Kostandinos Mitsotakis Archives - Albeu.com

“Me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian”, Mitsotakis tregon kushtin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Intervista tradiconale vjetore e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis para dhjetëra gazetarëve pas hapjes së Panairit të 88-të Ndërkombëtar të Selanikut dhe fjalimit të tij për vizionin qeveritar deri në vitin 2027, prodhoi edhe dy lajme për Shqipërinë.

Pas një planifikimi dhe kërkese nga autoritetet lokale prej 19 vitesh më në fund ministria e Transportit dhe ajo e Infrastrukturës kanë aprovuar fillimin e punimeve të aksit rrugor Janinë-Kakavia, kaq i rëndësishëm për lëvizjen e mijëra automjeteve çdo ditë drejt dy vendeve.

Por interesante ishte edhe pyetja që i është drejtuar kryeministrit grek se cilat janë marrëdhëniet e tij tashmë me Edi Ramën, pas burgimit, por edhe lirimit të Fredi Belerit dhe deklaratës së kryeministrit shqiptar se «marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë strategjike”.

Nga ana e tij Kyriakos Mitsotakis është përgjigjur: “Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë , përfshi edhe Shqipërinë. Kaluam një periudhë të vështirë dhe nuk dua të flas me detaje për rastin e Fredi Belerit. Dua të shpreh kënaqësinë time për faktin që ai ishte me ne në Panairin Ndërkombëtar dhe që kjo aventurë krejtësisht e padrejtë dhe e panevojshme që ai kaloi, më në fund mbaroi.

Më lejoni të them edhe një herë se marrëdhëniet, duke parë imazhin e gjerë, pra marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, që ne duam të jenë shumë të mira, kalojnë nga respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke të Shqipërisë.

Çështja e të drejtave pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga axhenda jonë. Ajo po rikthehet dhe ajo që ne do të bëjmë është të sigurojmë, me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht.

Dhe do të thoja se ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë në rrugën e saj europiane”. /tpz

The post “Me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian”, Mitsotakis tregon kushtin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE appeared first on Albeu.com.

Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës
“Qëndrimi i Greqisë sa i përket Kosovës mbetet i pandryshuar”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një vizite në Beograd.

“Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon. Ne po i shikojmë dhe ndjekim me ankth ngjarjet e mujave të fundit”, tha Mitsotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Greqia është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Udhëheqësi grek tha se shteti i tij mbështet Serbinë në rrugën e saj evropiane.

“Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qëllimi ynë strategjik. Është e rëndësishme për Beogradin që të përfitojë nga këto rrethana pozitive në procedurën evropiane. Duke përshpejtuar reformat në shtetin tuaj, ju do t’i afroheni BE-së”, shtoi ai.

Kryeministri grek po ashtu theksoi se ka parë përparim në raportet mes Athinës dhe Beogradit. Sipas Mitsotakis, bashkëpunimi mes Greqisë dhe Serbisë është zgjeruar në sektorin e energjisë dhe Athina mbështet projektet infrastrukturore dhe investimet e BE-së në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ne duhet t’i përdorim fondet evropiane që janë të dedikuara për Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “Serbia dhe Greqia gjithmonë kanë mbështetur integritetin territorial të njëra-tjetrës”.

“Besoj se edhe në të ardhmen do të jetë njëjtë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia “është e vendosur” që të vazhdojë rrugën evropiane dhe falënderojë Greqinë për mbështetjen në këtë drejtim.

Vuçiq tha se me Mitsotakis ka biseduar për energjinë, përkatësisht për naftësjellësit, gazsjellësit, blerjen e gazit, burimet e energjisë së ripërtërishme, por edhe se si kompanitë greke mund të ndihmojnë që Serbia të ndërtojë këto kapacitete.

Ata po ashtu kanë biseduar për infrastrukturën dhe transportin, për modernizmin e rrugës dhe hekurudhës nga Beogradi në Selanik dhe lidhjen e Serbisë me portet greke.

The post Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës appeared first on Albeu.com.

“Nuk do ta lejoj të kalojë në heshtje”, kryeministri grek flet për Fredi Belerin në Bruksel, mesazhi për qeverinë shqiptare
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish për çështjen e Fredi Belerit, gjatë konferencës për shtyp të Samitit të Lartë në Bruksel.

Mitsotakis ka informuar për çështjen e Fredi Belerit homologët e tij në BE, ndërsa ka bërë të qartë se është një çështje që Greqia nuk do lejojë “të kalojë në heshtje”, pasi do të vijojë reagimet derisa të ndryshojë qëndrimi i palës shqiptare.

“Kisha shansin të informojë homologët e mi për sa ndodhin sot në Shqipëri me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin tim, revoltën time për faktin se një kryebashkiak i zgjedhur arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, sipas mendimit tim, me procedura të dyshimta. E konsideroj një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe ndaj përpjekjes së Shqipërisë për përshtatjen me bazën ligjore të BE-së. Parashikoj që kjo çështje do zgjidhet shumë shpejt”, është shprehur Mitsotakis.

Sipas tij, zgjidhja e çështjes do të përbëjë element i vlerësimit grek për integrimin europian të Shqipërisë që siç tha parashikohet të jetë një udhëtim i gjatë.

“Pajtueshmëria me rregullat bazë të shtetit të së drejtës përbën kusht të panegociuedjëm për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes europiane. Dua të besoj se ky mesazh është bërë plotësisht i qartë në Shqipëri”, është shprehur Mitsotakis. Ai paralajmëron se Greqia nuk do ta lërë të kalojë pa reagime, vetëm pak ditë pas triumfit historik në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të Greqisë.

The post “Nuk do ta lejoj të kalojë në heshtje”, kryeministri grek flet për Fredi Belerin në Bruksel, mesazhi për qeverinë shqiptare appeared first on Albeu.com.

Sheshi në qendër të Derviçanit do të marrë emrin e babait të tij, Rama fton Mitsotakis: Në maj sërish këtu të përurojmë bustin
Kryeministri Edi Rama, ka ftuar sërish homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri, për të përuruar sheshin e Dervicanit dhe bustin e ish-kryeministrit grek Konstantinos Mitsotakis, i cili është babai i Kyriakos Mitsotakis.

Konstantinos Mitsotakis vdiq më 29 maj të vitit 2017, ndërsa ishte kryeministri i parë dhe i fundit grek që ka vizituar në Shqipëri minoritetin grek. Rama tha se në përvjetorin e vdekjes së Konstantinos Mitsotakis, do të përurohet edhe busti i tij.

“Do vendosim bustin e të ndjerit këtu në këtë zonë, babait tuaj. Për të merituar ti një bust në të ardhmen duhet të vish 5 herë këtu. Por duhet të fitosh zgjedhjet njëherë që të vish si kryeministër. E dyta, në përvjetorin e të atit ne shpresojmë ta kemi këtu. Na jep fjalën të vish këtu ta inagurojmë, se unë do jem prapë kryeministër, të inagurojmë sheshin dhe vendosjen e bustit.” tha Rama.

The post Sheshi në qendër të Derviçanit do të marrë emrin e babait të tij, Rama fton Mitsotakis: Në maj sërish këtu të përurojmë bustin appeared first on Albeu.com.