kreshnik Archives - Albeu.com

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, zbulohet i braktisur një nga automjetet e përdorura në atentat
Një automjet tip Volkswagen Golf 5 që u përdor në vrasjen e dyfishtë që ndodhi të dielën në Balldre të Lezhës, është gjetur i braktisur.

Raportohet se mjeti i përdorur në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit, u gjet në zonën e Torovicës.

Kujtjomë se në ngjarjen e rëndë kriminale u përdor edhe një automjet tjetër, tip “Audi”.

The post Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, zbulohet i braktisur një nga automjetet e përdorura në atentat appeared first on Albeu.com.

Këta janë dy nga autorët e vrasjes së Kreshnik dhe Gentiana Mujecit në Lezhë, çfarë treguan kamerat e sigurisë
Personat që shihni në foto janë, Florin dhe Renato Mhillaj, 2 prej personave të dyshuar si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

I dyshuari i tretë është Adriano Mhillaj, të gjithë të shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi në vitin 2016, viktima Kreshnik Mujeci bashkë me vëllezërit e tij ka vrarë babanë e Renato Mhillajt, Gegë Mëhillaj (i njohur edhe si Genc Mhillaj apo Gent Pjetri).

Sipas burimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, atentati i djeshëm ka zgjatur pak më shumë se një minutë.

Autorët, të cilët nuk mbanin maska, kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë gjatë ekzekutimit. Dyshohet se kanë përdorur dy automjete në atentat, njëra prej të cilave e tipi “Audi A4”.

Sipas policisë, nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci.

Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.

The post Këta janë dy nga autorët e vrasjes së Kreshnik dhe Gentiana Mujecit në Lezhë, çfarë treguan kamerat e sigurisë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, zbardhen emrat e tre autorëve të shpallur në kërkim
Zbardhen emrat e tre autorëve të shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në Lezhë.

Në kërkim janë shpallur Adriano Mhillaj 22-vjeç; Florin Mhillaj 36-vjeç dhe Renato Mhillaj 23-vjeç. Renato është djali i Genc Mhillajt që u vra në vitin 2016, ngjarje për të cilën u akuzua Kreshnik Mujeci dhe Jozef Mujeci, por gjykata e Shkodrës i shpalli ata të pafajshëm më 27 nëntor 2018.

Më pas, Gjykata e Apelit në Shkodër më 6 nëntor 2019 ka rrëzuar ankimin e Prokurorisë, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Ndërsa Gjykata e Lartë më 31 tetor 2024, ka vendosur kthimin e çështjes për rigjykim.

DEKLARATA E PLOTË  E POLICISË:

Më datë 26.04.2026, rreth orës 14:50, në rrugën “Balldren-Torovicë”, nga shtetas të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Mujeci.

Me marrjen e njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato të emergjencës.

Për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda të DVP Lezhë, Departamentit të Policisë Kriminale, si dhe ekspertët më të mirë kriminalistë, të cilët në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe një sërë veprimesh të tjera me metoda proaktive, në funksion të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë ligjor të saj.

Hetimet kanë vijuar me këqyrjen dhe administrimin e të gjitha pamjeve filmike mbi intinerarin e lëvizjeve të viktimave dhe autorëve, analizimin e çdo prove materiale dhe si rezultat është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët, i markës “Audi A4”.

Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, analizimit të çdo prove që lidhej me ngjarjen, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, konkretisht i shtetasve:

-A. M., 22-vjeç, F. M., 36-vjeç dhe R. M., 23-vjeç, banues në Lezhë.

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volksëagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje.

Hetimet vazhdojnë në mënyre intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Përsa u përket autorëve, pas identifikimit të tyre, nga ana e strukturave policore janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim.

Operacioni vijon në terren, ku janë përshirë Forcat Speciale “RENEA”, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim lokalizmin dhe kapjen e tyre.

Gjithashtu, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve dhe të armëve të zjarrit që janë përdorur për të kryer vrasjen.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, është maksimalisht e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në këtë kuadër fton qytetarët, që të besojnë dhe të mbështesin më shumë strukturat policore, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë.

The post Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, zbardhen emrat e tre autorëve të shpallur në kërkim appeared first on Albeu.com.

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Të sulmosh Kadarenë ditën e varrimit është…
Juristi Kreshnik Spahiu u ndal sot në ‘Studio Live’ teksa foli për Arbër Hitajn lidhur me funeralin dhe përcjelljen në banesën e fundit të shkrimtarit Ismail Kadaresë.

Spahiu pati një koment për sulmet që iu bënë Kadaresë edhe sot në funeralin e tij, duke u shprehur se kjo është përtej çdo kodi zakonor dhe fetar.

‘Funerali tregonte përmasat gjigande që kishte vepra e Kadaresë, tregonte absolutisht ndjenjën e fortë kombëtare në çdo cep të Shqipërisë etnike, në çdo cep ku jeton shqiptar. Edhe në ditën që ndërroi jetë arriti të bashkojë shqiptarët, figurat nga të gjitha trevat. Ajo që më ka bërë përshtypje. Nuk është funerali zyrtar por pjesëmarrja e qytetarëve të lirë. Në Tiranë janë parë në rrugë, qytetarë të ndryshëm të paorganizuar të cilët të pikëlluar donin të merrnin pjesë qoftë në afërsi qoftë në distancë në lamtumirën e fundit. Kjo është vlera e madhe, përtej kortezisë zyrtare, e cila është për tu vlerësuar. Ata që i bëjnë kritikë janë turpi antishqiptar edhe ditën e funeralit merren me detaje apo pjesëmarrësit.

Edhe në funeral edhe mafia i respekton kodet e heshtjes. Heshtin edhe fundi i shoqërisë. Ndjej keqardhje që nëpërmjet media në këtë ditë të shenjtë të hidhet baltë ndaj figurës së shekullit të fundit që ne kemi. Çfarë këto 48 orë kam lexuar një çmenduri e cila nuk mund të ndalej, nuk mund të rri pa thënë. Kush ajanë ata që sulmojnë Ismail Kadarenë. Duan partinë më shumë se Shqipërinë, më shumë kryetarin se kombin. Nën petkun e besimit fetar nuk kanë Zot, por shkelni çdo kod. Nuk lënë dot as të vdekurit të qetë, nuk njohin asnjë normë shoqërore.

Vjellin vrer ndaj figurave të kombit. E kanë ndjenjën e antishqiptarizmit në gen. Hedhin tymnajë ndaj një figure që është sulmuar nga të gjitha regjimet. Janë ata që në petkun e besimit fetar, por marrin misionin e Zotit për të bërë gjykim’, u shpreh Spahiu.

The post Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Të sulmosh Kadarenë ditën e varrimit është… appeared first on Albeu.com.