koosva Archives - Albeu.com

BE-ja vazhdon sot diskutimet për Kosovën dhe Serbinë
Këshilli Evropian do të diskutojë sot për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së dytë të samitit të Bashkimit Evropian (BE), pas një dite të ngjeshur me takime të shumta por të pafrytshme mes udhëheqësve të këtyre dy vendeve me liderët e BE-së të enjten në Bruksel.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha në një konferencë të enjten pasmesnate se Këshilli nuk diskutoi dje për marrëdhëniet mes dy vendeve ballkanike, duke shtuar se “ne e mbështesim normalizimin e raporteve dhe shtensionimin [e situatës]. Për këtë do të diskutojmë nesër [e premte] në takimin e Këshillit”.

Gjatë takimit të sotëm të Këshillit, liderët e BE-së pritet ta shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, ta dënojnë sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në veri, të kërkojnë që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në hetimin e rastit. Po ashtu, Kosovës dhe Serbisë do t’iu kërkohet t’i zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre nga dialogu pa vonesa dhe pa parakushte.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Komisioni është duke e pritur rezultatin e hetimeve rreth sulmit në Banjskë të Zveçanit – për të cilin Kosova e lë fajtore Serbinë – kur u pyet për akuzat se Komisioni nuk ka qëndrim të baraspeshuar, pasi mori masa ndaj Kosovës në fillim të këtij viti, por jo edhe ndaj Serbisë, e cila e mohon përgjegjësinë për sulmin e muajit të kaluar.

“Do të jem shumë e shkurtër në përgjigje, hetimet janë duke u zhvilluar dhe kemi thënë disa herë se kur të përmbyllen hetimet, ne do të vendosim për të ndërmarrë masa dhe çfarë lloj masash”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pritën të enjten në takime të ndara nga liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë, si dhe nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimet, e cilësuara si përpjekje për të ringjallur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, mbaruan pa ndonjë pajtim mes palëve.

Sipas udhëheqësve të BE-së, arritjen e pajtimit e penguan kushtëzimet që paraqitën palët.

Pas takimeve, Kurti tha se vetëm nënshkrimi i marrëveshjeve me vendin fqinj, garanton zbatimin e tyre, ndërsa presidenti serb Vuçiq këmbënguli në zbatimin e “asaj që është nënshkruar”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha se marrëveshja mes tyre nuk ishte e mundur, sepse “parakushtet e njërës palë ishin të papranueshme për tjetrën”.

Ai konfirmoi se temë e diskutimeve në Bruksel ishte propozimi i ri i diplomatëve perëndimorë për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili u prezantua në Prishtinë dhe në Beograd më 21 tetor.

“Palët nuk ishin të gatshme të bien dakord për të pa parakushte, e që janë të papranueshme për palën tjetër. Në fund, ne kërkojmë që palët të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit”, tha Borrell.

Sipas tij, kjo “mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut, sepse është e vetmja mënyrë për të përparuar në rrugën evropiane”.

“Ne do të vazhdojmë të insistojmë dhe të punojmë për të arritur një marrëveshje. Por sot, për fat të keq, nuk ishte e mundur”, tha kryediplomati evropian./rel

The post BE-ja vazhdon sot diskutimet për Kosovën dhe Serbinë appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Ndryshime tektonike në veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, “kanë ndodhur ndryshime tektonike”.

“Dje populli serb tregoi se kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, para së gjithash nga bashkësia ndërkombëtare, dhe para së gjithash po i referohem fuqive perëndimore”, tha Vuçiç për gazetarët më 24 prill.

Ai tha po ashtu se zgjedhjet paraqesin “dështim të regjimit të [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit”.

“Nën një, [zgjedhjet e 23 prillit] janë debakël zgjedhor i Kurtit dhe QUINT-it”, deklaroi Vuçiç, duke iu referuar grupit të shteteve ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia.

“Nën dy, ky është një rezultat historik sepse nuk ka ndodhur kurrë në tokën evropiane. Nën tre, kjo tregoi unitetin e madh të popullit serb, disiplinën dhe përgjegjësinë e serbëve, gjë që nuk është parë në historinë moderne të kombit tonë”.

Sipas Vuçiçit, zgjedhjet e 23 prillit ishin “referendum” për serbët që jetojnë në veri, për “të treguar se kë nuk duan në veri të Kosovës”.

Në zgjedhjet për kryetarët e rinj të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk morën pjesë partitë serbe, por vetëm një kandidate e pavarur.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – përveç se nuk mori pjesë në zgjedhje, bëri thirrje edhe për bojkotimin e tyre.

Dalja në zgjedhje ishte pak më shumë se 3 për qind, dhe dy komuna u fituan nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjen e dy të tjerave i morën kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur zyrtarët serbë të kësaj zone kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet, për shkak të një plani të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat jolegale serbe me ato të Kosovës..rel/

The post Vuçiç: Ndryshime tektonike në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Borrell konfirmon: Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun për normalizimin e raporteve. Siç tha ai, të dyja palët tashmë dorëzuar komentet e tyre për këtë plan.

“Me përfaqësuesin tim të posaçëm, Mirosllav Lajçak, kemi punuar shumë për këtë. Pra, para verës ua kemi prezantuar planin të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të kapërcejnë krizat e përhershme në të cilat kemi punuar dhe për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të raporteve të tyre. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar dhe mendoj se është një shkas i mirë që duhet të shfrytëzohet për të arritur normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell në Gjermani, ku po mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të G7-s.

Shefi i diplomacisë së BE-së po ashtu tha se në ditët në vijim do të analizojnë komentet që kanë marrë nga Prishtina dhe Beogradi dhe se shpreson se ky “do të jetë një përparim dhe hap para në këtë proces”.

Borrell po ashtu falënderoi Gjermaninë dhe Francën për mbështetjen në zhvillimin e këtij plani.

Ekzistimi i planit franko-gjerman u diskutua në Berlin më 3 nëntor nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen konfirmoi se ky plan tani është i “integruar në procesin e dialogut”.

Megjithatë, për planin franko-gjerman nuk ka informacione të shumta. Ekzistenca e tij është konfirmuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më 8 tetor, Vuçqi tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Serbisë në BE.

Ai shtoi se Serbia “po poshtërohet edhe më shumë dhe nuk do të detyrohet që ta njohë zyrtarisht Kosovën”, por duke mos reaguar për këtë, sipas tij, do të ishte një pranim i heshtur. Siç tha Vuçiq, kjo është e papranueshme për Serbinë dhe shtoi se ishte e papërgjegjshme dhe joserioze që të refuzohej plani franko-gjerman.

Mediat në Kosovë po ashtu kanë raportuar se plani franko-gjerman aktualisht nuk parasheh që Serbia ta njohë Kosovën, por parasheh njohjen e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Kosova kërkon që ky proces të përfundojë me një marrëveshje që do të kishte edhe njohjen reciproke, ndërkaq Serbia synon një “zgjidhje kompromisi”./rel

The post Borrell konfirmon: Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun appeared first on Albeu.com.

Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
Qeveria e Kosovës ditën e sotme  ka vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla në mbledhjen e sotme u shpreh se marrja e vendimeve të tilla do të kontribuojë në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Këto sanksione përfshijnë: masa kufizuese të eksportit në lidhje me mallrat dhe teknologjinë me përdorim të dyfishtë, si dhe mallrat dhe teknologjinë që mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë. Masa kufizuese që ndalojnë investimet e reja në sektorin energjetik rus. Si dhe një kufizim gjithëpërfshirës i eksportit në pajisjet, teknologjinë dhe shërbimet për industrinë e energjisë në rusi, në përjashtim të industrisë bërthamore dhe sektorin në rrjedhën e poshtme të transportit të energjisë. Masa kufizuese që ndalojnë të gjitha transaksionet me disa kompani shtetërore, të cilat tashmë janë objekt i kufizimeve të rifinancimit dhe së fundi masa kufizuese që ndalon ofrimin e shërbimeve të vlerësimit të kredisë”, ka deklaruar Gërvalla./albeu.com

The post Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë appeared first on Albeu.com.