Konsumim Archives - Albeu.com

OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi.

Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%.

Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen.

Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej 50%.

Trendet historike tregojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve të diagnostikuara, por hendeku mes pacientëve që trajtohen dhe atyre që e menaxhojnë mbetet i madh.

Në vitin 2022, sëmundjet kardiovaskulare përbënin gati gjysmën e të gjitha vdekjeve në vend, ndërsa 59 raste për 100 mijë banorë lidhen drejtpërdrejt me presionin e lartë të gjakut.

Megjithëse vendi ynë ka një strategji kombëtare për sëmundjet që lidhen me tensionin dhe ato kardiovaskulare, zbatimi praktik mbetet i dobët.

Sipas OBSH, faktori kryesor i rrezikut për hipertensionin është konsumi i lartë i kripës. Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 13 gramë në ditë, sipas të dhënave për të rriturit mbi 25-vjeç.

Ky nivel është më shumë se dyfishi i rekomandimit të OBSH-së (5 gramë në ditë). Teprica lidhet drejtpërdrejt me rritjen e presionit të gjakut dhe është një nga arsyet kryesore pse kjo sëmundje është kaq e përhapur në vend.

Shqipëria ka bërë studime kombëtare për përdorimin e kripës, por mungon ende një sistem i plotë të dhënash klinike që ndihmon në ndjekjen e pacientëve dhe në matjen e rezultateve për ata që e ulin.

OBSH vë në dukje se, për të ulur barrën e hipertensionit, vendi duhet të forcojë kujdesin parësor, të zgjerojë fushatat e ndërgjegjësimit dhe të përmirësojë aksesin në trajtim efektiv.

Shqipëria është para një alarmi shëndetësor me 47% të popullsisë së rritur që vuajnë nga hipertensioni, kur dihet se është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të vdekshmërisë në vend.

Përveç konsumit të kripës, rreth 26% e të rriturve mbi 15-vjeç në Shqipëri janë duhanpirës aktivë. Ky nivel është i lartë në krahasim me shumë vende të tjera evropiane.

Duhan-pirja jo vetëm rrit rrezikun për hipertension, por edhe shumëfishon ndikimin e tij, duke përshpejtuar dëmtimet kardiovaskulare dhe duke rritur mundësinë për infarkt e goditje në tru.

Konsumi i alkoolit dhe inaktiviteti fizik janë faktorë rreziku gjithashtu. Rreth 24% e të rriturve mbi 18 vjeç raportohen si fizikisht joaktivë. Mungesa e lëvizjes lidhet me shtim peshe, obezitet dhe metabolizëm të dobët, faktorë që çojnë në rritjen e presionit të gjakut./ Monitor.al

The post OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni mjaltë çdo ditë?
Mjalti ka qenë gjithmonë një ilaç mjekësor për shumë mijëvjeçarë. Në të gjithë globin, paraardhësit tanë dukej se ishin të vetëdijshëm për përfitimet e shumta shëndetësore të mjaltit.

Marrja e një luge mjaltë çdo ditë mund të ketë përfitime të shumta për shëndetin tuaj. Ushqyesit kryesorë në mjaltë janë karbohidratet në formën e glukozës dhe fruktozës. Gjithashtu përmban sasi të vogla të vitaminave, proteinave dhe mineraleve të nevojshme.

Përfitimet shëndetësore të mjaltit:

1-Mjalti është i mirë për gjakun tuaj

Mjalti ndikon në organizëm në mënyra të ndryshme në varësi të mënyrës se si e konsumoni. Nëse mjalti përzihet në ujë të vakët dhe pihet, ai ka një ndikim të dobishëm në numrin e rruazave të kuqe të gjakut (RBC) në gjak. RBC-të janë kryesisht përgjegjëse për bartjen e oksigjenit në gjak në pjesë të ndryshme të trupit.

2- Mjalti ësht një ushqim energjik

Një nga përdorimet e rëndësishme të mjaltit në mjekësinë tradicionale është si një përforcues i menjëhershëm i energjisë. Bordi Kombëtar i Mjaltit i SHBA-së rekomandon konsumimin e mjaltit sepse ai përmban shumë vitamina dhe minerale në sasi të vogla.

3-Mjalti ndihmon me tretjen

Mjalti ndihmin në reduktimin e kapsllëkut,fryrjes dhe gazrave. Ai gjithashtu është i pasur me baktere probiotike të cilat ndihmojnë në tretje, promovojnë shëndetin e sistemit imunitar dhe reduktojnë alergjitë.

4- Mjalti ndihmon fëmijët të flejnë mirë

Rezultatet paraprake nga disa studime tregojnë se mjalti mund të përmirësojë cilësinë e gjumit tek fëmijët. Bazuar në opinionet e prindërve, studimet arritën në përfundimin se mjalti reduktonte kollën tek fëmijët gjatë natës dhe i ndihmonte të flinin më mirë.

5-Mjalti nxit shërimin e djegies dhe plagëve

Ai është përdorur për të shëruar plagët dhe djegiet që nga Egjipti i lashtë dhe është ende i zakonshëm edhe sot. Një përmbledhje e 26 studimeve mbi kujdesin ndaj mjaltit dhe plagëve, zbuloi se mjalti është mjaft i efektshëm në shërimin e djegieve me trashësi të pjesshme dhe plagët që janë infektuar pas operacionit.

6- Përmirëson shëndetin e zemrës

Mjalti mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Sipas një rishikimi, mjalti mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e niveleve të yndyrës në gjak, rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe parandalimin e vdekjes së qelizave të shëndetshme.

The post Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni mjaltë çdo ditë? appeared first on Albeu.com.

Barra e sëmundjeve rrit importet e farmaceutikës me 14% më 2023, por po konsumohen ilaçe më të lira
Sasitë e importeve të produkteve farmaceutike, panë rritje të shpejtë vitin e kaluar me rreth 14%, pas një rënie të lehtë pas pandemisë.

Të dhënat e INSTAT, referojnë se vitin e kaluar u importuan 6,753 tonë ilaçe nga 5,917 tonë me 2022, por shihet një tendence e rritjes së fortë e importeve nga Turqia.

Vitin e kaluar u importuan nga ky vend 1203 tonë produkte farmaceutike, të cilat zunë 17 për qind të importeve totale të këtyre produkteve.

Para pandemisë në vitin 2019 importet nga Turqia, zinin vetëm 8 % të importeve totale të produkteve farmaceutikë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ekspertët e tregut të farmaceutikës, pohojnë se fondet e ulëta të rimbursimit kanë çuar konsumin e barnave drejt alternativave të lira që vijnë kryesisht nga Turqia, ndërkohë që përfaqësitë e kompanive shumëkombëshe janë tërhequr nga Shqipëria.

Nga 13 të tilla që ishin para disa vitesh, tani janë vetëm 3 prej tyre.

Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (255,7 mln euro) produkte farmaceutike, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44%, janë mbuluar nga fondi i rimbursimit që vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Të dhëna më të detajuara, tregojnë se shqiptarët kanë akses të ulët te barnat kryesore që trajtojnë sëmundjet kardiovaskulare, onkologjinë, autoimunet, nervoret etj.

Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Përfaqësive Farmaceutike, tregojnë se barnat e reja që kanë një trend të lartë shitje në tregjet europiane dhe ato të rajonit ende nuk kanë hyrë në tregun shqiptar.

Ato kushtojnë shumë dhe nuk janë të përballueshme për pacientët, pasi shteti nuk i rimburson. P.sh. në Shqipëri nuk janë të pranishme të tilla si Apixaban, Pembrolizumab që trajtojnë sëmundje autoimune.

Tregu shqiptar është në zhvillim e sipër, ku barnat tradicionale gjenerike dhe ato jashtë patentës përfaqësojnë 76%, ndërsa trajtimi spitalor i specializuar dhe me terapi inovative vetëm 24%.

Përfaqësuesit e tregut farmaceutik, thonë se nevojat e popullsisë janë shumë më të larta se furnizimet aktuale.

Por përvoja globale, ka treguar se financimet publike dhe orientimi i tyre i drejtë i çon përpara sistemet shëndetësore dhe përmirëson ndjeshëm shërbimet shëndetësore për popullatën.

Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike), është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare.

Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%.

The post Barra e sëmundjeve rrit importet e farmaceutikës me 14% më 2023, por po konsumohen ilaçe më të lira appeared first on Albeu.com.

Pse duhet të konsumoni sa më shumë kungull
Kungulli është një nga perimet më të dashura të vjeshtës. Ky ushqim i pasur në vlera, vitamina dhe minerale përmban pak kalori. Farat, gjethet dhe lëngjet e nxjerra prej tij janë shumë të mira me shëndetin. Një perime të tillë arrin të bëjë pjesë në regjimin ushqimor në mënyra të ndryshme.

Atë mund ta konsumojmë si ëmbëlsirë, supë, sallatë, komposto apo edhe si zëvëndësues për gjalpin nëse e përdorni në formë pureje për gatimet me pjekje.

Kungulli përmban kalium që ka një ndikim pozitiv në tensionin e gjakut. Antioksidantët te kungulli munden të parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe të përmirësojnë shikimin. Kungujt e paprerë mund të ruhen në një vend të freskët dhe në errësirë për 2 muaj.

Arsyet Përse Kungulli të Bën Mirë

Shëndeti i syve dhe sistemi imunitar

Kungulli është i mirë për sytë dhe për sistemin imunitar sepse është i pasur me vitaminë A. Një racion i vetëm me kungull ofron 200 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij ushqyesi kaq të dobishëm për organizmin.

Shëndeti i zemrës

Kungulli përmban kalium dhe antioksidantë të cilët mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës por edhe disa lloje kanceri.

Kolesteroli

Sterolët bimorë tek farat e kungullit ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Të njëjtin rol luajnë edhe acidet yndyrore omega-3 që ulin trigliceridet dhe tensionin e gjakut.

Pesha trupore

Kungulli është një ushqim i lehtë dhe me pak kalori. Një racion i vetëm përmban vetëm 50 kalori. I njëjti racion përmban 3 gramë fibër që do të thotë se do të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Ushqehuni me më shumë kungull

Përfshirja e kungullit në regjimin ditor ushqimor është e thjeshtë.

1.Kungullin mund ta piqni në furrë dhe ta përdorni në antipasta.

2.Purenë e kungullit mund ta përdorni në supa, jo vetëm për ta bërë lëngun më të trashë por edhe për të zëvëndësuar yndyrnat dhe karbohidratet.

3.Përdorni kungullin në vend të yndyrës në gatimet e brumit dhe në ëmbëlsira.

4.Shtojeni kungullin në kos bashkë me mjaltin për një recetë pikante por edhe të ëmbël.

5.Kungullin mund ta përdorni në lëngjet e plota të frutave apo perimeve.

6.Farat e kungullit mund t’i piqni dhe t’i përdorni në sallata ose me perime të pjekura.

The post Pse duhet të konsumoni sa më shumë kungull appeared first on Albeu.com.

Konsumimi i bukës së misrit është mjaft i shëndetshëm
Misri shërben për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm nivelin e yndyrës. Ai luan rol në prodhimin e energjisë në trupin e njeriut.

Misri gjithashtu është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj, të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të ulta në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.

Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për trupin e njeriut. Në Shqipëri dhe rajon një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

The post Konsumimi i bukës së misrit është mjaft i shëndetshëm appeared first on Albeu.com.

Kujdes! Nëse vuani nga ankthi, nuk duhet t’i konsumoni këto ushqime
Ankthi mund të ndikojë në cilësinë e jetës dhe ndjenja e frikës dhe e shqetësimit të vazhdueshëm mund t’ju bëjë të shmangni situata të caktuara dhe të filloni zakone jo të shëndetshme. Nutricionistët dhe psikologët besojnë se në përmirësimin apo përkeqësimin e gjendjes së ankthit mund të ndikohet edhe nga zgjedhja e ushqimit.

Uma Naido, psikiatre dhe eksperte e të ushqyerit, shpjegon se cilat ushqime duhet të shmangni sepse ato mund të rrisin më tej simptomat e ankthit:

Ushqimet e përpunuara

Ushqimet e paketuara që gjejmë në raftet e dyqaneve me lista të gjata të përbërësve dhe data të skadencës zakonisht janë të ngarkuara me aditivë të përpunuar si sheqeri dhe acidet yndyrore omega-6. Kur konsumohen me tepricë, këta përbërës ushqejnë mikrobet e këqija në zorrë dhe përkeqësojnë inflamacionin me kalimin e kohës, duke çuar në stres. Këto ushqime janë gjithashtu pa vitamina, minerale dhe fibra që stimulojnë trurin.

Një zgjedhje më e mirë është që së pari të synoni ushqime të plota me lëndë ushqyese, të tilla si perime të freskëta ose të ngrira dhe proteina të pastra. Rekomandohen gjithashtu fasulet, thjerrëzat, bishtajoret e tjera, salmoni, ose midhjet dhe qiqrat.

Sheqernat e rafinuar

A e dini se sot ekzistojnë rreth 262 emra të tjerë për sheqernat e fshehura në produktet ushqimore? Nëse mendoni se mund t’i gjeni në ëmbëlsira, pasta të ndryshme dhe cokollata e keni gabim. Mos mendoni vetëm për sheqerin në ketchup ose salcat e makaronave. Sheqernat mund të gjenden edhe në produkte më të kripura si patate të skuqura. Shija e këtyre ushqimeve do të kënaqë përkohësisht oreksin tuaj, por mund të ndikojë negativisht në zorrët dhe trurin tuaj. Meqenëse sheqeri është një substancë që krijon varësi, sa më pak të hamë, aq më pak do ta dëshirojmë atë.

Vajrat industriale

Industrializimi i industrisë ushqimore çoi në zhvillimin e vajrave shumë të përpunuara dhe të lira. Këto vajra zakonisht prodhohen nga nënproduktet e kulturave më të zakonshme në sistem (si misri, farat e rrushit, soja, luledielli dhe palma). Këto vajra bëhen të pasura me acide yndyrore omega-6 dhe pa omega-3. Acidet yndyrore omega-6 të tepërta në dietë kontribuojnë në një tepricë të molekulave inflamatore në të gjithë trupin, veçanërisht në zorrë dhe tru. Shmangni këto vajra duke reduktuar marrjen e ushqimeve të paketuara dhe ushqimeve të shpejta. Për gatimin në shtëpi, zgjidhni alternativa më të shëndetshme si vaji i ullirit dhe vaji i avokados.

Alkooli

Ndërsa alkooli mund ta përkeqësojë ankthin, ai nuk ka të njëjtin efekt te të gjithë. Nëse konsumoni alkool, bëjeni këtë me moderim dhe përdorni inteligjencën e trupit për t’i kushtuar vëmendje mënyrës sesi alkooli ju bën të ndiheni. Nëse ndiheni nervoz ose të shqetësuar kur pini, atëherë alkooli nuk është për ju. Dhe mbani në mend se alkooli ka efekte të tjera negative në shëndetin tuaj fizik.

Kafeina

Kafeja mund ta përkeqësojë ankthin, por nuk i prek të gjithë në të njëjtën mënyrë. Kushtojini vëmendje nivelit të stresit pasi keni pirë kafe. Nëse simptoma të tilla si aritmia dhe stresi i shtuar shfaqen pas pirjes së kafesë, zvogëloni marrjen e kafeinës. Mund të kaloni në alternativa energjike që nuk do të rrisin simptomat e ankthit, të tilla si lëngjet dhe disa lloje çaji.

The post Kujdes! Nëse vuani nga ankthi, nuk duhet t’i konsumoni këto ushqime appeared first on Albeu.com.

E konsumoni çdo ditë, por kini kujdes, në këto 4 raste kafja është e rrezikshme
Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe përfitimet që merr trupi janë të shumta: zvogëlon rrezikun e kancerit, demencës, diabetit dhe mbron nga obeziteti. Konsumimi sistematik i kafesë është lidhur me një rrezik të reduktuar të vdekjes së parakohshme si te burrat ashtu edhe te gratë, por ka disa rrethana në të cilat duhet shmangur.

Kur është e nxehtë

Pirja e kafesë së nxehtë dhe pijeve të nxehta në përgjithësi është zbuluar se rrisin rrezikun e kancerit të ezofagut, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shtimi i qumështit nuk mjafton për të sjellë temperaturën e kafesë në nivelet ideale.

Kur jeni të përgjumur

Kur ndiheni sikur nivelet tuaja të energjisë po bien, në vend që të pini kafe, bëni një sy gjumë të shkurtër për 20 minuta. Do të kapërceni simptomat e mungesës së gjumit dhe trupi juaj do të jetë vigjilent, më mirë se sa të pini kafe.

Shumë herët në mëngjes

Pirja e kafesë në 6 të mëngjesit nuk e ndihmon trupin të rrisë energjinë, pasi dy orët e para pas zgjimit të mëngjesit, nivelet e kortizolit janë në nivelin më të lartë. Ekspertët thonë se koha më e mirë për të pirë kafen e parë është 10-12, kur nivelet e kortizolit fillojnë të bien dhe keni nevojë për energji.

Nëse jeni në ankth

Kafeina në kafe (si dhe në çaj, pije joalkoolike dhe çokollatë) stimulon lirimin e kortizolit – hormoni i stresit – dhe adrenalinës, të cilat shkaktojnë presion të lartë të gjakut dhe rrahje të zemrës. Konsumimi i kafeinës mbi 2000 mg mund të shkaktojë pagjumësi, dridhje, frymëmarrje të shpejtë, stres, presion të lartë të gjakut dhe nervozizëm.

The post E konsumoni çdo ditë, por kini kujdes, në këto 4 raste kafja është e rrezikshme appeared first on Albeu.com.

Po, diabetikët mund të konsumojnë makarona, por vetëm nëse i gatuajnë kështu
Pacientët me diabet duhet të konsumojne makaronat e një dite më parë, sipas nutricionistëve!

Gatimi i makaronave nga dita e mëparshme dhe më pas ringrohja e tyre përpara se t’i shërbeni të nesërmen, e kthen niseshtenë e thjeshtë që ato përmbajnë në niseshte të qëndrueshme.

Kjo është një fibër e mirë për zorrët dhe mund të zvogëlojë luhatjet e sheqerit në gjak. Sheqeri i lartë në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kërcënuese për jetën.

“Kur ushqimet me niseshte, si p.sh. makaronat, ftohen, struktura e tyre riorganizohet dhe enzimat tretëse në zorrën tuaj nuk mund t’i shpërbëjnë ato aq lehtë”, thotë organizata bamirëse shëndetësore Diabetes UK.

Kur makaronat ftohet dhe ringrohen para vaktit, përmban niseshte më të qëndrueshme, e cila nuk shpërbëhet dhe në thelb bëhet fibër. Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar është mënyra më e mirë për të mbajtur një peshë të shëndetshme dhe mund t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë diabetin e tipit 2 ose të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të tij.

Ushqimet që përmbajnë niseshte rezistente kontribuojnë në këtë ekuilibër dhe i lejojnë personit të përfshijë më shumë fibra në dietën e tyre.

Është shumë e rëndësishme të ndiqen udhëzimet për sigurinë ushqimore gjatë ftohjes, ruajtjes dhe ringrohjes, në mënyrë që të minimizohet rreziku i helmimit të mundshëm nga ushqimi.

The post Po, diabetikët mund të konsumojnë makarona, por vetëm nëse i gatuajnë kështu appeared first on Albeu.com.

Vëmendje, detaji që duhet të shihni me kujdes kur blini ujë me shishe plastike
Çfarë dini për rreziqet e blerjes së markave të ndryshme të ujit në shishe? Ndoshta askush nuk ju tha të gjitha detajet që duhet të dini për t’u kujdesur për shëndetin tuaj. Ajo duhet të tregojë në një pikë në shishe se nga çfarë plastike është e krijuar.

Ky informacion është shumë i rëndësishëm, pasi çdo lloj plastik përmban kimikate që mund të dëmtojnë trupin e njeriut në shkallë të ndryshme. Lloji i plastikës regjistrohet me shkronja dhe numra, siç tregohet në imazhin më poshtë:

Edhe ja çfarë do të thotë secila prej tyre:

PET ose PETE

PET është një lloj plastike më të përdorura në paketimin e ushqimit dhe në shumicën e shishe shisheve. I destinuar për aplikime të disponueshme. Përdorimi i përsëritur rrit rrezikun e kullimit dhe rritjen e baktereve. Këto shishe mund të çlirojnë metale të rënda dhe kimikate që ndikojnë në ekuilibrin hormonal. PET nuk dezinfektohet lehtë dhe pastrimi i duhur kërkon kimikate të dëmshme.

HDP ose HDPE

HDPE është e vështirë plastike përdoret për detergjenteve dhe shishe të naftës, për lodra dhe disa qese plastike. Kjo plastikë nuk lëshon pothuajse asnjë kimikate . Ekspertët sugjerojnë që të preferojmë këto shishe kur blejmë ujë, sepse ato janë ndoshta më të sigurtat (dhe për rrjedhojë përmbajnë ujin më të pastër) që do të gjeni në treg.

PVC ose 3V

PVC është një e butë, plastike elastike të përdorura në paketimin e ushqimit transparente, shishe vaj gatimi në lodra për fëmijët dhe kafshët shtëpiake dhe flluskë mbrojtëse e një mori të produkteve të tjera. Lëshon 2 kimikate toksike që ndikojnë në hormonet e trupit. Ekspertët sugjerojnë që të blini diçka alternative nëse ka.

LDPE

Kjo plastikë nuk mund të përdoret në prodhimin e shisheve, megjithëse nuk lëshon kimikate në ujë. Megjithatë, nuk është ide e mirë të blini ushqime me paketim të tillë. Mund të përfundoni duke ngrënë disa kimikate shumë të rrezikshme së bashku me ushqimin tuaj.

PP

Një tjetër plastikë e bardhë ose e tejdukshme që përdoret në paketimet e shurupit dhe kapakët e kosit. PP është e vështirë dhe e lehtë dhe ka përsosur aftësitë e rezistencës termike. Kur nxehet nuk shkrihet. Kjo është arsyeja pse është relativisht i sigurt. Mund të përdoret gjithashtu kundër lagështirës, ??yndyrës dhe kimikateve.

PS

PS është një plastikë ekonomike, e lehtë me përdorime të ndryshme. Përdoret më shpesh në prodhimin e gotave njëpërdorimshme prej stiropori dhe kontejnerëve ushqimorë. Lëshon kancerogjene kur nxehet. Është plotësisht i papërshtatshëm për përdorim afatgjatë si enë me ujë ose ushqim.

PC

Përdoret shpesh në prodhimin e shisheve të ujit për atletët dhe kontejnerëve të ushqimit dhe është plastika më e rrezikshme që mund të hasni. Kjo kategori është krijuar për PC dhe plastika të tjera, kështu që protokollet e riciklimit dhe ripërdorimit nuk janë të standardizuara në këtë kategori. Megjithatë, ajo mbart rrezikun e rrjedhjes së kimikateve në ushqime ose pije të paketuara me PC të krijuara duke përdorur BPA (Bisphenol A)

The post Vëmendje, detaji që duhet të shihni me kujdes kur blini ujë me shishe plastike appeared first on Albeu.com.

Pse duhet të konsumoni çokollatë çdo ditë? Ekspertët zbulojnë arsyet
Sipas Abbie Gellman shef kuzhine në Institutin e Edukimit Kulinar, çokollata ka përfitime shëndetësore, si antioksidantë dhe aminoacide, që — kur konsumohen me moderim — ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit tuaj kardiovaskular, zvogëlimin e inflamacionit etj.

Çokollata është e pasur me antioksidantë

“Çokollata është e mbushur me një larmi flavonoidesh; një katror çokollatë e zezë siguron afërsisht 140 miligramë flavonoide ”, thotë Gellman.

“Këto antioksidantë flavonoidë janë treguar të kenë një efekt pozitiv në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Për shembull, hulumtimi ka treguar se këto flavonoide janë mbrojtëse kundër dëmtimit të rreshtimit të arterieve. Ata gjithashtu punojnë në një mënyrë të ngjashme me një dozë të ulët të aspirinës për të parandaluar mbledhjen e trombociteve të gjakut dhe formimin e mpiksjeve të gjakut, të cilat mund të çojnë në sulm në zemër ose goditje në tru ”.

Për më shumë flavonoide për pjesën tuaj të kalorive, Gellman rekomandon të zgjidhni çokollatë të errët gjysmë të ëmbël me cilësi të lartë me përmbajtjen më të lartë të kakaos që i përshtatet qiellzës suaj. “Unë rekomandoj 70-85 për qind kakao, por sa më e lartë përqindja, aq më e hidhur mund të ketë shije.”

Ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe në rregullimin e tensionit

Sipas Gellman, çokollata mund të sigurojë sasi të konsiderueshme të argininës, e cila është një aminoacid që kërkohet në prodhimin e oksidit nitrik. Oksidi i azotit ndihmon për të rregulluar shtypjen e gjakut, inflamacionin dhe presionin e gjakut sepse shkakton zgjerimin e enëve të gjakut.

Përfitimet e shëndetit të zemrës

“Çokollata përmban sasi të vogla sitosterol dhe stigmasterol, të cilat janë sterole bimore. Këto sterole bimore konkurrojnë dhe prandaj pengojnë thithjen e kolesterolit dietik. Kjo mund të kontribuojë në përmirësimin e profileve të lipideve në gjak, ”shpjegon Gellman

Ndjeshmëria ndaj insulinës

Për më tepër, flavonoidët në çokollatën e zezë mund të ndihmojnë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës. “Në thelb, ky mund të jetë një lajm i mirë për diabetikët e tipit 2”, thotë Gellman. Insulina është një hormon i sekretuar nga pankreasi juaj që kontrollon sasinë e glukozës në rrjedhën tonë të gjakut. Ndihmon gjithashtu për të ruajtur glukozën në dhjamin, muskujt dhe mëlçinë tuaj, si dhe rregullimin e metabolizmit të përgjithshëm të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Insulina është ajo që mungon ose pengohet te diabetikët dhe para-diabetikët. Në thelb, ndjeshmëria ndaj insulinës është një pjesë e rëndësishme e reagimit të duhur të trupit tonë ndaj ushqimit. “Kërkimet kanë sugjeruar që njerëzit që hanë një sasi të moderuar të çokollatës së zezë të paktën një herë në javë kanë rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2. Studimet kanë treguar gjithashtu se për ata që tashmë kanë diabet tip 2 dhe kanë konsumuar sasi të moderuar të çokollatës së zezë kanë presion të ulët të gjakut dhe ulur nivelet e sheqerit në gjak krahasuar me ata që hëngrën çokollatë të bardhë.

Kënaqësia dhe ngopja

Përmbajtja e fibrave, yndyrave dhe proteinave të çokollatës mund të ndihmojë në rritjen e ngopjes, ose ndjenjën e ngopjes.

Ndërsa përbërësit e gjetur në kakao mund të ofrojnë disa përfitime të fuqishme shëndetësore, ka një numër ushqimesh më ushqyese të plota që ofrojnë përfitime më të mëdha antioksidues, shëndetin e zemrës dhe sheqerit në gjak me shumë më pak sheqer.

The post Pse duhet të konsumoni çokollatë çdo ditë? Ekspertët zbulojnë arsyet appeared first on Albeu.com.