koreja e veriut Archives - Albeu.com

Koreja e Veriut rinis balonat me plehra drejt Koresë së Jugut
Koreja e Jugut akuzoi të enjten rivalin e saj Korenë e Veriut për rifillimin e hedhjes së balonave të mbushura me plehra drejt saj mes tensioneve të rritura në Gadishullin Korean.

Balonat dukej se po shkonin drejt pjesës veriore të provincës Gyeonggi, e cila rrethon Seulin, raportoi Yonhap News, duke cituar Shefat e Përbashkët të Shtabit të vendit (JCS). JCS këshilloi publikun që të shmangë prekjen e balonave të rënë dhe t’i raportojë ato në ushtri ose polici.

Në një lëvizje të vogël, Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se 2,000 tullumbace me plehra që nga fundi i majit, në përgjigje të fletëpalosjeve kundër Penianit të dërguara nga dezertorët dhe aktivistët koreano-veriorë në Korenë e Jugut.

Lëvizja e fundit erdhi disa ditë pasi motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un paralajmëroi se Seuli do të përballej me pasoja “të tmerrshme dhe të shtrenjta” nëse do t’i lejonte dezertorët e Koresë së Veriut të vazhdonin të dërgonin fletëpalosje kundër Phenianit në vend.

The post Koreja e Veriut rinis balonat me plehra drejt Koresë së Jugut appeared first on Albeu.com.

Presidenti koreano-jugor urdhër marinës: Nëse provokoheni, fillimisht veproni, pastaj raportoni!
Presidenti jugkorean, Yoon Suk Yeol, u ka thënë pjesëtarëve të marinës të shtunën që, “fillimisht veproni, më pas raportoni”, nëse provokoheni, pas përshkallëzimit të kërcënimeve nga Koreja e Veriut.

Koreja e Veriut, vend me fuqi bërthamore, e ka shpallur këtë vit Korenë e Jugut si “armiken kryesore”, i ka mbyllur agjencitë që kanë synuar ribashkimin, dhe kthimin e komunikimeve, si dhe ka kërcënuar me luftë edhe nëse i preket “0.001 milimetër” e territorit.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, e ka përsëritur të premten se Pheniani nuk do të hezitojë “t’i japë fund” Koresë së Jugut, nëse sulmohet, duke e konsideruar Seulin si “armikun më të rrezikshëm” të verikoreanëve.

Yoon, në anën tjetër, e ka thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, prej kur është ngjitur në pushtet, më 2022, duke përfshirë shtimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

“Nëse armiku na provokon, veproni sipas parimit ‘fillimisht veproni, më pas raportoni’ dhe përgjigjuni me vendosmëri, pa hezituar për të shkatërruar vullnetin e armikut”, ka thënë Yoon gjatë një vizite te pjesëtarët e marinës jugkoreane.

Yoon ka bërë deklarata të ngjashme edhe muajin e kaluar në një bazë ushtarake.

Përveç ashpërsimit të retorikës, të dyja palët i kanë rritur masat e sigurisë në kohën e fundit.

Yoon, i cili e ka fituar pushtetin me zotimet për të qenë i ashpër ndaj Phenianit, dhe partia e tij, po synojnë të fitojnë sërish shumicën parlamentare në zgjedhjet e ardhshme,

Ekspertët kanë thënë se Koreja e Veriut e ka një regjistër të gjatë të provokimeve që ka bërë para zgjedhjeve jugkoreane, si pjesë e strategjisë për të shkaktuar probleme për jugkoreanët.

The post Presidenti koreano-jugor urdhër marinës: Nëse provokoheni, fillimisht veproni, pastaj raportoni! appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut teston një raketë lundruese
Koreja e Veriut, tha se ka testuar fluturimin e parë të një rakete të re lundrimi, ndërsa zgjeron aftësitë e saj ushtarake përballë thellimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe fqinjët.

Raporti në median shtetërore erdhi një ditë pasi ushtria e Koresë së Jugut, tha se zbuloi Veriun duke gjuajtur disa raketa lundrimi në ujërat e bregdetit perëndimor.

Nuk u dhanë më shumë detaje lidhur me numrin e raketave të lëshuara, ose karakteristikat e tyre të fluturimit.

Media shtetërore e Koresë së Veriut tha se raketa “Pulhwasal-3-31”, është ende në fazën e saj të zhvillimit dhe se lëshimi nuk përbën kërcënim për fqinjët. Koreja e Veriut përshkroi raketën si “strategjike”.

Lee Sung Joon, zëdhënës i shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, tha se raketat fluturuan në një distancë më të shkurtër se raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut më parë, që sipas tij, Veriu po përpiqej të përmirësonte performancën e sistemeve ekzistuese.

Yang Uk, një analist në Institutin për Studime të Politikave Asan në Seul, tha se Koreja e Veriut po përpiqet të nxjerrë në pah arsenalin e saj diversifikues të armëve me aftësi bërthamore, për të rritur presionin ndaj kundërshtarëve.

Koreja e Veriut kreu testimin e parë të një rakete lundrimi për sulme të mundshme bërthamore në shtator 2021.

Prej atëherë, Koreja e Veriut, ka kryer të paktën dhjetë raunde testimesh të atyre që i përshkroi si raketa lundrimi me rreze të gjatë të shkrepura nga toka dhe nga deti.

Raketat e lundrimit të Koresë së Veriut, priren të tërheqin më pak interes sesa raketat balistike, sepse ato nuk janë të ndaluara në mënyrë specifike nga ndonjë rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Analistët, megjithatë, argumentojnë se raketat e lundrimit me sulm tokësor me rreze të mesme veprimi nuk janë më pak kërcënim sesa raketat balistike, dhe sipas tyre janë një kërcënim serioz nga Koreja e Veriut.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut, kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka ofruar predha artilerie, raketa dhe furnizime të tjera për Rusinë për luftën e saj në Ukrainë, ndoshta në këmbim të ndihmës ekonomike dhe teknologjisë ushtarake.

Si Pheniani, ashtu edhe Moska, kanë mohuar se Koreja e Veriut po dërgonte armë në Rusi.

The post Koreja e Veriut teston një raketë lundruese appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut teston një sistem armësh bërthamore nënujore
Koreja e Veriut, ka kryer një test të një sistemi të armëve bërthamore nënujore në përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta detare të SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë, njoftoi të premten agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Testi i sistemit “Haeil-5-23”, një emër që Koreja e Veriut, i ka dhënë dronëve të saj të sulmit nënujorë me aftësi bërthamore, u krye nga grupi i ekspertëve i ministrisë së mbrojtjes në ujërat në brigjet e saj lindore, thuhet në raport, pa duke specifikuar një datë.

Stërvitjeve nga Uashingtoni, Seuli dhe Tokio përbëjnë një “kërcënim serioz të sigurisë” për Korenë e Veriut, tha ministria e mbrojtjes.

Marinat e tre vendeve mbajtën stërvitjet e tyre të rregullta tre-ditore deri të mërkurën, së bashku me aeroplanmbajtësen amerikane Carl Vinson, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar përgjigjet e tyre ndaj kërcënimeve bërthamore dhe raketore në zhvillim të Phenianit.

Si përgjigje, Pheniani kreu një test të madh të sistemit të tij të armëve bërthamore nënujore në Detin Lindor të Koresë, shtoi ministria e mbrojtjes.

The post Koreja e Veriut teston një sistem armësh bërthamore nënujore appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut teston një raketë hipersonike
Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë të re me rreze të mesme veprimi, që operon me lëndë djegëse të ngurta, e pajisur me një kokë bërthamore hipersonike, përderisa Peniani po synon të dizajnojë armë më të fuqishme që mund të godasin caqet e largëta amerikane në rajon.

Njoftimi i 15 janarit nga media shtetërore e Koresë së Veriut vjen një ditë pasi ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë detektuan lëshimin e një rakete nga një zonë afër kryeqytetit verikorean, Penian. Ky ishte testimi i parë balistik i Veriut më 2024.

Lëshimi i raketës vjen dy muaj pasi Koreja e Veriut tha se me sukses ka testuar motorët e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi që operon me lëndë djegëse të ngurta. Ky njoftim paraqet një avancim të armëve verikoreane që mund të shënjestrojnë bazat ushtarake amerikane në Guam dhe Japoni.

Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) tha se testimi i së dielës synonte të verifikonte besueshmërinë e motorëve me lëndë të ngurta dhe aftësitë manovruse të kokës hipersonike. KCNA tha se testimi u krye me sukses, por nuk dha më shumë detaje.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa fluturoi rreth 1.000 kilometra para se të binte në ujërat në mes të Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Raketat ekzistuese balistike të Veriut me rreze të mesme veprimi përfshijnë edhe raketën Hwasong-12 dhe ato mund të jenë në gjendje të arrijnë qendrën e ushtrisë amerikane në Guam në Paqësor.

Raketat që ndërtohen me shtytës që funksionojnë me lëndë të ngurta mund të lëshohen më shpejt dhe lëvizin më lehtë dhe teknikisht ua bëjnë më të vështirë armiqve që t’i detektojnë ato.

Që nga viti 2021, Koreja e Veriut ka testuar koka hipersonike, që janë pesë herë më të shpejta sesa shpejtësia e zërit. Nëse Veriu perfeksionon këto armë, sisteme të tilla potencialisht mund të paraqesin sfidë për sistemet mbrojtëse kundëraketore në rajon, për shkak se këto lloje armësh kanë shpejtësi të madhe dhe janë të afta të manovrojnë.

Tensionet në Gadishullin Korean janë në nivelin më të lartë në vitet e fundit pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, intensifikoi demonstrimin e armëve. SHBA-ja dhe aleatët u janë kundërpërgjigjur testimeve verikoreane me forcimin e stërvitjeve të tyre të përbashkëta ushtarake./ REL

The post Koreja e Veriut teston një raketë hipersonike appeared first on Albeu.com.

Tërmet me magnitudë 2.4 afër vendit të testimit bërthamor në Korenë e Veriut
Një tërmet me magnitudë 2.4 goditi sot rajonin Kilju, pranë një vendi testimi bërthamor në Korenë e Veriut, tha agjencia meteorologjike e Koresë së Jugut, duke shtuar se tërmeti ishte me origjinë natyrore.

Tërmeti u regjistrua në orën 19:00 me orën lokale në një distancë prej 41 kilometrash në veriperëndim të qytetit Kilju dhe në një thellësi prej 20 kilometrash, sipas Administratës Meteorologjike të Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut kreu gjashtë teste bërthamore midis 2006 dhe 2017.

Testi i fundit, në vitin 2017, shkaktoi një tërmet me magnitudë 6.3 që u ndje deri në Kinë.

Sipas ekspertëve, bomba atomike e përdorur në atë kohë kishte një fuqi prej rreth 250 kilotonësh, që është gjashtëmbëdhjetë herë më shumë se ajo e hedhur në Hiroshima në vitin 1945.

Në muajt e fundit, lëkundje të vogla tërmeti janë regjistruar në periferi të Kilju, sipas agjencisë meteorologjike të Koresë së Jugut.

Ekspertët e cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap thanë se është e mundur që toka e granitit të zonës të jetë bërë e paqëndrueshme për shkak të testeve të mëparshme bërthamore.

Në vitin 2018, agjencitë e inteligjencës amerikane vlerësuan se Pheniani posedonte mjaftueshëm materiale të zbërthyeshme për të ndërtuar 65 bomba atomike dhe për të prodhuar 12 të reja çdo vit./albeu.com

The post Tërmet me magnitudë 2.4 afër vendit të testimit bërthamor në Korenë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut dyshohet se lëshoi raketë balistike, akuzon SHBA-në për rritje tensionesh
Koreja e Veriut e ka lëshuar një lloj të paidentifikuar të raketës balistike, kanë thënë Garda Bregdetare e Japonisë dhe ushtria e Koresë së Jugut.

Pak pas lansimit, vetë Pheniani e ka dënuar atë që e ka konsideruar shpërfaqje të forcës ushtarake, në krye me Shtetet e Bashkuara, dhe ka aluduar se veprimet e saj të fundit janë “paralajmërim për një luftë bërthamore”.

Raketa është lëshuar drejt brigjeve lindore të Koresë së Veriut, sipas autoriteteve jugkoreane.

Rreth 20 minuta pas lansimit, Garda japoneze ka thënë se raketa ka rënë në det.

Ky lansim është bërë pas paralajmërimeve nga zyrtarë në Seul dhe Tokio që Koreja e Veriut – fuqi bërthamore – është duke u përgatitur për lëshim të një rakete – përfshirë një raketë balistike interkontinentiale, këtë muaj.

Të gjitha aktivitetet me raketa balistike të verikoreanëve janë të ndaluara, sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bahkuara.

Mirëpo Pheniani i konsideron ato si të drejtë sovrane e një shteti për t’u vetëmbrojtur.

Rreth gjysmë ore pas lansimit, media shtetërore verikoreane e ka transmetuar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila i ka kritikuar “gangsterët ushtarakë” në Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për rritje të tensioneve, përmes stërvitjeve, shpërfaqjes së forcës, dhe planifikimit të një lufte bërthamore.

Në deklaratë është cituar arritja e një nëndetëseje amerikane me kapacitet bërthamor, USS Missouri në portin jugkorean, Busan, të dielën.

“Forcat e armatosura të Koresë së Veriut do të neutralizojnë përpjekjet e SHBA-së dhe forcave të tyre vasale për të nisur luftë bërthamore, dhe kështu do të garantojnë paqe dhe siguri në Gadishullin Korean”, është thënë në deklaratë.

Në deklaratë është krikuar edhe mbajtja e një takimi në mes të ekipeve jugkorenae dhe amerikane, të premten, në Uashington, duke thënë se veprime të tilla shërbejnë si paralajmërim për Korenë e Veriut.

The post Koreja e Veriut dyshohet se lëshoi raketë balistike, akuzon SHBA-në për rritje tensionesh appeared first on Albeu.com.

Koreja e Jugut rrit mbikëqyrjen ushtarake pas pretendimeve të Veriut për lëshimin e satelitit spiun
Koreja e Jugut vendosi të pezullojë të mërkurën një pjesë të një marrëveshjeje ushtarake që nënshkroi me Phenianin në 2018 pasi Veriu i izoluar kundërshtoi paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj dhe lëshoi ​​një satelit spiun, duke e quajtur atë një sukses.

Koreja e Veriut tha se vendosi satelitin e saj të parë spiun në orbitë të martën dhe u zotua të lëshojë më shumë në të ardhmen e afërt. Fotografitë e publikuara nga media shtetërore e Koresë së Veriut treguan Kim Jong Un duke parë lëshimin e zjarrtë të një rakete nga një bazë.

Koreja e Jugut dhe Japonia, të cilat raportuan fillimisht lëshimin, nuk mundën të verifikonin menjëherë nëse një satelit ishte në orbitë. Pentagoni tha se ushtria amerikane ishte ende duke vlerësuar nëse nisja ishte një sukses.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, në Britani për një vizitë shtetërore, miratoi vendimin për pezullimin e një pjese të marrëveshjes ndërkoreane. Yoon më herët udhëhoqi një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare me ministrat dhe shefin e inteligjencës përmes lidhjes video.

Pakti, i njohur si Marrëveshja Gjithëpërfshirëse Ushtarake dhe që synon uljen e tensioneve midis rivalëve, u nënshkrua në një samit të vitit 2018 midis ish-presidentit të Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Por kritikët kanë kërkuar që ai të anulohet, duke thënë se ai dobësoi aftësinë e Seulit për të monitoruar veprimet e Koresë së Veriut rreth kufirit, ndërsa Pheniani ka shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjen.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se po pezullonte një klauzolë në marrëveshje që nga ora 15:00 dhe po rifillonte mbikëqyrjen ajrore pranë kufirit të përbashkët.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut tha se sateliti Malligyong-1 u lëshua në një raketë Chollima-1 nga objekti i lëshimit të satelitit Sohae në orën 22:42) të martën dhe hyri në orbitë në orën 22:54.

Koreja e Veriut e kishte njoftuar Japoninë se planifikonte të lëshonte një satelit midis të mërkurës dhe 1 dhjetorit, pas dy përpjekjeve të dështuara për të lëshuar satelitë spiun këtë vit.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se besonte se raketa e fundit mbante një satelit zbulimi. Shkatërruesit e pajisur me sistemin Aegis nga Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara ishin në pozicion për të gjurmuar mjetin lëshues dhe për të shkëmbyer informacion.

Transmetuesi japonez FNN raportoi se një test për ndarjen e informacionit në nisjen e së martës dështoi për shkak të problemeve teknike. Të tre vendet kanë rritur bashkëpunimin ushtarak për t’iu përgjigjur kërcënimit raketor të Koresë së Veriut./albeu.com

The post Koreja e Jugut rrit mbikëqyrjen ushtarake pas pretendimeve të Veriut për lëshimin e satelitit spiun appeared first on Albeu.com.

Pheniani akuzon Izraelin se ka shkaktuar gjakderdhje në Gaza
Media shtetërore e Koresë së Veriut akuzoi sot Izraelin se ka shkaktuar gjakderdhje në Gaza, duke marrë anën për herë të parë në përleshjet ushtarake midis grupit islamik Hamas dhe Izraelit.

Rodong Xinmun, e cila shpreh qëndrimet e Partisë së Punëtorëve në pushtet, botoi një artikull të shkurtër mbi konfliktin dhe viktimat, duke cituar mediat e huaja.

“Komuniteti ndërkombëtar pohon se ky konflikt ishte rezultat i veprimeve të vazhdueshme kriminale të Izraelit kundër popullit palestinez dhe se mënyra themelore për të dalë prej tij është krijimi i një shteti të pavarur palestinez,” tha gazeta.

Dhuna, e cila ka marrë jetën e më shumë se 1,500 personave, nxiti deklarata mbështetjeje për Izraelin nga e gjithë bota dhe bën thirrje për t’i dhënë fund luftimeve dhe mbrojtjen e civilëve pas sulmit vdekjeprurës nga Hamasi gjatë fundjavës.

Hamasi ka kërcënuar të vrasë një peng izraelit sa herë që Izraeli bombardon një shtëpi palestineze pa paralajmërim, mes frikës së një sulmi tokësor nga Izraeli, i cili ka mobilizuar 300,000 rezervistë dhe ka vendosur një bllokadë në Gaza.

Media shtetërore e Koresë së Veriut shpesh mban qëndrim kundër pikëpamjeve të Perëndimit, veçanërisht të SHBA-së, për çështjet ndërkombëtare.

Dje, media shtetërore dënoi “forcat armiqësore brenda dhe jashtë Sirisë” për një sulm të fundit me dron që shkaktoi viktima të rënda në vend, duke përmendur një përpjekje terroriste për të rrëzuar regjimin e Bashar al-Asad./Albeu.com

The post Pheniani akuzon Izraelin se ka shkaktuar gjakderdhje në Gaza appeared first on Albeu.com.

Zgjerimi i forcës bërthamore verikoreane tani parashihet edhe me ligj
Koreja e Veriut e ka rregulluar edhe me ligj zgjerimin e forcës së saj bërthamore.

Ligjvënësit verikoreanë e kanë miratuar dokumentin në Asamblenë Popullore Supreme, sipas medias shtetërore në Korenë e Veriut.

Amendamenti kushtetues është miratuar për “të garantuar të drejtën shtetërore për ekzistencë dhe zhvillim, për përballje në luftë dhe mbrojtje të paqes rajonale dhe globale, përmes zhvillimit të shpejtë të armëve bërthamore në nivel më të lartë”, është cituar të ketë thënë lideri verikorean Kim Jong Un, sipas medias shtetërore.

Kim ka thënë se politika shtetërore për armët bërthamore, tani do të jetë e përhershme për shkak të shndërrimit në ligj.

Armët bërthamore të Phenianit janë arsye pse ky vend përballet me një mori të sanksioneve ndërkombëtare.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e raketave balistike, me çfarëdo rreze veprimi. Disa prej tyre mund të bartin edhe koka bërthamore.

Testimi i raketave lundruese nuk është veprim që sanksionohet.

Megjithatë, edhe këto armë mund të përdoren për bartje të kokave bërthamore. /REL

The post Zgjerimi i forcës bërthamore verikoreane tani parashihet edhe me ligj appeared first on Albeu.com.