Kreshnik Hajdarin Archives - Albeu.com

KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës, PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet
Partia Demokratike, e ka cilësuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për të lënë në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës, si një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në selinë blu, Marash Logu, deklaroi se vendimi është një përpjekje e hapur për të asgjeruar Ligjin e Dekriminalizimit, i cili u miratua si një garanci jetike për të pastruar pushtetin vendor nga persona me të shkuar kriminale.

“Pasi Gjykata e Posaçme (SPAK) e deklaroi fajtor dhe e dënoi zyrtarin e Partisë Socialiste për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, mbajtja e tij në detyrë përmes akrobacioneve juridike është e pambrojtshme. Ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm, ku fshehja e të dhënave penale dhe mashtrimi i institucioneve shtetërore e zgjedhore jo vetëm që nuk ndëshkohen me largim nga detyra, por tolerohen publikisht”, tha ai.

Ai shtoi se qytetarët e Kuçovës dhe Shqipërisë meritojnë të përfaqësohen nga zyrtarë që respektojnë ligjin, jo nga individë që e shkelin atë dhe që qëndrojnë në zyra me vendime të njëanshme.

Kujtojmë që KAS, la pak ditë më parë në fuqi vendimin e KQZ-së për mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Hajdari u dënua me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i konvertuar në shërbim prove.

Kryebashkiaku nuk kishte deklaruar një dënim të marrë 23 qershor të vitit 1999 me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për hyrje në territorin grek pa leje, i konvertuar në masë riedukuese të “qortimit” për shkak të moshës 17 vjeç.

DEKLARATA E PLOTE:

Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për të lënë në fuqi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, përbën një goditje të rëndë të shtetit të së drejtës dhe një cenim të drejtpërdrejtë të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve e votës së lirë.

Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si një përpjekje të hapur për të asgjësuar frymën dhe germën e Ligjit për Dekriminalizimin (Ligji nr. 138/2015). Ky ligj u miratua si një garanci jetike për të pastruar administratën dhe pushtetin vendor nga personat me të shkuar penale dhe për të mbrojtur integritetin e zyrave publike.

Pasi Gjykata e Posaçme (SPAK) e deklaroi fajtor dhe e dënoi zyrtarin e Partisë Socialiste për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, mbajtja e tij në detyrë përmes akrobacioneve juridike është e pambrojtshme. Ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm, ku fshehja e të dhënave penale dhe mashtrimi i institucioneve shtetërore e zgjedhore jo vetëm që nuk ndëshkohen me largim nga detyra, por tolerohen publikisht.

Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk mund të interpretohen me dy standarde për të mbrojtur interesat politike të pushtetit. Qytetarët e Kuçovës dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë të përfaqësohen nga zyrtarë që respektojnë ligjin, jo nga individë që e shkelin atë dhe që qëndrojnë në zyra falë vendimeve të njëanshme.

Partia Demokratike deklaron se kjo betejë për ligjshmërinë dhe dinjitetin e votës do të vazhdojë në të gjitha shkallët e mbetura të gjyqësorit. Ne mbetemi të palëkundur për të mbrojtur standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga çdo element që deformon vullnetin e sovranit.

The post KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës, PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Beratit rrëzon Kreshnik Hajdarin, reagon Maliqi: Drejtësia funksionon
Ish-deputeti Lefter Maliqi shprehet se drejtësia në Gjykatën e Beratit ka funksionuar më së miri pasi, pas Salillarit, u fitua gjyqi edhe me Kreshnik Hajdarin e Kuçovës, i kallëzuar në “SPAK” për abuzime të shumta me tendera korruptivë.

Maliqi shprehet se; “Hajdari, që duhet të ishte në burg, paturpësisht padit në Gjykatë disa qytetarë dhe Avokatin e njohur Llangozi, të cilët denoncojnë çdo akt korruptiv të tij”.

Ai shton më tej se Bashkinë Kuçovë, të grabitur në 2023, do ia kthejnë qytetarëve më 11 Maj.

Reagimi i plotë:

Drejtësia në Gjykatën e Beratit funksionon më së miri! Shembull në mbarë vendin!

Pas Salillarit u fitua gjyqi edhe me të dënuarin Hajdari të Kuçovës, i kallëzuar në “SPAK” për abuzime të shumta, me tendera korruptivë dhe me taksat e qytetarëve dhe çuditërisht i dënuari dhe i korruptuari i paafti dhe i keqpërdoruri Hajdari, që duhet të ishte në burg, paturpësisht padit në Gjykatë disa qytetarë dhe Avokatin e njohur Llangozi, të cilët denoncojnë çdo akt korruptiv të tij. S’thonë kot i mbyturi kërkon të mbys, por Hajdari nuk e sheh dot veten se në ç’gropë ka rënë dhe sa thellë do bjerë e do përfundojë!

Çdo betejë ligjore dhe politike do të fitohet.

Bashkinë Kuçovë, të grabitur në 2023 do ia kthejmë qytetarëve. Vlerësim për hetimin dhe gjykimin e drejtë dhe të paanshëm nga Gjykata dhe Prokuroria Berat!Falenderim për avokatët që më përfaqësuan në këto procese!

“11 Maji” do të sjellë ndryshimin e madh me një Drejtësi të pavarur, siç është shembull në Berat!

The post Gjykata e Beratit rrëzon Kreshnik Hajdarin, reagon Maliqi: Drejtësia funksionon appeared first on Albeu.com.