koreja Archives - Albeu.com

“Vij nga një vend që njihej si ‘Koreja e Veriut e Europës’”, Rama në Tokyo: Duam të “martohemi” me BE-në. Jemi në fazën vendimtare të rrugëtimit europian!
Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës në Japoni, këtë të premte mbajti një fjalim në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokyo. Rama tha se i përket një vendi i cili dikur njihej si Koreja e Veriut e Europës, ndërsa sot, shtoi kryeministri, Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare të rrugëtimit drejt familjes së madhe europiane.

“Shqipëria ka dëshmuar që jo vetëm është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme, por edhe që e do kaq shumë BE-në që asgjë nuk ia ndryshon mendjen, ne duam të martohemi, këmbëngulim; “Do të martohemi”! Jemi plotësisht të linjësuar me politikën e jashtme të sigurisë me BE, jemi një aleat i përkushtuar i NATO-s”, u shpreh Rama.

“Vij nga një vend që për dekada të tëra njihej si Koreja e Veriut e Europës, një vend ku shteti bëri të pamundurën për të izoluar jo vetëm kufijtë, por edhe mendjet. Nuk kshim fronte të tjera përveç njërit, Kinën e Maos dhe urrejtjen e revolucionit kulturor. Fryma e errrët e revolucionit kaloi kontinentin dhe gjeti strehë në vendin tonë. Komunizmi më pas ra, zgjodhëm demokracinë. Për ne integrimi europian nuk ka qenë një proces burokratik, as një bankomat, por një aspiratë kombëtare. S’e kemi parë kurrë të jetë kaq konkrete dhe kaq reale të historisë tonë moderne. Kemi hyrë në fazën vendimtare të rrugëtimit tonë europian. Një fazë e re e mbylljes së kapitujve. Rruga përpara mbetet kërkuese dhe sfiduese por kurrë s’kemi qenë më të vendosur dhe kurrë madje as kemi imagjinuar dhe jo më të mendojmë një plan B përveç BE. Kjo sepse jemi të bindur që nuk ka plan B përkundrejt lirisë, shtetit të së drejtës, nuk ka plan B kundrejt demokracisë”, theksoi kreu i qeverisë.

Edi Rama: Është kënaqësi e vërtetë që gjendem sot këtu në ‘’Universitetin e Kombeve të Bashkuara’’ në Tokio, një qytet i çili mishëron diçka që Europa, Azia dhe bota në të vërtetë, kanë nevojë më shumë se kurrë, aftësinë për të kombinuar kujtesën me novacionin, traditën me transformimin, durimin me ambicien dhe po, sovranitetin me rendin shumëpalësh.

Unë vij nga një vend që për dekada të tëra, njihej si ‘’Koreja e Veriut’’ e Europës, një vend i izoluar nga jeta e këtij planeti që pretendonte se s’kishte Lindje e Perëndim por vetëm Shqipëria kundër botës, një vend ku shteti bëri të pamundurën për të izoluar jo vetëm kufijtë, por edhe mendjet. Nuk kishim fronte të tjera përveç njërit, Kinën e Maos dhe urrejtjen e revolucionit kulturor.

Fryma e errët e revolucionit kaloi kontinentin dhe gjeti strehë në tokën tonë. Intelektualët u shndërruan në objektiva. Mendimi i lirë u shndërrua në herezi dhe e shkuara u bë diçka për t’u asgjësuar ndërkohë që ardhmja u shndërrua në një burg i maskuar si një strehë.

Në fakt, është historia që ndodh kur zëvendësohet arsyeja dhe kur izolimi zëvendëson bashkëpunimin. Ja pse kur komunizmi ra, shqiptarët bënë një zgjedhje që nuk ishte vetëm politike, ishte ekzistenciale. Zgjodhën demokracinë, hapjen, lidhjen Transatlantike që është Europa. Për ne integrimi europian nuk ka qenë kurrë një proces burokratik a negociatë teknike. E as ka qenë aksesi në një bankomat. Është një aspiratë kombëtare, një zgjedhje qytetërimi, një angazhim për t’i përkitur plotësisht një familjeje kombesh demokratike që besojnw në paqe, liri, demokraci dhe sundimin e së drejtës.

Shqipëria sot është më afër se kurrë me Bashkimin Euopian dhe nuk e kemi parë kurrë të jetë kaq konkrete, kaq reale në asnjë moment të historisë sonë moderne. Në vijim të çeljes së negociatave për anëtarësim dhe përparimin e shpejtë përmes grup -kapitujve, kemi hyrë në fazën vendimtare të rrugëtimit tonë europian dhe javën e ardhshme, do të kemi një konferencë kyçe ndërqeveritare me Bashkimin Euopian që i jep fill një faze të re të mbylljes së kapitujve dhe të përmbylljes së negociatave brenda një viti e gjysmë.

Rruga përpara mbetet shumë kërkuese, tejet sfiduese, por kurrë nuk kemi qenë më të vendosur dhe kurrë madje as kemi imagjinuar e jo më të mendojmë një plan B përveç Bashkimit Europian, sepse jemi të bindur që nuk ka plan B përkundrejt lirisë, nuk ka plan B kundrejt shtetit të së drejtës dhe nuk ka plan B kundrejt demokracisë. Anëtarësimi në Bashkimin Europian është pikërisht kjo; nuk ka të bëjë me hyrjen në një organizatë, por ka të bëjë me transformimin e shoqërisë nga brenda, ndërtimin e institucioneve që s’kemi patur kurrë, forcimin e shtetit të së drejtës, modernizimin e administratës publike, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, e krijimin e një shteti që iu shërben qytetarëve, në vend që qytetarët t’i shërbejnë shtetit dhe përtej gjithçkaje, që t’i japim vetes një vend në një hapësirë ku liria, siguria dhe bashkëpunimi, janë vlerat e parimet themelore të bashkekzistencës.

Një prej kapitujve më të thellë të rrugëtimit tonë drejt kësaj ambicieje ka qenë reforma jonë në drejtësi, një prej reformave më të thella e të vështira që ka ndërmarrë ndonjëherë Shqipëria, jo sepse ndryshimi i ligjeve është i vështirë, të ndryshosh ligje është e lehtë dhe në Shqipëri është më e lehtë sesa në Japoni me që ra fjala, të ndryshosh ligje. Të ndryshosh zakonet, të ndryshosh pritshmëritë dhe të ndryshosh sisteme të ngërthyera, është e vështirë, por reformat që kanë peshë, kurrë nuk janë të lehta. Reformat që janë të lehta, kurrë nuk kanë peshë.

Sot rrugëtimi europian mbetet motori më i fuqishëm i transformimit që ka në dispozicion Shqipëria dhe unë gjithmonë e përsëris, se ajo çfarë e bën Shqipërinë të ketë një shans shumë real dhe jo vetëm Shqipëria, por edhe Ballkani Perëndimor, krahasuar me Afganistanin, krahasuar me Irakun, krahasuar me vende të tjera, ku premtimi i Perëndimit kolektiv ishte të sillte liri e demokraci, por rezultati nuk ishte i tillë, është pikërisht ndryshimi midis të pasurit ose jo, të Bashkimit Europian si destinacion e si një bashkudhëtar në këtë rrugëtim. Bashkimi Europian është burimi më i jashtë zakonshëm i dijes për shtet ndërtimin që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi dhe transferimi i kësaj dijeje, është ajo çfarë ata bëjnë më mirë.

Agresioni rus kundër Ukrainës i kujtoi Europës diçka që për fat të keq, shumë kishin nisur ta merrnin të mirëqenë, sepse për herë të parë në historinë e vet, Europa pati një brez që nuk pa asnjë luftë.

Kështu që vetëkënaqësia u bë pjesë e mënyrës së jetesës në Bashkimin Europian, ku paqja në një farë mënyre merrej si e mirëqenë dhe e vetëqëndrueshme, ku demokracia shihej si e pakthyeshme dhe siguria në fakt nuk mund të jashtë kontraktojë historinë. Në këtë kuadër integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë në këtë rast në BE, nuk është thjesht një kërkesë e jona apo kërkesë e rajonit. Është nevojë strategjike dhe për vetë Europën sepse e ardhmja e Europës nuk mund të jetë e plotë, ndërkohë që një rajon rrethuar tërësisht nga Bashkimi Europian, që në kufij të mbetet jashtë ‘’arkitekturës’’ politike të Bashkimit Europian.

Shqipëria ka dëshmuar që jo vetëm është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme, por edhe që e do kaq shumë Bashkimin Europian që asgjë nuk ia ndryshon mendjen. Ne duam ‘’të martohemi’’, këmbëngulim dhe ‘’do të martohemi’’. Jemi plotësisht të linjëzuar me politikën e jashtme të sigurisë së Bashkimit Evopian.

Jemi një aleat i përkushtuar i NATO-s. Jemi thellësisht të lidhur me marrëdhënien transatlantike që ka garantuar lirinë e stabilitetin e Europës për breza të tërë, sepse edhe pse Bashkimi Europian është destinacioni ynë, marrëdhënia transatlantike është spiranca mbi të cilën mbështetet kjo marrëdhënie. Ndërkohë që busulla jonë strategjike çon drejt Europës, kurioziteti dhe partneriteti ynë shtrihet shumë përtej Europës. Kjo më sjell këtu në Azi, sepse ka kaq shumë që gjithkush mund të mësojë nga Azia, ka kaq shumë që Europa mund të mësojë nga Azia; transformime të jashtëzakonshme gjatë kësaj gjysmës së fundit të shekullit dhe ka kaq shumë që edhe Ballkani Perëndimor mund të mësojë.

ASEAN-i  ofron një mësim veçanërisht të çmuar; anëtarët e organizatës kanë një origjinë sisteme politike, kulturë, histori shumë të ndryshme, por kanë kuptuar diçka thellësisht të rëndësishme: Bashkëpunimi nuk kërkon uniformitet, marrëdhëniet njësore nuk kërkojnë të jesh njësoj, përparimi nuk arrihet duke eliminuar ndryshimet, por duke i shkrirë në mënyrë inteligjente e duke i përdorur ato si forca ekuilibruese për një rajon si Ballkani Perëndimor, me një histori që shpesh ka qenë më e dukshme sesa e ardhmja, mençuria e këtij rajoni mban vlerë shumë të veçantë. ASEAN-i na mëson që besimi mund të ndërtohet gradualisht, që prosperiteti mund të krijojë stabilitet dhe se fqinjët nuk kanë nevojë të bien dakord për çdo gjë, që të ecin përpara së bashku.

Ky është një mësim që vlen të mbahet mend jo vetëm në Ballkan, por gjithmonë e më tepër në shumë anë të botës dhe në qoftë se ASEAN ofron mësime në bashkëpunimin rajonal, Japonia ofron mësime në diçka edhe më të jashtëzakonshme për fuqinë e qëndresës: Pak kombe kanë përjetuar shkatërrim të tillë e kanë arritur një rimëkëmbje të tillë. Pak kombe kanë dëshmuar kaq kapacitet, aftësinë për ta transformuar tragjedinë në forcë, mungesën në novacion dhe kundërshtinë në ekselencë.

Në fakt madhështia nuk matet me mungesën e sprapsjeve, por me aftësinë për t’u ngritur pas tyre. Për Shqipërinë, Japonia ka qenë shumë më tepër sesa vetëm një partner zhvillimor, ka qenë një mik i besuar dhe dua të sjell në kujtesë këtu, që në vijim të tërmetit shkatërrues të 2019-s, Japonia qëndroi krah nesh dhe kurrë nuk do ta harrojmë këtë gjë.

Shumë profesionistë shqiptarë, nëpunës publikë, ekspertë kanë përfituar nga trajnimet dhe programet e formuese të Japonisë, por në një vend që po kalon transformim të thellë, kapitali njerëzor është ndoshta kapitali më i rëndësishëm nga të gjithë, por ajo çfarë e bën Japoninë të paçmuar për ne, është fuqia e shembullit të saj si burim frymëzimi i pashtershëm.

Në disa mënyra, Japonia është bërë një partner i tërthortë, por i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, sepse integrimi evropian nuk ka të bëjë vetëm me negocimin e kapitujve dhe transferimin nga atje në vendin tonë të korpusit ligjor europian, por ka të bëjë me ndërtimin e institucioneve për të rritur standardet, qëndresën; ka të bëjë me zhvillimin e një kulture ekselence dhe të gjitha këto, janë fusha ku Japonia, mbështetja e saj, është shumë e vlefshme. Ajo çfarë e bën veçanërisht kuptimplotë marrëdhënien tonë, është që pavarësisht kufijve gjeografikë që ndajnë vendet tona, ne ndajmë bindje shumë të ngjashme: Një besim në bashkëpunimin ndërkombëtar, respektim për institucionet demokratike, përkushtim ndaj stabilitetit, besim në arsim, besim në novacion dhe ndoshta mbi të gjitha, një bindje se suksesi afatgjatë ndërtohet me durim e këmbëngulje, më shumë sesa me rrugë të shkurtra.

Në një botë që karakterizohet gjithmonë e më tepër me polarizim, fragmentarizim e padurim, këto vlera janë shndërruar në asete strategjike. Ja pse institucione si universiteti i “United Nations’’ janë kaq të rëndësishme, sepse në fund të fundit integrimi nuk është vetëm institucional, është intelektual, është kulturor, është njerëzor.

Urat e njohurisë rezultojnë më të qëndrueshme sesa ato të çelikut dhe bashkëbisedimet midis shoqërive shpesh shkojnë përtej marrëveshjeve midis qeverive. Pra, ne jemi thellësisht të angazhuar ndaj integrimit në Bashkimin Evopian dhe Shqipëria sot, bazuar në barometrin evopian, jo çfarë mendoj unë, është shoqëria më proeuropiane e kontinentit dhe ju kam thënë, jemi të dashuruar. Kështu që nga ‘’Koreja e Veriut’’ e Europës në një vend kandidat për në BE dhe aleat i NATO-s,  në harkun e një jete të jetuar, është diçka mjaft e rëndësishme dhe nga hijet e revolucionit kulturor, te vlerat e Europës demokratike; nga një vend që dikur i trembej botës, në një vend të vendosur për të kontribuar për botën, është vërtetë diçka e ky rrugëtim na ka mësuar diçka të thjeshtë, shumë të thjeshtë, por të rëndësishme. Historia mund të formësojë një komb, por nuk duhet të përkufizojë fatin e tij dhe Japonia është ndoshta shembulli më i shkëlqyer i kësaj.

Isha mjaft i vetëdijshëm që duhet ta mbaja këtë fjalë të premten dhe e premtja është shumë ‘’e rrezikshme’’ për të mbajtur fjalime sepse të gjithë mezi presin të largohen nga ndërtesa në vend që të dëgjojnë leksion. Bëra maksimumin që të jem serioz siç pritet një lektor, por edhe të mos iu jap leksione siç nuk e prisnit.

Kështu që këtu i përmbyll komentet e mia dhe natyrisht, do të jem më se i lumtur t’i përgjigjem çdo pyetjeje që ju keni e me shumë kënaqësi do t’ju ftoja të gjithëve, ju japonezëve që jeni këtu të vini e të vizitoni vendin tonë.

Më vjen keq që nuk ia dolëm të sillnim ca diell në Tokio, sepse kemi shumë diell në shtëpi, kështu që ejani ta shijoni. Ndërsa ushqimi juaj nuk ka të dytë, po sërish ne kemi ushqimin më të mirë në Ballkanin Perëndimor dhe natyrisht ambasadori e kupton, e di shumë mirë këtë edhe pse nuk do ta thotë me zë të lartë. Pra, faleminderit shumë. Është kënaqësi. Faleminderit!

The post “Vij nga një vend që njihej si ‘Koreja e Veriut e Europës’”, Rama në Tokyo: Duam të “martohemi” me BE-në. Jemi në fazën vendimtare të rrugëtimit europian! appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut lëshon satelitin spiun, Tokio dhe Seuli në alarm për sigurinë
Koreja e Veriut është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi pak para orës 15:00 (me orën lokale në Shqipëri) Pheniani lëshoi një satelit spiun.

Regjimi i Koresë së Veriut u kishte komunikuar fillimisht autoriteteve japoneze se sateliti mund të lëshohej nga mesnata e së mërkurës se 22 nëntorit deri në 30 nëntor.

Por pasi në Phenian duket se kanë ndryshuar planin, autoritet në Tokio janë alarmuar dhe u kanë kërkuar banorëve të ishullit Okinaëa të futeshin në strehimore.

Reagim të menjëhershëm ka pasur edhe nga Koreja e Jugut. Seuli zyrtar ka kërcënuar se do të merrte “masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e popullsisë“, pa specifikuar se cilat do të ishin ato.

Lëshimi i një sateliti spiun nga Veriu tregon për një garë midis dy Koreve, pasi edhe Jugu po përgatitet të nisë në orbitë satelitin e saj të parë, tërësisht të zhvilluar brenda vendit.

Nisja e satelitit nga Seuli është planifikuar për në 30 nëntor, në një raketë SpaceX Falcon 9 nga baza Vandenberg në Kaliforni.

Prej vitesh Këshilli i Sigurimit i OKB ka përfshirë lëshimet satelitore në listën e aktiviteteve të ndaluara për Korenë e Veriut , sepse i konsideron ato si një mbulesë për testet e raketave ndërkontinentale.

Pheniani ka tentuar tashmë dy herë të vendosë një satelit spiun në orbitë, por tentativat kanë dështuar. Dështimi i parë daton në 31 maj të këtij viti, kur raketa e re Chollima-1 që duhej të çonte në orbitë satelitin Malligyong-1 u rrëzua në Detin e Verdhë. Më 24 gusht dështoi faza e dytë, me “vëllezërit” nga Jugu që gjetën rrënojat e satelitit.

Lëshimi i një sateliti nga Pheniani vjen dy muaj pas vizitës së Kim jong un në Rusi, ku Putin e priti në Kozmodromin Vostochny dhe premtoi se do të ndihmonte Korenë e Veriut të realizonte ëndrrën e saj për t’u bërë një fuqi hapësinore me satelitë në orbitë.

“Kjo është arsyeja pse ne erdhëm këtu, pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut është shumë i interesuar për teknologjinë e raketave”, tha kreu i Kremlinit.

Sakaq, Uashingtoni dhe Seuli dyshojnë se “Marshalli” dhe “Cari” ranë dakord për një shkëmbim: municione të Koresë së Veriut për artilerinë ruse të angazhuar në Ukrainë në këmbim të teknologjisë hapësinore.

The post Koreja e Veriut lëshon satelitin spiun, Tokio dhe Seuli në alarm për sigurinë appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut kërcënon SHBA-të pas deklaratave të Biden
Koreja e Veriut ka paralajmëruar për testime të tjera ushtarake në shenjë hakmarrje ndaj komenteve të Presidentit Biden se një sulm ndaj SHBA-së ose aleatëve të saj do të çonte në “fundin e regjimit” në vendin aziatik.

Duke reaguar ndaj lajmeve se SHBA dhe Koreja e Jugut kanë krijuar një pakt për të kundërshtuar kërcënimin nga Pheniani, Kim Yo Jong – motra e liderit Kim Jong Un, tha se marrëveshja pasqyronte një “vullnet armiqësor dhe agresiv veprimi” kundër vendit të saj.

Sipas saj pakti do ta vendosë paqen në rajon në “rrezik më serioz”,.

Zoti Biden takoi homologun e tij koreano-jugor, Yoon Suk Yeol, në Uashington këtë javë, nga ku deklaroi se një sulm bërthamor do të “rezultojë në fundin e çfarëdo regjimi”.

The post Koreja e Veriut kërcënon SHBA-të pas deklaratave të Biden appeared first on Albeu.com.

Koreja e Jugut dhe SHBA stërvitje intensive, Koreja e Veriut provokon me raketa në det
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër drejt detit të dielën, njoftuan autoritetet e vendit fqinj të Koresë së Jugut, duke shtuar kështu aktivitetin e provave të armëve në përgjigje të stërvitjeve ushtarake që vazhdojnë SHBA-Koreja e Jugut. Koreja e Veriut i shikon stërvitjet usharake si prova për një sulm të ardhshëm.

Vazhdimi i provave të lëshimit të raketave nga Koreja e Veriut tregon vendosmërinë e saj për të mos u tërhequr, megjithë stërvitjet SHBA-Koreja e Jugut, të cilat janë më të mëdhatë e këtij lloji të viteve të fundit. Por, shumë ekspertë thonë se provat janë gjithashtu pjesë e objektivit më të madh të Koresë së Veriut për të zgjeruar arsenalin e saj të armëve, për të fituar njohjen ndërkombëtare të statusit të një vendi me arsenal bërthamor si dhe për të arritur heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Raketa e nisur nga zona Tongchangri në veriperëndim të vendit fluturoi përgjatë gjithë territorit koreanoverior përpara se të binte në ujërat pranë bregut të saj lindor, thanë ekspertët koreanojugorë dhe ata japonezë. Ata thanë se raketa përshkoi një distancë prej 800 kilometrash, një distancë që sugjeron se kjo lloj arme ka kapacitetin për të goditur Korenë e Jugut.

Të dërguarit e lartë për çështjet bërthamore të Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara biseduan nëpërmjet telefonit dhe e dënuan me forcë lëshimin e raketës, si një provokim që rrezikon paqen në Gadishullin Korean dhe rajonin. Ata ranë dakord të forcojnë koordinimin mes tyre, për t’i dhënë një përgjigje të vendosur ndërkombëtare veprimit të Koresë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut.

Komanda amerikane e rajonit Indo-Paqësor tha se lëshimi i raketës më të fundit nuk përbën një rrezik të menjëhershëm për territorin e Shteteve të Bashkuara apo aleatët. Por, ajo shtoi se kjo nxjerr në pah ndikimin destabilizues të programeve të paligjshme të armëve të Koresë së Veriut dhe se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut dhe Japoninë vazhdon të jetë “i çeliktë”.

Sipas raportimeve në mediat e Koresë së Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut planifikojnë që të përfshijnë edhe një aeroplanmbajtëse amerikane gjatë këtyre stërvitjeve që përfundojnë këtë muaj. Kjo sugjeron se tensionet në Gadishullin Korean mund të vazhdojnë edhe për disa javë, ndërsa Koreja e Veriut pritet të vazhdojë t’u përgjigjet këtyre stërvitjeve me prova të mëtejshme armatimesh. /VOA

The post Koreja e Jugut dhe SHBA stërvitje intensive, Koreja e Veriut provokon me raketa në det appeared first on Albeu.com.

SHBA dhe aleatët e saj sanksione ndaj Koresë së Veriut
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj tre zyrtarëve të lartë të Koresë Veriore, të lidhur me testimet e fundit raketore. Pheniani ka lëshuar numër rekord të raketave balistike këtë vit – më shumë se 60 – si dhe ka testuar disa raketa balistike interkontinentale.

Jon Il Ho, Yu Jin, dhe Kim Su Gil besohet se kanë “luajtur rol të madh” në zhvillimin e këtyre armëve. Përveç SHBA-së, sanksionet i kanë shqiptuar edhe Japonia, Koreja Jugore dhe Bashkimi Evropian. Koreja Veriore është përballur me sanksione të ashpra të Perëndimit tash e sa vjet. Zyrtarëve të sanksionuar do t’iu bllokohen të gjitha asetet që kanë në Shtetet e Bashkuara. Në testimin e fundit raketor, të datës 18 nëntor, Ministria japoneze e Mbrojtjes ka thënë se raketa e lëshuar nga verikoreanët ka pasur kapacitet për të arritur në tokën amerikane.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017 dhe është raportuar se po përgatitet për testimin e shtatë. Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore. Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje. Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

The post SHBA dhe aleatët e saj sanksione ndaj Koresë së Veriut appeared first on Albeu.com.

Japonia: Raketa që testuan verikoreanët pati kapacitet për të arritur në tokën e SHBA-së
Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontinentale me kapacitet për të goditur tokën amerikane, ka thënë ministri i Mbrojtjes në Japoni, Yasukazu Hamada.

Raketa ka rënë në ujë, rreth 210 kilometra në perëndim të Hokaidos.

“Bazuar në kalkulimet e bëra rreth trajektores që ka përshkuar raketa balistike këtë herë, ajo do të mund të kishte kapacitet të udhëtimit prej 15.000 kilometrash, varësisht prej peshës së kokës bërthamore, dhe në atë rast nënkuptohet se do të mund të arrinte në SHBA”, ka thënë Hamada.

Ai ka thënë se Phenianit i është bërë e ditur se nuk mund të tolerohen veprime të tilla.

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar këtë testim, derisa Koreja Jugore ka dhënë urdhër për masa më të fuqishme të mbrojtjes kundër verikoreanëve.

Të enjten, ministrja e Jashtme verikoreane, Choe Son Hui, ka bërë thirrje për përgjigje “të ashpër” ndaj çfarëdo rritjeje të prezencës amerikane në Gadishullin Korean.

Po atë ditë, verikoreanët kanë testuar një raketë balistike me rreze të ulët.

Këto zhvillime pasojnë takimin e zhvilluar ditë më parë mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit japonez, Fumio Kishida në Kamboxhia.

Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Adrienne Watson, ka thënë se Biden është informuar për zhvillimet e fundit dhe se SHBA-ja do të konsultohet me partnerët.

Koreja Veriore ka lëshuar më shumë se 50 raketa në dy muajt e fundit, shumica e tyre me rreze të shkurtër.

The post Japonia: Raketa që testuan verikoreanët pati kapacitet për të arritur në tokën e SHBA-së appeared first on Albeu.com.

Tragjedia e Halloween-it me 153 viktima, Korea e Jugut në zi kombëtare
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka shpallur ditë periudhë zie kombëtare, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë festës së Halloween në kryeqytetin e vendit, Seul.

Ndërkohë të afërmit e të lënduarve janë drejtuar në spitalet e qytetit duke kërkuar anëtarët e familjes së tyre të zhdukur.

“Kjo është vërtet tragjike,” tha Yoon në një deklaratë, disa orë pasi rreth 153 njerëz mbetën të vdekur në lagjen Itaewon të Seulit.

Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se shumica e viktimave ishin gra dhe të rinj rreth të 20-tave dhe përfshinin qytetarë nga Irani, Uzbekistani, Kina dhe Norvegjia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në festimet e para të Halloween në Seul në tre vjet, pasi vendi hoqi kufizimet e COVID-19 dhe distancimin shoqëror.

Dhjetëra mijëra pjesëmarrës në festë, të veshur me maska ​​dhe kostume të Halloween, thuhet se kishin shkuar në Itaewon për festën.

The post Tragjedia e Halloween-it me 153 viktima, Korea e Jugut në zi kombëtare appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut nuk ndalet, lëshon dy raketa balistike pranë Japonisë
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të ujerave lindor të gadishullit. Të dy raketat sipas Ministrisë së Mbrojtjes japoneze ranë jashtë zonës ekskluzive ekonomike.

Sipas të dhënave, raketat kanë fluturuar në një distancë prej rreth 350 kilometrash dhe me lartësi prej 100 kilometrash.

Ministri japonez i Mbrojtjes Toshiro Ino tha se janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar llojin e raketave, duke mos përjashtuar mundësinë që ato të jenë lëshuar nga nëndetëset.

Ushtria në Korenë e Jugut ndërkohë ka shtuar kontrollet dhe masat e sigurisë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Që prej fundit të shtatorit, Koreja e Veriut ka lëshuar 7 raketa duke shtuar provokimet në rajon.

The post Koreja e Veriut nuk ndalet, lëshon dy raketa balistike pranë Japonisë appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut e konsideron koronavirusin ende si ”ethe”
Koreja e Veriut pa disa raste të reja të dyshuara të Covid-19 dy javë pasi pretendoi se kishte çrrënjosur koronavirusin.

Këtë javë ka pasur katër raste të etheve në kufirin me Kinën që mund të gjurmohen në “epidemi malinje” në provincën Ryanggang, njoftuan mediat shtetërore duke cituar shtabin e parandalimit të epidemisë emergjente.

Epidemitë malinje është mënyra e Koresë së Veriut për t’iu referuar pandemisë.

Vendi kryesisht i izoluar konfirmoi zyrtarisht infeksionet e koronavirusit për herë të parë në mes të majit dhe shpalli një emergjencë epidemie.

Nuk është e qartë se sa infeksione ka pasur në të vërtetë në vend. Sipas ekspertëve, Koreja e Veriut nuk ka aftësi të mjaftueshme testuese.

Përpara rasteve të fundit të dyshuara, asnjë rast i ri me ethe nuk ishte raportuar nga Koreja e Veriut për gati dy javë. Verifikimi i pavarur i shifrave nuk është i mundur.

The post Koreja e Veriut e konsideron koronavirusin ende si ”ethe” appeared first on Albeu.com.