kostot Archives - Albeu.com

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore
Një personi që jeton në Shqipëri, i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse), vetëm për ushqim për të plotësuar nevojat e një diete normale, përllogarit Organizata Botërore e Ushqimit (FAO).

Kjo kosto është e vlefshme për vitin 2021 dhe është më e larta në Europë dhe në Rajon. Madje në renditjen globale me 163 vende, Shqipëria renditet në vendin e 28 për kostot e larta të dietës ushqimore ditore.

Indeksi i kostos së dietës ushqimore u gjenerua nga databaza e FAO-s dhe në Shqipëri rezulton të jetë e lartë, për shkak se në vendin tonë, pagat janë ndër më të ulëtat në Europë dhe gati 30% më të ulëta se Rajoni dhe nga ana tjetër, çmimet janë të larta dhe madje për disa produkte më të larta se në vendet e BE-se.

Indeksi i FAO-s llogarit si vendin me koston më të lartë të jetesës Xhamajkën me 7 USD për frymë për person, e ndjekur nga Grenada dhe Suriname me 6.1 USD secila.

Në anën tjetër, Britania e Madhe, ka kostot më të ulëta të dietës ushqimore për person në ditë, sipas fuqisë blerëse me vetëm 2 USD në ditë, e ndjekur nga Irlanda me 2.2 USD.

Përgjithësisht kostot e larta të ditës ushqimore i kanë vende të varfra dhe ato në zhvillim. Në Rajon, pas Shqipërisë kostot më të larta dietës ditore për ushqim i ka Serbia me 4.3 USD për person në ditë, e ndjekur nga Bosnja me 4.1 USD në ditë, Mali i Zi me 3.7 USD në ditë dhe Maqedonia e Veriut me 3.6 USD në ditë.

Në vitin 2022, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, zuri 39,7% në buxhetin familjar, me një rënie prej 1.6 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm, më i larti në Europë.

Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 13%, ndërsa dhe në vendet e tjera të rajonit është më e ulët se në Shqipëri, sipas Eurostat.

Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre t’i çojnë për t’u ushqyer.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime (të matura sipas standardit të fuqisë blerëse), në Shqipëri ishin sa 31% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose asaj që prodhon ekonomia në një vit, në 2022.

Kjo shifër është më e larta në Europë dhe shumë më tepër sesa mesatarja prej 6.3% e PBB-së së Bashkimit Europian.

Pas Shqipërisë, në vend të dytë është Mali i Zi, me 22.7% të PBB-së, e ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina (20.7%), Maqedonia e Veriut (20.6) dhe më e ulëta është në Serbi, me 14.5% të PBB-së (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 83.7% e mesatares së Bashkimit Europian, e treta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë (89.7) dhe malit të Zi (85.8%). Më të lirat në rajon janë çmimet në Maqedoninë e Veriut, me 68.2% e mesatares së BE-së.

Për bukë e drithëra, në Shqipëri shpenzohet 4.3% e PBB-së, nga 1.1% që është mesatarja europiane. I dyti pas nesh është Mali i Zi me 3.4% të PBB-së.

Për qumësht, djathë dhe vezë, shpenzimet janë sërish rekord në 5.1% të PBB-së, nga vetëm 1% që është mesatarja e BE-së.

Familjet shqiptare i blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, ndër më të shtrenjtat në Europë, ndonëse jemi një vend ku bujqësia sjell rreth 20% të ekonomisë./Monitor

The post Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore appeared first on Albeu.com.

Raporti i BSH: Kostot e punës janë rritur me ritme të përshpejtuara në tremujorin e parë të vitit 2023
Kostot e punës për njësi janë rritur me ritme të përshpejtuara në tremujorin e parë të vitit 2023. Sipas analizës së fundit të Bankës së Shqipërisë, rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u shpejtua në 3.9%, krahasuar me nivelin prej 2.3% të tremujorit të mëparshëm.

Efekti nga rritja e pagës ka mbetur mbizotërues ndaj rritjes së produktivitetit, prirje kjo e nisur prej tremujorit të dytë të vitit të kaluar. Rritja vjetore e pagës mesatare në sektorin privat rezultoi 9.5% nga 14.2% një tremujor më parë. Rritja e pagës është mbështetur kryesisht nga sektorët e “Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, “Industrisë” dhe “Administratës publike dhe mbrojtjes”.

Megjithatë, ngadalësimi i normave të rritjes së pagës mesatare lidhet me sektorë me paga relativisht më të larta si ato në aktivitetet e “Pasurive të paluajtshme”, “Informacion dhe komunikacionit” dhe “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit”. Ishin pikërisht këta sektorë ata që nxitën fillimisht rritjen e pagave në ekonomi në gjysmën e dytë të vitit 2021. Ndërkohë, rritja më e dobët e produktivitetit të punës është ndikuar edhe nga ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në tremujorin e parë të vitit.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vëren se kostot e tjera prodhuese janë rritur me ritme të ngadalësuara krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit në tërësi u rritën me 9.4%, nga niveli 21.4% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Çmimet e prodhimit për tregun vendas u rritën me 9.3%, nga niveli 19.4% një tremujor më parë. Rritja e çmimeve të prodhimit në eksport ra në 9.1%, nga 24.2% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Ndërkohë, indeksi i kushtimit në ndërtim u rrit me 5.3%, nga niveli 7% një tremujor më pare.

Ekonomia shqiptare po përballet me mungesë të forcës së punës, që ka nxitur rritje të pagës mesatare me ritme të larta, prej disa tremujorësh radhazi. Rritja e kostove të punës mund të gjenerojë presione të reja inflacioniste dhe të dëmtojë më shumë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, që nuk shquhet për nivele të larta të produktivitetit. Të dhënat krahasuese nga Organizata Ndërkombëtare e Punës tregojnë se Shqipëria ka produktivitetin më të ulët në Rajon dhe ndër më të ulëtit në Evropë, duke lënë pas vetëm Ukrainën dhe Moldavinë. Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vlerësohej në 15.57 dollarë. Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Serbia, me 17.38 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 20.64 dollarë, Bosnje Hercegovina, me 25.3 dollarë dhe Mali i Zi, me 26.14 dollarë.

Banka e Shqipërisë konstaton se këtë vit dobësimi i presioneve të huaja inflacioniste nuk ka arritur të përhapet gjerësisht te komponentët më të qëndrueshëm të inflacionin, për shkak të presioneve të larta nga tregu i punës dhe pagat.

Si rezultat, vlerat e inflacionit total vijojnë të diktohen nga normat e larta dhe mbi objektiv të inflacionit bazë dhe të brendshëm, me një kontribut rreth 81% në formimin e inflacionit total.

The post Raporti i BSH: Kostot e punës janë rritur me ritme të përshpejtuara në tremujorin e parë të vitit 2023 appeared first on Albeu.com.

Dua të jetoj në Shqipëri!
Shqipëria është kthyer në një vend paradoksesh dhe i çudirave të mëdha, me raste, edhe qesharake.

Ti mund të ndërtosh pa leje, por ligji zbatohet joproporcionalisht. Nëse je i pafuqishëm do të ndeshesh me shtetin e pamëshirshëm, që nuk ngurron të përdorë edhe forcën policore.

Nëse je i madh, edhe pse ke ndërtuar kate të tëra e pallate pa leje, shteti do të vihet në dispozicionin tënd, do të kthejë përmbys ligjet e parimet, që paligjshmëria të amnistohet dhe të legalizohet.

Dhe ti, sërish, nuk e ke frikë ligjin (nëse je i madh gjithmonë!), sepse e di që, çfarëdo të ndodhë, shteti do të kujdeset që sërish t’ia hedhësh.

Ti jeton në një vend, ku qeveria mburret që çdo shërbim e ke online, ku kryeministri u bën presion bankave të kopjojnë modelin dhe sistemin e tyre. Por, të dhënat e tua dalin sheshit dhe askush nuk mban përgjegjësi. Shteti bie pre e një sulmi kibernetik, si asnjë vend tjetër në Europë.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha, ende jo të publikuara se sa, që bëhen çdo vit për mirëmbajtjen e sistemit informatik shtetëror, sërish askush nuk mban përgjegjësi apo bën transparencë, se cila është arsyeja që sistemi ishte aq i brishtë ndaj sulmeve të tilla, cili është dëmi real i pësuar, apo qoftë për të kërkur falje për problemet që u janë shkaktuar qytetarëve e bizneseve nga kufizimi i shërbimeve. Për të mos folur pastaj për ironinë, për shtetin që doli në shitje, për vetëm një mijë euro!

Je në vendin e kontrasteve, ku policët bashkiakë nuk ngurrojnë të sekuestrojnë spinaqin e preshin te fshatarët që shesin në rrugë dhe, nga ana tjetër, buxheti vazhdon të paguajë për inceneratorët, që nga hetimet po provohet se janë një nga shpërdorimet më të mëdha në historinë e pas tranzicionit.

Dhe nuk janë të vetmit. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) detajoi, në raportin e fundit, se për periudhën janar – qershor 2022, nga auditimet e kryera, që kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 64 subjekte, duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes dëmi ekonomik, si efekt i parregullsive, si dhe shkeljet e disiplinës financiare, i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 263 milionë euro. Kjo shumë është 5 herë më e lartë sesa fondi i akorduar nga qeveria për mbrojtjen nga kriza!

Ti jeton në një vend, që është ndër të parët në Europë për burime hidrike dhe ka diell në pjesën më të madhe të vitit. Sërish je mjaft i ekspozuar ndaj krizës globale, për shkak të investimeve të pamjaftueshme dhe vonesave në diversifikim. Ti do ta paguash tani energjinë 4.4 herë më shtrenjtë për konsumin mbi 800 kWh në muaj.

Qeveria fshihet pas gishtit, me argumentin se vetëm 4% e familjeve konsumojnë më shumë sesa ky kufi, por nuk pranon të bëjë transparencë se sa është pesha e familjeve që shpenzojnë më shumë sesa kaq në muajt e dimrit, sidomos në zonat urbane. Për më tepër, del një përfaqësues i qeverisë që thotë se shqiptarët paguajnë faturat më të ulëta të energjisë në botë(!?)

Dhe natyrshëm ti thua: Dua dhe unë të shkoj në këtë Shqipërinë, ku paguaj më pak se të gjithë për energji, ku shteti është model zhvillimi i IT, ku drejtësia e reformuar është e barabartë për të gjithë!

Seriozisht, përtej shakasë, dua të jetoj në Shqipëri, por në atë që duhet të jetë në të vërtetë. Dua të jetoj në vendin që i shfrytëzon me zgjuarsi dhe vizion të gjitha potencialet, të cilat ia ka dhënë nëna natyrë.

Në atë Shqipëri, ku qeveria ka si përparësi zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj dhe jo duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve, në koncesione e tendera abuzivë. Aty ku të rinjtë të shohin një shpresë për të ardhmen dhe të mos nxitojnë të ikin sa më parë.

Dhe jo vetëm të rinjtë, por edhe familjet që nuk arrijnë të shohin dritë në të ardhmen. Ne e duam në çdo moment Shqipërinë, me të mirat e të këqijat e saj! Ne nuk duam talljen e një qeverie, që nuk ndihet pjesë e këtij vendi.

Që të kthehet shpresa sa vendi nuk është zbrazur ende, qeveria duhet ta marrë seriozisht popullin e saj dhe anasjelltas, ky i fundit duhet të rrisë presionin mbi institucionet shtetërore.

The post Dua të jetoj në Shqipëri! appeared first on Albeu.com.