korripsion Archives - Albeu.com

Dosja Balluku/ Artan Hoxha: SPAK po mundohet t’i marrë territorin pak nga pak dhe t’i ngushtojë hapësirën… (VIDEO)
Ditën e sotme, gazetari  i njohur Artan Hoxha, teksa ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, dha disa detaje në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut dhe hetimet e SPAK ndaj saj.

“Belinda Ballukun do ta shohim në dy këndvështrime: E para si qytetare të thjeshtë të Republikës, e dyta si përfaqësuese e interesave shumë të rëndësishme, pra si krahu i djathë i kryeministrit Rama, një nga njerëzit më të fuqishëm të mandatit e tretë dhe fillimit të mandatit të katërt të kryeministrit Rama. Fakti që ajo fitoi një qark si Fieri, me një rezultat të jashtëzakonshëm, krijoi bindjen se ajo ishte shumë e fuqishme”, tha në fillim Hoxha.

Sipas gazetarit, kur nisi përballja me SPKA, mënyra se si SPAK veproi me Belinda Ballukun u duk jashtë praktikës që SPAK-u kishte ndjekur deri në atë moment.

“E mori të pandehur Belinda Ballukun pa i vendosur masë sigurie, ndoshta se mendonin se do jepte dorëheqjen, se ka bërë kështu më përpara. E dyta, kur u vendos masa e sigurisë dhe iu drejtuan Kuvendit, ndeshën në një përplasje në Kuvend. Kuvendi nuk e miratoi kërkesën e SPAK. Por nga ana tjetër, sot Belinda Balluku, është një çudi, se vazhdon të jetë e dërguara e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, më i madhi në vend dhe deputete. Ka dy masa sigurie. Njëra është që të mos udhëtojë jashtë shtetit, ndërkohë bën jetën politike dhe publike”, tha Hoxha.

Ndërsa duke folur se pse nuk arrestohet, gazetari u shpreh:

“Unë jam i parimit që kur shkon në nivele të tilla politikanësh, duhet të kesh qepur dosjen mirë, të kesh mbaruar me hetimin. Për rastin e Belinda Ballukut, akuzat kanë qenë për nivele shumë të larta të korrupsionit”.

I pyetur se çfarë është zbuluar e re, Hoxha tha se i është shtuar një akuzë për korrupsion.

“SPAK po mundohet t’i marrë territorin pak nga pak, t’i ngushtojë hapësirën. Nëse në fillim Belinda Balluku luante me presionin lart, tani është e detyruar të kthehet mbrapa. Në momentin që është marrë e pandehur për mua duhej të ishte mbyllur hetimi. Belinda si qytetare e thjeshtë duhet të kishte dhënë dorëheqjen, e kjo mund t’i lehtësonte shumë. Fakti që nuk e ka bërë, SPAK ka shtuar akuzat.

Ato që e akuzon SPAK deri tani ose që ne kemi parë, se aty ka shumë gjëra të jemi të qartë. Ka një pjesë të gjërave që nuk kanë dalë fare dhe ka një pjesë që i dimë dhe nuk i themi. Në rastin konkret ne prisnim më shumë se këto vila”, tha Hoxha.

I pyetur nëse ka më shumë se dy vila, gazetari tha ‘po’

“Kur u bë zëvendëskryeministre e mori këtë pushtet kaq të madh, më përpara nuk ka pasur këto mundësi”, tha ai.

Hoxha shtoi se; SPAK ka dijeni dhe shtoi se ende nuk ka krijuar bindje që atë akuzë mund t’a provojë.

“Ka raste që SPAK, sipas atyre, nuk ka krijuar ende bindje që atë akuzë mund ta provojë. Po merren me vilat që ka dalë Igli Tare se me këtë kap ‘prime time’ se shkruajnë dhe mediat e huaja. SPAK nuk është se nuk po heton në drejtime të tjera, puna është a kanë krijuar bindjen dhe a kanë gjetur provat e duhura”, tha gazetari.

The post Dosja Balluku/ Artan Hoxha: SPAK po mundohet t’i marrë territorin pak nga pak dhe t’i ngushtojë hapësirën… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.