kreret e uck Archives - Albeu.com

Krerët e UÇK në Hagë, Berisha: Mbartet 24 vjet më pas akuza e Beogradit
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, lidhur me luftën e UÇK-së dhe akuzat e drejtuesve të saj nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Berisha tha se ky institucion mbart të njëjtën akuzë që Beogradi formuloi, duke e cilësuar UÇK-në organizatë terroriste.

“Që kur u themelua UÇK-ja, Beogradi formuloi vetëm një akuzë: Këta janë terroristë dhe kjo është ushtri terroriste. Më vjen keq që kjo akuzë, siç është formuluar 24 vjet më parë mbartet nga institucioni i akuzës së gjykatës speciale të Kosovës. S’ka asgjë me të vërtetën”, tha Berisha.

The post Krerët e UÇK në Hagë, Berisha: Mbartet 24 vjet më pas akuza e Beogradit appeared first on Albeu.com.

Tre ish-presidentët e Shqipërisë dhe Pandeli Majko udhëtojnë drejt Hagës, vizitojnë krerët e UÇK-së
Tre ish-presidentët e Shqipërisë dhe Pandeli Majko do të udhëtojnë drejt Hagës për të vizituar krerët e UÇK-së atje.

Takimi pritet të zhvillohet sot dhe bëhet fjalë për ish-krerët e Shtetit, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi, si dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, të cilët do të marrin rrugën për në Hagë.

Ish-presidentët shqiptarë pritet të takohen me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.

Delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kujtojmë se më herët nga Shqipëria ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së kryeministri Edi Rama. Nga Kosova ata janë vizituar nga krerët fetarë të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

The post Tre ish-presidentët e Shqipërisë dhe Pandeli Majko udhëtojnë drejt Hagës, vizitojnë krerët e UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Ishte në krye të detyrës kur u publikua raporti i Dick Marty, gjenerali flet për DW se si po ndiqet procesi ne Hagë
Ish-komandanti i KFOR’it, gjenerali Erhard Bühler, i cili shërbeu në Kosovë nga viti 2010 deri më 2011, ishte në krye të detyrës kur u publikua raporti i zviceranit Dick Marty që akuzonte ish-krerët e UÇK-së për krime dhe tregti me organe njerëzore.

Ai thotë se i kanë shikuar arkivat dhe kanë provuar të gjejnë diçka nga këto akuza, por se nuk kanë hasur në të tilla.

Bühler u pyet nga DW për këtë çështje dhe për proceset në Hagë kundër ish-krerëve të ish-UÇK’së.

“Në kohën sa kam qenë unë komandat është publikuar raporti i zviceranit Dick Marty. Natyrisht që ne i kemi shikuar të gjitha arkivat dhe kemi bërë përpjekje që të gjejmë dëshmi konkrete për këto akuza, por nuk kemi gjetur. Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi për këto pohime. Unë i njoh tre prej tyre dhe gjithmonë nisem nga parimi, se secili njeri është i pafajshëm deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Natyrisht që ne e kemi përcjellë edhe të gjithë debatin për këtë çështje dhe shpreh keqardhje për zgjatjen kaq të madhe të proceseve. Është për të ardhur keq edhe fakti që provat kanë qenë kaq të pakta në fillim të procesit, sa që tani prokuroria po detyrohet të bëjë hetime të tjera të shumta pas publikimit të aktakuzës së parë”, ka thënë ai.

The post Ishte në krye të detyrës kur u publikua raporti i Dick Marty, gjenerali flet për DW se si po ndiqet procesi ne Hagë appeared first on Albeu.com.

Gjykata Speciale vendos: Burg për krerët e UÇK! Sa dënohen Gucati e Haradinaj
Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet burgim dhe gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, ish-drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), raporton Express. Atyre do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, në aktakuzën ndaj Gucatit e Haradinaj, parashtrohet se midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë  të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gjithashtu, të akuzuarit bënë komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar Dhomat e Specializuara.

Akuzat përfshijnë dy pika për kryerjen e veprave penale kundër rendit publik, konkretisht pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe 2) dhe katër pika të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administrimit publik.  Këto janë frikësimi gjatë procedurës penale (Pika 3), hakmarrja (Pika 4) dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës (Pikat 5 dhe 6).

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

Paraqitjet e para të Haradinajt dhe Gucatit si të dyshuar u mbajtën para Gjykatësit të Vetëm, Nikola Giju, përkatësisht më 29 shtator dhe 1 tetor 2020.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatës Nikola Giju, në cilësinë e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve. Aktakuza e korrigjuar u dorëzua më 5 korrik 2021 dhe një version më pak i redaktuar u dorëzua më 4 tetor 2021.

Paraqitjet e para të dy të akuzuarve para Gjykatësit të Procedurës Paraprake u mbajtën më 18 dhjetor 2020. Hysni Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat, ndërsa Nasim Haradinaj nuk  bëri vetëdeklarim brenda 30 ditësh nga paraqitja vijuese e tij që u mbajt më 8 janar 2021. Për këtë arsye, në bazë të rregullës 92(2)(f) të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, bëri vetëdeklarimin e pafajësisë në emër të tij.

Më 16 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes gjyqësore Trupit Gjykues II.

Gjykimi filloi më 7 tetor 2021. Më 10 nëntor 2021, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) mbylli paraqitjen e provave të veta.

Mbrojtja e Gucatit filloi paraqitjen e provave të veta më 3 dhjetor 2021, e ndjekur nga Mbrojtja e Haradinajt më 15 dhjetor 2021. Të dy ekipet e Mbrojtjes mbyllën paraqitjen e provave të tyre më 2 shkurt 2022.

Procedura e paraqitjes së provave në këtë çështje u mbyll më 3 shkurt 2022.

Gjatë 31 ditëve që zgjati gjykimi, ZPS-ja thirri katër dëshmitarë ndërsa të dy ekipet e Mbrojtjes u mbështetën në dëshmitë gojore të 10 dëshmitarëve dhe 18 deklaratave me shkrim të dëshmitarëve.

Deklaratat përmbyllëse u mbajtën nga data 14 deri më 17 mars 2022./Gazeta Express

The post Gjykata Speciale vendos: Burg për krerët e UÇK! Sa dënohen Gucati e Haradinaj appeared first on Albeu.com.

VOA: Akuza të reja ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë
Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thanë të martën se janë të pafajshëm ndërsa kërkuan që procesi gjyqësor ndaj tyre të fillojë sa më shpejt.

Ata i bënë këto komente gjatë një seance në Gjykatën e Kosovës për krime lufte në Hagë pas akuzave të reja ndaj tyre të ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi thanë të martën se ndjehen të pafajshëm përballë akuzave të reja të ngritura nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë.

Më 29 prill, Prokuroria e Specializuar dorëzoi një aktakuzë të ndryshuar ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare me pretendimet se të akuzuarit kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit edhe në komunën e Gjilanit dhe fshtatrat Budakovë e Semetishtë të komunës së Suharekës.

Sipas prokurorisë, krimet janë kryer gjatë periudhës së vitit 1998 dhe 1999 ndaj të paktën 12 personave.

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thanë se janë të pafajshëm.

“Amandamentet tuaja shtesë janë të redaktuara, jam munduar t’i lexoj por nuk kam arrit prandaj edhe nuk i kam kuptuar. Deklarohem i pafajshëm”, tha Hashim Thaçi.

“I kam lexuar, vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të filloj sa më shpejt dhe të kem të drejtën time të shpreh edhe pozitën dhe pafajsinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe këtij gjyqi të nderuar. Deklarohem i pafajshëm”, tha Kadri Veseli.

“I kam lexuar dokumentat, aktakuzën edhe këtë shtesën e fundit dhe mund të them me bindje të plotë se e kam të vështirë ta kuptoj edhe akuzën e parë edhe vazhdimin pasi jam i bindur se veprat e tilla kurrë nuk kam kryer në jetën time, prandaj deklarohem krejtësisht i pafajshëm”, tha Jakup Krasniqi.

“E kam lexuar dhe kam kuptuar dhe pohoj edhe njëherë se nuk kam të bëj asgjë me krimet dhe as me akuzat e prezantuara në aktakuzë”, tha Rexhep Selimi.

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit 2020. Prokuroria e Posaçme, i ngarkon ata për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Sipas prokurorisë, krimet e pretenduara prej saj, janë kryer midis afërsisht prillit të vitit 1998 dhe gushtit të vitit 1999 në një numër zonash në Kosovë dhe Shqipëri.

Ideja për themelimin e gjykatës së posaçme për krime lufte në Kosovë, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës 11 vjet më parë, përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998–1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s. /VOA

The post VOA: Akuza të reja ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë appeared first on Albeu.com.

Ky vit sjell zhvillime dramatike në Speciale, emrat e njohur që pritet të dëshmojnë në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së
Dy gjykime në Gjykatën Speciale të Hagës veçse kanë nisur. Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati po përballen me akuza për pengim të administrimit të drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shkelje të fshehtësisë së procedures, hakmarrje, frikësim gjatë procedurës penale si dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare. Në rastin e dy të lartëpërmendurve kanë dëshmuar disa dëshmitarë të prokurorisë e mbrojtjes.

Gjykimi në Hagë ka nisur edhe ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Ndaj tij rëndojnë akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Çfarë pritet të ndodhë më 2022 në Dhomat e Specializuara të Hagës?

Natyrisht se procesi që ka marrë më së shumti vëmendje në Hagë është ai ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Këtyre të fundit iu refuzua lirimi nga paraburgimi gjatë këtij viti, pavarësisht se garancë për ta doli Policia e Kosovës, si dhe për ish-presidentin Thaçi garantuese dolën edhe dy shtete të treta.

Fillimi i vitit 2022 pritet të sjellë vendimin e Panelit të Apelit për lirimin ose jo nga paraburgimi të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Avokatët e katër të akuzuarve tashmë veç e kanë apeluar vendimin e gjyqtarit paraprak i cili ua refuzoi lirimin atyre duke injoruar kështu garancat e detajuara të Policisë së Kosovës dhe shteteve të treta.

Në rast se Apeli ua refuzon sërish lirimin nga paraburgimi, mbrojtja ka kohë që deri 10 ditë pas vendimit t’i dërgojë parashtresat për rishiqimin tjetër të paraburgimit.

Sidoqoftë, viti 2022 pritet të jetë përfundimisht viti kur edhe do të nis gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndonëse nuk dihet saktë se cila do të jetë periudha e vitit, si mundësi e mundshme është përmendur muaji shtator. Prokuroria gjatë dhjetorit e ka dorëzuar dosjen e vet paraprake teksa vazhdimisht do të duhet t’i zbulojë materiale të tjera të nevojshme mbrojtjes.

Gjatë kësaj periudhe, si dhe deri në marrjen e dokumenteve dhe materialeve të nevojshme, mbrojtja do të bëj edhe hetimet e veta, ndonëse ka shumë më pak kohë se që ka pasur Prokuroria.

E kjo e fundit, ka identifikuar 300 dëshmitarë, shumë prej të cilëve do të dëshmojnë edhe publikisht.

Siç është njoftuar nga mbrojtja, si dëshmitarë të prokurorisë do të jenë edhe shumë persona që fillimisht nga organi i akuzës ishin thirrur si të dyshuar. Në këtë cilësi, gjatë viteve të kaluara janë thirrur shumë emra të njohur të skenës politike në Kosovë.

Në gjykim ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojnë edhe persona që janë të pretenduar si viktima. Në dy vendime të nxjerrura deri tash nga gjyqtari paraprak, 20 personave u është konfirmuar statusi i viktimës në procedurë.

Krerët e UÇK-së janë në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Gjatë 2022-tës priten zhvillime interesante edhe në gjykimin ndaj Salih Mustafës. Në janar do të dëgjohen edhe dy dëshmitarë, teksa të tjerët do të dëshmojnë në muajt në vijim.

Viti 2021 pritet të sjellë edhe një aktgjykim nga Specialja për rastin e Salih Mustafës i cili akuzohet për krime lufte të pretenduara të kryera në fshatin Zllashë.

Gjykimi gjatë këtij viti pritet të nis edhe ndaj ish-pjesëtarit tjetër të UÇK-së, Pjetër Shala.

Ndaj tij deri më tani janë mbajtur katër konferenca mbi ecurinë e çështjes, ndërsa që një personi i është miratuar kërkesa për t’u paraqitur si viktimë në procedurë.

Një vendim final gjatë 2022-tës pritet të merret edhe në rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, gjykimi i të cilëve do të jetë më i shkurtër për shkak se të njëjtit nuk akuzohen për krime lufte.

Ndonëse numri i të ftuarve në cilësinë e të dyshuarit është shumë më i madh, Specialja për krime lufte deri tash ka ngritur vetëm tri aktakuza ndaj gjashtë personave.

Gjatë vitit që lamë pas, Specialja nuk nisi ndonjë procedurë të re ndaj ndonjë ish-pjesëtari të UÇK-së, teksa as aktakuzë të re nuk ka në pritje./lajmi.net

The post Ky vit sjell zhvillime dramatike në Speciale, emrat e njohur që pritet të dëshmojnë në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.