kontrolloret rinas Archives - Albeu.com

Zbulohen mesazhe të reja mes kontrollorëve: Prilli perfekt, goditja politike është më e madhe!
“Mesi i prillit është perfekt. Goditja është më e madhe politikisht, sepse nuk kanë kohë ta amortizojnë”.

Ky është vetëm njëri nga dhjetëra mesazhet e shkëmbyera mes kontrollorëve të Rinasit, të cilët me argumentin e “paaftësisë në punë”, bllokuan fluturimet në aeroportin e vetëm në vend, duke krijuar një situatë të paprecedent.

Mesazhet e zbuluara në celularët e tre të arrestuarve, Muhin Mezini, Armand Fezga dhe Flora Ndreca, bënë që Prokuroria të ngrejë dyshime se bojkoti ishte i organizuar. Në dosje thuhet se të arrestuarit kanë koordinuar veprimet sipas një plani të caktuar, duke sjellë pasoja të rënda, pasi nxorën jashtë funksionit Kullën.

Të ndaluarit mohojnë të kenë ndikuar te kontrollorët e tjerë, që të plotësonin deklaratën e paaftësisë së përkohshme në punë dhe sipas tyre, mbyllja e aeroportit erdhi për shkak se autoritetet kishin refuzuar të negocionin me ta, për çështjen e reduktimit të pagave, çka kishte sjellë akumulim të stresit te të gjithë.

Argumentet e Prokurorisë u kundërshtuan nga avokati Rezart Kthupi, i cili la të nënkuptohet se arrestimet janë të motivuara politikisht. “Është një akuzë e ngritur për qëllime të ndryshme nga ai i respektimit të ligjit.

Deduksionin e bëni ju”, tha avokati. Kthupi mohoi që të ndaluarit të kenë pasur ndikim mbi kontrollorët e tjerë, ndërsa theksoi se gjendja e tyre pas arrestimit është e rënduar. Avokati nuk dha shpjegime nëse kontrollorët janë rikthyer në detyrë, ndërsa pyetjes se si ishte e mundur që të gjitha ata u “stresuan” dhe u bënë të paaftë për punë në të njëjtën ditë, iu përgjigj në këtë mënyrë: “Po ligji nuk ka ndonjë pengesë se kur mund t’u lindë kontrollorëve paaftësia e përkohshme për punë.

Mund t’u lindë që të gjithëve në të njëjtin moment, mund t’i lindë secilit individualisht në një moment të ndryshëm nga i të tjerëve”. Përgjatë orëve të mbylljes së Kullës rezulton se një avion i nisur nga Athina drejt Tiranës u kthye mbrapsht, ndërsa u anuluan dhjetëra fluturime, shkruan panorama.

Po, ndërsa Prokuroria po vijon hetimet për ngjarjen, Gjykata e Tiranës ndërkohë nisi shqyrtimin e padisë së Sindikatës, e cila kundërshton vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Albcontrol”, firmosur në prill 2020, që iu reduktoi pagat kontrollorëve.

The post Zbulohen mesazhe të reja mes kontrollorëve: Prilli perfekt, goditja politike është më  e madhe! appeared first on Albeu.com.

Kontrollorja tregon arsyen pse pezulluan punën: Isha stresuar, donin t’më pushonin
Flora Ndreca, një nga kontrolloret ajrore që ka vendosur të pesullojë punën ka treguar në emisionin “Opinion”  përse kontrollorët vendosën të pezullonin punën e tyre.

Ndreca tha se së bashku me 5 kontrollorë të tjerë ka kërkuar disa ditë relaksi, pasi sipas saj, një kontrollor nuk mund të punojë në kushte stresi, por më vonë nga drejtuesi e saj  i është kërtkuar që të largohej nga puna.

Kjo gjë ka bërë që dhe kontrollorët e tjerë të plotësojnë formularin e paaftësisë së përkohshme, duke shkaktuar kështu dhe pezullimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

“Në bazë të kodit të punës nuk mund të bëjmë grevë, është paaftësi e përkohshme. Kur kontrollorët e trafikut ajror, nuk mund të siguroj që ne jemi për të ofruar një shërbim. Nëse mua më mungon koncentrimi para radarit mua më gjobitin me 2 milionë të vjetra. Në këto momente ne stresi po na shtohet. Ne nuk jemi të politizuar, jemi profesionistë.

Dje un bashkë me stafin tim, ishim 6 veta në turn. 5 nga ne u ndien të stresuar nuk u ndiem mirë dhe vendosëm ta mbanim trafikun dhe në fund të turnit të plotësonim një formular që përmban skema e kompetencës që ne jemi të paaftë përkohësisht. Unë personalisht kam kërkuar 3-4 ditë periudhe relaksi. Në momentin që mbaruam turnin, dorëzojmë formularin tek eprori jonë. Nisemi për në shtëpi, marrim një telefonatë nga drejtoi operacional, kthehemi dhe gjendemi para faktit të zgjidhjes së kontratës së punës.

Nuk kishin një arsye, unë refuzova ta firmosja. Nëse unë ulem në vendin e punës dhe jam e stresuar për arsye personale, unë bëj shkelje ligjore nëse punoj në kushte të tilla. Në momentin që 5 kontrollorë u hoqën nga puna, kontrollorët e tjerë bën paaftësi të përkohshme për solidarizim. Në nuk paguhemi nga numri i trafiku, ne paguhemi për shërbimin.”-tha Ndreca./Opinion.al

The post Kontrollorja tregon arsyen pse pezulluan punën: Isha stresuar, donin t’më pushonin appeared first on Albeu.com.

Rama thirrje kontrollorëve: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend!
“Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin!”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar paralajmerimet për kontrollorët e Albcontrol të cilët që nga mëngjesi i sotëm kanë braktisur punën dhe për pasojë në aeroportin e Rinasit janë anuluar fluturimet. Në një status në Twitter, Rama u ka bërë apel kontrollorëve që të ndahen nga organizatorët.

Kreu i qeverisë shton më tej se kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht!

Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”- shkruan Rama.

The post Rama thirrje kontrollorëve: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend! appeared first on Albeu.com.