kostandinos katcifas Archives - Albeu.com

Grekët nxjerrin dosjen dhe ngrenë pretendimin: Katsifas nuk u vetëvra
Greqia “rikthen” edhe njëherë çështjen e minoritarit Konstantinos Katsifas që vdiq tre vite më parë në Bularat të Gjirokastrës. Pak ditë më parë kjo cështje shkaktoi një zhurmë në Tiranë dhe Athinë, pasi prokuroria e Gjirokastrës kërkoi pushimin e cështjes duke e cilësuar vetëvrasje, por gjykata e ktheu pas dosjes. Por çfarë përmban dosja e prokurorit që arriti në konkluzionin që Konstantinos Katsifas nuk u vra nga efektivët e RENEA-s, por u vetëvra? “Protothema” ka arritur që të sigurojë dosjen dhe shkruan “shihni pikat që “thyhen”, pretendimet e pabaza dhe përpjekja e autoriteteve shqiptare për të paraqitur vdekjen e minoritarit si “vetëvrasje“.

Çfarë pohojnë ekzaminuesit mjekësorë shqiptarë dhe çfarë thotë kolegu i tyre grek që pa trupin e Katsifas? “Dy plagë depërtuese në gjoks u gjetën në trupin e viktimës. Vrimat e hyrjes së predhës janë të vendosura në pjesën e përparme të anës së majtë të gjoksit, ndërsa vrimat e daljes janë në anën e pasme të majtë të gjoksit. Plaga e parë është në mes të gjoksit pak në të majtë, në lartësinë e brinjëve të 5 -të dhe të 6 -të, është pothuajse e rrumbullakët me dimensione 2X2 cm.

Plaga e dytë ndodhet 7 cm në të majtë me përmasa 1X1 cm në formë ovale. Plagët depërtuese u shkaktuan nga më shumë se një goditje nga një armë zjarri. Drejtimi i kalimit të predhave në trup është nga përpara në pjesën e prapme dhe pothuajse horizontale.

U bë një ekzaminim i brendshëm ku u gjetën plagët në zemër dhe lëndime të tjera. Në kuadrin e hetimeve, u krye një ekzaminim mjeko -ligjor shtesë. Drejtimi i kalimit të predhës në trup në lidhje me plagën e vendosur në mes të gjoksit është nga përpara në pjesën e pasme, pak nga poshtë lart dhe pak nga e djathta në të majtë” thuhet në dosje.

Por cfarë mendon eksperti? “Plaga me puqtje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta” shprehet ai në dosje.

or të dhënat e lartpërmendura nuk mund të çojnë në versionin e vetëvrasjes pasi të dhënat kryesore mungojnë” shkruan gazeta greke. Ekzaminuesi mjekësor grek Elias Vougiouklakis, i cili e pa trupin e Katsifas pas ngjarjes ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me vrasje dhe jo me vetëvrasje.

Avokati Konstantinos Giovanopoulos, i cili së bashku me ekzaminuesin mjekësor Vougiouklakis e përshkruan përpjekjen për ta paraqitur vdekjen e tij si vetëvrasje një “tallje”. Ai këmbëngul në qëndrimin e tij fillestar se 35-vjeçari u qëllua nga distanca e afërt me dy goditje të njëpasnjëshme.

Gazeta greke shkruan më tej se RENEA pretendon se kishte formuar një gardh rreth Katsifas, 100-200 m në kodrën që ishte vendosur dhe se ai vazhdoi të qëllonte pavarësisht thirrjeve për dorëzim. “Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, intensiteti i të shtënave nga shtetasi Konstantinos Katsifas u rrit dhe në këto kushte Njësisë Speciale u përgjigj duke përdorur armët e zjarrit si mjetin e fundit për të ndaluar sulmuesin.

Duke përfunduar; Si rezultat i veprimeve të policisë së Njësisë Speciale, ai ndaloi të shtënat dhe veprimet që rrezikuan jetën e policisë dhe u shtri në tokë”. Këtu nuk flitet për vetëvrasje” shkruan më tej media greke.

Në fund, gazeta greke mban një qëndrim të fortë.

“Nga mënyra se si ka marrë çështja, lindin disa pyetje kryesore. Meqenëse vdekja e Katsifs i atribuohet “vetëvrasjes”, pse autoritetet shqiptare;

Nuk folën për “vetëvrasje” menjëherë pas incidentit, por për “ekzekutim”?

Ata nuk lejuan një ekzaminues mjekësor, një ekspert të familjes.

U deshën më shumë se 12 ditë për të dorëzuar trupin tek familja për funeralin.

Ata nuk publikuan material audiovizual nga kamerat e dronit, helikopteri dhe uniformat e RENEA-s.

Ata nuk i dorëzuan një dosje të plotë të çështjes me të gjitha detajet familjes.

Ata nuk paraqitën dëshminë më të vogël të askujt që e pa Katsifas duke drejtuar armën në gjoks dhe duke qëlluar veten.

Ata i bënë presion psikologjik prindërve të Katsifas.

Ata kërkuan shkatërrimin e rrobave të viktimës, të cilat ishin dëshmi” mbyllet artikulli./abcnews.al

The post Grekët nxjerrin dosjen dhe ngrenë pretendimin: Katsifas nuk u vetëvra appeared first on Albeu.com.