Kreshnik Ahmeti Archives - Albeu.com

Kosovo and Austria Sign New Agreement and Hold Political Consultations in Vienna
The Republic of Kosovo and the Republic of Austria have formalized a new bilateral agreement, taking another step forward in strengthening relations and institutional cooperation between the two states.

The agreement was signed by the Deputy Minister of Foreign Affairs and Diaspora of the Republic of Kosovo, Kreshnik Ahmeti, and the Secretary General of the Federal Ministry for European and International Affairs of the Republic of Austria, Nikolaus Marschik.

This agreement regulates the right of family members of diplomatic and consular staff to engage in gainful activity during their service in the host state, creating greater সুবিধ? Let’s avoid non-ASCII. We’ll continue accurately. creating greater facilitation for the families of diplomats from both countries.

After the signing ceremony, Deputy Minister Ahmeti held a meeting with Secretary General Marschik, where bilateral relations, opportunities for further expansion of institutional and economic cooperation, as well as the latest political and security developments in the Western Balkans and Europe, were discussed.

During the visit, political consultations were also held between the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora of the Republic of Kosovo and the Federal Ministry for European and International Affairs of Austria. The Kosovo delegation was led by Deputy Minister Ahmeti, while the Austrian delegation was headed by Ambassador Elisabeth Kornfeind.

During these consultations, the advancement of relations between the two countries, the agreements currently in process, the organization of the upcoming Kosovo-Austria economic forum, developments in the Western Balkans, and the European integration process of the Republic of Kosovo were discussed.

Both sides expressed readiness to continue the political consultations regularly and to direct cooperation toward concrete results and new bilateral initiatives.

The post Kosovo and Austria Sign New Agreement and Hold Political Consultations in Vienna appeared first on Albeu.com.

Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje të re dhe zhvillojnë konsultime politike në Vjenë
Republika e Kosovës dhe Republika e Austrisë kanë formalizuar një marrëveshje të re dypalëshe, duke hedhur një hap tjetër përpara në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit institucional mes dy shteteve.

Nënshkrimi u krye nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Nikolaus Marschik.

Me këtë marrëveshje rregullohet e drejta e anëtarëve të familjeve të personelit diplomatik dhe konsullor për të ushtruar veprimtari fitimprurëse gjatë kohës së shërbimit në shtetin pritës, duke krijuar lehtësira më të mëdha për familjet e diplomatëve të të dy vendeve.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Zëvendësministri Ahmeti zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm Marschik, ku u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për zgjerim të mëtejshëm të bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, si dhe zhvillimet më të fundit politike e të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Gjatë vizitës u zhvilluan edhe konsultimet politike mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë. Delegacionin e Kosovës e udhëhoqi Zëvendësministri Ahmeti, ndërsa ai austriak u kryesua nga Ambasadorja Elisabeth Kornfeind.

Në këto konsultime u fol për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëveshjet që janë në proces, organizimin e forumit të ardhshëm ekonomik Kosovë-Austri, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

Të dy palët shprehën gatishmëri për t’i vijuar rregullisht konsultimet politike dhe për ta orientuar bashkëpunimin drejt rezultateve konkrete dhe nismave të reja dypalëshe.

The post Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje të re dhe zhvillojnë konsultime politike në Vjenë appeared first on Albeu.com.

Kreshnik Ahmeti: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
“Në këtë fazë Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet që duhen për anëtarësim në Këshill të Evropës”. Kështu tha në një intervistë për Radio Kosovën, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.

Ai thotë se në maj duhet të votojnë së paku nga 2/3 e delegatëve të pranishëm në Asamblenë Parlamentare dhe pastaj opinioni final pozitiv, për anëtarësimin e Kosovës u shkon ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare në KiE.

Intervista:

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot ka në rend dite çështjen e Kosovës në Këshill të Evropës. Çfarë prisni të ndodhë në këtë takim sot?

Kreshnik Ahmeti: “Po, komiteti në fjalë ka ftuar sot një mbledhje ku në rend të ditës ka vetëm një pikë të vetme, çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kemi punuar shumë deri në fund të javës që shkoi që të kemi një raport sa më pozitiv dhe pa parakushte. Mendoj që kjo është arrit suksesshëm. Pra, pasi të votohet sot raporti, ai edhe do të bëhet publik sot për herë të parë. Por ajo çfarë mund të ndajë tani është që Dora Bojokani, rekomandon anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës, për më tepër hiqet fusnota për herë të parë, sepse në KiE, që nga fillimi Kosova ka pasur një fusnotë kur është përmendur, që ka qenë më e keqe se ajo e marrëveshjes së Brukselit dhe nuk kemi asnjë lloj parakushti. Pra, të gjitha zotimet që duhet t’i marrë Republika e Kosovës, janë zotime që duhet të adresohen pas anëtarësimit”.

Cilat janë procedurat që do të ndiqen pastaj gjatë muajve në vijim, deri në anëtarësimin final të Kosovës në KiE?

Kreshnik Ahmeti: “Pas mbledhjes së sotme, shkon draft-opinioni i votuar nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci, shkon në sesionin e Asamblesë Parlamentare të KiE dhe besoj që më 19 prill ne do të jemi në rend dite, ku duhet të votojnë së paku nga 2/3 e delegatëve të pranishëm në Asamblenë Parlamentare dhe pastaj, ky si opinion final pozitiv për anëtarësimin e Kosovës u shkon ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të cilët takohen në mes të muajit maj”.

Zotëri Ahmeti, një prej parakushteve për pranim në KiE ka qenë zbatimi i vendimit të Manastirin e Deçanit. Por kohëve të fundit i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se janë edhe dy parakushte, çështja e shpronësimeve në veri dhe ajo e asociacionit. Si do të reflektojë kjo për Kosovën për anëtarësim në KiE?

Kreshnik Ahmeti: “Unë jam shumë i kënaqur që ambasadori amerikan në Prishtinë e sqaroi javën e kaluar që deklarata e zotëri Escobar, nuk është njoftim për parakushte të reja të vendosura për Republikën e Kosovës. Mënyra se si funksionon KiE është që opinioni të cilin e jep Asambleja Parlamentare (AP), është vetë ajo që i vendos kushtet dhe jo Komiteti i Ministrave (KM). Dhe për këtë KM-ja pyet AP-në për atë se çfarë mendon për anëtarësimin e një vendi që ka aplikuar që të bëhet anëtar i KiE. Prandaj, unë nuk shoh asnjë mundësi që të ketë, nuk do të duhej që të kishte, parakushte në fazën në të cilën jemi, pasi që Kosova ka zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por me duhet të them që, pas kalimit të suksesshëm në AP, ne do të hyjmë në një betejë të re diplomatike që ta sigurojmë anëtarësimin e Kosovës këtë vit në KiE”.

Zotëri Ahmeti, këto ditë kemi një deklaratë nga Mali i Zi që kanë deklaruar se do të votojnë sot kundër Kosovës në KiE. Ju dje jeni takuar me Sekretarin e Shtetit të Malit të Zi. Cili është qëndrimi zyrtar i qeverisë malazeze?

Kreshnik Ahmeti: “Ne, dje, kemi mbajtur konsultimet e gjashta politike ndërmjet MPJ të Kosovës dhe Malit të Zi dhe unë e ngrita këtë çështje para homologut tim malazez, ku mora garanci se Qeveria e Malit të Zi do të votojë në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe për këtë, nuk ka asnjë dilemë. Është e qartë që konteksti politik në Mal të Zi është paksa më i koklavitur dhe ka subjekte që janë pro serbe e pro ruse. Unë pres që sot mund të mos ketë një votë pozitive të delegates e cila e përfaqëson Malin e Zi në këtë komitet por gjithsesi, në AP besoj që shumica do të jenë në favor e edhe nga delegacioni i Malit të Zi, e tash e kemi garancinë e Sekretarit të Shtetit që në ministerial ata do të votojnë në favor të anëtarësimit të Republikës së Kosovës”.

The post Kreshnik Ahmeti: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE appeared first on Albeu.com.

Mbahen konsultimet e para politike mes Kosovës e Lituanisë
Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës dhe homologët e tyre nga Ministria e Punëve të Jashtme e Lituanisë, mbajtën konsultimet e para politike mes dy shteteve. Takimi u mbajt në Vilnius të Lituanisë, ndërsa bisedimet i drejtoi zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministrja Jovita Neliupšienė.

Ahmeti njoftoi homologen e tij për zhvillimet e fundit dhe progresin që ka shënuar Kosova në dy vitet e fundit, derisa gjatë takimit u diskutua edhe për ngritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe ambientit, njofton MPJD.

Në kuadër të marrëdhënieve multilaterale, sipas të njëjtit njoftim, është biseduar edhe lidhur me agjendën evropiane të Kosovës si dhe mbështetjen që mund të ofrojë Lituania përgjatë procesit integrues të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO.

Agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse mbi Ukrainën ishte po ashtu një nga temat e takimit. “Të dyja palët diskutuan ndikimin e këtij agresioni në rajonet përkatëse dhe rëndësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Federatës Ruse”.

Zëvendësministri Ahmeti, ndërkaq e ka falënderuar homologen Neliupšienė për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë për Kosovën dhe të dy u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin mes të dyja vendeve.

The post Mbahen konsultimet e para politike mes Kosovës e Lituanisë appeared first on Albeu.com.