kosova Archives - Albeu.com

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA gjeneruese në Europë
Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria dhe Kosova po shfaqen si ndër vendet më aktive në adoptimin e kësaj teknologjie në rajon dhe më gjerë.

Sipas të dhënave të Anketës Europiane për Kushtet e Punës, publikuar në fund të muajit prill, rreth 12% e punonjësve në Bashkimin Europian përdorin IA gjeneruese në punën e tyre.

Megjithatë, grafiku i publikuar tregon se disa vende jashtë bllokut, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, renditen mbi këtë mesatare, duke u afruar me nivelet e vendeve më të zhvilluara.

Kosova renditet e shtata në Europë, me 20% të punonjësve që përdorin IA gjeneruese, pas Luksemburgut (25%), Zvicrës (24%), Suedisë (21%), Norvegjisë (21%), Belgjikës (20%), Danimarkës po me 20%.

Ndërsa Shqipëria renditet e 11-a, me 18% të punonjësve që raportojnë se e përdorin IA gjeneruese, në nivele të njëjta me Gjermaninë, Austrinë e Finlandës dhe shumë më pak se Holanda (19%).

Në vendet e tjera të rajonit, përdorimi i IA gjeneruese është shumë i ulët, me Maqedoninë e Veriut, Serbinë e Bosnjë Hercegovinën, që renditen në fund të Europës, me vetëm 3% përdorim. Në Mal të Zi treguesi është pak më i lartë, në 10%.

Fqinjët, si Greqia e Italia, ku kanë emigruar pjesa më e madhe e shqiptarëve, e përdorin shumë pak këtë mjet, në vetëm 5%.

IA gjeneruese është një lloj inteligjence artificiale që jo vetëm analizon të dhëna, por krijon përmbajtje të re, si tekste, imazhe, kode apo audio, duke u bazuar në modele që ka mësuar nga të dhëna ekzistuese.

Ndryshe nga sistemet tradicionale të IA-së që fokusohen te parashikimi apo klasifikimi, IA gjeneruese mund të prodhojë materiale të ngjashme me ato të krijuara nga njeriu, duke e bërë të dobishme në fusha si shkrimi, marketingu, programimi dhe dizajni.

Europa

Sipas raportit, që nga viti 2024, përdorimi i mjeteve të IA gjeneruese në punë raportohet nga 12% e punonjësve në BE. Megjithatë, ekzistojnë dallime të dukshme mes shteteve anëtare, me nivele më të larta në Luksemburg, Suedi, Belgjikë dhe Danimarkë, ku të paktën një në pesë punonjës deklaron se përdor IA gjeneruese në punën e tij. Vende të tjera, si Greqia, Italia, Portugalia dhe Rumania, kanë nivele shumë më të ulëta, në 5% ose më pak.

Mjetet e IA gjeneruese përdoren më shumë nga burrat sesa nga gratë dhe nga punonjësit më të rinj në krahasim me ata më të moshuar. Të rinjtë shpesh kanë një njohje më të madhe me teknologjitë e reja, përfshirë IA gjeneruese, për shkak se janë rritur në një mjedis dixhital.

Ndërsa ka gjithnjë e më shumë prova se IA gjeneruese mund të rrisë ndjeshëm produktivitetin në profesionet me bazë njohurish, ajo mund të kontribuojë edhe në rritjen e monotonisë në punë, për shembull duke gjeneruar volume të mëdha përmbajtjeje që kërkojnë kontroll dhe rishikim të vazhdueshëm.

Megjithatë, një analizë paraprake e të dhënave të anketës së punës sugjeron të kundërtën: përdorimi i IA gjeneruese lidhet me një nivel më të ulët të detyrave monotone dhe me një probabilitet më të lartë që punonjësit të vlerësojnë vetë cilësinë e punës së tyre.

Ky model mund të lidhet me faktin se IA gjeneruese përdoret më shumë në profesione si menaxherët dhe profesionistët, të cilët zakonisht kanë nivele më të larta arsimimi dhe më shumë autonomi në punë. Të dhënat e Eurobarometrit të fundit tregojnë gjithashtu se të rinjtë (15–24 vjeç) kanë një perceptim më pozitiv për teknologjitë në vendin e punës, përfshirë IA-në, krahasuar me grupmoshat më të mëdha.

Ky trend, thekson raporti nxjerr në pah një ndarje dixhitale sipas brezave, ku punonjësit më të moshuar mund të përballen me vështirësi në adoptimin dhe integrimin e këtyre teknologjive në punën e tyre. Një diferencë sipas nivelit arsimor vërehet gjithashtu në përdorimin e IA gjeneruese, ashtu si edhe në përdorimin e teknologjive të tjera të përfshira në anketë.

Anketa

Anketa Europiane për Kushtet e Punës 2024, e publikuar në prill të këtij viti ofron një panoramë të plotë të cilësisë së punës në Europë, duke analizuar karakteristikat e fuqisë punëtore, vendet e punës, cilësinë e punës dhe cilësinë e jetës në punë.

Anketa është një instrument i rëndësishëm për politikëbërësit, pasi nxjerr në pah rolin e cilësisë së punës në arritjen e një rritjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Europë.

Gjetjet e anketës bazohen në 36,644 intervista ballë për ballë, të zhvilluara në 35 vende. Çdo intervistë zgjati rreth 45 minuta, duke ofruar një pasqyrë unike mbi gjendjen e punës në Europë.

Kjo anketë është zhvilluar në mënyrë të rregullt që nga viti 1990, duke ofruar një seri të krahasueshme të të dhënave për kushtet e punës në Europë në intervale pesëvjeçare./Monitor

The post Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA gjeneruese në Europë appeared first on Albeu.com.

REL: Më shumë gjasa për president në Kosovë apo për zgjedhje?
Gjasat ekzistojnë, por ato janë të kufizuara.

Kështu i komentojnë mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës përfaqësuesit e shoqërisë civile – Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol dhe Emir Abrashi nga Demokraci Plus.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, zhvilloi këtë javë një takim me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe paralajmëroi bisedime edhe me udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurti dhe Abdixhiku deklaruan pas takimit se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, por thanë se do t’i vazhdojnë bisedimet për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Zyrën e kryeministrit Kurti për të pyetur se çfarë pritjesh ka nga këto bisedime dhe nëse zgjidhja politike është në horizont, por nuk mori përgjigje.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se kreu i kësaj partie më të madhe opozitare, Bedri Hamza, do t’i përgjigjet ftesës së Kurtit kur të specifikohet propozimi, përkatësisht kur të jetë e qartë se çfarë do të diskutohet.

“Ky konkretizim do të na ndihmonte që ne ta shqyrtonim atë në organet tona më të larta, për shembull në Këshillin Drejtues të PDK-së, dhe pastaj, pas shqyrtimit, të dalim me përgjigje konkrete”, thotë Abdullahu.

Kurti duhet të sigurojë mbështetjen më të gjerë të anëtarëve të Kuvendit të Kosovës deri më 28 prill – afat i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Mandati i presidentes Vjosa Osmani skadoi më 4 prill dhe pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes e mori kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës.

Çfarë thonë shifrat?

Sipas Kushtetutës së Kosovës, kandidati për president duhet të sigurojë dy të tretat e votave në Kuvendin me 120 deputetë – pra të paktën 80 vota.

Nëse në dy rundet e para asnjë kandidat nuk i merr votat e nevojshme, në rundin e tretë mjafton shumica e thjeshtë – prej së paku 61 votash – me kusht që në sallë të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ka 57 mandate dhe e ka formuar Qeverinë me mbështetjen e nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Partia Demokratike e Kosovës ka 22 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.

Kurti ka thënë më herët se synon të sigurojë më shumë se 80 vota, në mënyrë që zgjedhja e presidentit të jetë e garantuar.

Cilat janë gjasat për marrëveshje?

Demolli thotë se të gjitha partitë politike kanë shprehur dëshirë për t’i shmangur zgjedhjet e reja dhe se takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ka lënë hapësirë për vazhdimin e negociatave.

Megjithatë, ajo nënvizon se për arritjen e një konsensusi, duhet të plotësohen disa kushte: Lëvizja Vetëvendosje të pranojë një kandidat jopartiak, PDK-ja ose AAK-ja të mos i bojkotojnë seancat dhe të sigurojnë kuorumin, ndërsa LDK-ja me 15 deputetët e saj të luajë rolin e “urës” mes palëve.

“Gjasat që këto tri kushte të përmbushen brenda tri javësh, janë të vogla, por jo të pamundura, sidomos nëse ka presion të jashtëm, veçanërisht nga partnerët ndërkombëtarë si BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara”, thotë Demolli.

Abrashi vlerëson se nuk ka pasur negociata serioze me PDK-në dhe AAK-në, ndërsa bisedimet me LDK-në nuk kanë sjellë rezultate konkrete.

“Nëse kjo situatë vazhdon, ka shumë gjasa që afati të skadojë pa zgjidhje, dhe më pas të pasojë një tjetër manovër politike me zhvendosje të përgjegjësisë tek opozita”, thotë Abrashi.

Ai shton se Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në Kuvend, duhet ta lehtësojë arritjen e konsensusit.

“Kjo mund të nënkuptojë pranimin e disa kërkesave të opozitës për të shmangur zgjedhjet e parakohshme”, thotë Abrashi, duke shtuar se dështimi mund të tregojë mungesë vullneti real për zgjidhje ose përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi postin e presidentit.

Kush mund të jetë kandidat kompromisi?

Abrashi vlerëson se një figurë jopolitike mund të sigurojë konsensus, pasi presidenti, sipas Kushtetutës, përcaktohet si “simbol i unitetit kombëtar”.

Në këtë kontekst, ai shton se nevojitet një kandidat që garanton neutralitet institucional, stabilitet dhe besueshmëri.

“Duke pasur parasysh polarizimin e thellë, është e vështirë të imagjinohet që dikush nga elita ekzistuese politike, mund ta kryejë në mënyrë efektive këtë funksion. Rruga më reale është të zgjidhet një figurë me reputacion dhe jopartiake”, thotë Abrashi.

Më 5 mars, Lëvizja Vetëvendosje emëroi Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun për pozitën e presidentit, por procesi nuk u përfundua për shkak të mungesës së kuorumit.

Një ditë më vonë, ish-presidentja Osmani nxori një dekret për shpërndarjen e Kuvendit, por Gjykata Kushtetuese e anuloi atë me arsyetimin se nuk kishte efekt ligjor.

A po abuzohet me procesin e zgjedhjes së presidentit?

Demolli vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të paraqitet si parti konstruktive, por shton se në praktikë nuk ka përparim të mjaftueshëm drejt një zgjidhjeje.

Sipas saj, edhe opozita shpesh ka përdorur obstruksionin, duke e bërë bojkotimin e seancave pothuajse reagim rutinor – gjë që ka dëmtuar edhe kulturën parlamentare.

“Në fund, kemi dy palë që pretendojnë se duan stabilitet, por secila e sheh atë përmes dominimit të vet. Kjo do të thotë se nuk është më vetëm një krizë kushtetuese, por një krizë me qëllim të përbashkët politik”, thotë Demolli.

Abrashi vlerëson se opozita është duke treguar gatishmëri për dialog, ndërsa qasja e Kurtit dhe Vetëvendosjes është më pak fleksibile.

“Pritet që opozita të mbështesë kandidatin e pushtetit, gjë që nuk është e qëndrueshme në një sistem parlamentar që kërkon bashkëpunim”, shpjegon ai.

Ai shton se Kurti, më herët, ka pasur mundësi për një marrëveshje më të gjerë, përfshirë rizgjedhjen e Vjosa Osmanit, por se kjo nuk ka ndodhur.

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha më 7 prill se është e gatshme të ndihmojë në procesin e zgjedhjes së presidentit./REL

The post REL: Më shumë gjasa për president në Kosovë apo për zgjedhje? appeared first on Albeu.com.

Parregullsi në matien e energjisë elektrike, Kosova paralajmëron gjoba për kompanitë përgjegjëse
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka paralajmëruar gjoba ndaj Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), si pronare dhe shfrytëzuese e njehsorëve elektrikë, pasi gjeti parregullsi në disa prej tyre.

MINTI tha se është bërë verifikimi i parë i njehsorëve, pas themelimit të komisionit ad hoc për verifikim, dhe është vërtetuar se njehsorët kanë qenë me afat të skaduar të vlefshmërisë, ka pasur devijime me orë dhe ditë, por “matja e energjisë elektrike kanë rezultuar të jetë në rregull dhe pa ndikim në saktësinë e konsumit të regjistruar”.

Verifikimi laboratorik u bë në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, që funksionon në kuadër të MINTI-t.

“Me të marrë raportin e gjetjeve, MINTI do të kërkojë zyrtarisht nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për marrjen e masave konform devijimeve të konstatuara”, tha MINTI.

Ndërkaq, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut – që po ashtu funksionon në kuadër të MINTI-t – “do të shqiptojë gjoba ndëshkimore ndaj KEDS-it, si pronar dhe shfrytëzues i njehsorëve, për çdo gjetje që lidhet me afatin e skaduar të vlefshmërisë së njehsorëve”, u tha në njoftim.

MINTI tha se verifikimet e njehsorëve do të vazhdojnë, teksa komisioni ad hoc veçse ka tërhequr njehsorë elektrikë me orë tarifore të pasaktë.

Ora që shfaqet në njehsorët elektrikë të konsumatorëve në Kosovë është me rëndësi, pasi çmimi i rrymës është i ndryshëm, varësisht se kur shpenzohet.

Në Kosovë ekziston tarifa e lartë gjatë ditës, dhe tarifa e ulët gjatë natës. Kjo e fundit, në dimër aplikohet në periudhën kohore 22:00 – 07:00, ndërsa verës gjatë orëve 23:00 – 08:00.

Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (këh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag.

Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.

Shqetësimet për devijime në njehsorë fillimisht u ngritën nga subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe media lokale, Nacionale, që publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre – rreth 2 mijë mostra në total – për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.

LDK-ja pretendon se qytetarët janë dëmtuar nga “një skemë e madhe mashtrimi”, meqë ata mund të kenë besuar se e kanë shpenzuar energjinë në orët kur zbatohet tarifa e ulët, por me dallimet në kohë ata kanë shpenzuar shumë më tepër.

Ndërkaq, KEDS-i gjatë një konference për media më 1 prill tha se mospërputhjet janë çështje teknike dhe jo manipulim. Sipas kompanisë për shpërndarjen e energjisë, nëse kalimi në tarifë është bërë me disa minuta vonesë, atëherë edhe ka përfunduar më vonë – por, në rast të identifikimit të pasaktësive jashtë normave të lejuara, “qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit”.

ZRRE, ndërkaq, është zotuar se do të marrë masa në rast të konstatimit të gabimeve në funksionimin e njehsorëve elektrikë.

Debati për parregullsitë në njehsorë elektrikë vjen në kohën kur ZRRE-ja pritet që më 1 maj të shpallë tarifat e reja, që vlejnë deri më 31 mars. Shpallja e tyre ishte paraparë të bëhej më 1 prill, por u shty.

Disa operatorë energjetikë kanë kërkuar rritje të tarifave prej 20 për qind, por ende nuk është marrë ndonjë vendim./REL

The post Parregullsi në matien e energjisë elektrike, Kosova paralajmëron gjoba për kompanitë përgjegjëse appeared first on Albeu.com.

Kosova humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit në Botërorin 2026
Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia në finalen e play off-it të Botërorit.

Sfida e luajtur në “Fadil Vokrri” dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në Top Channel dhe DigitAlb dhuroi emocione, spektakël, por në fund, nuk ishin shqiptarët ata që gëzuan.

Turqit ishin ata që u shfaqën më kërkues, por pas 20 minutash, “dardanët” u zgjuan.

Në minutën e 29’ Asllani provoi me një predhë nga distanca, me topin që u devijua nga portieri Çakir.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 53’, kur Akturkoglu ishte në kohën dhe vendin e duhur për ta shtyrë topin drejt rrjetës.

“Dardanët” provuan sërish të gjenin golin e barazimit, por pa arritur të depërtonin mbrojtjen turke.

Kështu Kosova largohet me kokën lart nga këto play off-e, me pengun e një Botërori që ishte më afër se kurrë.

The post Kosova humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit në Botërorin 2026 appeared first on Albeu.com.

Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus
Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur në finalet e play-offit evropian për kualifikim në Kupën e Botës.

Kjo gjë ka bërë që mediat më prestigjioze në botë, po shkruajnë për mundësinë që vendi ynë, mund të shkruajë histori.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”.

Reuters e ka përshkruar rritjen graduale të ekipit të Kosovës dhe arritjen e saj në finale të play-offit, dhe shkrimi është përcjellë nga shumë mediume ndërkombëtare.

Mediumi britanik The Guardian ka shkruar se “çdo gjë është e mundur për Kosovën”.

BBC në një artikull ka shkruar “Kosova në eufori ndërsa ëndërron historinë e Kupës së Botës”.

Ndërkohë, për mediumin spanjoll AS, autori Alex Torres titullon: “Ndeshja që Fadil Vokrri duhej ta shihte”. Torres thekson se sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa ish-presidentin e federatës, legjendën Fadil Vokrrin, dhe ndan përvojën e tij personale me të, planet dhe synimet e tij.

“Nesër Kosova përballet me Turqinë, me dijeninë që fitorja i siguron një vend në Kupën e Botës. Do të luajë në stadiumin që mban emrin e Fadil Vokrrit. Është trishtueshme që ai nuk do të jetë aty për ta parë, por kujtimi i tij do të mbetet i gjallë tek spektatorët. Asgjë nuk do të ishte e mundur pa të”, shkruan artikulli i AS.

Revista gjermane Kicker ka raportuar për bonusin që Qeveria e Kosovës ka premtuar në rast të kualifikimit, 1 milion euro për fitore në finale, me mundësinë për më shumë shpërblime.

Mediumi italian, Corriere dello Sport, shkruan se Kosova është një tjetër “përrallë ballkanike”, një përzierje rrënjësh, largimesh, rikthimesh dhe fëmijësh të shpërndarë në gjithë Evropën. Ata janë ndalur te yjet e Kosovës që luajnë në Itali, apo kanë luajtur në të shkuarën.

Ndërkohë, mediumet kryesore turke kanë dërguar ekipet e tyre të gazetarëve në Kosovë, duke ndjekur çdo hap të përfaqësueses turke, por edhe të Kosovës.

Ndeshja pritet të ndiqet me shumë interes, jo vetëm në Turqi, por edhe në shumë vende të tjera të botës.

The post Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Edona Llalloshi i kushton këngë Kombëtares së Kosovës në ditën e saj historike
Edona Llalloshi i kushton këngë Kombëtares së Kosovës në ditën e saj historike

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të madhe dhe më të rëndësishme në histori të saj.

I madh e i vogël po flet dhe po mendon për lojën me Turqinë, në finalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

E Dardanëve ua ka kushtuar një këngë edhe këngëtarja e njohur kosovare, Edona Llalloshi, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo e ka publikuar sot në fakt këngën “Zemra e Dardanisë”, kushtuar djelmoshave të artë të Kosovës, të cilët sonte mund ta shkruajnë historinë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.

Kjo këngë është motivuese për lojtarët dardanë, por sjell emocion edhe për tifozët, të cilët janë nën ethe para lojës së sontme, e cila do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

Në rast të fitores, Kosova do ta sigurojë kualifikimin e parë dhe historik në Kupën e Botës.

The post VIDEO/ Edona Llalloshi i kushton këngë Kombëtares së Kosovës në ditën e saj historike appeared first on Albeu.com.

Nata e historisë në Prishtinë/ Asllani dhe Muriç: Për Kosovën, gati të lëmë “zemrën” në fushë
Kosova do të luajë të martën ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, përballë Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Finalja e “play-off”- it për kualifikimin në Botërorin 2026, nis në orën 20:45 dhe pritet të jetë një sfidë vendimtare për “Dardanët”.

Pas fitores së madhe në Bratislavë ndaj Sllovakisë, atmosfera në kampin kosovar është shumë pozitive. Sulmuesi Fisnik Asllani thekson se skuadra ka fituar vetëbesim dhe është gati për këtë përballje historike.

“Atmosfera është shumë e mirë në ekip. Fitorja na ka dhënë vetëbesim dhe ndaj Turqisë shpresojmë të bëjmë një ndeshje të madhe. Do t’i kemi tifozët pranë dhe synojmë fitoren për të shkuar në Botëror”, u shpreh ai për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Asllani shton se favoritët vendosen vetëm në fushë: “Nuk ka rëndësi kush cilësohet favorit. Edhe Sllovakia dhe Suedia ishin të tilla. Ne do të bëjmë punën tonë dhe do të japim maksimumin, pastaj flet rezultati”.

Ai pret një atmosferë elektrizuese në tribuna: “Presim mbështetje të madhe nga tifozët. Ne do ta lëmë zemrën në fushë dhe bashkë me ta mund ta fitojmë këtë ndeshje”.

PORTIERI ARO MURIÇ Në prag të kësaj sfide vendimtare, edhe portieri Arijanet Muriç ka shprehur besimin maksimal te skuadra.

“Jemi gati dhe besoj se do të jetë një natë e bukur në Prishtinë. Do të japim gjithçka për të fituar. Deri në fund asgjë nuk përfundon dhe tani gjithçka është në dorën tonë. E kemi merituar të jemi këtu dhe do të japim maksimumin për fitoren”, deklaroi ai.

Gardiani i portës nuk harroi të falënderojë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme: “Mbështetja e tifozëve ka qenë e jashtëzakonshme. Kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe jemi mirënjohës. Shpresojmë t’i bëjmë krenarë duke dhënë maksimumin në fushë”.

Kosova është vetëm një hap larg historisë dhe e gjithë vëmendja është te përballja e madhe e së martës, ku “Dardanët” synojnë të shkruajnë kapitullin më të artë të futbollit të tyre. Amir Rrahmani, ka qenë mungesa kryesore e Kosovës në ndeshjen ndaj Sllovakisë, por edhe për finalen e “play off”-it kundër Turqisë.

The post Nata e historisë në Prishtinë/ Asllani dhe Muriç: Për Kosovën, gati të lëmë “zemrën” në fushë appeared first on Albeu.com.

Shifër e jashtëzakonshme dhe rekord, Kosova luan për miliona euro ndaj Turqisë
Kosova do të presë Turqinë të martën, më 31 mars prej orës 20:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për finalen e “play off” në rrugën drejt Botërorit.

FIFA jep 9 milionë euro ose ndryshe mbi 10 milionë dollarë, për çdo përfaqësuese që merr pjesë në Botërorin 2026. Federata e Futbollit të Kosovës asnjëherë nuk ka fituar një shifër të tillë, që mund të investohet në futbollin vendës dhe jo vetëm.

Avantazhi i Kosovës është se ndaj Turqisë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për këtë mbështetja e tifozëve do të luajë po ashtu një rol të rëndësishëm.

The post Shifër e jashtëzakonshme dhe rekord, Kosova luan për miliona euro ndaj Turqisë appeared first on Albeu.com.

Dy autorët e golave në Sllovaki “ndezin” ëndrrën e Kosovës, Hoxha dhe Asllani premtojnë “zjarr” edhe ndaj Turqisë
Përfaqësuesja e Kosovës dhuroi një nga ndeshjet më spektakolare të viteve të fundit, duke triumfuar 4-3 ndaj Sllovakisë në transfertë dhe duke siguruar finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Një përballje e çmendur, me ritëm të lartë, përmbysje dhe emocione pa fund, që konfirmon rritjen e madhe të “Dardanëve” në arenën ndërkombëtare.

Golat për Kosovën u realizuan nga Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi, por protagonizmi kryesor ishte pikërisht te dy autorët e parë, të cilët jo vetëm shënuan, por edhe dhanë mesazhe të forta për sfidën vendimtare ndaj Turqisë.

Sulmuesi i Hofenheimit, Asllani, pas ndeshjes u shpreh i lumtur për golin e tij, por theksoi se më e rëndësishmja ishte fitorja: “Besoj që të gjithë golat kanë qenë shumë të rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që shënova sërish, por më e rëndësishmja është që fituam. Besoj që do ta ‘kallim’ stadiumin në ndeshjen e radhës. Do të jetë një përballje shumë e vështirë, si të gjitha deri tani, por ne do të japim maksimumin dhe në fund do të shohim rezultatin. Shanset janë aty, sepse ndeshjet me kombëtaret nuk janë të lehta për askënd”.

VELDIN HOXHA- Nga ana tjetër, mesfushori Hoxha, i cili hapi serinë e golave në Bratislavë, e cilësoi këtë si një natë të veçantë për Kosovën: “Është një natë shumë e veçantë për ne. Jemi të lumtur që bëmë një hap më afër Botërorit. Kemi edhe një ndeshje përpara dhe mezi e presim. Është ndjenjë e jashtëzakonshme të shënosh për vendin tënd. Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën dhe shpresoj ta vazhdoj edhe në të ardhmen”.

Hoxha, që zëvendësoi të dëmtuarin Leon Avdullahu, foli edhe për sfidën vendimtare ndaj Turqisë: “Turqia është një ekip shumë i mirë, por është vetëm një ndeshje dhe detajet do ta vendosin. Ne jemi gati dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur në Botëror”.

Kosova tashmë është vetëm një hap larg historisë dhe me lojtarë në formë si Hoxha dhe Asllani, ëndrra për një kualifikim historik në Kupën e Botës, duket më e gjallë se kurrë. Finalja e madhe kundër Turqisë, ku varet edhe fati i Kosovës për në Botëror, do të luhet të martën, 31 mars, ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

The post Dy autorët e golave në Sllovaki “ndezin” ëndrrën e Kosovës, Hoxha dhe Asllani premtojnë “zjarr” edhe ndaj Turqisë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Unë jam shqipe nga Kosova”, kështu festojnë Dardanët fitores ndaj Sllovakisë në dhomat e zhveshjes!
Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll duke mposhtuar Sllovakinë, ndërkohë futbollistët kanë festuar duke kënduar ne dhomat e zhveshjes në Bratisllavë.

Shikoni më poshtë videon nga festa e Dardanëve të cilët këndojnë “Unë jam shqipe nga Kosova”, transmeton Albeu.com.

The post VIDEO/ “Unë jam shqipe nga Kosova”, kështu festojnë Dardanët fitores ndaj Sllovakisë në dhomat e zhveshjes! appeared first on Albeu.com.