kontrata Archives - Albeu.com

Berisha shpërthen keq ndaj Ballukut: Nuk ka injorante të dytë në Ballkan si ajo, zgjidhja e kontratës për Aeroportin e Vlorës do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 500 milionë euro
Ditën e sotme, në një komunikim me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun, për prishjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke paralajmëruar pasoja të rënda financiare për shtetin shqiptar.

Gjithashtu, Berisha tha se qytetarët shqiptarë do të përballen me një faturë që do të jetë të paktën 500 milionë euro, nëse kompania e Behgjet Pacollit do ta çojë në arbitrazh, ashtu siç ka paralajmëruar.

Kreu demokrat kritikoi deklaratat e mëparshme të Belinda Ballukut për projektin e aeroportit, duke ironizuar premtimin se Vlora do të kishte “aeroportin më të madh në Ballkan”.

“Shqiptarët për pasurimin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut për plaçkitjen nga ana e tyre të 130 mln eurove bileta të munguara, po prishin një kontratë për të cilën garantoj qytetarët e këtij vendi se do gjobitën më së paku 500 mln euro. Po prishin një kontratë vetëm që e panë që Behgjet Pacolli nuk ka ndërmend tu njohë atyre aksionet që këta pretendojnë se kompania turke ia ka dorëzuar Pacollit. Pra këtu është një treshe faqezeze, Edi Rama, Lubi Balluku dhe Taulant Balla që kanë përdorur ortakun tjetër të ndërtimit për t’ia marrë Pacollit aksionet. Pacolli aksionet nuk i jep. Është biznesmen me eksperiencë dhe duket se nuk plotëson kërkesat për Pazar. Janë më qesharaket në botë proceset ndaj kësaj dosje. Dëshmia që Pacolli ka bërë si i thirrur nga Belinda dhe Belinda u veçua me biznesmenin turk, dëshmoi qartësisht se Rama – Balluku dhe Taulanti janë pretendët kryesore të aksioneve që turku ka dorëzuar. Histori mafioze korrupsioni të papara. Ju kujtohet ju, kur Balluku për hir të së vërtetës në cdo rrafsh përfaqëson një turp njerëzor, absolutisht në cdo rrafsh vraponte në Akërni dhe deklaronte se Vlora do ketë aeroportin më të madh në Ballkan, duke treguar veten se Ballkani nuk ka një injorante të dytë se ajo., e cila nuk di të maskojë vjedhjet e saj. Të pretendosh të ndërtosh në Vlorë aeroportin më të madh në Ballkan do të thotë të gjobisësh shqiptarët me një gjobë të tmerrshme”, shprehet Sali Berisha.

The post Berisha shpërthen keq ndaj Ballukut: Nuk ka injorante të dytë në Ballkan si ajo, zgjidhja e kontratës për Aeroportin e Vlorës do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 500 milionë euro appeared first on Albeu.com.

ZKA: KEK gjatë vitit 2025 nënshkroi 1.6 milion euro kontrata të negociuara pa procedura të rregullta
Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se Korporata Energjetike e Kosovës, gjatë vitit 2025, ka lidhur kontrata të negociuara në vlerë prej 1.6 milion euro, si pasojë e mangësive në zhvillimin e procedurave të rregullta të prokurimit.

Sipas raportit të ZKA-së, këto përfshijnë tri kontrata për furnizim me Acid Klorhidrik (31-33%), me vlerë të përgjithshme 240,030 euro, si dhe tri kontrata për furnizim me Lëndë Djegëse – Mazut, me vlerë totale 1,404,465 euro.

Në raport theksohet se kjo situatë erdhi për shkak të pamundësisë për të përmbyllur procedurat e hapura të prokurimit, si rrjedhojë e ankesave të operatorëve ekonomikë në KEK dhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

ZKA ka identifikuar një sërë mangësish në këto procese.

Për tenderin “Furnizim me acid klorhidrik (31-33%)”, raporti sqaron se procedura kishte dështuar pasi, sipas vlerësimit të OSHP-së, ndërmarrja kishte vendosur një kriter diskriminues në lidhje me standardin EN 939:2016. Sipas këtij vlerësimi, ky standard vlen për acidin klorhidrik që përdoret në trajtimin e ujërave të pijshëm dhe nuk duhet të kërkohet për trajtimin e ujërave industrialë.

“Megjithatë në një procedurë të negociuar të prokurimit ndërmarrja kishte ftuar për negocim më shumë se një operator ekonomik”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sa i përket tenderit “Furnizim me Lëndë Djegëse – Mazut”, auditimi ka gjetur se prokurimi është shoqëruar me disa ankesa gjatë viteve 2024-2025, me kthim të procedurës në rivlerësim disa herë nga OSHP. Këto zhvillime lidhen me mangësitë e konstatuara në dosjen e tenderit, si për shembull parametrat e përcaktuar pa toleranca, përfshirë vlerën kalorifike 9500 kcal/kg, dendësinë 0.95 kg/dm³ dhe përmbajtjen e hirit max 0.2%, të evidentuara si nga OSHP ashtu edhe nga komisioni i rivlerësimit.

Për këtë tender, KEK kishte marrë vendim më 03.12.2025 për anulimin e aktivitetit të prokurimit.

“Megjithatë në dy procedura të negociuar të prokurimit ndërmarrja kishte ftuar për negocim më shumë se një operator ekonomik”- thuhet në raport.

Sipas ZKA-së, mosrealizimi i kontratave përmes procedurave të zakonshme dhe zvarritja e vazhdueshme e mbylljes së aktivitetit të prokurimit për acid klorhidrik dhe mazut ka bërë që ndërmarrja të nënshkruajë gjashtë kontrata të negociuara pa publikim. Raporti paralajmëron se, duke qenë se aktivitetet përkatëse ende nuk janë përmbyllur, ekziston rrezik real që të lidhen edhe kontrata të tjera të negociuara më tej.

“Moslidhja e kontratës përmes procedurave të rregullta dhe shtyrja e vazhdueshme e përmbylljes së aktivitetit të prokurimit për furnizim me acid klorhidrik dhe mazut ka ndikuar që ndërmarrja të lidhë gjashtë kontrata të negociuara pa publikim. Meqenëse aktivitetet përkatëse ende nuk janë finalizuar, ekziston rreziku real për lidhjen e kontratave të tjera të negociuara në vijim”, thuhet në raport.

ZKA ka rekomanduar gjithashtu që Bordi i Drejtorëve të KEK-ut të sigurojë zhvillimin e një analize të plotë për të gjitha rrethanat që kanë çuar në gjendjen aktuale dhe të marrë veprimet e nevojshme, në mënyrë që dosjet e tenderëve të përgatiten në përputhje të plotë me kërkesat ligjore.

Menaxhmenti i KEK-ut nuk është pajtuar me këto gjetje.

Në përgjigjen e KEK-ut thuhet se procedurat e prokurimit të përmendura në gjetjen B4 kanë nisur në vitin 2024 dhe se në to kanë qenë të përfshira edhe institucione të tjera relevante, si OSHP, ndërsa në rastin e procedurës për mazut edhe Gjykata Komerciale.

“Lidhur me procedurat e prokurimit të theksuara në gjetjen B4, duhet theksuar që këto procedura kanë filluar në vitin 2024, si dhe në këto dy procedura janë involvuar edhe institucione tjera relevante siç janë OSHP dhe në rastin e procedurës për mazut edhe Gjykata Komerciale. Vlen të theksohet se aktiviteti i prokurimit me titull: Furnizim me Acid Klorhidrik është anuluar me dt. 27.06.2025 ku edhe pas dy kërkesave për rishqyrtim nga dy OE si dhe ankesave në OSHP, vendimi i AK ka mbetur në fuqi”, thuhet në përgjigjen e KEK-u.

Lidhur me tenderin “Furnizim me lëndë djegëse për kaldajë – Mazut”, KEK ka bërë të ditur se ai është anuluar më 3.12.2025.

“Po ashtu kemi pasur kërkesë për rishqyrtim dhe ankesë në OSHP nga një OE por vendimi i AK ka mbetur në fuqi”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut, ku shtohet se gjatë vitti 2026 kanë filluar procedurat e reja për të dy lëndët, me Kontrata kornizë trivjeçare dhe ato janë në proces të prokurimit. Në të njëjtën përgjigje theksohet se këto dy lëndë janë bazike për funksionalizimin e prodhimit të energjisë elektrike në termocentrale dhe se mungesa e tyre do të shkaktonte krizë energjetike në vendin tonë.

“Përkundër që KEK ka përdorur procedurën e negociuar (e lejuar sipas LPP), ato janë iniciuar me disa operatorë ekonomikë për të pasur konkurrencë të drejtë duke bashkëpunuar edhe me MINT prej të cilës është marrë lista e të gjithë OE-ve që importojnë mazut në Republikën e Kosovës dhe të njëjtëve i është dërguar ftesa për ofertë”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut.

The post ZKA: KEK gjatë vitit 2025 nënshkroi 1.6 milion euro kontrata të negociuara pa procedura të rregullta appeared first on Albeu.com.

Vjen firma në Gjermani, mesfushori i Kombëtares shqiptare befason me ekipin e ri
Tashmë është e kryer, pasi Enis Çokaj, do të jetë pjesë e Bokum në edicionin e ardhshëm, ndërsa kontrata e firmosur me klubin gjerman është 3-vjeçare.

“Waz Redaktion”, raporton se Çokaj ishte në stadium më 26 prill, ndërsa Bokum po luante në shtëpi.

Çokaj është po ashtu pjesë e Kombëtares shqiptare, teksa këtë sezon po e mbyll në huazim te Levadiakos në Superligën greke.

Kartonin e tij ndërkohë e zotëronte Panathinaikos. Kujtojmë se për herë të parë si profesionit luajti me ekipin e Laçit.

Bokum ndërkohë, është i interesuar edhe për Faton Ademin. Ky i fundit luan në kategorinë e tretë të futbollit gjerman me Alemania Achen.

The post Vjen firma në Gjermani, mesfushori i Kombëtares shqiptare befason me ekipin e ri appeared first on Albeu.com.

Rama: Kontrata me BE për bujqësinë, më e vështira, sektori ishte i braktisur, sot eksportojmë produktet tona në 80 vende të botës
Këtë të hënë, kryeministri i vendit Edi Rama, teksa po merr pjesë në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, theksoi se kontrata me BE-në për bujqësinë është më e vështira.

Sipas tij, marrëveshja me Unionin evropian është një kontratë shtetërore që përfshin të gjitha faktorët.

“Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar eksperienca e vendeve të tjera dhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet, standartet, kontrollet që burojnë nga cilësia e lartë e sigurisë dhe e produkteve kur vjen puna për të qenë lojtarë në tregun e bashkuar evropian”, shprehet Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shoti se sektori i bujqësisë ishte i braktisur më shumë se një dekadë më parë, duke shtuar se tani “produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar në gjysmë mld euro”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Planin e veprimit dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit mes nesh në mënyrë që bujqësia të përballojë sfidën e tregut evropian në kontekstin e Shqipërisë anëtare të BE. Dua që të flas shumë hapur me ju, duke iu thënë se kjo sfidë ka dy anë, anën e errët dhe të ndritur.

Ana e errët është ajo që pret çdokënd prej jush që nuk është i përgatitur për atë ditë sepse negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese thjesht të lidhura me çfarë shkruajmë në letër, por kontratë shtetërore shumë komplekse ku çdo faktor shtetëror dhe shoqëror duhet t’i përgjigjet kontratës. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar eksperienca e vendeve të tjera dhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet, standartet, kontrollet që burojnë nga cilësia e lartë e sigurisë dhe e produkteve kur vjen puna për të qenë lojtarë në tregun e bashkuar evropian.

Por unë besoj shumë te ju dhe të gjithë ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot një dekadë më parë ishin aty te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë ka më besim se do ta kalojë edhe këtë sfidë. Janë të natyrave të ndryshme por në thelb kanë të bëjnë me vullnetin për të bërë sukses sepse asokohe bujqësia shqiptare ishte një sektor i braktisur totalisht, një dekadë e pak më parë. Numri I fermerëve që merrnin një mbështetje simbolike nga shteti ishte 5600. Sot është 67 500.

Nuk bëhet fjalë për mbështetje simbolike, por mbështetje që peshon në portofolin e fermës. Eksportet ishin thjesht dhe vetëm një aktivitet i një grushti njerëzish që ia kishin dalë deri aty dhe deificiti tregtar ishte një katastrofë unikale në rajon se në Evropë nuk po bëjmë krahasime për çdo euro të eksportuar ne importonim 9 euro në ushqim. Ndërkohë që sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar në gjysmë mld euro dhe dificiti është ulur nga 1 me 9 në 1 me 3 dhe përpjekja jonë është që të shkojmë drejt 1 me 2.

Marrëveshja me BE është kontratë shtetërore e të gjithë faktorëve dhe për të gjithë faktorët institucionalë dhe shoqërorë. Për fermerët është kontratë që kërkon standarde dhe cilësi, teknologji dhe dixhitalizim, orgaizim të sofistikuar dhe mbështetje, e cila do të vijë duke u rritur vit pas viti.

The post Rama: Kontrata me BE për bujqësinë, më e vështira, sektori ishte i braktisur, sot eksportojmë produktet tona në 80 vende të botës appeared first on Albeu.com.

I shumëkërkuar, Robert Lewandowski në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë
Robert Lewandowski, mbetet një nga sulmuesit më të lakuar në treg, kjo edhe për faktin se sulmuesi polak është futur në vitin që i përfundon kontrata.

Emri i tij qarkullon nga Italia në Arabinë Saudite, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Amerika.

Sipas BBC: Chicago Fire ka vendosur kontaktet e para me përfaqësues të lojtarit, për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një transferim në “tokën e premtuar”.

Chicago Fire, është një opsion shumë i mirë për Lewandowskin, pasi është një klub që do t’i garantonte pagën faraonike që Lewa merr në Barcelonë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të vlerësojë në fund polaku, aspektin sportiv apo financiarë.

The post I shumëkërkuar, Robert Lewandowski në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë appeared first on Albeu.com.

Berisha: Kontrata me Chris LaCivita do bëhet publike, siç e kërkon ligji, unë nuk jam Edi Rama që flet me vete
Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, deklaroi se kontrata me kompaninë e Chris LaCivita për zgjedhjet e 11 majit, do bëhet publike, siç e kërkon ligji!

Deklarata:

Unë, natyrisht nuk bëj Edi Ramën që flet me vete, që shpik edhe fansat dhe i bën pyetje vetes duke mashtruar publikun se mora këto pyetje, në një kohë kur ato pyetje i nxjerr nga defteret e veta.

Kështu që unë nuk kam si të mos i përgjigjem pyetjes tuaj, ndonëse do preferoja shumë që pyetjet tuaja të përqendroheshin tek problemet e mëdha të shëndetësisë tonë dhe programin që ne paraqesim këtu.

Sepse siç e konstatoni, në krahun tjetër, Edi Rama ka mashtruar aq shumë, sa më ngjet me njeriun që është stërngopur me mashtrimet e tij dhe tani nuk ka guxim të nxjerrë më mashtrime të tjera dhe tani nuk ka më guxim të nxjerrë mashtrime të tjera dhe nga mëngjesi gjer në darkë shndërrohet në një banor të parkut zoologjik të avertebrorëve, të zhabave, zhapikëve, reptilëve, etj, etj, dhe nuk flet një fjalë për përgjegjësitë që ka para qytetarëve qoftë në ato që ka bërë, qoftë për ato që do bëjë.

Po unë nuk jam ai. Unë do përgjigjem.

U garantoj se ajo kontratë, me të gjitha burimet se ku është marrë çdo qindarkë, do bëhet publike ditën që do përmbushet detyrimi ligjor i dorëzimit të saj në KQZ, siç na detyron ligji.

Kjo është përgjigja ime për këtë.

The post Berisha: Kontrata me Chris LaCivita do bëhet publike, siç e kërkon ligji, unë nuk jam Edi Rama që flet me vete appeared first on Albeu.com.

Sot mbaron kontrata, ja mesazhi i Luizit për “Top Channel” (FOTO)
Ditën e sotme mbaron zyrtarisht kontrata 1-vjeçare e Luiz Ejllit me Top Channel, që kishte të gjitha të drejtat e imazhit të artistit i cili u shpall fitues i ‘Big Brother VIP’ vitin e kaluar.

Në një story në instagram, Luiz Ejlli falenderon Top Channel për bashkëpunimin 1-vjeçar, pak ditë pasi u bë një vit nga finalja e madhe e Big Brother Vip.

”Faleminderit për bashkëpunimin 1-vjeçar”- shkruan Luizi në postim.

The post Sot mbaron kontrata, ja mesazhi i Luizit për “Top Channel” (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Interi kërkon t’i rinovojë kontratën Lautaros
Lautaro Martinez është një nga futbollistët më të mirë të Interit. Sulmuesi i njohur zikaltër ka kontratë me klubin deri në vitin 2016, por sërish thashethemet rreth të ardhmes së tij nuk kanë ndaluar asnjëherë.

Në këto kushte, drejtuesit zikaltër po mendojnë që të rinovojnë kontratën me lojtarin.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, palët tashmë janë në kontakt, me vjeshtën që mund të jetë koha e duhur për nënshkrimin e ri që do të zgjaste martesën me Interin dhe do t’i rriste pagën yllin argjentinas.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të re deri në vitin 2028, me pagën që mund të rritet në 7.5 milionë euro neto plus bonuse. Lautaro ka realizuar 21 gola këtë sezon.

The post Interi kërkon t’i rinovojë kontratën Lautaros appeared first on Albeu.com.

Leao rinovon me Milanin deri në vitin 2028
Rafael Leao do të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2028.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Tëitter.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Rafael Aleksandre da Konseisao Leao deri më 30 qershor 2028. I mbërritur në verën e vitit 2019, Rafael grumbulloi 162 paraqitje, 41 gola dhe 29 asistime për kuqezinjtë dhe u vendos në kampionatin italian si “Lojtari më i mirë i Serie A” sezonin e kaluar.

The post Leao rinovon me Milanin deri në vitin 2028 appeared first on Albeu.com.

Haaland firmos kontratën me NIKE, sa do të fitojë
Futbollisti i Manchester City, Erling Haaland ka nënshkruar një kontratë me “Nike” si sponsorin e tij të ri të këpucëve të sportit. Norvegjezi, një nga lojtarët më vendimtarë në botë, ka zgjedhur gjigantin amerikan ndaj opsioneve të tjera si Adidas dhe Puma.

Kontrata e tij e mëparshme me Nike përfundoi në janar 2022 dhe që atëherë Haaland ka provuar këpucë sporti të ndryshme, ka vlerësuar opsione të ndryshme. Marka sportive amerikane e kishte veshur që në moshën 14-vjeçare dhe vazhdonte të luante në Norvegji.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe këpucë

Në këtë mënyrë, Nike kap një nga talentet më të kërkuar në treg dhe një nga yjet e mëdhenj të Premier League. Në 37 ndeshje, ai ka shënuar 42 gola. Ky është sezoni më i mirë i karrierës së tij sportive, në të cilin tashmë ka thyer disa rekorde: ai është golashënuesi më i mirë i City në të njëjtën Premier League, golashënuesi më i mirë i City në të njëjtin sezon.

Norvegjezi barazoi Leo Messin me pesë gola (kundër RB Leipzig) në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.

Te Nike, sulmuesi në fjalë iu bashkohet superyjeve të tjerë të futbollit që kanë zgjedhur gjithashtu markën amerikane, si Kylian Mbappé, Kevin de Bruyne, LeBron James, Rafael Nadal dhe Tiger Ëoods.

The post Haaland firmos kontratën me NIKE, sa do të fitojë appeared first on Albeu.com.