loje”, tha zoti Inglis. “Kjo nuk do të ndikojë tek udhëheqësit që e lejojnë këtë të ndodhë”.

“Ne duhet të kuptojmë se çfarë është ajo që ka rëndësi për Putinin dhe oligarkët dhe si t’i ndryshojmë përllogaritjet në vendimarrjen e tyre”, shtoi ai.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo rol në një seri sulmesh ransomware dhe sulmesh të tjera kibernetike kundër kompanive dhe infrastrukturës amerikane.

Dhe pas telefonatës Biden-Putin në korrik, Kremlini lëshoi një deklaratë që mbështeste bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike, duke bërë thirrje që përpjekje të tilla të “ishin të përhershme, profesionale dhe jopolitike dhe duhet të kryhen përmes kanaleve të veçanta të komunikimit … dhe duke respektuar të drejtën ndërkombëtare”.

SHBA fajëson Rusinë ose aktorët kibernetikë me bazë në Rusi për një seri sulmesh të profilit të lartë ransomware, përfshirë sulmin e dhjetorit 2020 ndaj SolarWinds, një kompani menaxhimi programesh me qendër në SHBA, dhe për sulmin ransomware të 7 majit kundër Kolonial Pipeline, operatori më i madh i tubacionit të karburantit në SHBA.

Zyrtarët amerikanë kanë fajësuar GRU-në (shërbimin ushtarak të zbulimit të Rusisë) se sulmoi Komitetin Kombëtar Demokrat gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 dhe kompanitë farmaceutike që zhvilluan vaksinat kundër koronavirusit.

I pyetur të martën nëse Shtetet e Bashkuara kanë arritur në pikën ku janë gati të ndërmarrin veprime kundër Rusisë, komandanti i Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara (CYBERCOM) ia la përgjigjen Shtëpisë së Bardhë.

“Është e qartë që i takon presidentit të vendosë”, tha gjenerali i CYBERCOM-it, Paul Nakasone. “Por ato opsione sigurisht që do t’i ofrohen për t’i shqyrtuar”./VOA

The post SHBA akuzon Rusinë se po pengon kapjen e hakerëve appeared first on Albeu.com.

Përfituan 100 mijë euro! Shkatërrohet grupi i mashtrimit në internet, arrestohet edhe një grua në Tiranë
Policia e Shtetit ka shkatërruar një grup mashtruesish në internet të cilët akuzohen se kanë përfituar shumë të mëdha monetare nëpërmjet mashtrimit.  Duke premtuar shuma të mëdha monetare nga një person i cili thuhet se është prag vdekjes, ky grup ka mashtruar dhe përfituar shuma të mëdha monetare deri në 100 mijë euro.

“Pas kryerjes së hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se një shtetase shqiptare kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare, me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptarë në hapësirën virtuale.

Për këtë qëllim, kjo shtetase ka dërguar dhe kartën e saj bankare, së bashku me kodin përkatës, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim tërheqjen e këtyre shumave monetare nga këta shtetas. Kjo shtetase përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta shtetas. Nga verifikimet e kryera deri më tani rezultojnë se janë disa shtetas shqiptarë të dëmtuar, të cilët janë identifikuar plotësisht nga ana jonë.

Po ashtu ekzistojnë dyshimet e arsyeshme që deri më tani ky grup ka arritur të dëmtojë shtetas shqiptarë dhe të huaj në shuma të ndryshme në një total prej 100.000 eurosh, por që nuk përjashtohet fakti që kjo shumë të ndryshojë me vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve…”- njofton policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë

POLICIA E SHTETIT

Finalizohet operacionin policor “TRASHËGIMIA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihet në pranga një shtetase.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas kallëzimit të marrë nga një bankë e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, ka zhvilluar hetime të shpejta, duke qenë se kishte dyshime të arsyeshme se disa shtetas kryenin mashtrime nëpërmjet internetit.

Pas kryerjes së hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se një shtetase shqiptare kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare, me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptarë në hapësirën virtuale. Për këtë qëllim, kjo shtetase ka dërguar dhe kartën e saj bankare, së bashku me kodin përkatës, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim tërheqjen e këtyre shumave monetare nga këta shtetas. Kjo shtetase përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta shtetas. Nga verifikimet e kryera deri më tani rezultojnë se janë disa shtetas shqiptarë të dëmtuar, të cilët janë identifikuar plotësisht nga ana jonë. Po ashtu ekzistojnë dyshimet e arsyeshme që deri më tani ky grup ka arritur të dëmtojë shtetas shqiptarë dhe të huaj në shuma të ndryshme në një total prej 100.000 eurosh, por që nuk përjashtohet fakti që kjo shumë të ndryshojë me vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.

Njësia për Hetimi e Krimeve Kibernetike ka dokumentuar rastin në lidhje me shtetasen V. LL, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Për këtë shtetase, Prokuroria e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhrin e ndalimit për këtë shtetase, për veprën penale“Mashtrim kompjuterik”.

Vijon puna në bashkëpunim me parterët, për identifikimin e plotë dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale edhe të 3 shtetasve të huaj, të cilët janë bashkëpunëtorë në këtë skemë kriminale.

Për sa më sipër, Njësia e Hetimit Kibernetik ka identifikuar plotësisht skemën e përdorur, e cila njihet dhe si “Mashtrimi i trashëgimisë”.

Me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme dhe sqarimin e qytetarëve që mund të kenë rënë viktima të këtij mashtrimi, Njësia e Hetimit Kibernetik dëshiron të sqarojë si më poshtë:

“Mashtrimi i trashëgimisë” është kur thuhet se dikush shumë i pasur nuk është më dhe se ju jeni ai që mund të marrë një trashëgimi të madhe.

Një person që pretendon të jetë avokat nga jashtë shtetit ose pretendon të jetë ndonjë nëpunës tjetër ligjor ju dërgon një mesazh nëpërmjet postës elektronike (e-mail), një mesazh në rrjete sociale ose një letër. Ata ju tregojnë se një person i pasur nuk është më dhe ka lënë pas një shumë të madhe parash duke përmendur dhe emrin tuaj.

Avokati është duke administruar trashëgiminë dhe nuk ka qenë në gjendje të identifikojë asnjë nga të afërmit e personit që nuk është më. Si rezultat, paratë do të shkojnë për qeverinë ose nuk mund të tërhiqen. Avokati sugjeron që, ai mund t’ju ndihmojë që ju të tërhiqni trashëgiminë dhe pastaj mund të ndani paratë midis jush.

Mashtruesit do të theksojnë nevojën për fshehtësi dhe do t’ju paralajmërojnë të mos i tregoni askujt tjetër në lidhje me marrëveshjen. Për t’ju nxituar në kryerjen e veprimeve dhe në të njëjtën kohë të ndërmerrni një vendim të nxituar, ata gjithashtu do të theksojnë nevojën për të vepruar shpejt duke vendosur dhe afate në raste të caktuara.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë trashëgimi dhe personi që ju kontakton nuk është avokat ose nëpunës ligjor, ai thjesht po krijon një terren për të arritur qëllimin e tij, pra të mashtrojë personin që po komunikon.

Nëse ju i përgjigjeni mashtruesve, ata do t’ju kërkojnë të paguani tarifa të ndryshme, si për shembull: taksat, tarifat ligjore, tarifat bankare etj, në mënyrë që ata të mund të lirojnë trashëgiminë ekzistuese, me qëllim që ju ta zotëroni atë.

Sa herë që bëni një pagesë, mashtruesit do të nxjerrin arsye pas arsyeje se përse trashëgimia nuk mund të paguhet nëse ju nuk do të bëni një pagesë tjetër. Nëse kërkoni që këto pagesa të merren nga trashëgimia që ju po përfitoni, ata do t’ju japin gjithashtu arsye pse tarifat nuk mund të merren nga trashëgimia juaj dhe pse duhet të paguhen paraprakisht.

Nëse hezitoni të paguani një tarifë ose deklaroni se nuk mund ta përballoni atë, mashtruesit do t’ju bëjnë presion duke ju kujtuar se sa afër jeni për të marrë një shumë parash shumë më të madhe se tarifat që keni dorëzuar tashmë, dhe nga sa keni paguar tashmë.

Mashtruesit mund të kërkojnë gjithashtu detajet tuaja të bankës në mënyrë që ata të mund të paguajnë trashëgiminë direkt në llogarinë tuaj bankare. Por, nëse dorëzoni detajet e bankës tuaj, mashtruesit mund t’i përdorin ato për qëllime të tjera kriminale.

A jeni viktimë e mashtrimit të trashëgimisë?

• A keni marrë një mesazh në postën tuaj elektronike (e-mail), mesazh në rrjete sociale ose letër që ju informon se dikush me të cilin mund të keni lidhje nuk është më dhe ai nuk ka lënë testament ose ka lënë dhe jeni ju që mund ta trashëgoni?

• A keni paguar tarifa për persona që ofrojnë t’ju japin një raport pasurie që përfshin informacion mbi trashëgiminë dhe mënyrën se si mund ta kërkoni atë?

Çfarë duhet të bëni nëse jeni viktimë e mashtrimit të trashëgimisë?

• Raportojeni tek Njësia e Hetimit Kibernetik në Policinë e Shtetit;

• Ndërprisni të gjitha kontaktet e mëtejshme me mashtruesit;

• Mos u dërgoni më para;

• Mos u jepni detajet e bankës suaj;

• Nëse tashmë ju keni dhënë mashtruesve detajet e llogarisë suaj bankare, njoftoni menjëherë bankën tuaj;

• Nëse merrni ndonjë kërcënim nga mashtruesit pasi të keni ndaluar bashkëpunimin me ta, njoftoni menjëherë policinë;

• Jini të vetëdijshëm se tani ka të ngjarë të jeni një shënjestër e mashtrimeve të tjera. Mashtruesit shpesh ndajnë detaje me mashtrues të tjerë për njerëzit që kanë shenjëstruar ose që u kanë marrë me sukses shuma monetare, dhe ata përdorin identitete të ndryshme për të kryer mashtrime të mëtejshme;

• Njerëzit që kanë rënë tashmë viktima të mashtruesve janë veçanërisht të prekshëm nga mashtrimet për gjetjen e mashtruesve. Kjo është kur mashtruesit kontaktojnë njerëzit që tashmë kanë humbur para përmes mashtrimit dhe pretendojnë të jenë punonjës policie ose avokatë. Ata do ta këshillojnë viktimën se mund t’i ndihmojnë ata të rimarrin paratë e humbura dhe për këtë do të kërkojnë një tarifë.

Si të mbroni veten nga mashtrimi i trashëgimisë?

• Megjithëse ka kompani të ligjshme që sigurojnë jetesën duke gjurmuar trashëgimtarë, ata nuk e bëjnë atë në këtë mënyrë. Nëse ju kërkohet një tarifë, ka shumë të ngjarë të jetë e rreme.

• Letrat/dokumentet e siguruara apo bisedat me mashtruesit në përgjithësi janë shkruar ose formulohen keq. Kini kujdes për gabime drejtshkrimore, gramatikë të dobët apo materiale të cilat nuk kanë kuptim në gjuhën shqipe.

• Kini kujdes nëse ju kërkohet të kontaktoni një adresë të postës elektronike si @Yahoo, @Hotmail apo të tjera të ngjashme. Si rregull, firmat e ligjshme nuk i përdorin ato.

• Një firmë e ligjshme nuk ka aspak të ngjarë të japë një trashëgimi tek dikush i cili nuk ka të drejtë për të. Çdo kërkesë për marrjen e një pagese tregon se dikush ka qëllime aspak të mira.

• Mashtruesit shpesh pretendojnë se personi i cili nuk është më, ishte viktimë e një incidenti të reklamuar mirë, siç mund të jetë një përplasje aeroplani. Për të shtuar besueshmërinë, ata mund të përdorin edhe identitetin e dikujt që me të vërtetë ka humbur jetën në këtë incident.

KUJDES ! Rastet mund të jenë totalisht të ndryshme nga sa më sipër, por të gjitha do të kenë të përbashkët fitimin e një trashëgimie dhe pagesën për kryerjen e procedurave të ndryshme administrative dhe ligjore.

Nëse është kryer një mashtrim i tillë, raportojeni atë tek Njësia e Hetimit Kibernetik në adresën e postës elektronike CC@asp.gov.al, ose në numrin e telefonit 0694155552 në programet e komunikimit social si WhatsApp, Viber etj.

The post Përfituan 100 mijë euro! Shkatërrohet grupi i mashtrimit në internet, arrestohet edhe një grua në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Vodhën 33 milion lekë nga kartat bankare: Dy të arrestuar në Tiranë, procedohen 5 të tjerë
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “SMARTPHONE”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik.

Janë arrestuar dy persona si dhe proceduar 5 të tjerë, për vjedhje dhe përdorim të të dhënave të kartave bankare.

Pas kryerjes së hetimeve rezulton se vetëm në një kompani këta shtetas kanë kryer një dëm prej rreth 33.000.000 lekësh, ndërkohë dyshimet janë se dëme të konsiderueshme kanë dhe kompani të tjera të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim.

Është arrestuar Q. T., 21 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Po ashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u ndalua dhe shtetasi I. B., 18 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik“.

Veprimet hetimore vazhduan dhe në lidhje me persona të cilët kanë furnizuar apo kanë bashkëpunuar për sigurimin e të dhënave të kartave bankare, nga ku rezultoi se këta shtetas kanë bashkëpunuar dhe me shtetasit:

E. H., 21 vjeç, E. Sh., 19 vjeç, Dh. T., 23 vjeç, M. M., 33 vjeç (shtetas i huaj) dhe S. S, 26 vjeç (shtetas i huaj). Të pestë këta shtetas po procedohen penalisht, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjithashtu, nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u kontrolluan disa banesa dhe ambiente dhe me cilësinë e provës materiale u sekuestruan telefona celular, laptopë dhe dokumente, fatura të ndryshme bankare etj.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

The post Vodhën 33 milion lekë nga kartat bankare: Dy të arrestuar në Tiranë, procedohen 5 të tjerë appeared first on Albeu.com.