Kovaçë Archives - Albeu.com

Zanatet drejt shuarjes, të rinjtë po u kthejnë shpinën profesioneve të vjetra
Zëri i çekanit mbi kudhër po dëgjohet gjithnjë e më pak. Punishtet e kovaçëve, që dikur ishin ndër më të mbushurat në qytete e fshatra, sot po mbeten pa jetë. Mungesa e punës, emigrimi dhe tkurrja e aktivitetit bujqësor po e shtyjnë këtë zanat të vjetër drejt zhdukjes. Prej 36 vitesh, Pëllumb Cangoja punon hekurin në punishten e tij në Elbasan, duke u përpjekur të mbajë gjallë profesionin që e ka trashëguar nga i ati.

Mjeshtri elbasanas tregon se kovaçeria nuk mësohet vetëm në bankat e shkollës, por kërkon vite të tëra pune pranë një mjeshtri. Sipas tij, mungesa e brezit të ri po e bën edhe më të vështirë ruajtjen e këtij profesioni tradicional.

“Unë e kam nisur këtë zanat që 6 vjeç. Shihja plakun dhe më pëlqente ta bëja si zanat, dhe deri më sot, që jam 42 vjeç, e punoj këtë zanat. Si zanat është shumë i mirë, por nuk ka punë që ta vazhdosh gjithmonë.

S’ka kërkesë, se po nuk punoi bujqësia, është normale që as ne nuk kemi punë. Këtu janë larguar komplet, kanë ikur në emigrim të gjithë dhe, gradualisht, jemi për ta mbyllur”, tha kovaçi, Pëllumb Cangoja.

Ai shprehet se e ka me dhimbje faktin që një zanat i tillë po humbet, edhe pse do të dëshironte t’ua linte trashëgim fëmijëve. Megjithatë, pa punë dhe pa shembull nga afër, sipas tij, brezi i ri nuk e përvetëson dot këtë profesion.

“A të vjen keq që zanate të tilla po shkojnë drejt zhdukjes? Shumë, shumë. Qejf e kam t’ua trashëgoj kalamajve, por s’ka punë. Ku do ta mësojë fëmija, po s’më pa mua? Se unë e kam parë babanë që punonte dhe e kam bërë vetë. Fëmija, po s’më pa mua, nuk e merr dot këtë lloj zanati”, shtoi ai.

Veç mungesës së kërkesës, kovaçët po hasin edhe në mospërfilljen e të rinjve, të cilët po orientohen drejt profesioneve të tjera ose po largohen jashtë vendit. Ndërkohë, edhe shpenzimet e larta e vështirësojnë edhe më shumë mbijetesën e punishteve.

“A ka interes nga të rinjtë që vijnë dhe pyesin për këtë zanat? Interes shumë nuk ka, se po nuk punoi bujqësia, nuk ka interes fare. U bënë 5 vjet që nuk ka më punë si më përpara. Tani është e vështirë të lash një qira, do blesh qymyr; çdo gjë është me të blerë”, theksoi Cangoja.

Me pak punë dhe me pak pasues, punishtet e kovaçëve po luftojnë për të mbijetuar. Bashkë me to rrezikon të humbasë edhe një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së zanateve shqiptare, e cila është ruajtur ndër breza nga mjeshtrit që vijojnë ta ushtrojnë këtë profesion.

The post Zanatet drejt shuarjes, të rinjtë po u kthejnë shpinën profesioneve të vjetra appeared first on Albeu.com.