Krijim Archives - Albeu.com

SHBA shqyrton mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez
Shtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë aktive, lidhur me krijimin e një shteti të pavarur palestinez që ofron garanci sigurie për Izraelin dhe po bashkëpunojnë me partnerët në rajon me të gjitha alternativat, tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Matthew Miller, nuk pranoi të jepte detaje mbi punën e brendshme që po zhvillonte departamenti për këtë çështje, por tha në një konferencë shtypi se përpjekja ka qenë objektiv i administratës së Presidentit Joe Biden.

“Po përpiqemi në mënyrë aktive për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, me garanci reale sigurie për Izraelin, sepse ne besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të sjellë paqe dhe siguri të qëndrueshme për Izraelin, për palestinezët dhe për rajonin”, tha zëdhënësi Miller.

“Ka një numër mënyrash për ta arritur këtë, një sërë hapash që mund të kryhen për ta përmbushur këtë objektiv. Kemi një gamë të gjerë alternativash të cilat po i diskutojmë me partnerët tanë në rajon si dhe me partnerët e tjerë brenda qeverisë amerikane”, tha zëdhënësi Miller.

Portali Axios, njoftoi herët të mërkurën se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Departamentit të Shtetit që të zhvillojë një analizë dhe të ofrojë alternativa, lidhur me politikat mbi një njohje të mundshme amerikane dhe ndërkombëtare të një shteti palestinez pas luftës në Gazë.

Shefi i diplomacisë britanike, David Cameron, i tha një grupi ligjvënësish të Mbretërisë së Bashkuar se Londra, aleatët e saj dhe Kombet e Bashkuara “do ta shqyrtojnë çështjen e njohjes së një shteti palestinez”, njoftoi rrjeti BBC të martën.

Uashingtoni e ka lidhur krijimin e një shteti palestinez me përpjekjet që Arabia Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.

Përpjekjet kanë marrë një shtysë edhe më të madhe pas sulmit të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit, ku i vranë 1200 njerëz dhe u morën peng më shumë se 250 të tjerë.

Ndërkohë, muajt e fundit kanë shënuar rifillimin e dialogut. Zyrtarët amerikanë e shohin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të gjitha pengjeve, në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm si element thelbësor që mund të ndikojë në përparimin e përpjekjeve, për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Gjatë një fjalimi në Davos në fillim të këtij muaji, zoti Blinken tha se për Lindjen e Mesme kishte një “ekuacion të ri”, në të cilin fqinjët arabë dhe myslimanë të Izraelit ishin të përgatitur për ta integruar Izraelin në rajon, por ishin po aq të përkushtuar për një rrugë drejt një shteti palestinez.

Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e kundërshton propozimin e administratës së Presidentit Biden për krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Ai tha gjatë fundjavës se nuk do të bënte kompromis mbi “kontrollin e plotë të sigurisë izraelite në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”.

The post SHBA shqyrton mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez appeared first on Albeu.com.

U bë i njohur për krijimin e një aplikacioni, 12-vjeçari tregon si i lindi ideja
Andrea Toska vetëm 12-vjeç ka arritur të mahnitë me aftësitë e tij në teknologji me krijimin e “McSrvBot” duke u renditur i dyti në një prej kompeticioneve më të rëndësishme të teknologjisë  ICT Awards.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ai ka treguar se nga i lindi ideja për këtë krijim të tij dhe se si funksionon ai.

Andrea Toska: Ky aplikacion është një aplikacion që në këtë aplikacion ku mund të flasësh me shokët mund të futësh një komandë për të parë se sa njerëz janë në serverin e Minecraftit, se normalisht duhet të hapje një abside apo t hapje lojën.

Rudina Magjistari: Pra ti je duke lujatur Minecraft në shtëpinë tënde.

Andrea Toska: Po, por ndonjëherë kur nuk je në shtëpi, por do të shkosh se sa njerëz ka atje, se ata që duan të luajnë me shokët krijojnë një server dhe shokët  futen në server. Me aplikacionin që kam bërë unë mund të shikosh se sa njerëz ka te serveri.

Rudina Magjistari: Dhe sa e rëndësishme është ky informacion për ty, pse duhet ta dish se sa njerëz ka në atë moment.

Andrea Toska: Po se ndonjeherë jam jashtë shtëpie dhe dua  të shikoj se sa njerëz ka se nëse ka shumë njerëz prishet shumë lehtë.

Rudina Magjistari: A prishet serveri, bllokohet.

Andrea Toska: Po ndonjëherë edhe bllokohet, sepse ka shumë njerëz.

Rudina Magjistari: Po në momentin që ti konstaton se ka shumë njerëz çfarë bën?

Andrea Toska: Pastaj shkoj te një website që përdor për të menaxhuar serverin dhe e fik dhe e ndez./tvklan.al

The post U bë i njohur për krijimin e një aplikacioni, 12-vjeçari tregon si i lindi ideja appeared first on Albeu.com.