Kretë Archives - Albeu.com

Identifikohen dy shqiptarët që humbën jetën me motor në Kretë, 28-vjeçari nga Elbasani dhe 34-vjeçari nga Gramshi
Një aksident i rëndë me motoçikletë në ishullin grek të Kretës u mori jetën dy të rinjve shqiptarë. Ata janë Edison Xhaka, 28 vjeç, me origjinë nga Elbasani, dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç, nga Gramshi.

Ngjarja tragjike u regjistrua të enjten, rreth orës 03:00, në rrugën Kissamos–Hania, afër zonës së Kolymbarit. Autoritetet greke bëjnë të ditur se, në rrethana ende të paqarta, motoçikleta ku udhëtonin të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me barrierën metalike në anë të saj.

Goditja rezultoi vdekjeprurëse për të dy shqiptarët, të cilët humbën jetën në vend. Edhe pse ekipet e emergjencës shkuan në zonën e aksidentit, ndërhyrja e tyre nuk arriti t’i shpëtonte.

Edison Xhaka kishte vite që banonte dhe punonte në zonën e Kissamosit. Ndërsa Aleksandër Toçila ishte zhvendosur atje prej disa kohësh për motive pune.

Humbja e dy bashkatdhetarëve ka tronditur dhe pikëlluar komunitetin shqiptar që jeton në Kretë. Shoqata Shqiptare “Kastel” në Kisamo reagoi pas ngjarjes, duke i kujtuar viktimat si djem të respektuar dhe punëtorë, si dhe u përcolli ngushëllime familjeve, të afërmve dhe miqve të tyre.

Në njoftimin e shoqatës thuhet se ngushëllimet për Edison Xhakën do të priten në banesën e vëllait të tij, Festim Xhaka. Për Aleksandër Toçilën, pritjet do të mbahen në ambientet e shoqatës, të cilat do të qëndrojnë të hapura për bashkatdhetarët.

Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik, në të cilin humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë.

The post Identifikohen dy shqiptarët që humbën jetën me motor në Kretë, 28-vjeçari nga Elbasani dhe 34-vjeçari nga Gramshi appeared first on Albeu.com.

Pacienti vdes në përplasjen e ambulancës me automjet në Kretë
Një goditje e fuqishme mes një autoambulance të EKAB-it dhe një makine private ka tronditur mëngjesin e së dielës rrugën Mournia në Hania të Kretës. Mjeti i urgjencës po sillte një pacient drejt spitalit në momentin e aksidentit.

Sipas informacioneve të policisë, i sëmuri që ndodhej në ambulancë ka humbur jetën si pasojë e një ndalese kardiake. Tani pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të sqarojë dinamikën e saktë të vdekjes.

Impakti ka qenë aq i ashpër sa ambulanca u rrokullis në rrugë. Dy punonjësit e shërbimit emergjent pësuan lëndime; njëri prej tyre është në gjendje shoku, ndërsa kolegu i tij raportohet me trauma në gjoks dhe po kurohet në spital.

Në ngjarje u përfshi edhe shoferi i automjetit tjetër, i cili rezulton të jetë infermier në Spitalin e Hanias. Ai sapo kishte përfunduar turnin e natës dhe po i drejtohej banesës.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje shkuan tre mjete zjarrfikëse, ekipet e të cilave punuan për të liruar personat e mbetur të ngujuar në mjetet e dëmtuara.

Hetimet paraprake i ka marrë përsipër Njësia e Policisë Rrugore të Hanias, e cila po heton për të zbardhur shkaqet dhe të gjitha rrethanat e kësaj përplasjeje tragjike.

The post Pacienti vdes në përplasjen e ambulancës me automjet në Kretë appeared first on Albeu.com.