kreu i kmsh Archives - Albeu.com

Kreu i KMSH uron Fitër Bajramin: Më shumë tolerancë mes njëri-tjetrit! Shpresojmë që shpejt të hapet xhamia e Namazgjasë
Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Spahiu bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.

“Gëzuar festën e Fitër Bajramit, kjo festë qoftë një. Paqe mirësi e begati në familjet tona. Lutjet shkojnë për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që vendimet tonë t’i sjellë begati dhe anë e kënd botës paqe dhe drejtësi. Sot kemi të drejtën për të gëzuar dhe festuar dhe për ta ndarë këtë mirësi e begati që Zoti na ka dhënë pas këtij përkushtimi, ta ndajmë me familjen e shoqërinë. Gëzuar shqiptarëve e popujt anë e kënd botës”, tha kreu i KMSH.

Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk u falën në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet. Spahia tha se shpreson që shumë shpjet kjo xhami të hapë dyert.

“Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do mbarojë dhe do falemi edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”, tha Spahiu.

The post Kreu i KMSH uron Fitër Bajramin: Më shumë tolerancë mes njëri-tjetrit! Shpresojmë që shpejt të hapet xhamia e Namazgjasë appeared first on Albeu.com.

Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare!
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët në prag të Kurban Bajramit.

Spahiu, në mesazhin e tij, shprehet se Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë.

Mesazhi i plotë:

Urimi i kryetarit të Komunitetit Mysliman për Kurban Bajram

Të dashur besimtar myslimanë dhe shqiptarë kudo që ndodheni

Nesër në Shqipëri dhe mbarë botën myslimanët kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë. Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë. Ata që kanë mundësi presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë, e kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndiejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste. Kjo festë, që u bë simbol i sakrificës dhe durimit, është sakrifica që bëri profeti Ibrahim (a.s.) dhe durimi që tregoi profeti Ismail (a.s.), të dyja në emër të dashurisë për Zotin dhe bindjes ndaj madhështisë së Tij. Zoti e do njeriun dhe e ka cilësuar si krijesën e tij të arrirë, e qëllimi nuk ishte flijimi, por sprova, e cila ndodhi për të na shërbyer edhe ne si shembull reflektimi e devocioni. Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na mundësojë ta kalojmë sa më mirë këtë festë. I lutem Zotit që t’u pranojë haxhin mbi 800 haxhinjve shqiptar të cilët sot ndodhen në haxh, e pikërisht në Malin Arafat, vendin e shenjtë për myslimanët.

I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më!

T’u japë shërim dhe t’u lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri!

Për më të varfërit dhe nevojtarët shoqërisë tonë, O Zot lehtësojua shqetësimet që sjell varfëria.

O Zot bëje rininë tonë të hajrit dhe të qëndrueshme në anën e së mirës.

I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithësecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë.

Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Kurban Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare!

Gëzuar!

The post Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare! appeared first on Albeu.com.

Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së: Zbutni zemrat me njëri-tjetrin, rinia të mos ikë nga vendi
Sot besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë festën e Kurban e Bajramit, një nga festat më të mëdha të fesë islame.

Në Shqipëri namazi i Kurban Bajramit u fal në sheshet kryesore të vendit, por edhe në xhami.

Pas faljes së namazit, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar festën, duke bërë edhe një apel për rininë shqiptare.

“Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës! Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tj, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë. Edukoni fëmijët me moral të pastër. Investoni që të pajisën me dije. Ktheni vëmendjen nga prindërit ,ë sëmurët të varfrit. Kam një apel për rininë që është shumë e rëndësishme në jetë e kësaj bote. Pajisuni me moral të bukur. Kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi. Projektoni të ardhmen këtu, në vendin tuaj. T’I shpëtojmë individualizmit të kohës. Të bëhemi altruistë. Të sakrifikojmë nga e mira individuale për të mirën e përbashkët”, tha kreu i KMSH, Bujar Spahiu./albeu.com

The post Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së: Zbutni zemrat me njëri-tjetrin, rinia të mos ikë nga vendi appeared first on Albeu.com.

Mesazhi i kreut të KMSH për Kurban Bajramin: Ktheni vëmendjen te familja dhe ushqeni dashuri
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, në ceremoninë e mbajtur për Kurban Bajramin ka dhënë mesazhe të forta dhe të rëndësishme.

Në mesazhin e tij, kreu i KMSH bëri thirrje që të kthehemi te familja dhe të ushqeni dashuri për hir të Zotit ndaj njëri-tjetrit.

Fjalimi i kryetarit të KMSH, Kurban Bajram 2021

Të dashur motra dhe vëllezër të pranishëm në këtë shesh, dhe të gjithë ju që na ndiqni përmes ekranit, sot jemi mbledhur për të festuar Kurban Bajramin.

Festën e cila simbolizon dashurinë e robit ndaj Zotit të gjithësisë.

Kjo festë, ashtu si çdo festë në fenë islame, mbart kuptim dhe vlera të larta.

Festat në islam nuk janë festa konsumi, janë adhurim dhe gëzim njëkohësisht.

Kurban Bajrami është festa që na kujton se sa i lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Zotit.

Dhe këtë gjë ne e mësojmë nga vendosmëria e profetit Ibrahim (a.s.).

Nga Durimi i pashembullt i Ismailit a.s dhe qëndrimi heroik nga e nderuara nënë, nëna e Ismailit (as).

Zoti në Kuran e përshkruan ngjarjen me këto fjalë:

“Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm). Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të ther ty. Shiko pra, çka mendon ti? Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej të duruarve!

Në këtë ajet kuranor përveç përshkrimit të ngjarjes, neve na tregohet edhe mëshira e Allahut, Ai (xh.sh.) devotshmërinë e lartë e shpërblen në mënyrën më të lartë.

Të dashur besimtarë, jeta e njeriut është një rrugëkalim nga kjo botë për në botën e përtejme. Ky është ligji i Zotit.

Në shoqërinë e sotme moderne, jeta është shumë e vrullshme.

Ky vrull është nguti për të arritur sukses në gjërat materiale, edhe pse të gjithë e dimë se kjo botë nuk do t’i mbetet askujt.

Një ndër kostot që njeriu i sotëm paguan duke rendur vetëm pas kësaj bote, është lënia pas dore edhe e familjes.

Dua ta sjell në vëmendjen time dhe tuajën këtë gjë sot.

Pasi ditë si kjo e sotmja duhet të na shërbejnë për të reflektuar.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë të problemeve të shumta që ndodhin përreth, sidomos ato me familjen.

Ne shohim se si çdo ditë rekordet e dhunës në familje rriten. Kjo është e papranueshme.

Statistika të reja që tregojnë se përqindja e divorceve është shtuar shumë.

Fjala “divorc” po kthehet në diçka normale për çiftet, sidomos ato me fëmijë.

Motra dhe vëllezër, sipas islamit por edhe çdo studimi sociologjik bashkëkohor dëmi që i shkaktohet fëmijës nga divorci i prindërve është i parikuperueshëm.

Merrni më shumë përgjegjësi, bëhuni më të ndjeshëm, për rehatinë tuaj mos prishni rehatinë e fëmijëve.

Një tjetër gjë shqetësuese është sjellja ndaj prindërve.

Mos i lini prindërit vetëm, kujdesuni për ta, trajtojini me dashuri e dhembshuri, ashtu sikurse ata janë kujdesur për ju kur ishit fëmijë.

Kështu na urdhëron edhe Zoti në Kuranin e madhërishëm.

Të gjitha këto fenomene që përmendëm dhe të tjera janë fenomene që po kërcënojnë dukshëm familjen, janë kambana alarmi të asaj që po vjen.

Ne duhet ta ndalim, e kemi detyrim ta ndalim!

Ne e dimë dhe duhet ta pranojmë që familja shqiptare po kalon një krizë të thellë.

Por nuk ka asnjë mjet tjetër shpëtimi për shëndoshjen e shoqërisë, përveç kthimit të vëmendjes te familja e shëndoshë.

Ne si komb, ndihemi ende superiorë dhe të suksesshëm për sa i përket familjes.

Ta ruajmë me fanatizëm këtë gjë.

Kurbani është përkushtim ndaj Zotit, është përkujtim dhe forcim i lidhjeve familjare e farefisnore.

Motra dhe vëllezër, familja është bërthama e shoqërisë njerëzore, të gjithë e pranojmë këtë, por çuditërisht, forca tërheqëse e kësaj dynjaje është shumë e madhe, dhe dashur pa dashur, secili nga ne ka shumë për të korrigjuar në këtë drejtim.

Të kalosh më shumë kohë me bashkëshorten/bashkëshortin, me fëmijët, të përkushtohesh më shumë në edukimin e tyre, janë nga gjërat që duhet të reflektojmë.

Kurbani është një mundësi që ky reflektim të materializohet dhe të bëhet normë.

Zoti thotë në Kuran:

“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre (kurbanëve), por tek Ai arrin devotshmëria juaj. Kështu që mishi i kurbaneve u dha në shërbimin tuaj, që të njihni madhështinë e Allahut pasi iu tregoi rrugën e duhur. Sihariq atyre që bëjnë mirësi”.

Pra, siç shihet Kurbani është devotshmëri ndaj Zotit, përkushtim ndaj familjes.

Kurbani është braktisje e punëve të padobishme dhe aksioneve të kota.

Qëndroni pranë principeve të larta hyjnore, qëndroni pranë vlerave të familjes, rrisni përkushtimin dhe kontributin për një shoqëri të drejtë, mos iu ndani të vërtetës.

Ushqeni dashuri për hir të Zotit ndaj njëri-tjetrit.

T’i lutemi Zotit të na forcojë në rrugën e drejtë.

T’i lutemi që t’i bekojë familjet tona.

O Zot, pranoji kurbanet tona, pranoi lutjet tona, zbuti zemrat tona, na i bëj fëmijët tanë të hajrit!

O Zot, shëroi të sëmurët ndihmoi ata që jetojnë në skamje!

O Zot, bekoje vendin tonë me paqe, qetësi e prosperitet!

Amin, Amin, Amin!

Ju uroj të gjithëve Gëzuar Kurban Bajramin!/albeu.com

The post Mesazhi i kreut të KMSH për Kurban Bajramin: Ktheni vëmendjen te familja dhe ushqeni dashuri appeared first on Albeu.com.

Kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë për Bajram: Paçim sa më shumë mbarësi e begati në familjet tona
Kreu i Komunitetit Mysliman TË Shqipërisë, Bujar Spahiu, përmes një mesazhi ka uruar bisimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në mesazh, Spahiu shprehet se duhet t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare.

“Paçim të gjithë sëbashku sa më shumë mbarësi e begati në familjet tona dhe në vendin tonë të dashur, Shqipërinë”, thuhet në mesazh.

Mesazhi i plotë:

Të dashur besimtarë myslimanë dhe shqiptarë kudo që ndodheni, më lejoni t’ju uroj nga zemra gëzuar Fitër Bajramin.

Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që kurorëzon sakrificën 30 ditore, dhe siç na ka premtuar Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Bajrami është festë, është gëzim që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër.

Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare.

Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, ndërsa solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Gjatë këtij muaji kam patur fatin të njoh shumë njerëz që agjëronin për herë të parë, të gjithë më kanë pohuar se ndienin një gjendje shpirtërore, morale e fizike të pa përshkrueshme me fjalë.

Ky është ramazani, ky është agjërimi për hir të Zotit tonë!

Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na e ketë pranuar këtë sakrificë, të na ketë falur gjynahet, të ketë shtuar begatinë, paqen dhe mëshirën e Tij të pakufishme mbi çdo zemër e cila ka sakrifikuar në emër të Zotit!

I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më!

T’u japë shërim dhe t’i lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri!

Për më të varfërit dhe nevojtarët e shoqërisë tonë, O Zot largojua barrën e rëndë dhe shtrëngimin që sjell skamja.

I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithsecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë.

Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal, dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

Paçim të gjithë sëbashku sa më shumë mbarësi e begati në familjet tona dhe në vendin tonë të dashur, Shqipërinë.

Shëndet e mirësi për secilin!

Gëzuar!/albeu.com

The post Kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë për Bajram: Paçim sa më shumë mbarësi e begati në familjet tona appeared first on Albeu.com.