korruspion Archives - Albeu.com

Morën ryshfet pas aksidentit me pesë të plagosur, SPAK dërgon për gjykim tre punonjësit e Policisë Rrugore/ Si u bë “pagesa” nga biznesmeni për lirinë e të shoqes
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas për korrupsion aktiv dhe pasiv.

Bëhet fjalë për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka, ish-shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, biznesmenin Ergest Vrioni dhe Bledi Belba.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 16 prill 2025, pas një aksidenti rrugor që ka ndodhur në orën 07:30, në Tiranë, janë përfshirë dy mjete, njëri i drejtuar nga shtetasja, Anisa Vrioni dhe tjetri nga shtetasi Andri Koçi. Personat që ndodheshin në mjetin e drejtuar nga ky i fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Shtetasja Anisa Vrioni është shoqëruar në orën 10:00 në Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, duke u lënë e lirë në orën 13:00. Pas kësaj, ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Veprimet hetimore në lidhje me këtë rast janë kryer nga oficeri i policisë gjyqësore Edison Tabaku, i cili sipas hetimeve nga SPAK, kishte njohje të hershme me bashkëshortin e Anisës, të pandehurin Ergest Vrioni.

Mësohet se oficerii policisë gjyqësore Edison Tabaku, ka kërkuar dhe ka marrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga Ergest Vrioni shumën e parave prej dyqind mijë lekësh, në bashkëpunim me dy eprorët e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku, të cilët e kanë kërkuar dhe marrë këtë shumë parash, me qëllim mosarrestimin e shtetases Anisa Vrioni.

Ndërkohë, Bledi Belba sipas hetimeve, ka ndërhyrë tek Roven Zeka dhe e ka ndihmuar Ergestin me shumën prej 1000 eurosh, për t’ia kaluar efektivëve, me qëllimin për të mos arrestuar bashkëshorten e tij.

Akuzat ndaj tyre:

Roven Zeka, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë; Sokol Novaku, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë; Edison Tabaku, Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, akuzohen  për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Ergest Vrioni dhe Bledi Belba akuzohen për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i SPAK

SPAK dërgon për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas për korrupsion aktiv dhe pasiv

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.91/1 të vitit 2023, në ngarkim të pesë të pandehurve, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të organeve të drejtësisë, të parashikuara nga nenet 319, 319/ç dhe 25 të Kodit Penal.

Të pandehurit

Roven Zeka, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.

Sokol Novaku, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë Rrugore, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.

Edison Tabaku, Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal.

Ergest Vrioni, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.

Bledi Belba, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal.

Rrethanat e faktit

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 16 prill 2025, pas një aksidenti rrugor që ka ndodhur në në orën 07:30, në Tiranë, janë përfshirë dy mjete, njëri i drejtuar nga shtetasja, Anisa Vrioni dhe tjetri nga shtetasi Andri Koçi. Personat që ndodheshin në mjetin e drejtuar nga ky i fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Shtetasja Anisa Vrioni është shoqëruar në orën 10:00 në Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, duke u lënë e lirë në orën 13:00. Pas kësaj, ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Veprimet hetimore në lidhje me këtë rast janë kryer nga i pandehuri Edison Tabaku, i cili kishte njohje të hershme me bashkëshortin e Anisës, të pandehurin Ergest Vrioni.

I pandehuri Edison Tabaku, ka kërkuar dhe ka marrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga i pandehuri, Ergest Vrioni shumën e parave prej dyqind mijë lekësh. I pandehuri Edison Tabaku në kërkimin dhe marrjen e kësaj shumë ka vepruar  në bashkëpunim me dy eprorët e tij, të pandehurit Roven Zeka dhe Sokol Novaku, të cilët e kanë kërkuar dhe marrë këtë shumë parash, me qëllim mosarrestimin e shtetases Anisa Vrioni. Bledi Belba ka ndërhyrë tek Roven Zeka dhe e ka ndihmuar Ergestin me shumën prej 1000 eurosh, për t’ia kaluar të pandehurve, me qëllimin për të mos arrestuar bashkëshorten e tij.

The post Morën ryshfet pas aksidentit me pesë të plagosur, SPAK dërgon për gjykim tre punonjësit e Policisë Rrugore/ Si u bë “pagesa” nga biznesmeni për lirinë e të shoqes appeared first on Albeu.com.

Skandali i korrupsionit në Parlamentin Europian, pezullohet nga detyra eurodeputetja greke
Pas skandalit të zbuluar në Bruksel, nënkryetarja e Parlamentit Europian, Eva Kaili është pezulluar nga detyra. Mbrëmjen e sotme kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, i dërgoi një letër eurodeputetes greke ku i njoftonte se po e largonte nga detyra në vazhdën e hetimeve.

Vendimi i saj ka efekt të menjëhershëm.

“Në dritën e hetimeve gjyqësore në vazhdim, kam vendosur të pezulloj me efekt të menjëhershëm të gjitha kompetencat dhe detyrat që ju kam caktuar në cilësinë tuaj si Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian”, thotë ajo.

Η @EP_President Ρομπέρτα Μέτσολα με απόφαση της, που μόλις μας κοινοποιήθηκε, αναστέλλει-με άμεση εφαρμογή-όλες τις αρμοδιότητες που είχε αναθέσει στην Αντιπρόεδρο του @Europarl_EN Εύα #Καιλη. Επισπεύδονται οι διαδικασίες για την οριστική καθαίρεση της από το Προεδρείο του ΕΚ.

— Dim. Papadimoulis (@papadimoulis) December 10, 2022

Siç tha eurodeputeti dhe nënkryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimoulis, procedurat për largimin përfundimtar të saj nga Byroja e PE-së janë duke u përshpejtuar.

Për largimin e Eva Kailit, Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet me shumicë 60% dhe 2/3 e seancës plenare duhet të miratojë vendimin.

The post Skandali i korrupsionit në Parlamentin Europian, pezullohet nga detyra eurodeputetja greke appeared first on Albeu.com.

Prokuroria Speciale nis hetime ndaj ministrave të Kurtit, dyshohen për afera korruptive
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me pretendimet se ministrat e Qeverisë Kurti kanë keqpërdorur 1.1 milionë euro të buxhetit të shtetit.

“Prokuroria Speciale ka njoftuar se kanë nisur hetimet lidhur me pretendimet për afera korruptive në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

Dje Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një dokument, duke thënë se dy ministrat e Qeverisë Kurti – Donika Gërvalla dhe Fitim Damka – janë të pëfshirë në një aferë korruptive.

Sipas PDK-së, kjo aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, ka mundësuar keqpërdorimin e rreth 1.1 milionë eurove të taksapaguesve të Kosovës.

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Përveç Gërvallës e Damkës, dje në media është përfolur edhe për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës të udhëhequr nga Liburn Aliu./GazetaExpress

The post Prokuroria Speciale nis hetime ndaj ministrave të Kurtit, dyshohen për afera korruptive appeared first on Albeu.com.

Kjo është drejtoresha e Agjencisë së Pronave që qeveria e çoi në SPAK
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se pas një hetimi të gjatë të njësisë anti-korrupsion çoi në SPAK zyrtaren më të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi. Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronës u kallëzua nga Ulsi Manja në SPAK, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe konflikt interesi.

Gjithashtu Manja çoi në SPAK edhe drejtorin e kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, pasi sipas tij rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës.

Tani, u shpreh ai “është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve.

Unë nuk i druhem asnjë lloj presioni, pasi krijimi i kësaj strukture ishte vullnet i qeverisë shqiptare. Njësia Antikorrupsion në veprim. Kjo është goditja më e rëndësishme deri tani e Njësisë Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë” tha ai.

The post Kjo është drejtoresha e Agjencisë së Pronave që qeveria e çoi në SPAK appeared first on Albeu.com.