kredi Archives - Albeu.com
“Kredi dhe borxhe për t’u dukur”, ekspertja ngre alarmin mbi obsesionin estetik (VIDEO)
Gjithnjë e më shumë individë po u drejtohen procedurave estetike, madje disa nuk ngurrojnë të krijojnë detyrime financiare për të përmbushur qëllimet e tyre estetike.
Këto pohime u bënë gjatë emisionit “Ora 7” në Klan Kosova, ku u diskutua sesi standardet e pamjes ndikojnë në sjelljen shoqërore.
Valmira Xani, specialiste estetike, tregoi se ka persona që, përpos kredive të zakonshme, aplikojnë për financime të reja vetëm për të realizuar synimin e tyre, veçanërisht për ndërhyrjet kozmetike.
Më pas, ajo theksoi se sfida kryesore nuk lidhet aq me procedurën, sa me iluzionet që krijohen rreth saj.
“Kur një individ nuk ka siguri të brendshme dhe ndihet bosh, as pas procedurës së parë nuk arrin kënaqësinë. Mandej kalon në të dytën, të tretën, duke u bërë i varur nga këto praktika”, u shpreh Xani.
</body></html>
The post “Kredi dhe borxhe për t’u dukur”, ekspertja ngre alarmin mbi obsesionin estetik (VIDEO) appeared first on Albeu.com.
Huadhënia për banesa rritet ndjeshëm, pasuritë e paluajtshme përbëjnë 52% të kredive
Sistemi bankar në Shqipëri e përmbylli vitin 2025 me një rritje të fortë të financimeve për blerjen e pronave. Huaja për pasuri të paluajtshme shkoi në rreth 4.7 miliardë euro, duke përfaqësuar rreth 52% të gjithë portofolit të kredisë.
Referuar Raportit të Mbikëqyrjes Vjetore të Sistemit Bankar për vitin 2025, pjesën më të madhe e zënë kreditë e individëve për blerje banesash, të cilat mbajnë 26.8% të totalit të kredisë në sistemin bankar.
Pas tyre vijnë huatë për pasuri të paluajtshme të marra nga bizneset, me një peshë prej 24.3%. Të marra së bashku, këto dy kategori përbëjnë rreth 52% të stokut të përgjithshëm të kredisë që kanë dhënë bankat.
Në terma vlerash, stoku i huasë për prona dhe pasuri të paluajtshme shkon në rreth 243.6 miliardë lekë për individët dhe 216 miliardë lekë për bizneset, duke arritur në një total prej rreth 470 miliardë lekësh, ose afërsisht 4.7 miliardë euro.
Këto shifra tregojnë se bankat kanë ndërtuar një ekspozim të madh ndaj tregut të pasurive të paluajtshme, si në segmentin e individëve, ashtu edhe në atë të bizneseve.
Banka e Shqipërisë e ka parë përshpejtimin e kredisë për pasuri të paluajtshme si një faktor që mund të sjellë rreziqe për qëndrueshmërinë financiare. Pikërisht për këtë arsye, gjatë vitit të kaluar u vendosën kufij të rinj për dy tregues kryesorë: raportin mes shumës së kredisë dhe vlerës së pronës, si edhe raportin e këstit mujor me të ardhurat e huamarrësit.
Këto rregulla kanë për qëllim të frenojnë huadhënien në nivele shumë të larta krahasuar me çmimin e pronës dhe të parandalojnë rastet kur pagesa mujore bëhet barrë e rëndë për buxhetin e familjeve.
Megjithatë, edhe pas këtyre ndërhyrjeve, kreditë për pasuri të paluajtshme për individët kanë vijuar të rriten, ndërsa ndikim në këtë ecuri ka pasur edhe procesi i rivlerësimit të pronave me ulje të detyrimeve tatimore.
The post Huadhënia për banesa rritet ndjeshëm, pasuritë e paluajtshme përbëjnë 52% të kredive appeared first on Albeu.com.
Banka e Shqipërisë publikon të dhënat: Frenohet kredia për shtëpi, rritet kredia konsumatore
Kredia konsumatore u rrit me ritme të larta edhe në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e parë 2026 sektori bankar disbursoi rreth 15.3 miliardë lekë kredia të reja konsumatore. Vlera e kredisë së re konsumatore u rrit me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia konsumatore ka arritur njëkohësisht vlerën më të larta historike për këtë periudhë të vitit.
Huadhënia konsumatore është e përqendruar kryesisht në monedhën vendase. Më shumë se 88% e kredisë së re konsumatore të dhënë gjatë këtij viti ka qenë në Lekë
Në fund të tremujorit 2026, portofoli i kredisë konsumatorë, i shprehur si tepricë, arriti vlerën e 111.2 miliardë lekëve, në rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e kredisë konsumatore është e shpërndarë në të gjitha segmentet e saj kryesore. Kredia për mallrat e qëndrueshëm është rritur me 25.7%, kredia për mallra jo të qëndrueshëm me 18.6%, ndërsa overdraftet e përdorura nga individët me 9.7%.
Mallrat e qëndrueshëm në përgjithësi përkufizohen si produkte që kanë një jetëgjatësi më të madhe se tre vjet. Kredia konsumatore për këtë qëllim përfshin kryesisht financimin e blerjes së pajisjeve elektronike, elektroshtëpiake, mobiljeve, automjeteve, etj.
Ndërkohë, kredia për mallra jo të qëndrueshëm klasifikohet ajo që lidhet me qëllime të tjera, që zakonisht i referohen shpenzimeve për shërbime apo mallra të konsumit afatshkurtër.
Ndërkohë që kredia për blerje banesash ka frenuar në tremujorin e parë të këtij viti (15% më pak krahasuar me një vit më parë), kredia konsumatore duket se po vijon për të pestin vit radhazi ciklin e saj rritës.
Edhe për shkak të kufizimeve të vendosura nga Banka e Shqipërisë në kredinë për shtëpi, bankat po vendosin më shumë fokus te huadhënia konsumatore dhe ky treg paraqet konkurrencë në rritje.
Të dhënat e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues treguan se kërkesa e individëve për kredi konsumatore u raportua më e lartë në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa kërkesa për kredi për shtëpi pësoi rënie.
Nga ana tjetër, kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u lehtësuan në tremujorin e parë të vitit, vetëm në segmentin e kredive konsumatore, ndërkohë që mbetën të pandryshuar në kreditë për blerjen e banesave.
Lehtësimi i kushteve të kreditimit u shkaktua nga aplikimi i marzheve më të ulëta mbi kreditë normale, nga shtimi i madhësisë së kredisë dhe nga zgjatja e maturitetit në kreditë konsumatorë. Gjithashtu, lehtësimi u ndikua nga konkurrenca e shtuar në sistem bankar./ Monitor
The post Banka e Shqipërisë publikon të dhënat: Frenohet kredia për shtëpi, rritet kredia konsumatore appeared first on Albeu.com.
Si u mashtruan 23 gratë në Lezhë nga 33-vjeçarja, ua merrte kartat e identitetit dhe i futi “borxh” te IUTE Credit! Kompania “heq barrën nga supet”
Skema e grabitjes së qytetarëve përmes mikrokredive është një temë të cilët Newsbomb.al i ka dhënë hapësirë qysh prej fillimi dhe ka qenë ndër të parët që e ka denoncuar se si po “boshatiseshin” xhepat e qytetarëve shqiptarë.
Madje, kjo skemë zhvatjeje fatkeqësisht i mori jetën edhe Pal Trashajt, 63-vjeçarit nga Lezha, i cili prej vitesh kërkonte drejtësi pasi kjo skemë grabitjeje me mikrokreditë i kishte marrë gjithçka që kishte. Ndonëse ai “zvarritej” nëpër dyert e gjykatave, nuk e gjeti askund zgjidhjen, ashtu i pashpresë konsumoi fostoksinë në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me shpresën se dikush do “t’i hidhte sytë” nga problemi i tij.
E teksa hetimet për këtë skemë kriminale vijojnë ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë është njoftuar këtë të enjte nga Policia e Lezhës.
Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bënë me dije se prangosën 33-vjeçaren Donika Curri, e cila akuzohet se kishte mashtruar një numër të madh grash të zonës, duke u marrë atyre kartat e kreditit dhe më pas kishte aplikuar për kredi në shuma nga 3 deri në 5 mijë euro.
“Iu merrte foto të kartës së identitetit, shtetaseve, duke i mashtruar se ishte përfaqësuese e një shoqate bamirësie, dhe me të dhënat e tyre merrte kredi, vihet në pranga 33-vjeçarja. Arrestimi i saj, rezultat i administrimit të shpejtë të 16 kallëzimeve për këtë skemë mashtrimi. Sekuestrohen dokumente bankare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i administrimit të kallëzimit të disa shtetaseve, për një shtetase që iu kishte marrë të dhënat personale, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësuese e një shoqate bamirësie, finalizuan operacionin policor të koduar “Kredia”. Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasja D. C., 33 vjeçe, banuese në Tiranë”, njoftoi Policia.
Ndërkohë, së fundmi Skyëeb.al raporton se janë të paktën 23 gra nga fshati Zejmen të cilat kanë rënë në “grepin” e 33-vjeçares.
Ato janë mashtruar dhe me kartat e tyre të identitetit është marrë kredi në IUTE Credit, në emër të tyre pa qenë ato prezentë.
Mos prezenca e këtyre shtetaseve ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me procedurat e ndjekura për aplikimin për kredi, gjë e cila risjell në vëmendje mungesën e kontrollit për kryerjen e procedurave të tilla.
E teksa policia është duke punuar me qëllim verifikimin për të parë nëse janë tërhequr kredi edhe nga institucione të tjera mikrokredie përveç IUTE Credit, blutë njoftuan më herët se Curri u merrte kartat e identitetit zonjave dhe më pas kryente aplikimet.
Ajo u prezantohej si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, duke u kërkuar viktimave fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e ndihmës mujore. Shumat që ka përvetësuar kanë qenë deri në 5 mijë euro.
Më pas, ajo përdorte këto të dhëna për të përfituar kredi në institucione financiare. Operacioni erdhi pas 16 kallëzimeve nga qytetare të prekur nga skema e mashtrimit. Gjatë kontrollit u sekuestruan dokumente bankare që tregojnë transfertat e parave të përfituara, të derdhura në një llogari të administruar nga e dyshuara.
Ndërkohë mësohet se aplikimet për kredi janë bërë përmes aplikacionit të IUTE Credit, teksa dyshohet se në këtë skemë kriminale të 33-vjeçares të jenë përfshirë dhe punonjës të kompanisë. Lidhur me këto dyshime policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të tyre.
Nga ana tjetër vetë kompania në fjalë ka hequr “barrën nga shpatullat”. Për Skyweb, IUTE Credit ka pohuar se nuk ishin në dijeni të kësaj skeme.
“Iute Albania është viktima finale e këtij kalvari gënjeshtrash dhe keqpërdorimi besimi që personi i identifikuar në media, ka kryer. Menjëherë sapo jemi informuar nga qytetarët, skuadrat tona ligjore kanë kallëzuar penalisht rastin dhe janë pezulluar kreditë e klientëve deri në një vendim final të hetimeve policore. Këtu gjejmë rastin të shprehim mirënjohjen tonë për strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë vepruar në kohë të shpejtë dhe vendimtare“, tha IUTE Albania për Skyëeb.al.
The post Si u mashtruan 23 gratë në Lezhë nga 33-vjeçarja, ua merrte kartat e identitetit dhe i futi “borxh” te IUTE Credit! Kompania “heq barrën nga supet” appeared first on Albeu.com.
Bankat, 13,3 miliardë lekë kredi konsumatore në 3-mujorin e parë 2025
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për 3 muajt e parë të vitit 2025 kredia e re për konsum e dhënë nga sektori bankar, duke përfshirë edhe overdraftet, kishte vlerën e 13,3 miliardë lekëve.
Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, kredia konsumatore u rrit me 27,7 % në 2025, ndërsa huadhënia është orientuar më së shumti drejt monedhës vendase, lekut.
Vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore në fund të muajit mars kishte vlerën e 92,3 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 14,7 %.
Sipas BSH-së, në segmentin kryesor të kredisë për individë, atë që financon blerjen e banesave, rritja po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti.
The post Bankat, 13,3 miliardë lekë kredi konsumatore në 3-mujorin e parë 2025 appeared first on Albeu.com.
Rritet ekspozimi i bankave në tregun e pronave, 46% e kredisë, e siguruar me pasuri të paluajtshme
Mbulimi i kredisë bankare me kolateral u rrit më tej vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2024, 76% e kredisë ishte e mbuluar me kolateral, nga 75% e saj një vit më parë.
Lloji më i përdorur i kolateralit nga bankat vazhdojnë të jenë pasuritë e paluajtshme. Pronat mbulojnë 61% të kredisë së kolateralizuar dhe 46% të tepricës totale të kredisë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme është zgjeruar me 9% në krahasim me një vit më parë, si rezultat i rritjes së kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme rezidenciale.
Shkalla e lartë e garantimit të kredive me kolateral në pasuri të paluajtshme e bën sektorin bankar të ekspozuar ndaj zhvillimeve në tregun e pronave. Një rënie e mundshme e çmimeve të pronave do të krijonte rreziqe të shtuara për shëndetin e sektorit bankar në vend.
Për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë po mbledh të dhëna më të detajuara që prej vitit të kaluar, mbështetur në rregulloren “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi huadhënien dhe investimet për pasuri të paluajtshme”. Ajo ka si qëllim të përmirësojë të dhënat që do të mblidhen nga bankat për ekspozimin e tyre në tregun e pasurive të paluajtshme.
Dy ditë më parë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi disa masa kufizuese për kredinë bankare për shtëpi. Sipas vendimit, raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.
Ndërkohë, për shkak të rritjes së shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme, Banka e Shqipërisë aplikoi për herë të parë vitin e kaluar një shtesë të posaçme në kërkesat për kapital ndaj sektorit bankar. Shtesa kundërciklike e kapitalit u vendos për herë të parë në qershor, në nivelin 0.25% (për t’u zbatuar nga 30 qershor 2025) dhe u rrit në dhjetor në nivelin 0.5% (për t’u zbatuar nga 31 dhjetori 2025).
Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se po ndodh një rritje me ritme tepër të shpejta.
The post Rritet ekspozimi i bankave në tregun e pronave, 46% e kredisë, e siguruar me pasuri të paluajtshme appeared first on Albeu.com.
Merr 1 mijë € celular me këste dhe paguan po aq në fund, po interesi?
Arlinda Muja nga Shoqata e Mikrokredive Shqiptare ka qenë e ftuar sonte në studion e “Opinion”.  Teksa foli për kreditë konsumatore dhe mënyrën si funksionon i gjithë ky proces në vend, Muja sqaroi dhe një lloj ‘oferte’ që shpesh herë i konfuzon klientët.
Si shpjegohet se në rast se merr me këste një celular në një dyqan, në fund paguan po aq sa ishte çmimi fillestar. Pra kush i paguan normat e interesit në këtë rast?
Fevziu: Merr kredi 500 euro, kthen 500 euro, pa asnjë kosto shtesë. Pse ta jep ty? Se banka ta jep me interes. Edhe në kohë të Zogut i thonin para me fajde, merrje 10, ktheje 11. Se shumë njerëz ngatërrohen nga kjo.
Arlinda Muja: Është vetëm kredia e parë, pra nëse ti je klient për herë të parë. Mund të kthesh aq sa merr, është një kosto marketingu e kompanisë. Kostoja e asaj kredie paguhet nga dyqani i cili ka lidhur marrëveshjen.
Fevziu: Unë dua të blej këtë celular, ta zëmë se kushton 1 mijë Euro. Unë do ta paguaj për 24 muaj, nuk e di sa i bie kësti, në fund do paguaj po 1 mijë Euro?
Arlinda Muja: Po!
Fevziu: Po ku e ke fitimin?
Arlinda Muja: Sepse dyqani paguan insititucionin kredidhënës, përqindjen për produktin.
Fevziu: Sa është kredia e konsumatorit?
Arlinda Muja: Shkon 150 milionë euro aktive
Fevziu: Për sa muaj mund t’i kthesh?
Arlinda Muja: Varet sa e përballon këstin, mund të zgjedhësh nga 1 muaj deri në 48 muaj.
The post Merr 1 mijë € celular me këste dhe paguan po aq në fund, po interesi? appeared first on Albeu.com.
Shifrat/ Në banka janë mbi 37 miliardë lekë kredi të këqija! Vlera u rrit me 2 miliardë në gjashtë muaj! Bizneset më problematikët
Më shumë se 37.3 miliardë lekë është vlera e kredisë së keqe në sektorin bankar. Brenda gjashtë muajsh kredia me probleme ose këstet e pashlyera janë rritur me 2.1 miliardë lekë, pasi referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë viti vjet u mbyll me 35.2 miliardë lekë kredi të keqe.
Kredia me probleme
Dhjetor 2023           35,273 mln lekë
Qershor 2024          37,392 mln lekë
Rritja                       +2,119 mln lekë
Edhe pse në përqindje në raport me totalin e kredisë së dhënë për ekonominë, huaja e keqe rezulton me ulje të lehtë, në vlerë ajo është rritur. Konkretisht nga 795 miliardë lekë kredi të dhënë për ekonominë deri në fund të muajit qershor 4.7% është me probleme. Kurse në fund të 2023, kredia e dhënë ishte 744 miliardë lekë, dhe me probleme klasifikohej 4.74% e saj.
Totali i Kredisë
Dhjetor 2023           744,163 mln lekë
Qershor 2024          795,581 mln lekë
Rritja                       +51,418 mln lekë
Më problematikët në shlyerjen e detyrimeve janë bizneset, thotë banka qendrore të cilët mbajnë edhe peshën më të lartë të kredive me probleme. Aktualisht Banka po punon për një rregullore të re, e cila do të kufizojë bazën e klientëve që do mund të marrin kredi, ku Report TV ka mësuar që kredimarrësit me probleme do jenë në listë të zezë, dhe do e kenë të vështirë ose të pamundur aksesin në banka për të marrë hua.
Referuar raportit të Mbikëqyrjes vjet bizneset kishin mbi 24 miliardë lekë kredi me probleme në banka, kurse qytetarët afro 9.3 miliardë lekë.
Kredia me probleme në 2023
-Bizneset        24,054 mln lekë
-Bizneset        5.7% e totalit të kredisë prej 422 mld lekë
-Individët         9,238 mln lekë
-Individë        3.4% të totalit të kredisë prej 271.7 mld lekë
“Për sa i përket cilësisë së kredisë të ndarë sipas llojit të subjektit, treguesi i kredisë me probleme për biznesin ka rënë me 0.2%, duke shkuar në nivelin e 5.7%, ndërkohë që edhe për individët ka rënë me 0.4 pikë përqindje kundrejt një viti më parë, duke shënuar nivelin 3.4%”, thuhet në raportin e Mbikëqyrjes për vitin 2023.
Vlera më e madhe e kredive me probleme është në monedhën kombëtare, për shkak se prej vitesh ka pasur norma më të larta interesi se kredia në valutë. Por prej vitit të shkuar situata ka ndryshuar pasi interesat e kredisë në lekë janë ulur, duke sjellë edhe reduktim të vlerës së kësteve që duhet të paguaj një biznes apo qytetar. Banka thotë se kreditë me probleme në monedhën kombëtare u ulën me 0.6% vjet duke zbritur në 5.4% ose 21 miliardë lekë, kurse kredia e keqe në valutë është 4% e përkthyer në vlerë afro 14 miliardë lekë.
The post Shifrat/ Në banka janë mbi 37 miliardë lekë kredi të këqija! Vlera u rrit me 2 miliardë në gjashtë muaj! Bizneset më problematikët appeared first on Albeu.com.
Emrat/ Skema e mashtrimit te ‘Fondi Besa’, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq pesë persona
Prokuroria e Tiranës, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë persona të cilët nëpërmjet mashtrimit me kreditë kanë vjedhur të paktën 15 qytetarë, duke marrë kredi në emër të tyre dhe përvetësuar më pas paratë.
Në bazë të hetimeve ka rezultuar se 34-vjeçari Ledio Vrapi, banues në Gjermani, dhe që është në kërkim nga policia, në bashkëpunim me 3 punonjësit e Fondit Besa, të cilët po ashtu akuzohen për mashtrim, Lindita Ndroqi, Eros Aliu, Lindita Peçi, kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuar. Ndërsa Majlinda Demollari, në cilësinë e Noteres, ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
Prokuroria thotë se Ledio Vrapi, ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë shtetas për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumenteve’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra të paktën nga 15 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare”, thuhet në njoftim.
Si funksiononte skema e mashtrimit?
Sipas akuzës kryesori në skemën e mashtrimit ishte Ledio Vrapi, i cili u kërkonte personave që kanë rënë preh e mashtrimit që të hapnin llogari bankare në emër të tyre pranë disa bankave të nivelit të dytë në vendin tone duke u premtuar se do tu hidhte shuma parash që i kishte përfituar nga emigrimi në Gjermani.
Pasi kishte mashtruar qytetarët, në bashkëpunim me punonjëset e ‘Fondit Besa’, 34-vjeçari ka arritur të marrë kredi në vlerat 5 deri në 7 mln lekë të vjetra. Qytetarët i kanë tërhequr këto para dhe ia kanë dorëzuar 34-vjeçarit, pa e ditur se ishin mashtruar dhe se këto shuma të mëdha parash ishin përftuar në ‘kurriz’ të tyre. Si shpërblim për favorin e bërë, 34-vjeçari u kanë dhënë vetëm nga 500 mijë lekë të vjetra secilit.
Ledio Vrapi duke i mashtruar ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit të 15 personave dhe ka përgatitur dosjen për kreditë dhe kontratat e kredisë, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a. Më pas me ndihmën e dy oficerëve të kredisë, Lindita Peçi dhe Eros Aliu, si edhe përgjegjësen e zyrës Lindita Ndroqi është bërë e mundur marrja e kredive dhe transferimi i shumave monetare në llogaritë bankare të personave të mashtruar.
Në skemë është e përfshirë edhe noterja Majlinda Demollari, e cila ka kryer noterizimin e kontratave totalisht në shkelje të ligjit, pasi 15 personat e mashtruar nuk janë paraqitur asnjëherë për nënshkrim.
Njoftimi i plotë i prokurorisë:
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë shtetasit L.V., L.N., E.A., L.P., dhe M.D. për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumenteve’.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra të paktën nga 15 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare.
Shtetasi L.V., ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare. Po kështu, nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre.
Në kryerjen e këtyre veprimeve, shtetasi L.V., ka bashkëpunuar me shtetasit E. A. dhe L. P., të cilët kanë qënë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a, që kanë qënë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me shtetasen L. N., e cila ka qënë përgjegjëse e zyrës përkatëse të ‘Fondi Besa’ sh.a, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm.
Nga aktet provohet se në veprimet apo mosveprimet e të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë skemë vjedhjeje nëpërmjet mashtrimit, provohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kush më shumë e kush më pak, kush në rolin e organizatorit apo të zbatuesit, kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuar.
Shtetasi L. V., në bashkëpunim me shtetaset L.N., E.A. dhe L.P., rezulton se kanë krver veprën penale të “Mashtrimit”, me pasoja të rënda dhe të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 143/3 dhe 25 të Kodit Penal.
Ndërsa shtetasja M. D., në cilësinë e Noteres, ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’.”., thuhet ne njoftim.
The post Emrat/ Skema e mashtrimit te ‘Fondi Besa’, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq pesë persona appeared first on Albeu.com.
Të dhënat e BERZH/ Raporti i kredive me probleme në Shqipëri ngelet ndër më të lartët në rajon
Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vienës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), tregojnë se, pavarësisht tendencës pozitive të viteve të fundit, raporti i kredive me probleme në Shqipëri në fund të vitit 2023 ishte i dyti më i larti në rajon, pas Malit të Zi.
Në fund të vitit të kaluar, raporti i kredive me probleme në Shqipëri ishte 4.7%, me një rënie prej rreth 0.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
Mali i Zi mbante nivelin më të lartë në rajon, me një raport të kredive me probleme të raportuar pranë nivelit 5.8%.
Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kishin këtë tregues në nivele ndjeshëm më të ulëta. Në Bosnje-Hercegovinë ky raport ishte në nivelin 3.8%, në Serbia 3.2%, në Maqedoninë e Veriut 2.7%, 3.1% dhe në Kosovë dhe 2.5%.
Shqipëria ishte ndër vendet ku ky raport vitin e kaluar shfaqi një tendencë pozitive, me një rënie prej 0.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
Edhe në Bosnje-Hercegovinë ky raport ra me 0.7 pikë përqindje, në Malin e Zi me 0.6 pikë përqindje dhe në Maqedoninë e Veriut me 0.1 pikë përqindje.
Ky tregues shënoi rritje vetëm në Serbi, me 0.2 pikë përqindje, ndërsa për Kosovën raporti i kredive me probleme ishte në nivele të ngjashme me një vit më parë.
Në fakt, viti 2023 parashikohej si një vit delikat, për shkak se rritje e normave të interesit dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike, mund të reflektohej në një rënie të aftësisë paguese të huamarrësve në vendet e rajonit.
Por, në përgjithësi tendencat e raportit të kredive me probleme ka qenë pozitive, duke përfshirë edhe vendin tonë, pavarësisht se Shqipëria ka ende një nga nivelet më të larta në rajon.
Sipas vlerësimeve paraprake të INSTAT, ekonomia shqiptare u rrit me 3.44% vitin e kaluar.
Goditja inflacioniste dhe rritja e normave të interesit, ka sjellë ngadalësim të rritjes ekonomike nga niveli prej 4.8% i vitit 2022, por sidoqoftë ritmet e rritjes së ekonomisë shqiptare ngelen të mira në raport me shumicën e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Përtej asaj që tregojnë statistikat zyrtare, sektori i turizmit vlerësohet të ketë pasur një efekt të rëndësishëm në kërkesën për mallra dhe shërbime dhe në shëndetin e sektorit privat të ekonomisë, megjithëse ky efekt mund të mos jetë plotësisht i dukshëm për shkak të informalitetit të lartë.
Një ndikim të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të raportit të kredive me probleme besohet se e ka dhënë rritja e vogël e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, por edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit.
Banka e Shqipërisë e rriti normën bazë të interesit vetëm dy herë në 2023 dhe niveli prej 3.25% ishte ndër më të ulëtit në Europë, larg prej normave të aplikuara nga bankat qendrore në Europë dhe në rajon.
Kjo bëri që yield-et dhe normat e interesit të kredive të qëndronin në nivele të ulëta, madje duke e korrigjuar në një masë të madhe rritjen e fortë të fundit të vitit 2022.
Një faktor tjetër që vlerësohet të ketë ndikuar pozitivisht ecurinë e kredive me probleme, është forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor.
Forcimi i monedhës vendase, ka ulur koston e huave në valutë të huaj për kredimarrësit me të ardhura në lekë.
The post Të dhënat e BERZH/ Raporti i kredive me probleme në Shqipëri ngelet ndër më të lartët në rajon appeared first on Albeu.com.