kosva Archives - Albeu.com

Pas Shqipërisë, edhe Kosova shpall ditë zie në nder të Ismail Kadaresë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset Ismail Kadare, ndërsa Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se Shqipëria ka shpallur datat 2 dhe 3 korrik, ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmështizë në nderim të të ndjerit Ismail Kadare

The post Pas Shqipërisë, edhe Kosova shpall ditë zie në nder të Ismail Kadaresë appeared first on Albeu.com.

Ka ende shpresë, si mund të kualifikohet Kosova në kampionatin Europian (SKENARËT)
Mbrëmë u luajt ndeshja tjetër e prapambetur e grupit I të kualifikueseve të Evropianit 2024, Izrael-Zvicër, me sfidën që përfundoi në barazim 1-1. Dhe tashmë kemi këtë renditje në grup: Zvicra 16 pikë, Romania 16, Izraeli 12, Kosova 10, Bjellorusia 6 dhe Andorra 2.

Po t’i hedhim një sy renditjes, në garë për në Gjermani mbetet ende edhe Kosova. Po si mund të kualifikohet Kosova? Dardanët duhet të dalin me pikë të plota ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, në mënyrë që të luajnë shanset e tyre për Euro 2024.

Pra, Kosova duhet të fitojë në Zvicër dhe të mposhtë edhe Bjellorusinë. Gjithashtu, duhet të shpresojë që Rumania të mundë Zvicrën dhe të barazojë ose fitojë ndaj Izraelit. Në rast të një kombinimi të tillë, atëherë Rumania do të renditej e para dhe Kosova e dyta.

Një tjetër skenar është edhe skuadra e tretë më e mirë në të gjitha grupet, por sërish do të duheshin dy fitoret në dy ndeshjet e fundit, madje edhe kjo mund të mos mjaftonte. Me pak fjalë, probabiliteti është shumë i vogël, objektivi më real mbetet vendi i tretë në grup për t’u renditur në renditjen e FIFA-s dhe që shërben në shortet e të tjera.

The post Ka ende shpresë, si mund të kualifikohet Kosova në kampionatin Europian (SKENARËT) appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri të Kosovës, Financial Times: SHBA, BE dhe NATO u rreshtuan krah Serbisë sepse po furnizon me armë Ukrainën
Gazeta britanike “Financial Times” i ka kushtuar një artikull shitjes së armëve nga Serbia në Ukrainë, duke shkruar se si kjo bëri që Perëndimi të ndryshojë qëndrimin karshi Serbisë pas shpërthimit të tensioneve në veri të Kosovës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se nuk është kundër që vendi i tij t’u shesë municion ndërmjetësve që i dërgojnë ato armë në Ukrainë, një sinjal që aleati i vendosur ballkanik i Rusisë po kthehet ka Perëndimi.

Aleksandar Vuçiq ka mbështetur tradicionalisht Moskën dhe ka refuzuar të bashkohet me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Por në një ndryshim të qëndrimit, presidenti serb tha se ishte në dijeni të raporteve të qeverisë amerikane se municionet serbe kanë përfunduar në Ukrainë nëpërmjet ndërmjetësve dhe se ai nuk kishte plane për ta ndaluar këtë.

“A është e mundur që të ndodhë? Nuk kam asnjë dyshim se mund të ndodhë”, tha Vuçiç për Financial Times.

“Cila është alternativa për ne? Për të mos e prodhuar atë? Për të mos e shitur?”

Sipas tre diplomatëve perëndimorë në rajon, linja e furnizimit që dërgon municionet serbe në frontin ukrainas ka qenë një faktor vendimtar në një ndryshim të dukshëm pasi SHBA, NATO dhe BE së fundmi mbështetën Serbinë pas një ndezje të tensioneve në Kosovë.

I pyetur nëse ishte një hap i qëllimshëm për të fituar miratimin e kryeqyteteve perëndimore, Vuçiq pohoi se Beogradi u përpoq të vepronte në një “mënyrë neutrale”.

“Por unë nuk jam budalla. Jam i vetëdijshëm se disa nga armët mund të përfundojnë në Ukrainë.”

Vuçiq pranoi se po ecte në një litar të hollë midis Moskës dhe fuqive perëndimore, por tha se ai nuk do të ndihmonte përpjekjet e luftës ruse.

“Ne u bashkuam me të gjitha rezolutat e OKB-së”, tha Vuçiq duke iu referuar deklaratave të OKB-së që dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Ne i bashkohemi ndalimeve të rieksportit, të tilla si [teknologjia] e përdorimit të dyfishtë në drone. . . Ne nuk do të jemi një nyje për të rieksportuar diçka në Rusi”.

Ai shtoi se kohët kur ai fliste me presidentin rus Vladimir Putin çdo tre muaj kishin mbaruar, duke theksuar se ai nuk ka qenë në kontakt me Kremlinin për një vit përveç pritjes së vizitorëve nga Moska.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha ai.

Ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill, tha për FT se Ukraina ka tejkaluar çdo çështje tjetër në Europë dhe veçanërisht në Ballkan, ku Rusia ka pasur tradicionalisht ndikim.

“Ukraina është absolutisht vendimtare dhe ne jemi në një pikë ku të gjithë duhet të jenë në të njëjtën kuvertë”, tha Hill.

“Kur njerëzit janë në bord, marrëdhëniet përmirësohen.”

Lidhjet e forta të Serbisë me Rusinë dhe potenciali i saj për të prishur sigurinë rajonale kanë bërë që kryeqytetet perëndimore të miratojnë një qëndrim më të butë ndaj Beogradit, sipas Janes, një burim i besueshëm së inteligjencës së mbrojtjes.

“Duke pasë parasysh rrezikun e përshkallëzimit ushtarak në Kosovën veriore, qeveritë perëndimore nuk duan të rrezikojnë të kenë një konflikt tjetër në Europë”, thanë analistët e Janes, Stefano Marras dhe Ines Gonzalez.

Kjo qasje e tërheqjes mbart rreziqe, tha Engjellushe Morina, një anëtare e lartë në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Kosova ka bërë gabimet e veta si pjesë e procesit – por kënaqja e Perëndimit ndaj orientimit në thelb antiperëndimor të politikës së jashtme të Serbisë ndihmoi në hapjen e rrugës për dhunën e fundit”, shkroi ajo.

Vuçiq tha se ai nuk priste progres në veri të Kosovës, ku dhuna shpërtheu muajin e kaluar kur serbët vendas kërkuan të bojkotojnë emërimin e shqiptarëve etnikë si kryetarë komunash pas zgjedhjeve të kontestuara.

BE-ja i tha Kosovës që të përsëriste votimin dhe këmbënguli që serbët të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ë rezultatin.

Vuçiq tha se kjo do të ishte e pamundur derisa të përmbushen kërkesat e komunitetit serb, siç është largimi i njësive të policisë shqiptare të armatosur rëndë.

“Atëherë mund të fillojmë të diskutojmë gjëra të tjera”, tha Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe, partia kryesore politike e komunitetit serb në Kosovë, tha se kishte pak besim në përmbushjen e këtyre kërkesave shpejt.

“Ne nuk po mendojmë për zgjedhjet”.

Brenda vendit [në Serbi], Vuçiq gjithashtu duhet të përballet me zemërimin në rritje pas dy të shtënave masive një muaj më parë, duke lënë të vdekur dhjetëra njerëz, kryesisht nxënës.

Një seri protestash në javët e fundit shfaqën pakënaqësi publike në rritje me sundimin dhjetëvjeçar të Vuçiqit dhe partisë së tij SNS, të parë nga protestuesit si gjithnjë e më autokratike dhe të korruptuar.

Presidenti dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe planifikon të formojë një grup të aleatëve të tij, por tha se protestat nuk kërcënojnë stabilitetin. Demonstratat, si konflikti i Kosovës, nuk ka gjasa të zhduken. Protesta më e madhe, e pesta brenda një muaji, tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz nga i gjithë vendi në Beograd të shtunën.

“Të shtënat ishin një moment ‘wow’,” tha Savo Manojloviq, udhëheqës i grupit të të drejtave të OJQ-së Kreni Promeni (Shko Ndrysho), i cili ka ndihmuar në organizimin e protestave.

“E keni në çdo ndërmarrje publike, në çdo institucion. Korrupsioni zhvendos meritokracinë”, thuhet në artikullin e Fiancial Times./express

The post Tensionet në veri të Kosovës, Financial Times: SHBA, BE dhe NATO u rreshtuan krah Serbisë sepse po furnizon me armë Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Situata në veri, Rama: Kjo nuk e ndihmon Kosovën, mos ecni në këtë shteg të rrezikshëm
Kryeminsitri Edi Rama ka ragaur aps tensioeneve të ditës së sotme në veri të Kosovës, ku hyrja në institucionet shtetërore e komunarëve të zgjedhur ëhstë shoqëruar me protesta, të shtëna me armë dhe tension nga ana e qytetarëve serbë.

Përmes një postimi në rrjete sociale Rama bënë apel që autoritet e Kosovës të normalizojnë situatën dhe të dëgjojnë ndërkombëtarët që prej vitesh po punojnë për njohje të ndërsjellrë mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi:

A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë ??

The post Situata në veri, Rama: Kjo nuk e ndihmon Kosovën, mos ecni në këtë shteg të rrezikshëm appeared first on Albeu.com.

Helmimi i banorëve në Kosovë, dalin përgjigjet e analizave, çfarë rezultoi nga uji i pijshëm
Foto ilustruese

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar rezultatet pas analizave që janë bërë në lidhje me dyshimet se 122 persona nga tre fshatra të Hanit të Elezit janë helmuar si pasojë e ujit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se rezultatet e analizës fiziko – kimike të këtyre mostrave janë brenda standardeve të lejuara për ujin e pijshëm, ndërsa analizat bakteriologjike janë duke u punuar.

Po ashtu, në njoftimin e IKShPK-së, thuhet se analizat bakteriologjike janë duke u punuar, kurse mostrat e fecesit nga pacientët me simptome janë duke u punuar në laboratorin e Mikrobiologjisë në IKSHPK.

Me datë 12.07.2022 ekipi i IKSHPK- ës, së bashku me ekipet e QRSHP – ve, të Gjilanit dhe Ferizajit (në përbërje nga Dr. Burbuqe Nushi, Dr. Albiona Rashiti-Bytyçi, Dr. Fitim Raçi, Dr. Ajhane Sejfiu, Dr. Tanusha Kallaba dhe Dr. Hidajete Halimi) vizituan AMF në fshatin Gorancë dhe QMF në Han të Elezit.

Sipas raportimit të Drejtoreshës për Shëndetesi komunale dhe ekipit shëndetësor në AMF – Gorancë, rastet e para, rreth 80 pacientë të regjistruar në QKMF të Hanit të Elezit, me ankesa dhe shenja klinike: mundim, vjellje, barkëqitje, dhembje barku, në disa raste edhe temperaturë, janë lajmëruar me datën 09.07.2022.

Brenda 24 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë 122 persona me shenja të helmimit, të gjithë janë nga fshati Gorancë, kurse numri total deri me datë 12.07. 2022 ka arritur në 240 persona. Në të njejtën kohë u plotësuan 6 anketa epidemiologjike.

Simptomet të cilat kanë dominuar janë: ethe, barkqitje, mundim, vjellje. Të gjithë pacientë janë trajtuar në mënyrë ambulantore.

Rezultatet

-Rezultatet e analizes fiziko – kimike të këtyre mostrave janë brenda standardeve të lejuara për ujin e pijes.

-Analizat bakteriologjike janë duke u punuar.

-Mostrat e fecesit nga pacientët me simptome janë duke u punuar në laboratorin e Mikrobiologjisë në IKSHPK.

Përfundimet

– Nga rezervuari kryesor – ku përzihet uji nga keto dy burime, uji me rënie të lirë futet në rrjetin shpërndarës të fshatit. Në asnje pozicion nuk ka sistem të klorizimit, uji nuk dezinfektohet.

– Të ekspozuar janë rreth 2300 banorë, prej të cilëve 240 (attack rate 10.43%) banorë kanë kërkuar trajtim ambulantorik, nuk ka të hospitalizuar. Nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Rekomandimet

– Raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, ligji “Parandalimi dhe luftimi I sëmundjeve ngjitëse në Kosovë” (LNR: 02/L-109).

– Të vazhdohet me informim të qytetarëve për vlimin e ujit I cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose te shfrytëzohen resurset tjera që kanë ujë të sigurtë.

– Te instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor.

– Te përcjellet cilësia e ujit, të vazhdohet me mostrim për analiza laboratorike-bakteriologjike dhe vlera e Cl rezidual.

– Marrja e të gjitha masave per njoftim dhe vetëdijesim të qytetarëve për situatën e krijuar.

– Si rekomandim kryesor: Komuna pas përfundimit të instalimit të sistemit të klorizimit, vendosjen e orëmateseve dhe sanimit te rezervuarit kryesor të ia dorëzoj KRU “Bifurkacioni“ në menaxhim.

The post Helmimi i banorëve në Kosovë, dalin përgjigjet e analizave, çfarë rezultoi nga uji i pijshëm appeared first on Albeu.com.