korrupsioni ne shqiperi Archives - Albeu.com

Sondazhi/ Korrupsioni, problem serioz në Shqipëri! Qytetarët besojnë se SPAK mund ta bëjë punën pa ndikime politike
Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi të martën një sondazh kombëtar mbi Shqipërinë, ku qytetarët shprehin një besim të lartë tek SPAK-u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për sondazhin e realizuar nga qendra stusimore IDRA, u pyetën afro 1 mijë e 800 qytetarë mbi 18 vjeç në të gjithë territorin.

Afro 86 për qind e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz. Ndërsa 69 për qind e tyre pohojnë se kanë besim që SPAK-u mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike.

Ata pohuan se korrupsioni më i përhapur në bashkitë e tyre është vjedhja ose keqmenaxhimi i qëllimshëm i fondeve, veprimet për interes vetjak, rryshfetet, klientelizmi në kurriz të meritokracisë dhe mosndëshkimi i keqbërësve.

“Është inkurajuese të shohësh që shumica e popullit shqiptar mbështesin përpjekjet anti-korrupsion, që po bëhen në vend. E ardhmja e Shqipërisë bazohet në suksesin e luftës kundër korrupsionit, i cili po sfidon veçanërisht klimën politike të polarizuar skajshëm në vend”, tha Paul McCarthy, drejtori i IRI-i për Europën në deklaratën për shtypin.

Në sondazhin e publikuar nga IRI, pjesa dërrmuese e të anketuarve (63 për qind) renditin si problemet më të rëndësishme në bashkinë e tyre ekonominë, kostot e jetesës (çmimet e larta) dhe papunësinë (40 për qind e tyre), si dhe më tej korrupsionin dhe migracionin.

Pjesa më e madhe e tyre (mbi 60 për qind) pohuan se këto shqetësime kryesore do të ishin përcaktuese në votën e tyre për këshill bashkiak, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Afro 60 për qind e të anketuarve pohuan se vendi po qeveriset në funksion të interesave të grupeve të caktuara, ndërsa 38 për qind thanë se qeverisja u shërben interesave të shumicës së qytetarëve.

Afro 53 për qind e tyre u shprehën pesimist mbi pyetjen nëse brezi i të rinjve të sotëm ka një të ardhme në Shqipëri, ndërsa 43 për qind shprehen optimist për të ardhmen.

Megjithatë, rreth 58 për qind e të anketuarve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe 39 për qind se ai po shkon në drejtimin e gabuar.

Rreth 67 për qind e të anketuarve janë shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë, pjesa tjetër janë mosbesues dhe më frikë nga e ardhmja.

Rreth 54 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e bashkive dhe kryebashkiakëve përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, ndërsa afro 44 për qind ishin të pakënaqur.

Ata shprehen edhe për komunikimin e pakët që kanë me pushtetin vendor pas zgjedhjeve si me bashkiakët, këshilltarët dhe administratën bashkiake.

Afro 90 për qind e të anketuarve mendojnë se këshilltarët socialistë dhe opozitarë duhet të komunikojnë më shumë me qytetarët, por janë të ndarë në dysh në perceptimin nëse këshillat kanë më shumë apo më pak pushtet krahasuar me kryebashkiakët.

Në sondazh, 87 për qind e të anketuarve mendojnë se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit duhet të kenë mundësinë që të votojnë në Shqipëri

Rreth 60 për qind e të anketuarve pohojnë interesimin e tyre të lartë për lajmet, kryesisht nga televizioni dhe mediat sociale, ndërsa më të besueshme për ta janë televizionet me licenca kombëtare. Afro 90 për qind e tyre pohojnë se gjithësesi zotërojnë një telefon të lidhur me internetin, ku përdorin thuajse përditë aplikacione informacioni.

The post Sondazhi/ Korrupsioni, problem serioz në Shqipëri! Qytetarët besojnë se SPAK mund ta bëjë punën pa ndikime politike appeared first on Albeu.com.

DASH: Korrupsioni në Shqipëri endemik, vend i vështirë për të bërë biznes
Departamenti i Shtetit në SHBA lëshoi deklaratën e Klimës së Investimeve me 2022 për Shqipërinë, në të cilën thuhet se, pavarësisht një kuadri ligjor të shëndoshë, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

“Ata përmendin korrupsionin endemik, përfshirë gjyqësorin dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri” thuhet në deklaratën përmbledhëse të DASH.

Më tej vihet në dukje se, raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

“Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave informale të biznesit. Disa investitorë nga SHBA janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme si me entet publike ashtu edhe me ato private dhe disa shkuan në arbitrazh ndërkombëtar. Në vitin 2019 dhe 2020, tentativa për investim të një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin. Çështja tani është në arbitrazh ndërkombëtar” thuhet në raportin e DASH.

Raporti i konsideron të drejtat e pronësisë sfiduese në Shqipëri, sepse një titull pronësie i qartë është i vështirë për t’u marrë. ‘Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë joefikas dhe i pamjaftueshëm”, thuhet në raport.

Më tej DASH vë në dukje se, në përpjekje për të kufizuar mundësitë për korrupsion, Qeveria Shqiptare filloi një reformë gjithëpërfshirëse për dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve publike. Që nga marsi 2021, 1200 shërbime ose 95 për qind e të gjitha shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset ishin të disponueshme online nëpërmjet Portalit E-Albania . Megjithatë, Shqipëria vazhdon të ketë rezultate të dobëta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Në vitin 2021, Shqipëria ra në vendin e 110-të nga 180 vende, një rënie prej gjashtë vendesh nga viti 2020. Shqipëria vazhdon të renditet e ulët në Indeksin Global të Inovacionit, duke u renditur në 84 nga 132 vende.

Për të trajtuar korrupsionin endemik, Qeveria e Shqipërisë miratoi amendamente gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në vitin 2016.DASH vlerëson se, zbatimi i reformës në drejtësi është duke u zhvilluar, e mbështetur shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorët për pasuri të pashpjegueshme.

“Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar verifikimit janë shkarkuar për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar. BE pret që Shqipëria të tregojë progres në ndjekjen penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, verifikimi i të cilëve zbuloi sjellje të mundshme kriminale. Zbatimi i reformës në drejtësi është në vazhdim dhe përfundimi i saj pritet të përmirësojë klimën e investimeve në vend. Kuvendi i Shqipërisë votoi me shumicë dërrmuese dhe pa kundërshtim për zgjatjen e këtij mandati të vetingut në shkurt 2022”, thuhet me tej në raport.

Në vitin 2020, ekonomia u tkurr me 4 për qind në kulmin e COVID-19 dhe në vitin 2021 u rikufizua me një normë rritjeje prej 8.7 për qind. Rritja u nxit nga ndërtimi, lehtësimi i kufizimeve të lidhura me pandeminë, rimëkëmbja e sektorit të turizmit, rritja e sektorit të pasurive të paluajtshme, prodhimi vendas i energjisë elektrike dhe mbështetja e vazhdueshme e politikave buxhetore, monetare dhe fiskale, duke përfshirë mbështetjen e FMN-së dhe BE-së lidhur me pandeminë dhe tërmetet. . Projeksioni fillestar i rritjes për vitin 2022 ishte 4.1 për qind, pavarësisht pasigurive që lidhen me pandeminë, deficitet fiskale të larta dhe borxhin publik, si dhe presionet e jashtme dhe të brendshme inflacioniste. Megjithatë, pasiguritë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, rritjes së çmimeve të energjisë dhe presioneve inflacioniste,

Shqipëria u anëtarësua në NATO në 2009 dhe është anëtare e OBT-së që nga viti 2000. Vendi nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian në 2006, mori statusin e vendit kandidat në BE në 2014 dhe filloi negociatat e anëtarësimit me BE në korrik. 2022 .

Kuadri ligjor i Shqipërisë është në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen dhe inkurajimin e investimeve të huaja dhe nuk diskriminon investitorët e huaj. Ligji për Investimet e Huaja i vitit 1993 përshkruan mbrojtje specifike për investitorët e huaj dhe lejon pronësinë e huaj 100 për qind të kompanive në të gjithë sektorët, përveç disa sektorëve.

Traktati Dypalësh i Investimeve SHBA-Shqipëri, i cili hyri në fuqi në 1998, siguron që investitorët amerikanë të marrin trajtim kombëtar dhe trajtim të kombit më të favorizuar. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një Memorandum të Bashkëpunimit Ekonomik në tetor 2020 me qëllim rritjen e tregtisë dhe investimeve mes dy vendeve. Që nga nënshkrimi, shumë kompani amerikane kanë nënshkruar marrëveshje për projekte madhore në vend.

DAH vlerëson se, sii një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial të madh të pashfrytëzuar për investime të huaja në shumë sektorë duke përfshirë energjinë, turizmin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë, naftën dhe minierat, dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK)./Monitor/

The post DASH: Korrupsioni në Shqipëri endemik, vend i vështirë për të bërë biznes appeared first on Albeu.com.

Britania e Madhe sanksionon emra të njohur në Shqipëri
Britania e Madhe ka ndërmarrë sanskione ndaj disa personave në Shqipëri.

Bëhet fjalë për sanskione kundër disa emrave të njohur, në lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin.

“Këtë javë, Britania e Madhe ka ndërmarrë veprime kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Mesazhi ynë: Veprimet kriminale nuk do të mbeten pa pasoja. Së bashku me #Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin”, thuhet në njoftim.

The post Britania e Madhe sanksionon emra të njohur në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

“Shqipëria vendi më i korruptuar në rajon dhe Evropë”, Meta: Asnjë surprizë, kemi lënë pas vetëm Rusinë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar mbi një raport të publikuar nga Eurostat në të cilin thuhej se Shqipëria ka një përkeqësim të indeksit të korrupsionit së bashku me të edhe Rusia.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook Meta shkruan se këto rezultate nuk janë surprizë sa kohë që në vendin tonë ka një mungesë të llogaridhënies në çdo nivel, lokal dhe qendror.

Postimi i Metës:

Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë.  Asnjë surprizë!

Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun. Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!/albeu.com

The post “Shqipëria vendi më i korruptuar në rajon dhe Evropë”, Meta: Asnjë surprizë, kemi lënë pas vetëm Rusinë appeared first on Albeu.com.

Poshtë korrupsioni!
Nga Edi Oka

“Korrupsionin nuk ua solla unë, atë e gjeta në mes tuaj!”

Ambasadorja Kim duket kaq e vendosur në luftën kundër korrupsionit, saç ishte edhe Skënderbeu në luftën kundër turqve. Nuk kemi asnjë dyshim se Amerikës nuk i pëlqen korrupsioni dhe pushteti i mafias në Shqipëri. Në një vend pa to, ajo do ta kishte më të lehtë kontrollin dhe rrjedhimisht përfitimet.

Për fat të mirë, një situatë e tillë do të ishte më e pëlqyeshme edhe për ne shqiptarët. Por a e ndjente ndopak ambasadorja faktin se në atë konferencë ndodhej midis disa nga njerëzit më të korruptuar në vend? Ose midis disa prej njerëzve që e kanë lejuar dhe ushqyer korrupsionin pikërisht për të qenë aq lart në hierarkinë shtetërore sa të siguronin pjesmarrjen në një konferencë e cila lëvdonte arritjet e një qeverie të korruptuar deri tek të linjtat në “luftën” e saj antikorrupsion?

A nuk është ky paradoksi më i madh i momentit në Shqipëri?

Nëse korrupsionin nuk e bën qeveria dhe administrata e saj, kush e bën? Opozita?! Nëse po, a është kjo opozitë (e vdekur e pakallur) në gjendje të bëjë kaq shumë korrupsion sa për luftën ndaj tij të organizohet një konferencë kaq pompoze?

A e di zonja ambasadore që oligarkët dhe krimi i organizuar janë burimi kryesor i votave (të tjetërsuara) që mbajnë në këmbë këtë pushtet që ajo mbështet? Nëse korrupsioni luftohet me konferenca suksesi, përse nuk i organizojnë më shpesh? Një herë në muaj. Ore javë për javë po u desh!

Duket se korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë gjetur tre aleatë të dobishëm; vanitetin, hipokrizinë dhe propagandën!/albeu.com/

The post Poshtë korrupsioni! appeared first on Albeu.com.