kosova serbia Archives - Albeu.com

DW: Cili është problemi tani me Marrëveshjen e Ohrit?
Siç theksoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “për Serbinë as nuk shtrohet për diskutim pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara, OKB dhe se për këtë ka njoftuar francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët dhe të gjithë e dinë këtë”. Aleksandar Vuçiq tha se “dy shtete po e shtyjnë fuqishëm këtë iniciativë”, por nuk specifikoi, se për cilat shtete bëhet fjalë.

Dyert e mbyllura të BE-së?

Disa diplomatë perëndimorë theksojnë, se Serbia po ia mbyll vetes derën e anëtarësimit në BE duke kundërshtuar që Marrëveshja e Ohrit të jetë pjesë e kapitullit 35, e për këtë çështje është deklaruar edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban. Orban tha se “nëse Marrëveshja e Ohrit përfshihet në kornizën e negociatave, pavarësisht kundërshtimit të Serbisë, Beogradi gjithmonë mund të mbështetet tek Budapesti”.

Në këto deklarata u vu re po ashtu se për këtë çështje mbizotëron përshtypja e urgjencës, sepse nuk ka përparim në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo urgjencë shpjegohet me nevojën për zgjidhjen e disa gjërave para zgjedhjeve të ardhshme për Parlamenti Evropian në qershor 2024.

Normalizimi i marrëdhënieve = njohja e Kosovës

Problemi kryesor kur është fjala për këtë temë është se Aleksandar Vuçiq sillet sikur të mos e kishte nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit, thotë për DW, Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane.

“Nëse zyrtarisht Kosova bëhet pjesë e kapitullit 35, atëherë është e qartë se në të ardhmen do të negociohet modaliteti i njohjes së Kosovës nga Serbia. Nëse bëhet pjesë e kornizës së negociatave, kjo do të thotë po ashtu se pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën po kërkojnë nga Serbia ta njohë atë. Kjo do të thotë gjithashtu se nëse në fillim të negociatave me BE-në nuk ishte e qartë se çfarë do të thotë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mendoj se tani, dhjetë vjet më vonë, është kristal e qartë”, thekson Beshiri.

Linja e kuqe

Në Beograd konstestohet para së gjithash formulimi se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, thekson Igor Novakoviq nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri. “Mendoj se presidenti Vuçiq posaçërisht theksoi se bëhet fjalë për hyrjen e mundshme të Kosovës në OKB, pra në institucionet si UNESCO, për shkak të çështjes së trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë. Nëse i kujtojmë vijat e kuqe, në momentin kur u arritën të dyja marrëveshjet, nga përfaqësuesit e Serbisë u theksua qartë se vija e kuqe ishte hyrja e Kosovës në OKB, kështu që qëndrimi i Serbisë nuk është shumë i ri”, tha Novakoviq për DW.

Naim Leo Beshiri thekson se “çdo vit që Serbia humbet me një propozim specifik, çon në një propozim edhe më të keq për vendin. Çdo propozim i ri që ka ardhur në tryezë ka qenë më i keq për Serbinë”, thotë Beshiri dhe shton se deklaratat e presidentit të Serbisë “se si futja e Marrëveshjes së Ohrit në procesin e negociatave do të thotë se BE-ja nuk dëshiron që ne të vazhdojmë këto negociata, ëshët deklaratë bombastike dhe antievropiane”.

“Kjo vazhdon deri në momentin kur ai të përballet me faktet, e këto fakte dëshmojnë se gati 80 për qind e ekonomisë serbe varet nga BE-ja. Sundimi i Vuçiqit nuk ekziston pa mbështetjen financiare të BE-së. Kjo është një përpjekje për të trembur disa liderë evropianë që ai mund t’i drejtohet Pekinit ose Moskës, por ky bllof nuk funksionon, sepse është e qartë për të gjithë se nuk mund ta ridrejtoni ekonominë tuaj në ndonjë treg tjetër përveç atij që ju rrethon, vlerëson drejtori i Institutit për Çështje Evropiane.

Igor Novakoviq beson se “pranimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia”, dhe shton se “nëse kjo ndodh realisht, përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit mund të komplikojë integrimin evropian të Serbisë, por tani pyetja është se a do të arrihet marrëveshje për këtë brenda vetë Bashkimin Evropian”.

Kundër BE-së

Duhet të theksojmë gjithashtu se integrimi evropian i Serbisë nuk ekziston, thekson Naim Leo Beshiri dhe shton se “kështu ka qenë në pesë vitet e fundit dhe se nuk ka ndryshim të dukshëm në reformat e Serbisë në rrugën drejt BE-së.” Në 11 vitet e fundit, Aleksandar Vuçiq ka treguar se nuk dëshiron të bëjë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit, sepse kjo do të nënkuptonte prerjen e degës në të cilën janë ulur ai dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Megjithatë, mbështetja për BE-në në Serbi është ende rreth 50 për qind, pavarësisht fushatës së pamatur të elitës në pushtet kundër BE-së, Perëndimit dhe kundër reformave sociale në Serbi”, përfundon drejtori i Institutit për Çështje Evropiane. /DW

The post DW: Cili është problemi tani me Marrëveshjen e Ohrit? appeared first on Albeu.com.

Rama paralajmëron vizitë në Prishtinë: Krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e normalizimit të dialogut Kosovë-Serbi
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën “X” ka reaguar për draft-statutin e ASMM-së që është pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune, duke thënë se është draft i BE-së.

Rama shprehet se nuk mund të ishte me krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e normalizimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shprehet se mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes Themelore do të vijojë.

Rama gjithashtu ka paralajmëruar për një vizitë në Prishtinë.

Postimi i Ramës:

Nuk mund të jem më krenare për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë në vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovësdhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së.

Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time.

The post Rama paralajmëron vizitë në Prishtinë: Krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e normalizimit të dialogut Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

Baba Anujka, gjyshja famëkeqe serbe që vrau rreth 150 njerëz
History of Yesterday

Përktheu: AlbEu.com

A mund ta mendonit që një gjyshe e kaq e lezetshme mund të vriste një bletë, e lëre më 150 njerëz? Ajo u arrestua dy herë, duke i shpëtuar shumicës së akuzave për mungesë provash dhe besohet se ka vrarë mbi 150 njerëz.

Vrasësja më e frikshme në Europë ishte një gjyshe nga Serbia, e njohur si Baba Anujka.

Njerëzit nga vendet e largëta shkuan te Anujka për trajtime mjekësore. Asaj i pëlqente të mburrej se trajtimet e saj nuk dështuan kurrë dhe se edhe ilaçet e saj bliheshin edhe nga aristokratët.

Ajo që është e domosdoshme të përmendet është se ajo ofroi edhe një shërbim shumë të veçantë. Për një shumë të majme, gjyshja Anujka përgatiti edhe kurën për të “larguar” një person që ishte bërë i bezdisshëm.

Viktimat e saj ishin gjithmonë burra që u larguan nga kjo botë  pa u vënë re disa ditë pas marrjes së ilaçit që ishte në fakt helm.

Çdo vrasës serial ka një arsye

Baba Anujka, e quajtur Ana Draxin, lindi në Rumani diku në vitin 1837 si e bija e një tregtari bagëtish, por që në fëmijëri, familja e saj jetonte në Petrovasâla, në Banat, një vend në Serbi.

Në moshën 20-vjeçare ajo u sëmur nga një ushtar austriak me sifiliz, duke e detyruar atë të qëndronte në izolim për disa kohë, ku studioi mjekësinë tradicionale. Me këmbënguljen e të atit, ajo u martua me një pronar toke 20-vjeçar, me të cilin lindi 11 fëmijë (10 prej të cilëve nuk jetuan deri në moshën madhore).

Pas vdekjes së burrit të saj, ajo hapi një laborator dhe filloi të përgatiste ilaçet e saj, raporton AlbEu.com.

Kura më e njohur e gjyshes Anujka ishte një kombinim i arsenikut, merkurit dhe farave etnobotanike, të cilat sipas saj zgjidhën të gjitha shqetësimet e klientit – materiale apo martesore.

Ajo gjithmonë i pyeste pacientët e saj se sa serioz ishte problemi që duhej zgjidhur: me këtë, ajo iu referua peshës së atij që do të vritej, në mënyrë që të mund të rregullonte dozën e përbërësve.

Ajo u premtoi klientëve se “shqetësimet” e tyre do të zhdukeshin për 8 ditë dhe kërkoi 5000 dinarë për një shishe të ilaçit mrekullibërës. Nuk dihet saktësisht se sa njerëz ka vrarë gjyshja Anujka. Shumë herë familjet që i kërkuan ndihmën e saj refuzuan autopsinë në mënyrë që të mos kuptohej se bëhej fjalë për helmim.

Ajo ia doli të lirohej herën e parë që u arrestua në vitin 1914, por nuk pati të njëjtin fat 14 vite më vonë, kur, për herë të parë, autoritetet mund të provonin përfshirjen e saj në vdekjen e një burri.

Gabimi ishte se në atë rast pijen nuk e kishte bërë vetë gjyshja Anujka por një infermiere. Duke qenë se kura nuk ishte aq e fortë, viktima arriti të fliste me një mjek përpara vdekjes.

“Nuk kam parë kurrë helm në jetën time. Kam përgatitur vetëm ilaçe, por ato ishin krejtësisht të padëmshme”, tha Baba Anujka në gjykatë.

Një grua që pranoi se kishte paguar 5000 dinarë për ilaçin çudibërës dëshmoi para gjykatës. Baba Anujka në moshën 92-vjeçare është ngritur dhe e ka goditur dëshmitaren me shuplakë.

Një bujë e madhe u krijua rreth procesit, me gazetat nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara që prisnin për të gjitha detajet. Baba Anujka u dënua me 15 vite burg, por nuk e kreu dënimin e plotë, duke u falur në vitin 1936 në moshën 100-vjeçare.

/albeu.com

The post Baba Anujka, gjyshja famëkeqe serbe që vrau rreth 150 njerëz appeared first on Albeu.com.

Zbardhen pikat e kornizës së diskutimeve për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Ndërkohë që Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të arritur në pikën finale, njohjen e ndërsjellë, pak është thënë në publik se për çfarë është diskutuar dhe po diskutohet konkretisht. Herë pas here është folur për çështje të shkëputura, por deri më tani, publiku nuk ka parë një kornizë të negociatave.

Abcnews.al sjell për herë të parë një dokument kornizë të këtyre negociatave i cili përmban elementet e “kornizës së përgjithshme të marrëveshjes juridikisht të detyrueshme ndërkombëtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.” Në dokument flitet për parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe bazuar në njohjen e ndërsjellë (normalizimin) dhe kontekstin ndërkombëtar. Flitet gjithashtu për “angazhime specifike dhe garanci të ndërsjella shtesë për shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë”, zbatimin e plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe Dispozitat përfundimtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, veçanërisht pas vizitës së të dërguarve francezë dhe gjermanë, është diskutuar edhe në takimin e paparashikuar dhe “urgjent” të kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë.

Burime të Abcnews.al thonë se dokumenti i fundit që iu është dhënë politikanëve kryesorë në Kosovë dhe Serbi, përmban të paktën dy pika të ndjeshme, për të cilat duket e vështire të ketë marrëveshje. Bëhet fjalë për kufijtë dhe mënyrën sesi do t’iu referohet atyre në dokument.

Është folur për formate të ndryshme të dokumentit përfundimtar të marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe sesi do të trajtohej kjo çështje, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për propozimet e bëra. Një nga modelet e diskutueshme që ka të bëjë me kufijtë dhe pasojat që ka mungesa e demarkimit të qartë dhe përfundimtar të tyre, është ai i Izraelit.

Shteti i Izraelit u pranua në Kombet e Bashkuara (OKB) si anëtari i tij i 59-të më 11 maj 1949, por më shumë se 70 vjet pasi shpalli shtetësinë, kufijtë e tij ende nuk janë zgjidhur plotësisht. Udhëheqja hebraike në Palestinë shpalli krijimin e Shtetit të Izraelit më 14 maj 1948, në momentin kur mandati britanik përfundoi, por pa shpallur kufijtë e tij.

Të nesërmen Izraeli u pushtua nga pesë ushtri arabe, duke shënuar fillimin e Luftës së Pavarësisë së Izraelit. Luftimet përfunduan në vitin 1949 me një sërë armëpushimesh, duke prodhuar linja armëpushimi përgjatë kufijve të Izraelit me shtetet fqinje dhe duke krijuar kufijtë e asaj që u bë e njohur si Rripi i Gazës, Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor. Shtetet arabe përreth refuzuan të njohin Izraelin, që do të thotë se kufijtë e tij mbetën të pacaktuar.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në kufij të përcaktuar qartë, madje edhe në flamurin e saj, dhe është njohur nga më shumë se 100 vende. Kufiri I saj më I ndjeshëm mbetet ai verior ku kufitarët e Kosovës në njërën anë kanë përballë Serbinë dhe në anën tjetër, serbët e veriut, që përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë në pjesën veriore./abcnews.al

The post Zbardhen pikat e kornizës së diskutimeve për marrëveshjen Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

Rama poston foto me liderët e rajonit nga samiti i “Ballkanit të Hapur”, mungon Kosova
Ditën e nesërme pritet të mbahet samiti i rradhës i “Open Balkan” i organizuar në Ohër. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto, teksa shfaqet në krah të Aleksandër Vuçiç dhe kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija. Të pranishëm gjithashtu janë edhe 2 kryeministrat malazez dhe maqedonas.

“Ohër, Samiti i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama përkrah fotos./albeu.com

The post Rama poston foto me liderët e rajonit nga samiti i “Ballkanit të Hapur”, mungon Kosova appeared first on Albeu.com.