Kosov Archives - Albeu.com

Trajneri i Kosovës: Edhe pse me mungesa, në Rumani shkojmë për fitore
Para ndeshjes së Kosovës me Rumaninë, Franco Foda ka thënë se do të jenë të detyruar që të bëjnë disa ndryshime në formacion për shkak të dëmtimeve.

“Duke pasur parasysh mungesat që kemi do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime qoftë taktike, qoftë të mënyrës së si do t’i qasemi ndaj kundërshtarit, pasi kjo është e kuptueshme për shkak të mungesave që kemi”, ka thënë fillimisht trajneri i Dardanëve. “Ndërsa sa i për ketë aspektit se a jemi këtu për të fituar, natyrisht se do të futemi në fushë për t’i marrë pikët e plota”.

“Është e rëndësishme që të paraqitemi mirë edhe si skuadër, të jemi më agresive, të jemi në zotërim të topit, kur nuk e kemi, të tentojmë ta kemi sa më shpejt”. “Kemi 90 minuta për të arritur fitoren, nuk do të thotë që në sekondat e parë do të synojmë të marrin fitoren”.

“Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, ka shtuar më tej Foda. Takimi mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet të premten e 15 nëntorit në ora 20:45.

The post Trajneri i Kosovës: Edhe pse me mungesa, në Rumani shkojmë për fitore appeared first on Albeu.com.

Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, shtetet e QUINT-it reagojnë pas kërkesës së qeverisë së Kosovës
Shtetet e QUINT-it kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e Manastirit të Deçanit.

Sipas QUINT-it, kërkesa ndaj kësaj agjencie që të regjistrojë 24 hektarët tokë në emër të Manastirit të Deçanit “paraqet hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve kosovare në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike”.

“Siç kemi deklaruar në maj të vitit të kaluar në përvjetorin e vendimit të Gjykata Kushtetuese, zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, u tha në deklaratën e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që të transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Ai tha se zbatimi i vendimit të Kushtetueses do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Megjithatë, Kurti sërish shprehu qëndrimin e tij se nuk i pëlqen vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar “të çuditshëm” he të padrejtë”, por theksoi se nuk ka mjete ligjore e juridike për të anuluar vendimin e kësaj gjykate.

Vendimi i Kurtit është kritikuar nga zyrtarët lokalë në Deçan dhe një shoqatë e historianëve në këtë komunë, që e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të padrejtë.

QUINT për një kohë të gjatë i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me 24 hektarët tokë të Manastirit të Deçanit.

Më herët, këtë muaj, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Qeveria e Kosovës priste që pushteti lokal në Deçan – komunë në pjesën perëndimore të vendit – ta zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Komuna e Deçanit, e cila gjatë gjithë këtyre viteve e kundërshtoi zbatimin e këtij vendimi, ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

Kjo komunë udhëhiqet nga zyrtarë të partisë opozitare të Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./REL

The post Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, shtetet e QUINT-it reagojnë pas kërkesës së qeverisë së Kosovës appeared first on Albeu.com.

Njohu pasaportat, Spanja e prerë: Nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës!
Ndonëse Spanja njohu zyrtarisht pasaportën e Kosovës, kjo nuk do të thotë se ky shtet ka njohur pavarësinë e shtetit më të ri në Ballkan.

Ky fakt u bë i ditur për Radion Evropa e Lirë (REL) nga Elena Aljarilla Cortezon, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme spanjolle. “Të gjitha shtetet e [Zonës] Schengen që nuk e njohin [Kosovën] e kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme kosovare. Kjo, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton, njohje të Kosovës”, tha ajo.

Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

Por, vetëm më 5 janar u bë e qartë se ata do të mundë ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Komisionit Evropian, se Spanja njeh tashmë pasaportën e zakonshme kosovare.

Cortezon theksoi për REL-in se Spanja e mbështet dhe do të vazhdojë ta mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë, “si një mënyrë e zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe kërkon ta kufizojë ndikimin e saj tek qytetarët”.

Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.

Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Kosovë. Vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportës e kanë përshëndetur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, si dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen. Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen. Kjo pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që disa shtete vazhdimisht kishin shprehur rezerva.

The post Njohu pasaportat, Spanja e prerë: Nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës! appeared first on Albeu.com.

Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën në Kosovë, dalin pamjet nga aksidenti tragjik
Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kosovë rreth mesnatës.

Ngjarja ndodhi në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Prizrenit. Tre persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

IndeksOnline bën të ditur se viktima të këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare.

Po sipas të njëjtave burime, shoferi i cili i ka përplasur viktimat është Arlind Syla, familjar i Lordit.

Siç raportojnë mediat në Kosovës, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po ndiqte nga afër garën dhe ka kapur momentin e tmerrshëm që për tre të tjerë ishte fatal./albeu.com

The post Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën në Kosovë, dalin pamjet nga aksidenti tragjik appeared first on Albeu.com.

Kryeministrja serbe për Radojiçiçin: Do t’i hetojmë të gjitha rrethanat
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat, në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, teksa ka folur për politikanin dhe biznesmenin Millan Radoiçiç, i cili e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e këtyre sulmeve.

“Ky është shtet ligjor dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, për t’i hetuar të gjitha rrethanat dhe për të vepruar siç parashihet”, ka thënë Bërnabiq për Televizionin serb Prva.

Ajo ka theksuar se, “nuk e arsyeton” vrasjen e askujt, dhe as vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, mirëpo ka thënë se serbët në Kosovë janë duke vuajtur nga presioni i vazhdueshëm nga autoritetet e Prishtinës, prandaj ka qenë “çështje ditësh, çështje minutash”, deri tek incidenti.

Bërnabiq, megjithatë, nuk ka përmendur dëshmi për presionin e pretenduar.

Ajo ka vlerësuar se autoritetet në Serbi duhet “të mbledhin dëshmi dhe ta mbrojnë të vërtetën absolute”, para takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 18 tetor.

Sipas agjendës së Këshillit të Sigurimit, në raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, do të vlerësohet edhe puna e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiç, është marrë në pyetje më 3 tetor, katër ditë pasi e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Ai është liruar nga mbajtja më 4 tetor.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit.

Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut nga arratisja.

Radoiçiçi akuzohet në Serbi për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

Radoiçiqi e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.

Me vendimin e 4 tetorit, Radoiçiçit i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

Kosova e ka bërë fajtore Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilin e ka konsideruar “akt terrorist”.

Serbia e ka hedhur poshtë një gjë të tillë./rel

The post Kryeministrja serbe për Radojiçiçin: Do t’i hetojmë të gjitha rrethanat appeared first on Albeu.com.

Kurti: Nuk ka garanci për themelimin e Asociacionit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka pasur garanci për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në mënyrë që të hiqen barrikadat në veri.

“Nuk ka garanci të tilla nga Qeveria e Kosovës. Asociacioni i komunave u bë asociacion i barrikadave. Ata i donë komunat që t’i bëjnë si barrikada. Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, duan që t’i bëjnë 10 komuna bashkë”, tha ai për agjencinë e lajmeve kosovapress.

Pas 19 ditësh bllokimi të rrugëve, grupet e serbëve nga veriu i Kosovës i hoqën barrikadat dje, të cilat ishin ngritur pas arrestimit të njërit prej ish-policëve serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Kjo erdhi pas lirimit të Pantiqit, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, të cilit masa e paraburgimit iu ndryshua në arrest shtëpiak.

Themelimi i Asociacionit ishte kushti tjetër i serbëve lokalë për heqjen e barrikadave.

Një ditë para heqjes së barrikadave, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se kanë marrë garancitë “më të forta ndonjëherë” nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për tërheqjen e serbëve nga barrikadat e ngritura në veri të Kosovës.

Kur u pyet për kthimin e serbëve të dorëhequr në institucionet e Kosovës, ai tha se “mund të bëhet aplikim i ri, jo kthim”.

Në nëntor, qindra serbë në veri të Kosovës u larguan nga Policia e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe institucionet lokale e qendrore.

Dorëheqjet u dhanë në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me rirregjistrimin e makinave me targa serbe, në ato RKS – Republika e Kosovës.

Ai tha gjithashtu se në janar do të ketë nisma të reja për takimet në kuadër të dialogut në Bruksel.

“Po është e pritshme që në janar do të ketë nisma të reja për të përgatitur takimet e reja në Bruksel”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që në gjysmën e parë të muajit janar në Beograd të vijnë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do të insistojnë në nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë pres që burra të mëdhenj dhe gra të mëdha nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Ne po përballemi me një kohë të vështirë për Kosovën dhe Metohinë, por do të luftojmë”, tha ai./REL

The post Kurti: Nuk ka garanci për themelimin e Asociacionit appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, regjistrohen gjashtë parti politike, Lista Serbe bojkoton procesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë gjashtë subjekte politike, të cilat kanë paraqitur aplikimet e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të cilat do të mbahen me 18 dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, më 25 nëntor, ka njoftuar se ka periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të vendit, e cila kishte nisur më 15 dhjetor, ka përfunduar të premten, më 25 nëntor.

“Iniciativa qytetare Mitrovica ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për cerifikim për zgjedhjet e katër komunave… Partia e Serbëve të Kosovës (Partia Kosovskih Srba) ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Leposaviqit. Është një kandidat i pavarur. Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për certifikim në zgjedhjet për kryetarët e katër komunave. Iniciativa qytetare “Mbijetesa Serbe” (Srpski Opstanak) ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka njoftuar Elezi.

Elezi ka shtuar se pas pranimit të aplikacioneve, KQZ-ja do t’u drejtohet institucioneve përkatëse kompetente të vendit për të verifikuar kandidatët nëse ata janë në përputhje me Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme. Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimtë subjekteve politike dhe kandidatëve do të zhvillohet deri më 28 nëntor.

Në aplikimin për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës, nuk ka marrë pjesë Lista Serbe. Deri më 5 nëntor, kryetarët e këtyre katër komunave i takoni këtij subjekti politik, të cilët dhanë dorëheqje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më pas shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave të veriut të vendit, për datën 18 dhjetor.

Lista Serbe dha dorëheqje nga të gjitha institucionet në komunat veriore të Kosovës, Dorëheqje dhanë edhe 10 deputetët e saj në Kuvendin e Kosovës, që kishin ulëset e garantuara. Por, ata u zëvendësuan më 17 nëntor nga nëntë të tjerë nga lista zgjedhore e po këtij subjekti politik, si dhe një nga lista zgjedhore e Iniciativës qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Dorëheqje gjithashtu kanë dhënë edhe pjesëtarët e komunitetit serb në Policinë e Kosovës në katër komunat e veriut të vendit dhe në gjyqësor.

Dorëheqjet pasuan pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin verior, Nenad Gjuriq, për shkak se ai kishte kundërshtuar të zbatonte masat e Qeverisë së Kosovës për targa serbe. Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale në targa RKS (Republika e Kosovës) më 1 nëntor, i cili u kundërshtua nga serbët e veriut të Kosovës dhe Beogradi zyrtar. Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

The post Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, regjistrohen gjashtë parti politike, Lista Serbe bojkoton procesin appeared first on Albeu.com.

Bërnabiç e pakënaqur nga BE: Po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shprehu pakënaqësi që Bashkimi Evropian, siç tha ajo, toleron veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe nuk e detyron atë që të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, që janë arritur vite më parë.

Pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt më 3 nëntor, Bërnabiq u tha gazetarëve se ka pasur një bisedë të ndarë me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Me dy zyrtarët e BE-së, Bërnabiq tha se ka biseduar për çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

“Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura sa i përket targave, ato të vitit 2011 dhe 2016, por edhe atë të shtatorit të vitit 2021, dhe njëanshëm ka hequr nga përdorimi targat me status neutral [KS]. Ata thonë se pajtohen që targat KS duhet të ekzistojnë, por shtojnë se nuk mund të bëjnë asgjë për këtë temë, dhe kjo për mua është shkatërruese”, tha Bërnabiq.

Bërnabiq tha se gjatë një dreke pune, “kërkova nga përfaqësuesit e BE-së që të kuptojnë” se besueshmëria e bllokut evropian po vihet në pikëpyetje, për shkak se BE-ja, sipas saj, nuk po mund të sigurojë zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit të arritura që nga viti 2013.

“BE-ja toleron Kurtin kur ai thotë se nuk do të zbatojë marrëveshjet e Brukselit. Në anën tjetër, ata na bëjnë presion ne që të nënshkruajmë marrëveshje të tjera, marrëveshjen finale. U thash atyre se BE-ja është garantuese e marrëveshjeve të Brukselit dhe ata duhet t’i zbatojnë ato, dhe më pas mund të vazhdojmë bisedimet. I pyeta se si mund të flasim për marrëveshje të tjera kur ata nuk mund të garantojnë zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizim të raporteve të vitit 2013”, shtoi ajo.

Bërnabiq tha se gjatë qëndrimit në Berlin bisedoi edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, “për shumë gjëra”, por jo për propozimin franko-gjerman.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë një konference për media, më 3 nëntor konfirmoi se ka një propozim të Berlinit dhe Parisit, për Kosovën dhe Serbinë, që mediat kanë raportuar se synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

“Sa u përket Kosovës dhe Serbisë, atje duhet të gjendet një mirëkuptim. Ne dhe Qeveria franceze jemi duke u munduar që ta bëjmë të arritshme, të realizueshme dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi një proces ku të dy qeveritë do të ecin përpara dhe do të arrijnë një marrëveshje”, tha Scholz.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të japë detaje mbi planin franko-gjerman, duke insistuar se “është respekt ndaj ndërmjetësit të ruhet konfidencialiteti i bisedimeve konkrete”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 8 tetor, tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se propozimi nuk parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia, por parasheh njohjen e Kosovës nga pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë bërë këtë – Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Faktori ndërkombëtar po inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të intensifikojnë bisedimet nën ndërmjetësimin e BE-së, që kanë për synim normalizimin e plotë të raporteve.

Përderisa Kosova synon që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshinte edhe njohjen reciproke, Serbia kërkon një “zgjidhje kompromisi”, pa saktësuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. REL

The post Bërnabiç e pakënaqur nga BE: Po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet appeared first on Albeu.com.

Rama bën thirrje në KiE: Rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë
Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e KiE ku ka qenë i ftuar edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij ai përmendi disa çështje por në fund ai bëri një thirrje të fundit: “Rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë”.

Edi Rama: Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e rezolutës për akuzat e paprovuara kundër anëtarëve të UÇK-së. Kjo nuk është për hir të Kosovës apo për Shqipërinë, është për nderin tuaj, bota është mjaftueshëm keq, duhen luftëtarë që të luftojnë për to. Por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim, e gjitha ka të bëjë me besimin./albeu.com

The post Rama bën thirrje në KiE: Rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në VetëVendosje, Albin Kurti pritet të shpallë kandidaturën për drejtimin e saj
Kyreministri i Kosovës Albin Kurti pritet të shpallë sot zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Lëvizjes VetëVendosje, të cilat do të zhvillohen sot në orën 18:00.

Lajmin e ka konfirmuar vetë parita e cila me anë të një njoftimi në Facebook informon se Kurti do të prezantojë programin e tij 4-vjeçar të drejtimit të partisë.

“Gjithashtu, do të shpalosen edhe platformat e dy organeve të reja të Lëvizjes tonë, ajo e Grave për VETËVENDOSJE!, të cilën pritet ta drejtojë Albulena Haxhiu, dhe ajo e Rinisë për VETËVENDOSJE!, të cilën pritet ta drejtojë Behar Jashari.”-thuhet në njoftim.

The post Zgjedhjet në VetëVendosje, Albin Kurti pritet të shpallë kandidaturën për drejtimin e saj appeared first on Albeu.com.