kredite e buta Archives - Albeu.com

Shtyhet afati për kreditë e buta në Tiranë, drejtori i shërbimit social sqaron procedurën: Probabilitet më të madh ka…
Afati për aplikimet për kredi të buta në bashkinë e Tiranës, do të shtyhet deri më datë 22 maj, nga data 19 që ishte përcaktuar fillimisht.

Një vendim i tillë u mor në mbledhjen e këshillit bashkiak, për shkak të problematikave me portalin e-albania.

“Për shkak të klikimeve të shumta dhe për shkak të një fluksi aplikacioni pësoi një crash dhe njerëzit nuk patën dot mundësi që të aplikonin. Duke parë ankesat e shumta që kishim në Bashkinë e Tiranës vendosëm që data 19 maj që ishte afati i fundit për aplikime të shtyhet me katër ditë”, tha Dritan Dango, Drejtor i shërbimit social dhe mbrotjes civile.

Deri më tani në fazën e parë ka pasur 2600 aplikime për kredi të buta, por ky numër pritet të rritet në vijim.

“Presim që ky numër të rritet akoma më shumë, ndoshta mund të arrijë deri në 3000 aplikime për fazën e parë sepse më pas kalon në fazën e dytë ku dorëzohet dokumentacioni dhe bëhet përzgjedhja e fituesve”, vijoi Dango.

Kuota e caktuar këtë vit nga bashkia e Tiranës për kredi të buta është 2000. Prioritet më të madh kanë familjet në nevojë, nënat kryefamiljare dhe çiftet e reja.

Por, nëse ndodh që në fazën e dytë fitojnë të drejtën për kredi më shumë persona se kuota e miratuar, atëherë ka një komision që bën përzgjedhjen.

“Nëse një çift ka të ardhura të barabarta me një vajzë ose grua të cilës I është ndarë nga jeta bashkëshorti dhe ka dy fëmijë, probabiliteti dhe pikëzimin më të madh, pavarësisht se kanë të ardhura të barabarta, probabilitetin më të madh e ka gruaja me fëmijë”, tha Dango.

Pas skualifikimit në fazën e tretë, aplikantët kanë edhe një mundësi të fundit, ku brenda 15 ditëve mund të ankimojnë vendimin në bashkinë e Tiranës, duke dhënë argumentet e tyre përse duhet që të marrin një kredi për shtëpi, ose të kundërshtojnë arsyen se përse janë skualifikuar.

The post Shtyhet afati për kreditë e buta në Tiranë, drejtori i shërbimit social sqaron procedurën: Probabilitet më të madh ka… appeared first on Albeu.com.

Bashkia e Tiranës shtyn afatin për aplikimin për kreditë e buta, shkak mosfunksionimi i portalit e-Albania
Bashkia e Tiranës ka vendosur shtyrjen e afatit për aplikimin e qytetarëve për kredi të buta, pas njoftimit se “e-Albania” që do të jetë jashtë funksionit në datat 15-18 maj. Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak e cila u zhvillua ditën e sotme, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u shpreh se të gjitha ditët që do të jenë të pamundura për funksionim do të zëvendësohen dhe afati i ri për momentin është data 22 maj.

Ristani theksoi se nëse do të ketë nevoja të tjera për shtyrje të afatit do të adresohen. Kjo në mënyrë që asnjë qytetar të mos ngelet jashtë programit të kredive të buta, për probleme teknike.

“Siç jeni në dijeni, Bashkia e Tiranës ka nisur procesin e aplikimit për kredi të buta për vitin 2026. Procesi ka nisur më 20 prilli dhe është parashikuar të zgjasë deri më 19 maj. Aplikimet kryhen online përmes portalit “e-Albania”. Deri më sot që flasim, janë kryer 2600 aplkime. Por, sipas një njoftimi të portalit “e-Albania” dhe sipas problematikave që ka pasur, të gjitha ditët që do të jenë të pamundura për funksionim që janë njoftuar nga data 15-18 maj, do të zëvendësohen dhe afati i ri për momentin është data 22 maj.

Por nëse do të ketë nevoja të tjera për shtyrje të afatit do të adresohen. Kjo është për të thënë që asnjë qytetar që do përpiqet të bëhet pjesë e këtij programi nuk do të pengohet nga këto probleme teknike dhe do të kompensohen me kohën e përshtatshme për çdo ditë që E Albania nuk do të funksionojë”, deklaroi Ristani.

The post Bashkia e Tiranës shtyn afatin për aplikimin për kreditë e buta, shkak mosfunksionimi i portalit  e-Albania appeared first on Albeu.com.

“Tirana ka vetëm smog”, Jul Deda: Në 4 vjet asnjë ndërtim në Unazën e Madhe, rishikim kredive të buta
Aktori Julian Deda dhe anëtar i Kryesisë së PD, i cili garon në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, ka prezantuar pikat e programit të tij. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Deda u shpreh se pika e parë e tij është të ndalojë ndërtimet për 4 vite brenda Unazës së Madhe të Tiranës.

“Unë propozoj 4 vjet të mos ketë asnjë ndërtim brenda Unazës së Madhe. Zero ndërtime brenda Unazës së Madhe. Tiranës i është zënë fryma, Tirana s’ka frymëmarrje, ka vetëm smog, ka një përqendrim këtu. Ne mund të bëjmë një gjë tjetër, që duke bërë zero ndërtime brenda Unazës së Madhe, ne mund t’i hapim rrugë ndërtimit të një Tirane 2, 3 kështu me radhë jashtë Unazës. Pra jo se s’do ketë ndërtime, por brenda saj mos ketë asnjë lloj ndërtimi. Kjo bëhet me një plan të mirëmenduar”.

Një tjetër pikë ai përmendi edhe rishikimin e skemës së kredive të buta për çiftet e reja.

“Propozoj rishikimin e skemës së kredive të buta dhe sidomos mundet të bëjmë diçka në raport me subvencionimin 20% të shumës së një apartamenti të parë për çiftet e reja. Me këtë ne nxisim sadopak njerëzit që të rrinë këtu sepse shpopullimi është ajo që po e vret këtë vend, edhe Tiranë, por edhe Shqipërinë. Lindin këtu, ose vijnë në Tiranë, dhe lidhen me njëri-tjetrin dhe pastaj marrin rrugën dhe ikin nëpër Angli e nëpër Itali. Që t’i mbajmë në një farë mënyrë, t’i krijojmë mundësi që të rrinë në Tiranë. Ne mund të fillojmë të taksojmë banesat e dyta dhe të treta. Nuk e di sa taksohen por duhet të taksohen në mënyrë progresive. Të rriten akoma më shumë se ata që i kanë, këtu 40 mijë apartamente 3-4 veta i kanë në Tiranë, se kështu është ky muhabet, do detyrohen t’i shesin dhe jo t’i mbajnë”./tvklan.al

The post “Tirana ka vetëm smog”, Jul Deda: Në 4 vjet asnjë ndërtim në Unazën e Madhe, rishikim kredive të buta appeared first on Albeu.com.

Doni të merrni kredi të butë? Del udhëzimi i ri, kriteret që të nxjerrin “jashtë loje” (FOTO LAJM)
Mundësia për të blerë një shtëpi me interes të zbutur këtë vit në kryeqytet vjen me kushte më të rrepta dhe shanse më të pakta për ta fituar.

Kjo, për shkak se Bashkia e Tiranës, përpara se të hapë programin e subvencionimit të kredive, ka bërë disa ndryshime në udhëzim, duke shtuar më shumë filtra, çka ua vështirëson më tepër garën qytetarëve në përzgjedhjen finale të fituesve. Në fillim të muajit shkurt, pritet të hapet faza e dytë dhe vendimtare për 300 kredi shtëpie kundrejt një interesi të zbutur 3 për qind. Pjesa tjetër e interesit në vite mbulohet nga bashkia për gjithë kohëzgjatjen e kredisë. Puna nuk përfundon me marrjen e “OK” nga bashkia. Përfituesit duhet të bindin më tej bankën ku zgjedhin të marrin kredinë, që janë të aftë të përballojnë këstet mujore për apartamentin, të cilin mund të fillojnë ta shikojnë menjëherë sapo emri i tyre të votohet në Këshill Bashkiak.

NDRYSHIMET

Nisur nga problematikat e hasura gjatë zbatimit të programit social “Subvencionimi i Interesave të Kredisë” në vitet e kaluara, nga i cili janë penalizuar një numër i konsiderueshëm aplikuesish, Bashkia e Tiranës e ka parë të udhës të vërë dorë në udhëzim duke bërë disa saktësime dhe shtesa në dokumentacionin që duhet të bëjnë gati 2405 qytetarët që kaluan fazën e parë të përzgjedhjes. “Duke pasur synim kryesor mbarëvajtjen e këtij procesi, si edhe informimin e publikut me qëllim dhënien e një informacioni të plotë, të kuptueshëm dhe të lexueshëm për çdo individ/familje, nëpërmjet memos nr.36107 prot., datë 21.09.2021, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale i parashtron Këshillit Bashkiak saktësimin e listës së dokumentacionit, të parashikuar në Aneksin nr. 4”, citohet në udhëzimin e miratuar në 28.09.2021.

Më konkretisht, për të vërtetuar që familja, e cila kërkon strehë, nuk e ka një pronë të dytë, nuk mjafton vetëm vërtetim nga aplikuesi kryesor, por për çdo anëtar të familjes. Madje, përveç kësaj, për të shmangur çdolloj abuzimi, kusht për të qenë fitues është edhe një vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, që aplikuesit të mos kenë bërë asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë në pesë vitet e fundit. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore. Përveç shtrëngimeve, bashkia ka bërë edhe lëshime në disa raste. Familjet, në përbërje të së cilës bashkëshortja është me leje lindjeje ose raport, si shumatore të ardhurash në familje, merret për bazë periudha përpara barrëlidnjes. Të privilegjuar janë edhe qytetarët që punojnë në institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilët mund të dorëzojnë vetëm vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e tyre.

Në listën voluminoze të dokumenteve shabllon që kërkohen për të gjithë qytetarët, në udhëzimin e ri saktësohen edhe ato shtesë për kategori të caktuara që vërtetojnë gjendjen e tyre (në tabelën përbri shkrimit). Mosplotësimi i kushteve të përmendura përbën kriter skualifikues. Niveli minimal dhe maksimal i të ardhurave të familjeve (referuar tabelës brendashkruar) kërkohet sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë dhe do të përcaktohet në të dhënat e përditësuara të Institutit të Statistikave. Programi social i strehimit “Subvencionimi i interesave të kredisë”, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit, synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës, nëpërmjet kredive hipotekore me kushte lehtësuese.

DOKUMENTET PËR KATEGORI TË CAKTUARA

Vërtetim nga zyra përmbarimore për masën e

pensionit ushqimor që përfiton sipas vendimit të

Gjykatës, me përjashtim të rasteve kur ky vërtetim

kur nuk ndikon në nivelin e të ardhurave minimale dhe

maksimale të përfituesve potencialë.

Pasqyra financiare për vitin kalendarik të shkuar

për personat e vetëpunësuar e njehsuar nga Drejtoria

Rajonale Tatimore. Ekstrakt historik nga QKB.

Vërtetimi nga zyra e punësimit për personat, të

cilët janë regjistruar si persona punëkërkues të

papunë.

Vërtetimi për individët në moshë madhore, të cilët

ndjekin studimet.

Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore nëse

kanë detyrime të papaguara për personat e vetëpunësuar.

Vërtetim mbi bazën e vlerësuar/Vërtetim për

pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas

datës 01.01.2012)/Panorama/

The post Doni të merrni kredi të butë? Del udhëzimi i ri, kriteret që të nxjerrin “jashtë loje” (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.