Kreshnik Ajazi Archives - Albeu.com

Jo vetëm vrasje, Tafani rrëfen dhe përfshirjen e grupit të Laert Haxhisë në trafikun e drogës! Kryeprokurori i Elbasanit paraqitet në SPAK
Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ka mbërritur këtë të mërkurë në SPAK, ku ka zhvilluar një takim me prokurorët e posaçëm për dosjen e Elbasanit.

Burime për gazetaren Anila Hoxha pohuan se Tafani ka rrëfyer dhe për trafik kokaine të cilin sipas tij, Laert Haxhiu e kryente në bashkëpunim me një grup kriminal në Fier dhe me një tjetër grup në Greqi.

Ngarkesat e kokainës kanë hyrë në Europë në kohë të ndryshme, ka rrëfyer Tafani dhe janë dërguar nga vende të Amerikës Latine me mbështetjen e një tjetër shqiptari që jeton në Greqi.

Pritet që drejtësia shqiptare të dërgojë letërporosi dhe të kryejë disa akt-ekspertiza për të provuar gjithçka thotë Tafani.

Midis tyre thanë burimet e gazetares, është edhe dëmtimi i njërit prej autorëve teksa largohej nga Tepelena pasi kryen një vrasje./tch

The post Jo vetëm vrasje, Tafani rrëfen dhe përfshirjen e grupit të Laert Haxhisë në trafikun e drogës! Kryeprokurori i Elbasanit paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

BIRN: Akuza dhe tension në KLP për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Tiranës
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për procedurat e zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Tiranës u shoqërua të enjten me debate të tensionuara dhe akuza për rrjedhje informacioni nga vetë institucioni.

Nga dy kandidatët në garë, KLP vendosi të enjten të skualifikojë kreun e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe t’i hapë dritën jeshile Arens Çelës, aktualisht drejtues i komanduar i prokurorisë së kryeqytetit.

Por siç doli nga debatet në seancë, Ajazi i kishte dërguar më herët një memo KLP-së përmes së cilës ankohej për skualifikimin e tij nga gara.

Rrjedhja e informacionit u konsiderua “shumë shqetësuese” nga disa prej anëtarëve të KLP-së, por nuk është problemi i vetëm.

Pas skualifikimit të Ajazit me argumentin se nuk është prokuror në Tiranë, KLP po e zgjedh për herë të dytë kreun e prokurorisë më të madhe të vendit përmes procesit me një kandidat të vetëm.

I pyetur nga BIRN për garën formale, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla tha se ata nuk kishin rrugë tjetër.

“U jemi lutur prokurorëve [të kandidojnë. Ça t’i bëjmë, s’ka kandidatë,” tha Balla.

Zgjedhje pa garë

Mbledhja e së enjtes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zhvillua virtualisht dhe pa praninë e medias. E regjistruar në audio, seanca u publikua më pas në faqen online të KLP-së.

Nga relacioni i lexuar prej relatores së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Eloida Goxhi u mësua se dy kandidatët e vetëm që kishin shfaqur interes për drejtimin e Prokurorisë së Tiranës ishin Kreshnik Ajazi dhe Arens Çela.

Ajazi drejton Prokurorinë e Elbasanit prej marsit 2021, ndërsa Çela u komandua drejtues i Prokurorisë së Tiranës më 28 prill, menjëherë pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të Elisabeta Imerajt.

Goxhi tha në seancë se Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, pasi kishte shqyrtuar kandidaturat i propozonte Këshillit që të skualifikonte Ajazin dhe të kualifikonte si kandidat Çelën.

Në relacion, Goxhi thotë se skualifikimi i Ajazit bazohej në pikën 7 të nenit 52 ligjin për “Statusin e Magjistratit”, sipas së cilit thirrja për të kandiduar si drejtues u bëhej magjistratëve të prokurorisë ku ishte krijuar vakanca.

Po ashtu, Goxhi arsyetoi në relatim se Ajazi, duke qenë ndërkohë drejtues i një prokurorie, nuk mund të kualifikohej në një procedurë rritjeje në detyrë, për shkak se ajo që ai kërkonte ishte një lëvizje paralele. Një qëndrim të ngjashëm mbajti në seancë edhe anëtari tjetër i KLP-së, prokurori Sokol Stojani.

“Kjo është procedurë për ngritje në detyrë, nuk jemi në rastin e një lëvizje paralele,” tha Stojani.

Në krahun tjetër, Arens Çela, i cili pas shkrirjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda u emërua prokuror në Tiranë, u kualifikua dhe është tashmë kandidati i vetëm para Këshillit. Më herët, Çela u komandua nga KLP në Prokurorinë e Përgjithshme.

Praktika e ndjekur deri më tani nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për ngritjet në detyrë duket se e ka nxjerrë jashtë loje konkurrimin. Por anëtarët e KLP-së justifikohen me mungesën e kandidatëve.

Në një bisedë telefonike, anëtarja e KLP, prokurorja Eloida Goxhi tha se pavarësisht shpalljes nuk kishte pasur kandidatë. “Këshilli nuk ka asnjë mekanizëm tjetër ligjor për t’i detyruar magjistratët të garojnë,” tha ajo. Goxhi tha se ky ishte një problem që KLP e kishte pasur edhe në gara të tjera, përjashto atë të Vlorës.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe drejtuesi i KLP-së, Alfred Balla. Ai tha se prokurorët nuk përfshiheshin në garë dhe se për këtë nuk kishte ndonjë zgjidhje. Balla tha megjithatë se procedura e ndjekur ishte korrekte.

Vendimet për skualifikimin e Ajazit dhe kualifikimin e Çelës ishin unanime.

Rrjedhja e informacionit

Përveç mungesës së kandidatëve, gara për kreun e Prokurorisë së Tiranës u kompromentua edhe nga dyshimet për rrjedhje informacioni.

Zyrtarisht, Ajazi u skualifikua të enjten, por ai i kishte dërguar më parë një memo KLP-së, përmes së cilës ankohej për skualifikimin.

Sipas audios së publikuar nga KPK, kryetari Alfred Balla kërkoi të lexojë memon që Ajazi i kishte drejtuar Këshillit, për të cilën tha se anëtarët e kishin në email. Ai shtoi se do e lexonte para marrjes së vendimit për kualifikimin apo jo të Ajazit për postin e drejtuesit në Tiranë.

“I nderuar kryetar, të nderuar anëtarë”, lexon Balla nga memo, para se të ndërpritet nga një prej anëtarëve që nuk identifikohet, por që kundërshton prerazi leximin e saj.

“Kjo është shumë shqetësuese,” thotë anëtari që nuk prezantohet, ndërsa shton se nga KLP kishte rrjedhur informacion për kandidatët dhe se kjo duhej të shqyrtohej si problem.

Nga sa u kuptua, Ajazi ishte vënë në dijeni për draft-vendimin e Komisionit të Karrierës në KLP që e skualifikonte atë nga gara.

Në debat ndërhyri edhe anëtarja Nurihan Seiti, e cila me tone të ashpra i kërkoi Ballës llogari për rrjedhjen e informacionit. “Nga e mori informacionin,” pyet Seiti dhe kur Balla përgjigjet me “nuk e kam idenë”, anëtarja replikon duke thënë: “Duhet ta keni”.

Relatorja e çështjes, prokurorja Eloida Goxhi thotë në seancë se ishte njësoj e shqetësuar për rrjedhjen e informacionit. “Në cilësinë e relatores jam kundër leximit dhe ka problematika të tjera kjo memo,” tha Goxhi.

E pyetur në telefon, Goxhi i tha BIRN se nuk mund të diskutonte përmbajtjen e memos para se KLP ta diskutonte atë në një seancë të ardhshme, por pretendoi se ajo nuk e cënonte integritetin e garës, pasi vendimi për skualifikimin ishte marrë më parë.

Balla mohoi të kishte rrjedhje informacioni. Ai i tha BIRN në telefon se mbledhjet e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës dhe procedura të ngjashme në Këshill janë të hapura. I pyetur për reagimin e kolegëve gjatë seancës, ai tha se ata ndoshta nuk e dinin. “Këto janë mbledhje të hapura, nuk ka rrjedhje informacioni,” tha Balla.

Ndërkohë, në të njëjtën mbledhje Këshilli u njoh edhe me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, që siç tha Balla kishte rrëzuar pjesërisht vendimin e diskutueshëm të KLP-së për caktim në SPAK të prokurorëve Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu. Padia ndaj këtij vendimi të KLP-së u bë nga prokurorja Sonila Muhametaj (Domi), e cila u rendit e treta në garën që u zhvillua sërish pas dyerve të mbyllura./BIRN

The post BIRN: Akuza dhe tension në KLP për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Tiranës appeared first on Albeu.com.

Gara për kreun e Prokurorisë Tiranë, KLP skualifikon Kreshnik Ajazin
Kreshnik Ajazi dhe Arenc Çela ishib dy kandidatët që garonun përballë njeri-tjetrit për postin e kreut të Prokurorisë Tiranë.

Burime për ABC bëjnë me dije se KLP ka skualifikuar me shumicë votash Ajazin pasi ka pengesë ligjore dukeqenëse është drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.

Në garë ka mbetur vetëm Arenc Çela, të cilit duhet t’i kryhen verifikimet nga komisioni.

Kreshnik Ajazi ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeprokurorit të Elbasanit më 9 Qershor, 2021./albeu.com

The post Gara për kreun e Prokurorisë Tiranë, KLP skualifikon Kreshnik Ajazin appeared first on Albeu.com.