Kreu i ri Archives - Albeu.com

U zgjodh në krye të SPAK/ Kush është Klodian Braho? Nga inceneratorët te “Toyota Auris”, “5D”, Adriatik Llalla dhe Arben Ahmetaj, dosjet e “nxehta” që ka hetuar
Këtë të enjte 11 dhjetor 2025, Klodian Braho, u zgjodh me 7 vota nga KLP si drejtues i Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Ai lindi në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004, kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Braho ishte Prokuror i SPAK dhe u emërua në këtë institucion më 19 dhjetor 2019, pas konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të rivlerësimi ose ndryshe siç quhet, procesi i Vettingut.

Klodian Braho, ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës.

Karrierën si Prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012. Më pas, u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendësdrejtues i këtij institucioni.

Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK, ai u emërua prokuror në strukturën e re.

Dosjet e nxehta që ka hetuar

Gjatë karrierës së tij, Klodian Braho, ka qenë pjesë e hetimeve që lidhen me zyrtarë të lartë dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar. Ndër dosjet që ka ndjekur, përmendet ajo ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, dosja Toyota Yaris, “5D” si dhe kryesuar hetimet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Gjithashtu, ai ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.

Në vitin 2022, Klodian Braho, u përfshi në procesin e kandidimit për postin e kreut të SPAK, por më pas u tërhoq nga gara.

Në mars të vitit 2023, Braho dha dorëheqje nga një pjesë e një dosjeje që kishte në hetim, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, pas pretendimeve të ngritura nga palë të përfshira për mungesë transparence në veprimet procedurale.

Në 2025, Braho ishte kandidati i parë që shpalli kandidaturën për kreun e SPAK.

Ka pasur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është Prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

The post U zgjodh në krye të SPAK/ Kush është Klodian Braho? Nga inceneratorët te “Toyota Auris”, “5D”, Adriatik Llalla dhe Arben Ahmetaj, dosjet e “nxehta” që ka hetuar appeared first on Albeu.com.

Si do kujdeseni për të mos cenuar pavarësinë nëse unë ju vij në zyrë? Anëtarja e KLP provokon Adnan Xholin! Prokurori: Do të sajdis me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë, u pëlqen të gjithëve… (VIDEO)
Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi, ka shpalosur programin e tij për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, por në sesionin e pyetjeve, ai u provokua nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, e cila i tha si do të kujdeset për të mos cënuar pavarësinë nëse ajo i shkon në zyrë për një çështje të saj personale.

Xholi u kujdes t’i përgjigjej se do ta respekton si femër, do t`i jepte një kafe dhe çështja do të zgjidhej në mënyrë ligjore.

Mes batutave ai i tha: “Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK dhe me vërtet e bëjnë të mirë kafen në SPAK, por me këto do ju respektoj”.

Arta Mandro: Nëse unë do të votoja për ju dhe nesër do vija në zyrën tuaj për një çështjen time personale, si do të kujdeseni ju për të mos cenuar pavarësinë dhe presionin, po unë mund të kem një pozitë më të lartë se kjo e sotmja?

Adnan Xholi: “Unë e vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit apo kushtetutës skeni asnjë pozicioni dhe do respektoheni si gjithë të tjerët. Do ju respektoj si femër, do ju sajdis me ndonjë kafe, por zgjidhja do jetë ligjore”.

Arta Mandro: Dmth fare fare…

Adnan Xholi: “Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK dhe me vërtetë e bëjnë të mirë kafen në SPAK, por me këto do ju respektoj”.

Arta Mandro Unë nuk e pi kafen fare.

Adnan Xholi: “Aq më mirë”.

The post Si do kujdeseni për të mos cenuar pavarësinë nëse unë ju vij në zyrë? Anëtarja e KLP provokon Adnan Xholin! Prokurori: Do të sajdis me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë, u pëlqen të gjithëve… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nis procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, procesi ndiqet nga Nancy VanHorn, ambasadori i BE dhe përfaqësuesi i ambasadës britanike
Këtë të enjte, zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut. Në garë janë 4 kandidatë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.

Secili kandidat do të bëjë prezantimin e tij, më pas do të pyetet nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të shkuar drejt votimit.

Procesi ndiqet nga përfaqësues të ambasadës amerikane, Nancy VanHorn, ambasadori i BE, Silvio Gonzato, por edhe përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituar në vendin tonë.

Por kush janë kandidatët?

Adnan Xholi

Është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar.

Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Klodian Braho

I emëruar prokuror në vitin 2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit.

Elvin Gokaj

Një nga prokurorët me përvojë në këtë garë është edhe Elvin Gokaj, i cili ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 2000. Ai ka qenë pjesë e SPAK prej kohësh dhe ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të lartë.

Gogaj ka hetuar kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj në lidhje me abuzimet në disa tenderë. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.

Doloreza Musabelliu

E emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

The post Nis procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, procesi ndiqet nga Nancy VanHorn, ambasadori i BE dhe përfaqësuesi i ambasadës britanike appeared first on Albeu.com.

Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK
Këtë të enjte, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të zgjedhë drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në garë janë katër kandidatë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj.

Në orën 09.00 do të nisin seancat dëgjimore me secilin prej tyre. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, ku secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta.

Pas seancave pritet të bëhet votimi, ku fitues do të shpallet kandidati që merr më shumë vota. Gara për drejtimin e SPAK ka ngjallur interes të lartë, për shkak të peshës së këtij institucioni në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe dosjeve sensitive që ka në dorë.

Për këtë arsye në sallë prite të jenë dhe një pjesë e madhe e ambasadorëve të atashuar në vendin tonë.

“Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së”, njoftoi ambasada e BE.

The post Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK appeared first on Albeu.com.

Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP hap sot garën për kreun e ri të SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të hap sot zyrtarisht garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Vendimi vjen tre muaj para përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual, Altin Dumani, i cili e mori detyrën në dhjetor 2022.

Sipas ligjit, drejtuesi i SPAK zgjidhet mes prokurorëve të kësaj strukture për një mandat trevjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Procesi i votimit zhvillohet nga 11 anëtarët e KLP-së dhe mjafton shumicë e thjeshtë votash për të përcaktuar fituesin.

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK, pas Arben Krajës, i cili e mbajti këtë post nga krijimi i institucionit në dhjetor 2019 deri në fund të vitit 2022. Pas mbylljes së mandatit, Dumani do të vijojë të ushtrojë funksionin si prokuror i posaçëm, deri në përfundimin e mandatit të tij 9-vjeçar në këtë institucion.

The post Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP hap sot garën për kreun e ri të SPAK appeared first on Albeu.com.

Kreu i ri i SPAK/ Përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave, kush do të zërë vendin e Krajës
Ditën e sotme ka përdunduar afati për dorëzimin e kandidaturave në garë për kreun e ti të SPAK. Siç ishte parashikuar, 3 janë emrat zyrtarë që do të kandidojnë për të zëvëndësuar në këtë post Arben Krajën, mandati i të cilit përfundon pas 5 javësh.

Pasi raundi i parë dështoi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyu afatin për garën, e nuk vonoi shumë derisa Edvin Kondili depozitoi kërkesën e tij për të garuar. Disa ditë më parë, njëri pas tjetrit, vendosën që të garonin edhe Adnan Xholi, i pasuar nga Altin Dumani. Të tre janë garuesit zyrtarë të cilët kanë shprehur ambicien për të qenë drejtues të institucionit të drejtësisë.

Por si do të zgjidhet kreu i ri i SPAK? Cila është procedura që do të ndiqet? Edvin Kondili, Altin Dumani dhe Adnan Xholi do të dalin para KLP-së për t’u marrë në pyetje e më pas, kreu i ri i SPAK do të zgjidhet përmes pikëzimit. Ndërkohë që drejtimin e SPAK e ka ende Arben Kraja, i cili e përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Me përfundimin e madatit të Krajës, merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.  Kjo sepse drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, edhe pse Kraja u mundua të ndryshonte këtë rregull. Me pretendimin se ishte drejtuesi i parë dhe nuk kishin pasur infrastrukturën e nevojshme për të punuar me kapacitet të plotë, Kraja kërkoi edhe 3 vite në detyrë, por kërkesa u rrëzua menjëherë.

The post Kreu i ri i SPAK/ Përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave, kush do të zërë vendin e Krajës appeared first on Albeu.com.