kosoven Archives - Albeu.com

Kriza presidenciale çon Kosovën sërish në zgjedhje/ Mazhoraca dhe opozita, akuza e kritika të ndërsjellta
Pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, Kosova shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare, të tretat me radhë vetëm brenda një viti e gjysmë.

Kuvendi i Kosovës, dështoi ta zgjedhë presidenten e vendit pasi partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje edhe pas katër tentimeve të njëanshme vetëm brenda ditës së djeshme, nuk kishte mundësi që të niste një proces votimi të ri për dy kandidatet e tyre Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Partitë opozitare bojkotuan seancën

Partitë politike opozitare bojkotuan seancën e stërzgjatur, duke pamundësuar kështu kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh për ta zgjedhur presidenten e re të Kosovës. Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese thuhet qartë se Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave dhe kuorumin prej dy të tretave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë. Afati prej 35 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese skadoi në mesnatën e 28 prillit, dhe në këtë mënyrë, automatikisht sipas atij vendimi, shpërbëhet Kuvendi, pa nevojën e një dekreti presidencial. Sërish duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më së largu brenda 45 ditësh, që i bie në fillim të qershorit.

Kurti kritikon opozitën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, njëherësh dhe kryetar i Vetëvendosjes, e cila në zgjedhjet e fundit mori 51% të votave, sjelljet bojkotuese të opozitës për çështjen e presidentit i cilësoi “joshtetërore dhe anti-institucionale”, duke i akuzuar ato siç thotë për “bllokim të qëllimshëm të funksionimit të institucioneve”.

“Opozita nuk ka synim tjetër përveç pengimit të qeverisjes, dhe veprimet e saj përbëjnë mosnjohje të rezultatit zgjedhor dhe të vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Bojkotimi i seancave plenare është dëshmi e qartë e kësaj qasjeje bllokuese”, tha Kurti, i cili gjatë ditës së martë mbajti disa konferenca për media.

Opozita kritikon Kurtin dhe Vetëvendosjen

Dy partitë më të mëdha opozitare Partia Demokratike e Kosovës PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, tentimin e parë të Vetëvendosjes kur i hodhi në votim kandidatët e saj, pa kuorumin parlamentar prej 80 deputetësh, e cilësuan siç thonë, “puç kushtetues” dhe “cenim të rendit juridik të vendit”.

“Ndjej keqardhje që Kurti nuk ka arritur as minimalisht të shprehë gatishmëri për një konsensus për një emër që e konsideroj dhe e vlerësoj shumë, ai siç duket nuk e vlerëson. Çka nuk kuptoj, pse po i pengon kaq shumë Vjosa OsmaniKurtit? Ndoshta Kurti nuk don ta zgjedhë, por jam i bindur se populli do ta zgjedhë”, tha kryetari i LDK-së, duke lënë të kuptohej se LDK, ishte që Vjosa Osmani të jetë kandidate e partisë së tij për presidente, të cilën Albin Kurti nuk e mbështeti edhe për një mandat pesëvjeçar.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës, përmes nënkryetares së saj, Vlora Çitaku, tha se Kurti që nga fillimi ka synuar “për të përzgjedhuren/in e tij për pozitën e presidentit”.

“Pra, atë që e kemi thënë nga fillimi, doli e vërtetë: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për President nga opozita. Ai ka kërkuar kundërkandidat për të përzgjedhurin/përzgjedhurën e tij, vetëm sa për ta siguruar kuorumin. Kaq e thjeshtë”, tha Çitaku, duke e akuzuar Kurtin siç thotë në synimin e tij “për t’i kapur tri pozitat më të larta shtetërore, kryeministrin, kryetaren e parlamentit dhe presidentin”.

Jopartiak dhe figurë unifikuese e spektrit politik

Posti i presidentit sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet të jetë jopartiak dhe figurë unifikuese e spektrit politik. Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me partnerët në qeverisje, pakicat jo serbe, ka vetëm 66 vende në Kuvend, nga 120 vende që ka parlamenti i Kosovës.

Pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit si presidente dhe dështimit të Kuvendit që ta zgjedhë presidenten/in e ri, më 4 prill, sipas Kushtetutës, ushtruese e detyrës së presidentes u emërua kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk mund ta ushtrojë këtë post më shumë se gjashtë muaj.

Zonja Haxhiu, pritet që së shpejti të shpallë datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare, të tretat me radhë vetëm brenda një viti e gjysmë./DW

The post Kriza presidenciale çon Kosovën sërish në zgjedhje/ Mazhoraca dhe opozita, akuza e kritika të ndërsjellta appeared first on Albeu.com.

Trajneri i Sllovenisë Kek, vlerëson Kosovën: E meritoi fitoren, ishin më të shpejtë…
Mbrëmjen e djeshme, Kosova shkroi historinë, teksa siguroi pjesëmarrjen e saj në playoffin e Botërorit të vitit 2026.

Dardanët me meritë të plotë mposhtën Slloveninë me rezultatin 2-0, një fitore që vulosi këtë sukses të madh të skuadrës së Franco Foda.

Trajneri i Sllovenisë, Kek, e ka pranuar me shumë sportivitet këtë humbje dhe vlerësoi në maksimum skuadrën e Kosovës.

“Në radhë të parë, ta urojmë kundërshtarin tonë Kosovën, e merituan plotësisht fitoren. Bëmë disa gabime, karton të kuq e pastaj autogol, por ata ishin më të shpejtë, fituan topat e dytë dhe nuk po hynim në lojë-tha trajneri Kek-E ndryshuam formacionin, pastaj kur ke papërgjegjësi, luan jo mirë në këtë nivel, e paguan. Me vetëm 10 lojtarë luajtëm me guxim, por duhet ndoshta të bënim kështu nga fillimi”.

Kek pohoi se skuadra e tij ndryshe nga e një muaji më parë u dominua në fushën e lojës, por edhe në tribuna…

“Nëse e dominuam këtë ndeshje në Prishtinë para një muaji, atëherë sot na dominuan-shtoi trajneri i Sllovenisë-Fituan edhe na rrahën, në aspektin sportiv. Absolutisht na dominuan edhe në tribuna të stadiumit”.

Kosova do të kthehet në fushën e lojës ditën e martë, kur do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve me Zvicrën, një sfidë që do të transmetohet në platformën Digitalb

The post Trajneri i Sllovenisë Kek, vlerëson Kosovën: E meritoi fitoren, ishin më të shpejtë… appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah
Këtë të enjte, përmes një mesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!”, shkruan Kreu i Shtetit, duke kujtuar ditën historike të hyrjes së trupave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO në Kosovë, më 12 qershor 1999.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj, thekson se kjo ndërhyrje ndaloi “masakrat çnjerëzore dhe spastrimin etnik kundër popullsisë civile që po ndodhte në zemër të Evropës”, duke e cilësuar një nga momentet më të rëndësishme të ndërgjegjes ndërkombëtare, për t’i dhënë fund një prej faqeve më të errëta të historisë moderne.

Gjithashtu, Begaj nderoi luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shprehu mirënjohje ndaj aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë që kontribuuan në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, besimplotë në të ardhmen e përbashkët evropiane”, përfundon mesazhin e tij Presidenti Begaj.

The post Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj viziton sot Kosovën, pritet të shpallet qytetar nderi në Gjilan
Këtë të enjte, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj,  do të vizitojë Komunën e Gjilanit, ku do të pritet në takim nga kryetari, Alban Hyseni.

Në axhendën e presidentit, bëhet e ditur se pas takimit me kryetarin Hyseni nga ora 13:20, Begaj do të takohet edhe me shefat e grupeve parlamentare nga ora 13:45.

Gjithashtu, Begaj do të nderohet edhe me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Gjilanit.

Ndërsa nga ora 20:00 deri në orën 21:00, Begaj do të bashkëbisedojë me bashkëbisedoj me personalitete të qytetit të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe artistë.

The post Presidenti Begaj viziton sot Kosovën, pritet të shpallet qytetar nderi në Gjilan appeared first on Albeu.com.

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi avancimin e statusit/ Presidenti Begaj: Urime Kosovë
Në një postim në rrjetin social “X”, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për zgjedhjen e Kosovës si Anëtare e Asociuar në Asamble.

“Urime, Kosovë, për zgjedhjen Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s!”, shkroi Begaj.

Shumica e vendeve kanë votuar pro, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë ku u mor vednimi për Kosovën.

The post Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi avancimin e statusit/ Presidenti Begaj: Urime Kosovë appeared first on Albeu.com.

Gazeta më e madhe greke “njeh” Kosovën dhe analizon faktorin shqiptar: Si po e dobëson Albin Kurti-Ramën përmes Shkupit
Media greke “Kathimerini”, ka analizuar situatën në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku koalicioni VLEN doli para BDI-së së Ali Ahmetit.

“Kathimerini” ndalet te roli i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në zgjedhje, teksa komenton edhe mosmarrëveshjet mes Tiranës zyrtare, Prishtinës dhe Shkupit.

Media greke, analizon marrëdhënien e ftohtë mes Ramës dhe Kurtit, teksa i dyti shfaqi hapur mbështetjen për koalicionin VLEN në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut dhe i pari ishte në krahun e BDI-së.

Vlen të theksohet se “Kathimerini”, e njohur për mbështetjen ndaj Mitsotakis, ka përdorur hartën e Shqipërisë, Kosovës së ndarë nga Serbia dhe Maqedonisë së Veriut, duke njohur kështu nga ana e saj Kosovën si shtet të pavarur, si një paralajmërim ndoshta e një hapi të tillë në të ardhmen edhe nga qeveria greke, raporton Vizionplus.tv.

Analiza e plotë

Një javë pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut , liderët e koalicionit shqiptar VLEN, të cilët janë emëruar si partnerë në qeverinë e VMRO-DPMNE-së në formim , kanë udhëtuar nga Tetova për në Prishtinë, mysafirë të kryeministrit Albin Kurti .

Siç u njoftua, takimi u zhvillua në një “frymë bashkëpunimi të përzemërt” dhe u nënvizua roli stabilizues i faktorit shqiptar në Ballkan.

Në fakt, liderët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, kanë nxituar të marrin nga mentori i tyre Kurti, “vijën” në të cilën do të lëvizin në pazarin e vazhdueshëm me Mickoskin, për formulimin e një agjende mbi bazën e së cilës do të formohet dhe do të drejtohet qeveria.

Dhe duket se Kurti u ka dhënë atyre dritën jeshile për të marrë pjesë në qeverinë e Shkupit, por jo pa kompromis që do t’i shërbejnë aspiratave të tij më të gjera në rajon.

Ndër ato që u ranë dakord ishte tërheqja e Shkupit nga nisma “Ballkani i Hapur” për të cilin Vuçiç, Rama dhe Zaev kishin vendosur bashkërisht, si një alternativë për vonimin e anëtarësimit të vendeve të tyre në BE dhe të cilën Kurti e kishte kundërshtuar, dhe çështja e dytë kryesore ishte hapja e një tuneli nëntokësor Tetovë-Prizren, i cili do t’i afrojë edhe më shumë krahinat ku janë shqiptarët në Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

Por mbi të gjitha, lideri i Kosovës, duke “bekuar” pjesëmarrjen e partive “vëllazërore” në qeveri, edhe pse me të drejta zakonore duhet të ishte BDI-ja më e fortë e Ali Ahmadit në vend të tyre, bëhet përmes “kalit të Trojës” të zhvillimeve të rregullatorit të politikave në Maqedoninë e Veriut.

Në të njëjtën kohë, forcon radikalizimin e elementit shqiptar, marrëdhëniet e të cilit me maqedonasit janë përjetësisht të balancuara në litar, por edhe pozicionin e tij në konfliktin e paepur me Edi Ramën dhe Ali Ahmetin për primaret e lidershipit në popullsinë shqiptare të Ballkanit.

Përplasja shqiptare se kush do të jetë babai kombëtar i gjashtë milionë shqiptarëve, është duke u zhvilluar në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë -Tetovë.

Rama dhe Kurti janë në garë për rolin e “liderit” shqiptar, në një betejë për dominim mbi elementin shqiptar që nuk mund të mos ketë ndikim edhe në zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të paktën në teori, Tirana është qendra metropolitane për shqiptarët e Ballkanit. Por jo për liderin kosovar që vë në dyshim hapur këtë rol, veçanërisht Edi Ramën, me të cilin marrëdhëniet variojnë nga formale nëjomiqësore.

Mosmarrëveshja ka një ndikim në negociatat me Serbinë për Veriun e Kosovës dhe kërcënon të nxisë përçarjen etnike midis shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut.

Rama e cilëson Kurtin si “opozitar profesionist”.

“Po pres ditën kur do të protestojë kundër qeverisë së tij, i vetmi që mund ta rrëzojë Kurtin është Albini”, është shprehur ai.

Rama mbështet fuqishëm negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, duke u rreshtuar me evropianët dhe amerikanët dhe në fakt pikëpamjet e tij konvergojnë në disa pika me ato të Vuçiçit.

Në vend të kësaj, Kurti insiston në vijën e ashpër, duke refuzuar të pranojë planin e Francës dhe BE-së për formimin e “Bashkimit të Komunave Serbe” në veri.

Fakti që Kosova për momentin mbetet jashtë Këshillit të Evropës, ka nxitur tensionin në marrëdhëniet mes dy liderëve.

Rama fajëson Kurtin për “ngrirjen” e rrugës drejt këtij institucioni të rëndësishëm europian, duke e konsideruar përgjithësisht politikën e tij si vetëvrasëse për shqiptarët, teksa Kurti e injoron atë në mënyrë flagrante.

Por, rivaliteti nuk është i fokusuar vetëm në qasjen ndaj çështjes së Kosovës. Pas mosmarrëveshjeve të pjesshme, dy liderët, me Ahmetin të jashtëm, po shikojnë “fronin e kombit”.

Rama, pavarësisht personalitetit të tij kontrovers, duket se e ka bindur Perëndimin se ai është njeriu i tyre, lideri që mund të qetësojë elementin shqiptar dhe ka si aleat Ali Ahmetin.

Rama dhe Ahmeti lëvizin në të njëjtën gjatësi vale duke promovuar moderimin dhe strategjinë e afrimit me elementin sllav.

Në vend të kësaj, Kurti ka investuar në radikalizimin e bashkatdhetarëve të tij në rajon, duke e portretizuar veten si mbrojtës të shqiptarëve “të shtypur nga serbët” në luginën e Preshevës, por edhe të atyre në Maqedoninë e Veriut nga shumica sllavo-maqedonase.

Mirëpo, konflikti ka ikur nga fusha e Kosovës dhe është përhapur si në Tiranë, ku Kurti ka krijuar një “degë” të partisë së tij, e cila madje zbret në zgjedhjet shqiptare, edhe në Maqedoninë e Veriut me kontrollin mbytës të tre prej tyre nga katër partitë shqiptare që pritet t’i bashkohen koalicionit VLEN-VREDI në qeverinë Mickoski. Rama dhe Ahmeti, duke parashikuar ambicie më të gjera lidershipi, akuzojnë Kurtin për ndërhyrje.

Në Shkup, Ali Ahmeti paralajmëroi rrezikun e trazirave etnike, ndërsa Rama në Tiranë e quajti Kurtin “opozitar profesionist”.

“Duket se nuk e ndjen se në Kosovë po i plotësohet dëshira revolucionare dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri”, tha Rama, duke shtuar se nuk ka ndërmend të “ngatërrohet” me partinë e tij as në Kosovë, as në Maqedonia e Veriut.

Në prag të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Kurti shpesh udhëtonte në Tetovë duke mbajtur fjalime në favor të partive shqiptare nën ndikimin e tij, duke shkaktuar shqetësim në Shkup.

The post Gazeta më e madhe greke “njeh” Kosovën dhe analizon faktorin shqiptar: Si po e dobëson Albin Kurti-Ramën përmes Shkupit appeared first on Albeu.com.

ISIS kërcënon Shqipërinë dhe Kosovën: Armiqtë që duhen goditur
Një adoleshent 15-vjeçar që plagosi rëndë një hebre ortodoks më 2 Mars në Zyrih të Zvcrës, u radikalizuar në Tunizi dhe në forumet e internetit, tha policia lokale.

Njëkohësisht edhe rasti i fundit i dy adoleshentëve në Schaffhouse, ka shqetësuar autoritetet e sigurisë në Bernë dhe janë mobilizuar, duke marrë masa paraprake përballë sulmeve të mundshme terroriste që edhe Zvicra mund të jetë në shënjestër, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch.

ISIS kërcënon Shqipërinë dhe Kosovën

Në nje video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, në mesin e 60 flamujve shifet edhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës.

Madje është edhe flamuri i Turqisë krah vendeve të ndryshme të globit, që konsiderohen nga terroristët “armiq të shtetit islamik që duhen goditur”.

Sipas burimeve të Shërbimi Federal të Inteligjencës (SRC) në Bernë, aktualisht në Zvicër janë 41 persona nën hetim. Për dallim nga viti i kaluar, lidhjet me terrorizmin janë dyfishuar.

Gjermania ka rifutur kontrollet kufitare dhe madje dëshiron t’i zgjerojë ato gjatë verës. Disa forca politike zvicerane po kërkojne të njëjtën gjë për Zvicrën.

Në rast të një kërcënimi serioz për rendin publik ose sigurinë e brendshme, Zvicra, si një shtet Schengen, mund të rifusë kontrollet kufitare.

Sa i përket përfshirjes apo lidhjeve të shqiptarëve me terrorizmin qoftë islamik apo ndërkombëtar, për dallim nga vitet e mëparshme viteve e fundit, kjo shifër eshtë në rënie.

Bën përjashtim rasti i fundit në Schaffhouse i një adoleshenti nga Italia, me origjinë kosovare, ndaj të cilit rast policia kantonale po vazhdon hetimet.

The post ISIS kërcënon Shqipërinë dhe Kosovën: Armiqtë që duhen goditur appeared first on Albeu.com.

SHBA paralajmëron Vuçiç: Mos guxoni, Kosovën e mbrojmë ne
Ditën e sotme, ambasadori amerikan në Kosovë Jeffry Hovenier, k siguruar qytetarët e Kosovës “të mos shqetësohen”, pasi një deklaratë e mëhershme e presidentit serb Aleksandër Vuçiçi, po interpretohet atje si kërcënim për pushtim.

Presidenti serb akuzoi Perëndimin, në një manifestim në Beograd për përvjetorin e trazirave të marsit të vitit 2004 në Kosovë, se po “synon poshtërimin e Serbisë dhe ta çojë përpara të preferuarën e saj Kosovën”.

“Nuk ka problem, i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’i ndihmoni ata? Do të mbijetojmë”, tha Vuçiçi.

Ai shtoi më tej se “jemi mjaft të mësuar dhe mjaft të zgjuar dhe të guximshëm, dhe kemi mësuar mjaft, kemi fituar përvojë të mjaftueshme pas gjithë asaj çfarë na keni bërë në 25 vjetët e shkuara, për ta pritur çastin më të mirë të mundshëm dhe për të luftuar për mundësinë tonë. Këtë nuk kemi përse ta fshehim nga askush”.

I menjëhershëm ishte reagimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i kundërshtoi ashpër këto deklarata duke theksuar se “Serbia vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja”.

Ndërkohë, Hovenier i garantoi qytetarët e Kosovës se ka kush ua mbron krahët.

“Mund të them që përkushtimi ynë për sigurinë e Kosovës, garancitë e sigurisë që kanë ofruar Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të forta si kurrë më parë. Ne flemë rehat sa i përket këtij kërcënimi. Mendojmë se NATO-ja është e përgatitur dhe e gatshme dhe mendoj se populli i Kosovës duhet të flejë rehat, sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prani të madhe këtu, që është e gatshme të bëjë gjënë e duhur”, u shpreh Hovenier.

Kosova dhe Serbia kohët e fundit kanë ashpërsuar retorikën ndaj njëra tjetrës dhe për këtë, komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje që të ulë serish në një tavolinë diskutimi, palët në kuadër të dialogut për të zbatuar një marrëveshje për normalizim të raporteve të arritur një vit më parë.

The post SHBA paralajmëron Vuçiç: Mos guxoni, Kosovën e mbrojmë ne appeared first on Albeu.com.

Politika shqiptare uron Kosovën për Pavarësinë! Rama: Gëzuar! Begaj e Nikolla: Jemi krah jush! Basha: Keni sfida, por do ia dilni
Krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e politikës shqiptare kanë uruar Kosovën në këtë ditë të veçantë, teksa feston 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ministri i Jashtëm, Igli Hasani sigurojnë Kosovën se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah saj.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Shqipëria do të vijojë e vendosur angazhimin për të mbështetur Kosovën”, shkruan Begaj.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ndersa, deputeti demokrat, Gazment Bardhi në një postim në Facebook, shkruan se sfidat e Kosovës do zgjidhen me mbështetjen e partnerëve strategjikë.

“16 vjet shtet. Një rrugëtim i ngritur mbi sakrifica. Kosova është krenari e çdo shqiptari dhe burim shprese për triumfin e të drejtës mbi të keqen. Krenar për çdo arritje dhe inkurajues për sfidat që e presin, për të cilat kam bindjen se do të realizohen falë mbështetjes së partnerëve strategjik. Gëzuar për çdo shqiptar”, shkruan Bardhi.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Kosova ka ende sfida përpara, por me mbështetjen e partnerëve do ia dalë me sukses.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! 17 shkurti i vitit 2008 është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi”- shkruan Basha.

The post Politika shqiptare uron Kosovën për Pavarësinë! Rama: Gëzuar! Begaj e Nikolla: Jemi krah jush! Basha: Keni sfida, por do ia dilni appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj uron Kosovën për liberalizimin e vizave: Arritje e merituar, por e vonuar
Ditën e parë të vitit, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e ka nisur me urimin për Kosovën, për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Begaj u shpreh se kjo arritje është e merituar, por e vonuar.

Begaj shpreson se ky hap do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Mesazhi i presidentit Begaj:

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Begaj në Facebook.

The post Presidenti Begaj uron Kosovën për liberalizimin e vizave: Arritje e merituar, por e vonuar appeared first on Albeu.com.