kontraceptiv Archives - Albeu.com

FDA miraton pilulën e parë kontraceptive pa recetën e mjekut
UASHINGTON (AP) – Zyrtarët amerikanë kanë miratuar pilulën e parë kontraceptive pa recetën e mjekut, duke u dhënë mundësi grave dhe vajzave amerikane ta blejnë atë ashtu siç blejnë aspirinat apo solucionet për pastrimin e syrit.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha të enjten se dha miratimin për pilulën Opill të kompaninë Perrigo e cila merret një herë në ditë pa recetën e mjekut, duke e bërë atë ilaçin e parë të tillë që zhvendoset nga seksioni i farmacisë në raftet e dyqaneve. Kompania nuk do të fillojë dërgimin e pilulës me postë deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe nuk do të ketë kufizime moshe në shitjen e saj.

Pilulat e bazuara në hormone kanë qenë prej kohësh forma më e zakonshme e kontrollit të lindjes në SHBA, e përdorur nga dhjetëra miliona gra që nga vitet 1960. Deri më tani, të gjitha kërkonin recetë nga mjeku.

Shoqëritë mjekësore dhe organizatat për shëndetin e grave kanë kërkuar qasje më të gjerë, duke vënë në dukje se rreth 45% e 6 milionë shtatzënive vjetore në SHBA janë të paplanifikuara. Adoleshentët dhe vajzat, gratë me ngjyrë dhe ato me të ardhura të ulëta njoftojnë për pengesa më të mëdha në marrjen e recetave dhe ilaçeve.

Disa nga sfidat mund të përfshijnë pagesën për vizitën e mjekut, lejen nga puna dhe gjetjen e kujdesit për fëmijët.

“Ky është me të vërtetë një transformim në qasjen ndaj kujdesit kontraceptiv,” tha Kelly Blanchard, presidente e Ibis Reproductive Health, një grup jofitimprurës që mbështeti miratimin. “Shpresojmë që kjo do t’i ndihmojë njerëzit të kapërcejnë ato barriera që ekzistojnë tani”.

Perrigo me bazë në Irlandë nuk njoftoi një çmim për pilulën. Barnat pa recetë janë përgjithësisht shumë më të lira se ato me recetë, por ato zakonisht nuk mbulohen nga sigurimet shëndetësore.

Detyrimi i siguruesve për të mbuluar kontrollin e lindjeve pa recetë do të kërkonte një ndryshim rregullator nga qeveria federale, të cilin mbështetësit për çështjet e grave po i kërkojnë administratës Biden ta zbatojë.

Shumë medikamente të zakonshme janë bërë pa recetë në dekadat e fundit, përfshirë barnat për dhimbje, urth dhe alergji. Pilulat kontraceptive janë të disponueshme pa recetë në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, Azisë dhe Afrikës.

Kompania Perrigo dorëzoi studime të bëra prej vitesh në FDA për të treguar se gratë mund të kuptonin dhe ndiqnin udhëzimet për përdorimin e pilulës. Miratimi i së enjtes erdhi pavarësisht disa shqetësimeve nga shkencëtarët e FDA-së në lidhje me rezultatet e kompanisë, përfshirë atë nëse gratë me kushte të caktuara mjekësore do të kuptonin se nuk duhet ta merrnin ilaçin.

Veprimi i FDA-së vlen vetëm për pilulën Opill. Ajo është në një klasë më të vjetër të kontraceptivëve, të quajtur ndonjëherë minipilula, që përmbajnë një hormon të vetëm sintetik dhe në përgjithësi kanë më pak efekte anësore sesa tabletat më të njohura të kombinimit të hormoneve.

Por avokatët e shëndetit të grave shpresojnë se vendimi do të hapë rrugën për më shumë opsione për kontrollin e lindjeve pa recetë.

Vendimi i FDA-së nuk ka asnjë lidhje me betejat e vazhdueshme gjyqësore mbi pilulën e abortit mifepristone. Studimet në aplikimin e kompaninë Perrigo për të marrë miratimin nga FDA-ja filluan vite përpara anulimit të Gjykatës së Lartë për të drejtën e abortit.

Për shkak të kufizimit të të drejtave riprodhuese në disa shtete, FDA-ja është përballur me presion nga politikanët demokratë, mbrojtësit e të drejtave të qasjes në shëndetësi dhe profesionistët mjekësorë për të lehtësuar qasjet tek medikamentet që ofrojnë kontroll për lindjet. Shoqata Mjekësore Amerikane dhe shoqëria kryesore profesionale për mjekët obstetër dhe gjinekologë mbështetën aplikimin e pilulës Opill pa recetë.

Një panel i jashtëm i këshilltarëve të FDA-së votoi njëzëri në favor të ndryshimit në një seancë dëgjimore në maj, ku dhjetëra kërkuan miratimin e pilulës Opill.

Pilulat më të reja të kontrollit të lindjes zakonisht kombinojnë dy hormone, estrogjenin dhe progestinën, të cilat mund të ndihmojnë për t’i bërë periodat më të lehta dhe më të rregullta./voa

The post FDA miraton pilulën e parë kontraceptive pa recetën e mjekut appeared first on Albeu.com.

Zbulohet rreziku i kancerit të gjirit nga mini-pilulat kontraceptive
Marrja e një “minipilule” vetëm me progestogjen mbart një rrezik të vogël të kancerit të gjirit, i ngjashëm me pilulat kontraceptive orale të kombinuara, thonë studiuesit.

Studimi, në revistën PLoS Medicine, është një nga të parët që mund të vlerësojë shanset për përdoruesit e këtij lloji kontraceptivi.

Ai tregon një rrezik të vogël, të anuar ndaj përdoruesve të moshuar, i cili largohet brenda pak vitesh pas ndërprerjes së mjekimit.

Nga ana tjetër, pilulat mbrojnë kundër disa kancereve të tjera femërore.

Gratë që marrin kontraceptivë hormonalë kanë një rrezik më të ulët të kancerit të mitrës dhe vezoreve, me këtë mbrojtje që zgjat për dekada, thonë studiuesit nga Universiteti i Oksfordit. Dhe njerëzit duhet të peshojnë të gjitha të mirat dhe të këqijat.

Çfarë është mini-pilula?

Përdoret kryesisht si një kontraceptiv, por ndonjëherë edhe si ndihmë për me periodat e dhimbshme

përmban vetëm një hormon, progestogjen (një version sintetik i progesteronit), ndërsa pilula e kombinuar gjithashtu përmban estrogjen

mund të jetë një alternativë e mirë për ata që nuk mund të përdorin estrogjen, nëse ushqejnë me gji.

e marrë çdo ditë, pa ndërprerje midis paketimeve të pilulave, mund të jetë më shumë se 99% efektive kundër shtatzënisë

mund të përdoret deri në menopauzë ose në moshën 55 vjeç

mund të blihet pa recetë në farmaci

nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme

Cilat janë rreziqet?

Kanceri i gjirit është relativisht i rrallë në mesin e grave më të reja, grupmosha që ka më shumë gjasa të përdorë pilula.

Pra, një rritje e lehtë e rrezikut gjatë kohës që një grua përdor kontraceptivë hormonalë nënkupton vetëm një numër të vogël rastesh shtesë të sëmundjes.

Studiuesit panë rreth 30,000 të dhëna pacientësh të mbajtura nga mjekët e familjes.

Ata zbuluan se marrja e këtyre pilulave për pesë vjet rriti mundësinë e një gruaje për të zhvilluar kancer gjiri brenda 15 viteve të ardhshme me 20-30%, në varësi të moshës së saj në atë kohë.

Ekspertët thonë se gjetjet janë qetësuese.

Një nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit, Prof Gillian Reeves, tha: “Unë nuk shoh vërtet se ka ndonjë tregues këtu për të thënë se gratë duhet domosdoshmërisht të ndryshojnë atë që po bëjnë.

“Qëllimi kryesor i bërjes së këtij hulumtimi ishte me të vërtetë të plotësonte një boshllëk në njohuritë tona”.

Dr Michael Jones, nga Instituti i Kërkimeve të Kancerit, Londër, tha: “Këto gjetje sugjerojnë se përdorimi i kontraceptivëve hormonalë lidhet me një rritje të lehtë të rrezikut të kancerit të gjirit përpara menopauzës.

“Rezultatet ishin të ngjashme për lloje të ndryshme të kontracepsionit hormonal, duke përfshirë kontraceptivët vetëm me progestogjen, ku aktualisht dihet më pak për rreziqet e tyre.”

Prof Stephen Duffy, kreu i Qendrës për Parandalimin, Zbulimin dhe Diagnozën e Kancerit, në Universitetin Queen Mary të Londrës, tha: “10 vjet pas ndalimit, nuk kishte rrezik të tepërt të lidhur me përdorimin e kontraceptivëve oralë”.

Dr Kotryna Temcinaite, nga shoqata bamirëse Breast Cancer Now, tha: “Nëse jeni të shqetësuar për kancerin e gjirit dhe kontracepsionin, ose nuk jeni të sigurt se çfarë lloji po përdorni, bisedoni me mjekun tuaj ose klinikën e planifikimit familjar. Ju gjithashtu mund të flisni tek infermieret tona eksperte duke telefonuar linjën tonë të ndihmës falas .”

Sipas Cancer Research UK, ka faktorë të tjerë rreziku më të mëdhenj të shmangshëm për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Rreth tetë në çdo 100 raste të kancerit të gjirit janë të lidhura me obezitetin. Alkooli mendohet se kontribuon në një proporcion të ngjashëm.

Megjithatë, mosha e vjetër është faktori kryesor i rrezikut. Gjenetika ose historia familjare gjithashtu mund të luajnë një rol. Dhe burrat gjithashtu mund të zhvillojnë kancer të gjirit.

Mini pilula kontraceptive mund të shiten pa recetë

Menaxhere e lartë e informacionit shëndetësor në Cancer Research UK, Claire Knight, tha: “Për këdo që kërkon të ulë rrezikun e kancerit, mospirja e duhanit, ngrënia e një diete të shëndetshme të ekuilibruar, pirja e më pak alkoolit dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme do të ketë ndikimin më të madh.

“Ka shumë përfitime të mundshme nga përdorimi i kontracepsionit, si dhe rreziqe të tjera që nuk lidhen me kancerin. Kjo është arsyeja pse vendosja për t’i marrë ato është një zgjedhje personale dhe duhet bërë pasi të flisni me mjekun tuaj, në mënyrë që të merrni një vendim që është i duhuri për ju.”

Cilat janë shenjat e kancerit të gjirit?

Shenjat dhe simptomat e zakonshme të kancerit të gjirit përfshijnë:

një gungë ose ënjtje në gji, gjoks ose sqetull, e cila mund të mos jetë e dukshme

ndryshime në madhësinë ose formën e gjirit

gërvishtje ose gropëzime të lëkurës

një ndryshim në ngjyrën e gjirit, mund të duket i kuq ose i përflakur

skuqje, kore ose ndryshime në thithkë

ndonjë rrjedhje e pazakontë nga të dyja thithkat/Albeu.com/

The post Zbulohet rreziku i kancerit të gjirit nga mini-pilulat kontraceptive appeared first on Albeu.com.